Vaji i ullirit dhe vitamina E kundër rrudhave rreth syve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
vajiullirit-300x252.jpg

Nëse jeni duke e kërkuar një zgjidhje për rrudhat rreth syve, atëherë mund ta bëni këtë preparat natyral vajor.
Krejt për çfarë keni neve janë vaji i ullirit dhe vitamina E, ndërsa përgatitet shumë thjeshtë.

Vaji i ullirit është përdorur shumë kohë më parë për lëkurë të bukur e të shkëlqyer.
Duke filluar nga koha e Egjiptit të lashtë, femrat e përdorin këtë produkt për ta përmirësuar bukurinë e lëkurës në mënyrë natyrale.
Ai e hidraton dhe e ushqen lëkurën. Pasi që është i pasur me antioksidues dhe vitaminë E, lehtëson eliminimin e helmeve.
Vitamina E konsiderohet si vitaminë e bukurisë dhe rinisë. Ajo e ngadalëson plakjen e lëkurës, redukton rrudhat dhe lodhjen, ndërsa lëkura rinohet dhe bëhet më e shtrënguar.

Si ta bëni preparatin vajor?
Përbërësit: 50 mililitra vaj të pastër të ullirit, 5 kapsula me vitaminë E 2, mbushje pambuku
Në 50 mililitra vaj të pastër të ullirit e shtoni vajin e nxjerrë nga 5 kapsulat me vitaminë E. I përzini mirë, e zhytni pambukun dhe me të e mbuloni zonën rreth syve.
Shtrijuni dhe i mbani dhjetë minuta. Pas largimit, mund ta bëni një masazh të lehtë me majat e gishtërinjve.
Mos i shpëlani, por mbetjet e vajit i fshini me një faculetë letre. Këtë preparat mund ta aplikoni për çdo mbrëmje në sasi të vogla. Bëhuni këmbëngulëse dhe shumë shpejtë do t’i vëreni rezultatet: elasticitetin e përmirësuar, hidratimin e thellë, lëkurën e butë, të freskët dhe të shkëlqyer, me dukshëm më pak rrudha.
b.keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top