Urtesi.

Titulli: Urtesi.

Për sinqeritetin

"Sinqeriteti është shpata e Allahut në Tokë, në çfarë do lloj gjëje që ta vendosësh do ta presë."

Dhunun el Misri



"اdo gjë ka esencën e vet, por esenca e sinqeritetit është në zemrën e zahidëve (asketëve)."

Ebu Sulejman Darani



"Ai që zhgjedh sinqeritetin si mjetin e tij, Allahu si çmim do t'i dhurojë kënaqësinë e tij."

Ebu Sulejman Darani



Përgatiti: Erion Sula
 
Titulli: Urtesi.

Për devotshmërinë

“Bazat e devotshmërisë janë Kurani dhe Suneti;

të largohesh nga epshet dhe bidatet;

të respektosh e të nderosh dijetarët;

të shoqërohesh me njerëzit e mirë;

t’i shërbesh atyre pa pushim;

të përdorësh sjelljet dhe virtytet më të larta e më të bukura;

të lexosh çdo ditë Kuranin dhe lutjet pejgamberike,

të mos tolerosh veten tënde në nënkuptime.

Askush nuk do ta humbë këtë rrugë, përveç nëse ka një fillim të keq, sepse kjo do të ndikojë edhe në vazhdimësinë e në fundin e saj.”

Ibrahim bin Muhamed Nasrabadhi





“Baza e devotshmërisë është të zbatosh urdhrat dhe ndalesat e sheriatit, të ndjekësh dhe të mos kundërshtosh.”

Sejid bin Selam el Magribij



“E pyetën dikë se si mund ta arrijë njeriu devotshmërinë?

U përgjigj: Nëse ushqehesh me hallall dhe duke i shërbyer të varfërve.

E pyetën se cilët janë të varfërit?

U përgjigj: Që të gjithë krijesat janë të varfër dhe mos bë dallim midis tyre asnjëherë, nëse ke mundësi t’i shërbesh, duke njohur mirësinë e Tij ndaj teje.”

Ibrahim ibn Shejban el Kirmisijnij



Përgatiti: Erion Sula
 
Titulli: Urtesi.

Si ta ruash personalitetin në jetë

Në vend që te jetosh inferior dhe pa personalitet, më mirë është që t’i kthehesh vetes dhe qëllimeve të tua të jetës, t’i shkruash me dorën tënde dhe t’i vesh para vetes e t’i kthehesh vetes çdoherë .

Lufto gjithmonë që të jesh në kënaqësinë e Allahut.

Kujtoje sinqeritetin gjithmonë .

Mësoje librin e Allahut komplet.

Jepi rëndësi dijes për fenë e Allahut.

Jepi rëndësi zemrës së shëndoshë dhe shërimit të saj.

Jepi rëndësi ruajtjes së shëndetit.

Shpejto në xhami para ezanit.

Jep sadaka çdo ditë .

Kryej të gjitha obligimet familjare.

Këshillohu me të tjerët.

Dëgjo dy palët para vendimeve.

Mos u hakmerr për vetveten tënde.

Mos u nervozo për vetveten tënde.

Mos mendo se ke hak mbi të tjerët.

Llogarite çdo punë.

Përkujto punët e së nesërmes.

Dëgjoj edhe të dobëtit se çfarë flasin.

Gëzohu kur vëllezërit e tu (muslimanët) fitojnë diçka.

Përfito nga gabimet e të tjerëve.

Mundohu të jesh i rregullt (me sinqeritet) në jetë dhe në punë.

Ruaje buzëqeshjen.

Shfrytëzoji të gjitha mundësitë për ndonjë çështje me rëndësi kur ta kesh para vetes.

T’i japësh përparësi punëve, sipas nevojës.

T’i japësh përparësi çështjes që të bën dobi dhe të kesh ndikim me atë.

Mundohu të jesh i suksesshëm çdoherë.

Mos e humb pozitën që të besohet dhe mos e kërko nëse dikush e kryen me sukses.

Jepi rëndësi asaj që të intereson dhe veçoje atë që ke ndikim.

Për ndonjë çështje që ke dobi, mundohu, provo, mëso, sepse nuk është e mundur që mos ta bësh.

Për mos suksesin tënd gjithmonë fajësoje veten dhe mësohu prej gabimeve të tua, si dhe mundohu që të mësosh çdo gjë që se di.

Mos llogarit se njerëzit janë të përsosur dhe mos humb kohë duke u marrë me ta, duke i përcjellë fjalët mes tyre, mos të interesojnë fjalët në mes tyre, pos atyre që ke dobi për ta përmirësuar veten tënde.

Allahun e lusim që të na mundësojë të punojmë vetëm ato që kemi dobi në jetë dhe ahiret!

Përktheu: Samir Salihu
 
Titulli: Urtesi.

Për kërkimin e faljes

“Lum ai që në librin e tij gjen të shënuar se është lutur shpesh për falje mëkatesh!”

Aishja

“Sikur Allahu të donte ta dënonte robin e tij, nuk do ta kishte frymëzuar për falje mëkatesh.”

Aliu

“Ky Kuran do t’ju udhëzojë edhe në sëmundjet tuaja edhe në ilaçet tuaja. Sëmundjet janë mëkatet, ndërsa ilaçet janë të kërkuarit e faljes.”

Katade



Përgatiti: Erion Sula
 
Titulli: Urtesi.

Për agjërimin

“O njerëz! Po ju vjen një muaj madhështor, muaj plot bereqet, në të cilin është një natë më e vlefshme se një mijë muaj të tjerë. Allahu në këtë muaj e ka caktuar agjërimin si obligim të domosdoshëm, ndërsa namazi i teravisë kryet në ato net si formë vullnetare e ibadetit. Kush i afrohet Allahut me çfarëdo bamirësie vullnetare, llogaritet sikur të ketë kryer një obligim të domosdoshëm në ndonjë muaj tjetër. Ky është muaji i durimit e shpërblimi për të është xheneti. Ky është muaji i ndihmesës, muaji ku shtohet furnizimi besimtarëve. Kush përgatit në të iftar dhe e ushqen agjëruesin, ajo do t’i bëhet falje mëkatesh dhe mbrojtje nga zjarri dhe do të fitojë shpërblimin sa të agjëruesit, duke mos u pakësuar shpërblimi i këtij të fundit.”

“Kush agjëron muajin e ramazanit me besim të plotë, duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, do t’i falen mëkatet e bëra më parë.”

“Të gjitha veprat e njeriut janë për të, përveç agjërimit, agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej për të.”

“Njeriu që agjëron ka dy gëzime: kur e ndërpret agjërimin e tij ai gëzohet dhe kur të takohet me Zotin e tij, gëzohet që ka agjëruar.”

“Pasha Atë në Dorën e të Cilit gjendet shpirti i Muhamedit, era e gojës së atij që agjëron është më e dashur tek Zoti se aroma e këndshme e miskut.”

“Agjërimi dhe Kurani ndërmjetësojnë për robin e Zotit në Ditën e Llogarisë. Agjërimi thotë: ‘Zoti im! Unë e kam përmbajtur atë nga dëshirat dhe epshet e tij, më lejo pra të ndërmjetësoj për të!’ Ndërsa Kurani thotë: ‘Unë e përmbajta nga të fjeturit natën, më lejo të ndërmjetësoj për të!’ Dhe ndërmjetësimi i tyre do të pranohet.”

“Kur të agjërosh le të agjërojnë veshët e tu, sytë e tu, gjuha jote le të agjërojë nga gënjeshtra dhe gjërat e ndaluara. Largohu nga shqetësimi dhe mundimi i fqinjit. Le të vërehet tek ty agjërimi dhe qetësimi. Bëje ditën e agjërimit tënd të mos jetë si dita kur nuk je agjërueshëm.”

Muhamedi (alejhi selam)



Përgatiti: Erion Sula
 
Titulli: Urtesi.

Për virtytin e moralin

“Virtyti më i lartë është të mos shikosh në veprimet e tua krijesat, qofshin këto në pamje të jashtme apo në pamje të brendshme, por Krijuesin e gjithçkaje.”

Ebu Hasan Ali ibn Bundar Serejfi



“Të mjafton si virtyt të mos mërzitësh njerëzit e pastër dhe të ndershëm.”

Ebu Bekër Abdullah ibn Ahmed Shebehi



“Morali (sjellja e mirë) të pastron nga koprracia, ndërsa hadithi të largon nga padituria.”

Ebu Abdullah Rudhbari



Përgatiti: Erion Sula
 
Titulli: Urtesi.

Thënie në lidhje me thjeshtësinë

Ali ibën Ebi Talib -Allahu qoftë i kënaqur me të!- ka thënë: “Vërtet, dynjaja ka shkuar dhe e ke lënë prapa, ndërsa ahireti është përpara dhe për secilën nga këto ka djem, ndaj jini prej djemve të ahiretit e mos jini prej djemve të dynjasë se, vërtet, sot ka punë dhe nuk ka llogari, ndërsa nesër do të ketë llogari e jo punë.”

Allahu i Lartësua thotë: "E përgatituni me furnizim (për rrugë e udhëtim), e furnizimi më i mirë është devotshmëria." Bekare, 197.

Isai i biri i Merjemes (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kalojeni dynjanë si udhëtarë e mos u bëni banorë të saj.”

Po ashtu ka thënë: “Kush është ai i cili ndërton mbi dallgët e detit shtëpi?! E tillë është dynjaja, mos e konsideroni atë të përhershme.”

Abdulla bin Aun -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë: “Vërtet, ata që kanë qenë para nesh linin prej dynjasë atë që ishte më e mirë për ahiretin dhe, vërtet, ju po lini prej ahiretit çka është më e mirë për dynjanë tuaj.”

Kjo ishte në kohën e Abdullah bin Aunit, ndërsa sot, shumica e njerëzve e kanë lënë pas dore ahiretin, madje edhe mirësinë e saj.

Përgatiti: Erion Sula
 
Titulli: Urtesi.

Thënie nga 4 kalifët

"Vërtet, Iblisi qëndron përpara teje; vetja në të djathtën tënde; epshi në të majtën tënde; dynjaja pas teje; gjymtyrët rreth teje; i Plotfuqishmi sipër teje. Iblisi të fton për në epsh, dynjaja të fton në zgjedhjen e saj në dëm të ahiretit, gjymtyrët të ftojnë për në mëkate dhe i Plotfuqishmi të fton për në xhennet dhe falje."

Ebu Bekër es Sidik



"Pashë të gjithë miqtë (të dashurit) dhe nuk pashë mik më të mirë se sa ruajtja e gjuhës; pashë të gjithë veshjet dhe nuk pashë veshje më të mirë sesa devotshmëria; pashë të gjithë pasuritë dhe nuk pashë pasuri më të çmuar sesa vetëmjaftueshmëria; Pashë të gjitha bindjet (punët e mira) dhe nuk pashë më të mirë sesa këshilla; pashë të gjitha ushqimet dhe nuk pashë ushqim më të mirë sesa durimi."

Umeri



"U çudita me atë person që e njeh vdekjen dhe vazhdon të qeshë; u çudita me atë që e diti se dynjaja do të zhduket dhe përsëri e kërkon atë (dynjanë); u çudita me atë që e njohu se çështjet janë sipas përcaktimeve dhe ai mërzitet për gjërat e kaluara; u çudita me atë që e njohu llogarinë dhe vazhdon të grumbullojë pasuri; u çudita me atë që e njohu zjarrin dhe ai bën mëkate; habitem me atë që njeh Allahun me një njohje të sigurtë, dhe përkujton dikë tjetër përveç Tij; habitem me atë që njeh xhennetin me një njohje të sigurtë dhe rehatohet me dynjanë; habitem me atë që njeh shejtanin si armik dhe përsëri e ndjek (pason atë)."

Uthmani



"Shpifja ndaj femrave të pafajshme është më e rëndë sesa qielli; e vërteta është me e gjerë sesa toka; zemra e kënaqur është më e pasur sesa deti; zemra e munafikut (hipokriti) është më e fortë sesa guri; sundimtari i padrejtë është më i nxehtë sesa zjarri; nevoja ndaj mosmirënjohësit është me e ftohtë sesa acari; durimi është më i hidhur sesa helmi."

Aliu

Përgatiti: Erion Sula
 
Titulli: Urtesi.

Sprova e vështirë e plakut

DR. Ebu Abdurrezak


Ibn xharir et-Taberi tregon:

Gjatë haxhit isha në Mekë dhe pashë një burrë nga Horasani që po u thoshte njerëzve: “O pelegrinë, banorë të Mekës, ju që jeni të pranishëm dhe ata që nuk janë, më ka humbur një qese me njëmijë dinarë. Atë që do të ma kthejë Zoti do ta shpërblejë me të mira dhe do ta shpëtojë nga zjarri dhe do të jetë bujar me të Ditën e Llogarisë”.



Një i moshuar nga Meka u afrua dhe i tha: “Qyteti ynë është në gjendje të vështirë dhe ditët e haxhit janë të pakta, sezoni i tij është i caktuar dhe dyert e fitimit janë të mbyllura. Këto para mund të bien në duart e një besimtari të varfër e në moshë. Ndoshta ai mund të t’i japë ty, nëse i jep një pjesë të parave, të cilat do të jenë hallall për të”.



Burri nga Horasani iu përgjigj:

- Sa para kërkon ai?

- Ai do një të dhjetën e parave, - u përgjigj plaku.

- Jo, nuk do t’i jap para, por këtë çështje do ta çoj deri në Ditën e Gjykimit dhe do t’i ankohem Allahut. Allahu na mjafton ne dhe vetëm Atij duhet t’i besojmë.

E kuptova se ky i moshuar e kishte marrë qesen me dinarë dhe kërkonte një pjesë të tyre. Kështu që e ndoqa derisa arriti në shtëpi. Supozimet e mia u konfirmuan. Dëgjova që thirri të shoqen:

- O Lubabeh!

- Si urdhëron, Ebu Ghajth.

- Gjeta të zotin e dinarëve, që po i kërkonte paratë dhe ai nuk do t’i japë shpërblim atij që i ka gjetur ato. I thashë të na jepte 100 dinarë por ai refuzoi dhe tha se do ta paraqiste këtë çështje tek Allahu. اfarë të bëj? Duhet ta kthej patjetër sepse i frikësohem Zotit dhe kam frikë se më shumëfishohet mëkati.

- O burrë! Kemi pesë vjet që jetojmë në varfëri, ti ke katër vajza, dy motra, nënën time dhe mua mbi shpinë dhe ti je i nënti. Mbaji paratë dhe na ushqe, sepse jemi të uritur dhe na bli rroba sepse ti e di gjendjen tonë. Ndoshta më vonë Allahu do të të bëjë të pasur dhe mund t’ia kthesh paratë pasi t’i kesh ushqyer fëmijët e tu, ose Allahu do të ta paguajë borxhin ditën kur mbretëria do t’i përkasë Mbretit (Allahut), – i tha ajo.

- Ti po më thua që unë të konsumoj haramin tani që jam 86 vjeç dhe të digjem në zjarr pasi kam duruar varfërinë për kaq kohë dhe të zemëroj Allahun tani që jam pranë vdekjes? Jo, për Zotin nuk do ta bëj këtë!



U habita nga fjalët që dëgjova. Më vonë dëgjova përsëri atë që kërkonte qesen me para të thoshte:

- O pelegrinë, banorë të Mekës, kushdo që e gjen qesen me dinarë, le të ma kthejë sepse Zoti do të ta shpërblejë!

I moshuari i tha:

- Dje të këshillova së toka jonë nuk po jep prodhim, prandaj shpërbleje atë që ka gjetur paratë që të mos joshet dhe të shkelë ligjet e Allahut. Të thashë t’i jepje personit që i ka gjetur 100 dinarë, por ti refuzove. Nëse paratë bien në duart e një personi që i frikësohet Allahut të Plotfuqishëm, a do t’i japësh të paktën dhjetë dinarë, në vend të 100 dinarëve?

- Jo, unë do të ankohem tek Allahu, ditën që do të takohem me të dhe Allahu na mjafton ne dhe vetëm tek Ai mbështetemi, – u përgjigj i zoti i dinarëve.



Njerëzit u larguan. Më vonë burri nga Horasani bëri të njëjtën thirrje. I moshuari i tha përsëri:

- Të thashë pardje ta shpërblesh atë që do të gjejë dinarët por refuzove. Pastaj të këshillova t’i japësh dhjetë dinarë, përsëri refuzove. A do t’i japësh vetëm një dinar që ai me gjysmën e tij të blejë disa gjëra që i nevojiten dhe me gjysmën tjetër të blejë qumësht deleje që të ushqejë pjesëtarët e familjes së tij?

- Jo, por për këtë do të ankohem tek Allahu ditën kur do ta takoj Atë, Allahu na mjafton ne dhe vetëm tek Ai mbështetemi.

- Eja e merri paratë e tua që të më zërë gjumi natën, sepse që kur gjeta paratë kam qenë në gjendje shumë të keqe, - i tha i moshuari me inat.



Kështu ata u nisën drejt shtëpisë së të moshuarit dhe unë i ndoqa. I moshuari hyri në shtëpi, hapi një gropë, nxori paratë dhe tha: “Merri paratë dhe lutu që Allahu të më falë dhe të më japë prej mirësive të tij”. I zoti i mori paratë dhe nisi të ikte, por kur arriti tek dera tha: “O xhaxha, babai im ka vdekur, Allahu e mëshiroftë, dhe më ka lënë tre mijë dinarë dhe më tha: “Një të tretën e kësaj pasurie jepja një njeriu që e meriton”. Kështu që i futa në këtë qesë që t’ia jepja atij që i meritonte. Për Zotin deri tani nuk kam takuar ndonjë tjetër që i meriton më shumë sesa ti. Kështu që merri dhe Zoti të shpërbleftë për besimin që pate dhe që e durove varfërinë!”



I moshuari qau dhe iu lut Allahut: “Zoti e bekoftë të zotin e parave në varr dhe Allahu e bekoftë djalin e tij!”



U nisa pas burrit nga Horasani, por i moshuari më ndoqi dhe më mori në shtëpinë e tij. Ai më tha: “Kam parë që më ke ndjekur që ditën e parë dhe ti je në dijeni të të gjitha atyre që kanë ndodhur. Profeti (a.s.) ka thënë: “Nëse Allahu të furnizon, pa lutur dhe pa pyetur, atëherë pranoje atë dhe mos e refuzo”. Pra, kjo është dhurata e Allahut për të gjithë të pranishmit”.



I moshuari thirri vajzat, motrat gruan dhe të ëmën e saj dhe na tha të ulemi. Ne ishim dhjetë veta. Ai hapi çantën dhe tha: “Hapni rrobat në prehrin tuaj”. Kështu bëra por vajzat nuk kishin rroba të përshtatshme që ta bënin këtë, kështu që zgjatën duart. I moshuari na shpërndau të gjithëve dinarët dhe secili mori 100 dinarë. U gëzova më shumë për furnizimin që ata morën, sesa për paratë që i mora vetë.

Kur po ikja i moshuari më tha: “O djalosh, ti je i bekuar. Merri këto para se janë hallall. Ta dish se unë ngrihesha për të falur namazin e mëngjesit me këtë këmishë të lagur. Pasi mbaroja e hiqja dhe jua jepja vajzave që të faleshin një nga një. Pastaj shkoja në punë mes namazit të drekës dhe të ikindisë dhe pastaj kthehesha në fund të ditës me ato që më furnizonte Allahu, me hurma dhe bukë të thatë. Pastaj hiqja rrobat e mia dhe i vishnin vajzat për të falur namazet. E njëjta gjë ndodhte dhe në namazin e akshamit dhe të darkës. Asnjëherë nuk prisnim të merrnim kaq shumë para. Allahu na ndihmoftë që t’i përdorim për mirë dhe Zoti e bekoftë pronarin e tyre dhe e shumëfishoftë shpërblimin për të!”



Kështu i thashë mirupafshim. Paratë i mora për të marrë dije dhe pas 16 vjetësh u ktheva në Mekë dhe pyeta për të moshuarin. Ai kishte vdekur disa muaj pas kësaj ndodhie që tregova. Dhe gruaja, nëna e saj dhe dy motrat e tij kishin vdekur. Gjallë ishin vetëm vajzat e tij të cilat ishim martuar me mbretër dhe princër. Sa herë shkoja t’i takoja më trajtonin me mirësjellje, derisa ndërruan jetë. Zoti i mëshiroftë!
Kështu këshillohet ai që i beson Allahut dhe ditës së fundit, e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij, Allahu realizon dëshirën e vet dhe Allahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin). (Talak 65: 2-3)
 
Titulli: Urtesi.

Këshilla të urta

Merrni dije për besimin sipas nevojave tuaja, ose duke pyetur dijetarët, ose duke lexuar një libër.



Largohuni nga të gjitha mëkatet.



Nëse bëni një mëkat, pendohuni menjëherë.



Jepini çdo njeriu hakun e tij.



Mos dëmtoni asnjeri, qoftë fizikisht, qoftë me fjalë.



Mos flisni keq për asnjeri.



Mos e doni pasurinë dhe mos kini dëshirë për famë apo emër.



Mos u jepni shumë pas ushqimit dhe veshjeve shumë ekstravagante.



Mos flisni keq për të tjerët.



Nëse dikush ju qorton për ndonjë gabim apo të metë, mos u mundoni të justifikoni veprimin tuaj.



Mos qeshni dhe mos flisni tepër.



Mos përsërisni dhe mos përmendni një debat që mund të ketë ndodhur ndërmjet dy njerëzve.



Kujtoni gjithmonë rregullat e sheriatit, në gjithçka që bëni.



Mos u bëni dembelë në zbatimin e veprave të ibadetit.



Kur takoheni dhe bisedoni me të tjerët, tregohuni të thjeshtë dhe jo mendjemëdhenj.



Shoqërohuni sa më pak me drejtues dhe njerëz që kanë pozicione të larta.



Qëndroni larg nga njerëzit që nuk besojnë.



Mor kërkoni të gjeni të meta tek të tjerët.



Mos mendoni keq për asnjeri. Por shikoni të metat tuaja dhe mundohuni t’i rregulloni.



Faleni namazin në kohën e duhur, në mënyrën e duhur dhe të përqendruar.

Mundohuni ta përkujtoni Allahun çdo çast, me zemër dhe me fjalë.



Flisni thjesht dhe bukur.



Vendosni kohë të caktuara për kryerjen e detyrave të ndryshme dhe mundohuni t’i zbatoni ato.



Mos mendoni gjatë gjithë kohës për çështje të kësaj bote, llogari, humbje, fitime etj., por mendoni për Allahun.



Mundohuni, sa të keni mundësi, t’i ndihmoni të tjerët, qoftë për çështje të kësaj bote apo për besimin.



Mos hani dhe mos pini pak, sa të sëmureni dhe të bëheni të dobët.



Mos hani dhe mos pini shumë që të bëheni dembelë dhe të mos kryeni veprat e adhurimit.



Mos kini dëshirë apo lakmi, përveçse për gjërat që kanë lidhje me Allahun.



Jini mirënjohës për të mirat që u janë dhënë, pavarësisht nëse janë shumë apo pak.
 
Titulli: Urtesi.

Këshilla të urta

Pjesa e dytë- Eshref Ali el-Tahanevi


Mos u brengos nga varfëria dhe skamja.



Mos i vër re të metat dhe gabimet e atyre që janë nën kontrollin tënd.



Nëse je në dijeni të gabimit të dikujt, fshihe atë.



Ji në shërbim të miqve, udhëtarëve, të huajve, ulemës dhe njerëzve të devotshëm të Allahut.



Rri në shoqërinë e të devotshmëve.



Ki frikë nga Zoti në çdo kohë.



Kujto vdekjen.



Cakto një kohë të caktuar çdo ditë, ku të mendosh për ato gjëra që ke bërë atë ditë.



Kur të kujtohet një vepër e mirë, ji mirënjohës. Kur të kujtohet një veprim i gabuar, pendohu.



Mos thuaj asnjëherë gënjeshtra.



Ji i thjeshtë dhe i vetëpërmbajtur.



Mos merr pjesë nëpër takime që janë në kundërshtim me sheriatin.



Bëji dua Zotit që të të mbajë në rrugën e drejtë.



Të qenit krenar për mirësitë është kryelartësi, por konsiderimi i tyre si dhuratë nga Zoti dhe të kujtosh paaftësinë tënde është falënderim.



Mëkatet janë të rrezikshme, prandaj duhet të shmangen.



Kushtoji vëmendje Allahut, jo shqetësimeve, ato do të zhduken.



Mos e konsidero adhurimin tënd as si diçka për të cilin duhet të jesh krenar dhe as mos e konsidero të kotë.



Mos i cito fjalët e dikujt pa qenë i sigurt se i ka thënë ai.



Kërkoju të gjithëve të bëjnë dua për ty. Ju nuk e dini se kujt mund t’i pranohet duaja.



Nëse ndonjëherë prindërit tuaj veprojnë padrejtësisht, jini të durueshëm me ta.



Mosrespektimi është më i dëmshëm, sesa bërja e mëkateve.



Të vegjlit duhet ta kenë gjithmonë parasysh moshën e të mëdhenjve. Mos e konsidero veten të barabartë me më të mëdhenjtë.



Mosrespektimi është rezultat i kryelartësisë dhe arrogancës.



Jini të përpiktë në orar.



Kur jeni në praninë e një të sëmuri apo të familjarëve të tij, mos flisni në atë mënyrë që mund t’i bëjë ata të humbasin shpresat.



Gjatë ngrënies mos përmendi gjëra që mund t’ua neverisin ushqimin të tjerëve.



Mos e mallko dhe mos fol keq për kohën (moshën). Koha është e pafajshme.



Aty ku janë tre persona, dy prej tyre nuk duhet të pëshpëritin me njëri-tjetrin.



Mos e harxho kohën e një personi të zënë me punë, duke zgjatur bisedat boshe.



Mos i lexo letrat e të tjerëve.



Dhurata nuk duhet të refuzohet për shkak të vlerës apo sasisë së saj të vogël.



Mos e jep asnjëherë vendimin për një çështje, pa dëgjuar versionin e të dyja palëve.



Kur hyn në dhomën e prindërve, merr leje.



Nëse për ndonjë arsye të duhet të largohesh kur të tjerët po hanë, kërko falje.



Besëtytnia është një lloj shirku, prandaj largohuni nga ajo.



Disa njerëz nuk i vizitojnë të sëmurët. Kjo nuk është e drejtë. Ka shumë thawaab nëse viziton një të sëmurë.



Mos i përdorni artikujt e të tjerëve pa lejen e tyre.



Përdore dhe ruaje me kujdes një send që e ke marrë hua.



Mos bëj premtime me nxitim.



Mbaje premtimin e dhënë.



Mos e ngre zërin mbi zërin e prindërve.



Kur takon dikë të cilin nuk e njeh mirë, mos i bëj pyetje personale.



Mos bëj shaka që mund t’i lëndojnë të tjerët dhe mos fol në atë mënyrë që mund t’i bëjë të tjerët të ndihen në siklet.



Nëse bën një gabim, kërko falje për të menjëherë.
 
Titulli: Urtesi.

Kushdo që bën llogari, do të shpëtojë


Jemi në përfundim të vitit dhe në pritje të vitit tjetër. Ditët po shkojnë, muajt po ecin dhe vitet kalojnë, çdo gjë po mbetet mbrapa dhe jetës po i vjen fundi. Një ditë të gjitha krijesat do të qëndrojnë para Krijuesit Allah dhe do të japin llogari për çdo të madhe dhe të vogël. Kjo konfirmohet edhe me fjalët e Tij: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.”1

Që nga dita kur njeriu filloi jetën në këtë botë, ai filloi të ecë drejt botës tjetër. Ti o njeri më afër e ke botën tjetër, atëherë mendo për faljen dhe pendimin.. Fillo të bësh llogarinë serioze mbi jetën tënde dhe për ditët e kaluara.

Pendimi korrekt ishte pendimi i një njeriu i cili, kur arriti të gjashtëdhjetat, filloi t’i numërojë ditët e viteve të kaluara dhe përfundoi me mbi njëzet e një mijë ditë (21000 ditë). Më pas bërtiti me zë të lartë duke thënë: “Ah, mjerë për mua! Ah, mjerë për mua!”

Vallë, a ta takoj kështu Allahun tim me mbi njëzet e një mijë gabime, nëse kam bërë vetëm nga një gabim, kurse është e mundur që brenda ditës të bëjë edhe me mijëra gjynahe?!

Miqtë e mi të dashur!

Njerëzit mund të ndahen në dy grupe:

1. një kategori njerëzish bën llogari paraprake dhe dominon mbi vete; këta ia kanë lehtësuar vetes rrugën e xhenetit;

2. një kategori njerëzish nuk ka bërë llogarinë e duhur dhe ka qenë viktimë e epsheve, këta janë buzë xhehenemit.

Allahu i Lartësuar thotë: “Atëherë, ai që ka shkelur gjithçka, dhe ka parapëlqyer jetën e kësaj bote, sigurisht që do të ketë për strehë xhehenemin. Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat, pa dyshim që do të ketë për strehë xhenetin.”2

“Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur, duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën! Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë.”3

Një vit shkoi dhe nuk përsëritet më deri në Ditën e Gjykimit, kështu vazhdimisht po largohemi nga kjo botë dhe po afrohemi afër ahiretit. Dëshirova me këtë rast t’i kujtoj vetes dhe juve që të bëjmë llogarinë e duhur para se të dalim para Allahut, Sunduesit të dy botëve në Ditën e Llogarisë, ku nuk të bën dobi pasuria dhe fëmija. Por vetëm besimi i drejtë i argumentuar me vepra të mira. Atëherë ju mbetet juve të vendosni se në cilin grup dëshironi të rreshtoheni.

Ju lë nën kujdesin dhe mbrojtjen e Allahut të Lartësuar.
Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi ju!
 
Titulli: Urtesi.

Bazat e lumturisë


- Mos urrej asnjë njeri, sado që të gabojë ndaj teje!
- Mos u brengos asnjëherë dhe vetëm shtoji duatë!
- Jeto në thjeshtësi, sado që të jesh i ngritur!
- Mendo për të mira, sado që sprovat janë të shumta!
- Buzëqesh (vazhdimisht), edhe atëherë kur zemra të pikon gjak!

Këto janë të bukurat e lumturisë shpirtërore.
 
Titulli: Urtesi.

Fjalë të arta nga të parët tanë të devotshëm, selefu sahih,
për namazin e natës (1)




Dije, Allahu të mëshiroftë, se kur përtacët dëgjojnë tregime për përpjekjet e selefëve (të parëve tanë të devotshëm) për namazin e natës, mendojnë se ky është një lloj tejkalimi i tepruar dhe ngarkim i vetes me atë që s'mundet. Me të vërtetë ky mendim është injorancë dhe humbje e qartë.
Për shkak se na është dobësuar imani, na ka kapluar neglizhenca, janë shuar mallëngjimet për xhenet dhe është pakësuar frika nga zjarri (xhehenemi), kemi anuar nga pushimi, përtacia, gjumi dhe pakujdesia. اuditemi kur dëgjojmë për lajmet e asketëve dhe të adhuruesve, se si kanë bërë përpjekjeje në ibadet, dhe i refuzojmë ato.
Kur zemrat e selefëve (të parëve tanë të devotshëm) kanë qenë të lidhura me Allahun e Arshit dhe ambiciet e tyre të drejtuara drejt xhenetit, te ne u transmetuan këta shembuj të artë që lanë pas ata. E, kur ne u kthyem nga dynjaja dhe bëmë gara për të, mbërritëm në këtë gjendje.
Zgjohu vëlla i dashur nga kjo pakujdesi, kanë shkuar ata që bënin adhurim natën, ndërsa për ne ka mbetur përtacia dhe jastëku.

1. Seid bin Musejebi, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Seid bin Musejebi, Allahu e mëshiroftë: “Fytyrën e njeriut që fal namaz nate Allahu e bën dritë, e do atë çdo musliman dhe kur e takon atë dikush që nuk e ka parë kurrë më parë, thotë: -Unë e dua këtë njeri!”

2. Hasen Basrij, Allahu e mëshiroftë

I është thënë Hasen Basriut, Allahu e mëshiroftë: “ا’është puna me adhuruesit (që falen natën), fytyrat e tyre dallohen, janë më të mirat.”
Ka thënë: “Ngase ata janë vetmuar me Allahun, Ai i ka hijeshuar me dritën e Tij.”

3. Seid bin Musejebi, Allahu e mëshiroftë

E ka falur zotëria i tabiinëve, Seid bin Musejebi, Allahu e mëshiroftë, namazin e sabahut pesëdhjetë vite me abdestin e namazit të jacisë.

4. Thabit Benanij, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Thabit el Benanij, Allahu e mëshiroftë: “Nuk quhet adhuruesi assesi i tillë edhe nëse në të gjenden të gjitha vetitë (karakteristikat) e duhura derisa të mos ketë këto dy veti: namazin dhe agjërimin, ngase këto janë nga mishi dhe gjaku i tij.

5. Tavus bin Kejsani, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Tavus bin Kejsani, Allahu e mëshiroftë: “Nuk ka njeri që fal namaz nate me dhjetë ajete (që lexon dhjetë ajete) e të mos i shkruhen njëqind të mira ose edhe më shumë kur të gdhihet.”

6. Jezid bin Eban erRekashij, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Jezid bin Ejan erRekashij, Allahu e mëshiroftë: “Nëse fle e zgjohem e pastaj kthehem prapë në gjumë, Allahu e bëftë që syri im kurrë të mos flejë!”

7. Fudejl bin Ajadi, Allahu e mëshiroftë

E ka marrë Fudejl bin Ajadi për dore Husejn bin Zijadin, Allahu e mëshiroftë, e i ka thënë: “O Husejn, Allahu subhanehu ue teala zbret në qiellin e kësaj bote çdo natë e thotë: “Ka gënjyer ai që pretendon se më do Mua e kur vjen nata syri i tij fle. A nuk është që çdo i dashur vetmohet me atë që do?! Ja, unë erdha kur nata vjen e nesër sytë (e të dashurve të Mi) do të kënaqen në xhenetin Tim.”

8. Muhamed bin Munkediri, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Muhamed bin Munkediri, Allahu e mëshiroftë: “Jam përpjekur me veten time; e kam detyruar atë pesëdhjetë vite në ibadete, derisa iu nënshtrua (ibadeteve).”

9. Thabit Benanij, Allahu e mëshiroftë

Thabit Benanij, Allahu e mëshiroftë, thoshte: “Kam vuajtur nga vetja ime me namaz nate njëzet vite dhe jam kënaqur me të njëzet vite pas.”

10. Një adhurues

Një i devotshëm falej natën derisa i mpiheshin këmbët, i rrihte ato dhe thoshte: “O ju që shpini drejt së keqes, nuk jeni krijuar për tjetër pos për ibadet.”

11. Abdulaziz bin ebij Revani, Allahu e mëshiroftë

Abdulaziz bin ebij Revani, Allahu e mëshiroftë, ka qenë prej adhuruesve. Kur i shtrohej shtrati për të fjetur, vendoste dorën mbi të dhe thoshte: “S'ka më të butë se ti, por shtrati i xhenetit është më i butë se ti!” Dhe ngrihej për t’u falur.

12. Fudejl bin Ajadi, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Fudejl bin Ajadi, Allahu e mëshiroftë: “Nëse nuk të mundësohet për t’u falur natën dhe agjëruar ditën, dije se ti je mahrum (i lidhur), të kanë lidhur mëkatet.”

13. Sulejman etTemimij, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Mameri: “ثshtë falur afër meje Sulejman et Temimij, Allahu e mëshiroftë. Pas namazit të jacisë e kam dëgjuar duke recituar:

" تَبَارَكَ الَّذِي بِيَدِهِ الْمُلْكُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ "

“I madhëruar është Ai që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send.” (Mulk: 1)

Derisa arriti te ky ajet:
'' فَلَمَّا رَأَوْهُ زُلْفَةً سِيئَتْ وُجُوهُ الَّذِينَ كَفَرُوا وَقِيلَ هَذَا الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تَدَّعُونَ "

“Kur ta shohin ata (xhehenemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre që nuk besuan shëmtohen dhe u thuhet: “Ky është ai që ju e kërkoni sa më shpejt.” (Mulk: 27)

Filloi ta përsëriste derisa u pakësua xhemati i xhamisë dhe u shpërnda. Pastaj dola për të shkuar në shtëpi. Kur u ktheva në xhami për të thirrur ezanin e sabahut, ja Sulejman et Temimij në vendin që e kisha lënë mbrëmë! Ishte në këmbë duke përsëritur të njëjtin ajet, nuk e kishte kaluar.

'' فَلَمَّا رَأَوْهُ زُلْفَةً سِيئَتْ وُجُوهُ الَّذِينَ كَفَرُوا وَقِيلَ هَذَا الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تَدَّعُونَ "

“Kur ta shohin ata (xhehenemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre që nuk besuan shëmtohen dhe u thuhet: “Ky është ai që ju e kërkoni sa më shpejt.” (Mulk: 27)
 
Titulli: Urtesi.

Fjalë të arta nga të parët tanë të devotshëm, selefu sahih,
për namazin e natës (2)



Dije, Allahu të mëshiroftë, se kur përtacët dëgjojnë tregime për përpjekjet e selefëve (të parëve tanë të devotshëm) për namazin e natës, mendojnë se ky është një lloj tejkalimi i tepruar dhe ngarkim i vetes me atë që s'mundet. Me të vërtetë ky mendim është injorancë dhe humbje e qartë.
Për shkak se na është dobësuar imani, na ka kapluar neglizhenca, janë shuar mallëngjimet për xhenet dhe është pakësuar frika nga zjarri (xhehenemi), kemi anuar nga pushimi, përtacia, gjumi dhe pakujdesia. اuditemi kur dëgjojmë për lajmet e asketëve dhe të adhuruesve, se si kanë bërë përpjekjeje në ibadet, dhe i refuzojmë ato.
Kur zemrat e selefëve (të parëve tanë të devotshëm) kanë qenë të lidhura me Allahun e Arshit dhe ambiciet e tyre të drejtuara drejt xhenetit, te ne u transmetuan këta shembuj të artë që lanë pas ata. E, kur ne u kthyem nga dynjaja dhe bëmë gara për të, mbërritëm në këtë gjendje.
Zgjohu vëlla i dashur nga kjo pakujdesi, kanë shkuar ata që bënin adhurim natën, ndërsa për ne ka mbetur përtacia dhe jastëku.


1. Mesruk bin Exhda, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë gruaja e Mesruk bin Exhdas, Allahu e mëshiroftë: “Pasha Allahun, nuk ka ndodhur që Mesruku të zgjohet e mos t’i ketë këmbët e fryra nga namazi i gjatë i natës. Kur e zgjaste namazin dhe lodhej, falej ulur e nuk e linte atë kurrë.”


2. Ebu Hazimi, Allahu e mëshiroftë

Ebu Hazimi, Allahu e mëshiroftë: “Kemi takuar nga njerëzit (të parët tanë), të cilit kishin arritur në adhurim kulmin e tij, saqë nuk pranohej më shtim (në të).”


3. Ibrahim bin Ed’hemi, Allahu e mëshiroftë

I është thënë Ibrahim bin Ed’hemit, Allahu e mëshiroftë: “Unë nuk mund të falem natën. Tregoma ilaçin.” I tha: “Mos i bëj Allahut mëkat ditën, ta mundëson të zgjohesh për t’u falur natën. Se qëndrimi yt para Tij natën është merita më e madhe për ty, kurse mëkatari nuk e meriton këtë.”


4. Sufjan Etheurij, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Sufjan Etheurij, Allahu e mëshiroftë: “Nuk kam mundur ta fal namazin e natës për pesë muaj për shkak të një mëkati që kam bërë.”


5. Hasen Basrij, Allahu e mëshiroftë

I është thënë Hasen Basriut, Allahu e mëshiroftë: “O Ebu Sejid, unë e dua namazin e natës dhe përgatitem për të, por ç’është halli im, nuk mund të zgjohem.” Ia ktheu: “Mëkatet të kanë lidhur.”


6. Hasen Basrij, Allahu e mëshiroftë

I është thënë Hasen Basriut, Allahu e mëshiroftë: “Nuk mund të falem natën.” Ia ktheu: “Gabimet e tua po të pengojnë.”


7. Ibn Omeri, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Ibn Omeri, Allahu e mëshiroftë: “E para gjë që do të pakësohet nga ibadetet është namazi i natës dhe ngritja e zërit duke u falur natën.”


8. Ata Hurasanij, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Ata Hurasanij, Allahu e mëshiroftë: “Njeriu, kur ngrihet për të falur namazin e natës, e ndien një gëzim, e gjen atë në zemrën e tij. E, nëse fle në kohën e namazit të natës, ngrihet i dëshpëruar, zemërthyer, si të ketë humbur diçka. Me të vërtetë ka humbur gjënë më të çmuar, më të dobishme (namazin e natës).”


9. Makel bin Habibi, Allahu e mëshiroftë

Pa një ditë Makel bin Habibi, Allahu e mëshiroftë, disa njerëz duke ngrënë shumë e u tha: “Nuk po shoh që shokët tanë dëshirojnë ta falin namazin e natës.” (Domethënia këtyre fjalëve ishte se ushqimi i tepërt është shkak që pengon të falet namazi i natës.)


10. Alij bin Bekari, Allahu e mëshiroftë

Alij bin Bekari, Allahu e mëshiroftë, ishte adhurues i Allahut. Kur robëresha ia përgatiti shtratin, ai e lëmoi shtratin me dorën e tij dhe tha: “Pasha Allahun, ti me të vërtetë je i bukur! Pasha Allahun, ti me të vërtet je i freskët! Pasha Allahun, nuk do të fle te ti sonte.” Dhe u fal deri në mëngjes.


11. Fudejl bin Ajadi, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Fudejl bin Ajadi, Allahu e mëshiroftë: “Kam takuar njerëz që janë turpëruar nga Allahu në errësirën e natës (kur janë falur). Kur ishin duke fjetur dhe u dilte gjumi, lëviznin nga ana që ishin e në anën tjetër thoshin: “Nuk është kjo për ty (i flisnin vetes). Zgjohu dhe merr hisen tënde nga bota tjetër!”


12. Hisham Ed-Destevaij, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Hisham Ed-Destevaij, Allahu e mëshiroftë: “Allahu ka robër që e luftojnë gjumin duke pasur frikë se mos po u vjen vdekja në gjumë.”


Rashid Zulfiu
4.7.2008
 
Titulli: Urtesi.

Pasi qe nuk e gjeta askund temen Pyetje dreituar besimtarve musliman ateher po e bej nje pyetje ketu pasi qe emri i temes me lidhet me se shumti me pyetjen time .


Si ka mundsi qe sipas islamit qent e zi te quhen shejtan ne as nje menyr nuk mund ta kuptoj ket kafsha shejtan :| .... si ka mundsi qe islami obligon vrasjen e e racave te qeneve te zi ??
 
Titulli: Urtesi.

Shum të bukura këto thëniet......

Të lumtë për postimet...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top