Vajza 19 kg “luftoi” me anoreksinë, sot 60 kg

ida angel

:)
V.I.P
Vajza 19 kg “luftoi” me anoreksinë, sot 60 kg

Ajo për shumë kohë peshonte më pak se 20 kilogram. 26 vjeçarja Harriet Smith nga Norfolk, ka vuajtur nga anoreksia dhe disa vite më parë kishte kapur një peshë trupore vetëm 19 kilogram duke mbërritur kështu pranë vdekjes, por më në fund fitoi mbi sëmundjen dhe iu rikthye sërish jetës normale.

anorexia-e1333469993708.jpg

26 vjeçarja ka “luftuar” me anoreksinë e saj për 12 vjet. Me ndihmën e familjes, arriti ta kalojë këtë problem dhe tani peshon rreth 60 kg.

Harriet po përgatitet për të marrë pjesë në maratonën e Londrës. Gjithashtu ajo është duke krijuar një organizatë me qëllim për të ndihmuar nën shembullin e saj të gjithë ata njerëz që vuajnë nga anoreksia.

“Tani ndihem më e plotë se kurrë. Shpresoj që historia ime të frymëzojë shumë njerëz që kanë anoreksi. Kjo do kohë, por ata mund të shërohen”.

Anoreksia tek Harriet filloi që në moshën 14-vjeçare. Brenda një kohe të shkurtër ajo humbi 25 kg dhe iu paraqitën shumë probleme shëndetësore. Ajo tregon se kur shkoi në një klinikë të veçantë për këtë sëmundje, mjeku i tha familjes se vdekja e vajzës ishte vetëm disa javë larg.

“Unë jam shëruar 99%. Ka vetëm një përqindje shumë të vogël të anoreksisë në kokën time. Kam akoma për të fituar disa beteja brenda meje”, shtoi ajo.
femina.al
 
Titulli: Vajza 19 kg “luftoi” me anoreksinë, sot 60 kg

Idjotja...........
 
Re: Vajza 19 kg “luftoi” me anoreksinë, sot 60 kg

Me vullnet arrihet gjithcka :)
 
Titulli: Vajza 19 kg “luftoi” me anoreksinë, sot 60 kg

Ky eshte nje shembull shume i mire per te gjithe ato qe vuajne nga anoreksia ,mjafton pak guxim, durim, vullnet e behemi doktor te vetvetes.
 
Titulli: Vajza 19 kg “luftoi” me anoreksinë, sot 60 kg

Sa i du njerzit se jan shum luftarak, un ngajher dorzohem dhe me vie inat.!
 
Titulli: Vajza 19 kg “luftoi” me anoreksinë, sot 60 kg

Urime goces. E adhuroj per vullnetin qe paska treguar! :)
 
Pe: Titulli: Vajza 19 kg “luftoi” me anoreksinë, sot 60 kg

Idjotja...........

Qe kur semundja quhet idjotesi?? Ajo nuk eshte se mbante diete e kalovi ne anoreksi..
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: Titulli: Vajza 19 kg “luftoi” me anoreksinë, sot 60 kg

Qe kur semundja quhet idjotesi?? Ajo nuk eshte se mbante djete e kalovi ne anoreksi..

Anoreksia semundje???
Teka jane te gjitha po he te shkoj te jetoj ne boten e trete per disa kohe do kete apo uri pastaj.Keto jane femije te llastuar qe rriten me gjithcka po sdine ti vleresojne dhe i bejne dem vetes.Keshtuqe per mua eshte dhe do mbetet idjote
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Vajza 19 kg “luftoi” me anoreksinë, sot 60 kg

Hostel e ke shum gabim...Nejse se nuk do bej leksione per anoreksin...por ska te bej fare me femijet e llastuar..sepse ajo semundje kap cdo moshe..femra dhe meshkuj..
Dhe s'ka gje me te keqe te duash ta mbushesh stomakun me buk..dhe mos te mundesh.
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Vajza 19 kg “luftoi” me anoreksinë, sot 60 kg

Hostel e ke shum gabim...Nejse se nuk do bej leksione per anoreksin...por ska te bej fare me femijet e llastuar..sepse ajo semundje kap cdo moshe..femra dhe meshkuj..
Dhe s'ka gje me te keqe te duash ta mbushesh stomakun me buk..dhe mos te mundesh.

Te refuzosh ushqimin kur e ke per mua eshte idjotesi e papare ju quajeni semundje per mua jane thjeshte idjoter sa keq qe nuk vdesin nje me pak ne toke
 
Re: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Vajza 19 kg “luftoi” me anoreksinë, sot 60 kg

Te refuzosh ushqimin kur e ke per mua eshte idjotesi e papare ju quajeni semundje per mua jane thjeshte idjoter sa keq qe nuk vdesin nje me pak ne toke

Hostel ...si ata qe abuzojne me oreksin e tepert si ata qe e refuzojne...kane probleme psiqike....eshte semundje...merr vesh ti apo jo ?
 
Titulli: Vajza 19 kg “luftoi” me anoreksinë, sot 60 kg

People take it easy demokraci hesapi
 
Titulli: Vajza 19 kg “luftoi” me anoreksinë, sot 60 kg

Sa i du njerzit se jan shum luftarak, un ngajher dorzohem dhe me vie inat.!

Edhe une i vlersoj shume,madje i kam dhe shume zili .Vetbesimi ,durimi dhe vullneti jane ilaçi shpirteror qe njeriu ka per nje jete te shendetshme dhe pa probleme .
Semundja e shekullit eshte ''depresioni'' ...e cila nuk lidhjet me asnje dhimbje organike ,por vecse me dhimbje shpirterore, kurohen me barna nga me te ndryshme me mendimin se mund te sherohen ,por ky eshte gabimi i pare qe ben cdo kush.
Te gjitha barnat qe jepen kunder depresionit s'jane azgje tjeter veçse drogra ,e cila kur i konsumon ne doza te medha krijon vartesi ,aq sa nuk mund te shtysh dot diten pa mar ilaçin.

Nderkohe qe cdo kush duhet te perpiqet brenda vetes te gjej sherimin te vetja e tij te mendja e tij duke rrit vlersimin per veten,besimin ,durimin dhe vullnet te fort.

E permenda gjithe kte per te kuptuar qe vet njeriu eshte doktor i vetes se vet .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vajza 19 kg “luftoi” me anoreksinë, sot 60 kg

Anoreksia, sic dhe bulimia, jane cregullime te ushqimit.
Mbase ne fillimin e anoreksise, vertet eshte deshira per te mbajtur linjen ose per tu dobesuar, por ne kohe behet dicka e pavullnetcme, njeriu nuk mund te haj me, nuk ndjen me uri, ka nje imazh fallco mbi veten ( mund ti duken permasat me te medha sec jane ne fakt), dhe nuk realizon se ka nje problem dhe duhet te kerkoj ndihme.
Eshte nje cregullim psihik, qe kurohet.

Anoreksia, shfaqet dhe tek femijet e vegjel, qe sja kane idene e permasava dhe te pamjes jashtme. Ata bejne "anoreksi psihogjene", si pasoj te nje ndodhie qe i prish ritmin e jetes ( psh ndarja prinderve, ose dhune ne familje, dhuna femijes) ose nga qe prindrit/gjyshrit e detyrojne te haj me shume sec ka nevoj, dhe sec mundet. Si pasoj, nuk ha me fare ( ose pothuajse fare).

Pra, nuk eshte shpikje, eshte semundje, dhe sic kam thene dhe here te tjera, nqs shikoni njerez te tille ( anoreksik- qe hane shume pak, ose bulimik - qe vjellin ate qe hane, sic dhe obezet), jeni ju qe duhet te beni dicka ( e di qe tingellon abstrakte, por ata nuk e kuptojne me realitetin, sdine qe kane nevoj per ndihme), duhet ti keshilloni dhe ti shtyni te kerkojne ndihme, e ne rastin me ekstrem ti coni ju tek vendet e specializuara. Per njerzit e dashur/ miqesine, ben cdo sakfrice qe te jene ata mire:)
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Vajza 19 kg “luftoi” me anoreksinë, sot 60 kg

Anoreksia semundje???
Teka jane te gjitha po he te shkoj te jetoj ne boten e trete per disa kohe do kete apo uri pastaj.Keto jane femije te llastuar qe rriten me gjithcka po sdine ti vleresojne dhe i bejne dem vetes.Keshtuqe per mua eshte dhe do mbetet idjote

Pervec semundjes trupore,anoreksia njihet edhe si semundje psikologjike,jo psikiatrike qe te mos te ngaterrojme konceptet...Me shume se lufte me trupin e me ushqimin eshte psikologjike,pasi mbushet mendja dhe krijohet bindja qe je e ''shendoshe''...Nuk ka lidhje nese jane femije te llastuar apo jo,ti thua i bejne vetes dem,po duhani Hostel??Te gjithe e dime se ben dem ama te gjithe e konsumojme:)...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top