Urtesi.

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Urtësi dhe porosi të Lukman Hakimit

Allahu i Madhëruar thotë:
"Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh Allahun, e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtetë, Allahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm.
(përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: "O djali im, mos i përshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!"
Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.
E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni punuar.
O djali im, s'ka dyshim se edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, Allahu do ta sjellë atë, se Allahu është i butë dhe hollësisht i informuar.
O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara.
Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.
Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit." (Lukman 12/19)

-Djali im, kalova pranë shumë Pejgamberëve dhe përfitova prej tyre tetë urtësi:

*Kur të jesh në namaz, ruaje zemrën tënde.
*Kur të jesh në tubime me njerëz, ruaje gjuhen tënde.
*Kur të jesh në shtëpitë e tyre, ruaje shikimin tënd.
*Kur të jesh në ushqim, ruaje stomakun tënd.

Dy gjëra mos i përmend kurrë:
Të keqen që ta bën dikush dhe të mirën që ia bën dikujt.
Dy gjëra mos i harro kurrë:
Allahun dhe shtëpinë e përhershme (ahiretin).

-Djali im, kam bartur gur dhe hekur, mirëpo nuk kam gjetur asgjë më të rëndë se borxhi. I shijova te gjitha mirësitë e nuk shijova asgjë më të mirë se shëndeti. I shijova te gjitha të hidhurat e nuk shijova asgjë më të hidhur se nevoja ime për njerëzit.

-Djali im, me të vërtetë prindërit janë derë prej dyerve të xhenetit, nëse ata janë të kënaqur me ty, vazhdo për në xhenet, e nëse janë të hidhëruar, të është bërë perde (pengesë) për në xhenet.

-Djali im, mos rri me njerëz të prishur dhe mos u shoqëro me ta. Frikësohu se po i godet dënim nga qielli e të përfshin edhe ty.

-Djali im, rri me njerëz të dijshëm dhe shoqërohu me ta, ndoshta zbret mbi ta mëshirë e të përfshin edhe ty.

-Djali im, shite dynjanë për ahiretin, do i fitosh të dyja, e mos shit ahiretin për dynjanë, se do i humbësh të dyja.

-Djali im, mësoje gjuhën tënde që vazhdimisht të thotë "O ALLAH Mث FAL MUA!"sepse është një çast në të cilin Allahu nuk e refuzon duanë.

-Djali im, tek ti të ushqehen të devotshmit, ndërsa në të gjitha çështjet konsultohu me dijetarët.

-Djali im, mos u sill but me injorantin, që të mendojë se je i kënaqur me punën e tij, dhe kujdes nga neveritja e të mençurit, se do të kthehet ty (neveritja).

-Djali im, bëhu shërbëtor i të mirëve e mos u bëj i dashur i të këqijve.

-Djali im, ik (largohu) nga armiku dhe kujdes se me kë po shoqërohesh dhe mos iu qas asaj që nuk të intereson.

-Djali im, shkon në mësimet dhe tubime me dijetarët, se me të vërtetë Allahu i Madhëruar i ngjall zemrat me dritën e urtësisë sikurse e ngjall tokën me shi të furishëm.

-Djali im, shenjat e ziliqarit janë tri: e përgojon shokun në mosprani, kur dëshmon, bën lajka, gëzohet me fatkeqësinë e tjetrit.

-Djali im, bëhu i pasur, do të jesh besnik.

-Djali im, dynjaja (jeta në këtë botë) është kalimtare, prandaj kalo nëpër të e mos u mashtro pas saj (ndërtimit në të).

-Djali im, vërtet dynjanë e ke lënë mbrapa që kur ke ardhur në të, ndërsa ahiretin e ke para, prandaj shtëpinë së cilës çdo moment i afrohesh e ke më afër se shtëpinë që çdo moment i largohesh.

-Djali im, nëse dëshiron të zësh shok ndonjërin, së pari hidhëroje, nëse tregohet i drejtë në ato momente, shoqërohu me të, përndryshe largohu nga ai.

-Djali im, fjala e mirë dhe buzëqeshja jote janë më të dashura te njerëzit sesa ndihma materiale.

-Djali im, shokun vëre në atë pozitë sikur nuk ka nevojë fare për ty, ndërsa ti për atë çdoherë ke nevojë.

-Djali im, mos dëshiro që njerëzit të të lëvdojnë, as mos u jep shkas që të të fyejnë, ti çdoherë lodhu (përpiqu që t’i ndihmosh), ndërsa të tjerët të jenë nga ti të qetë.

-Djali im, kujdes çfarë del nga goja jote, sepse kush hesht, shpëton, prandaj duhet të flasësh vetëm atë që të bën dobi.

-Djali im, le të jetë nënshtrimi ndaj Allahut tregtia jote, do fitosh pa harxhuar mall fare.

-Djali im, ki frikë Allahun e mos u shtir si i devotshëm me qëllim që të të nderojnë njerëzit, kurse zemrën e ke të prishur.

-Djali im, largoju së keqes (sherrit), se me të vërtetë e keqja për të keqen është krijuar.

-Djali im, mos u bëj më i paaftë se gjeli, i cili këndon para mëngjesit, ndërsa ti je në gjumë.

-Djali im, kush i do debatet (polemikat), fyhet; kush hyn në vende të këqija, akuzohet, e kush shoqërohet me njerëz të këqij, nuk shpëton dhe kush nuk e ruan gjuhën e tij, pendohet.

-Djali im, mos e humb pasurinë tënde e ta rregullosh pasurinë e huaj, se vërtet pasuria jote është ajo që e ke dhënë, ndërsa pasuria që ke lënë është e huaja.

-Djali im, nuk ka asgjë më të mirë sesa gjuha dhe zemra nëse pendohen dhe nuk ka asgjë më të keqe sesa gjuha dhe zemra nëse prishen.


Hasim Krasniqi
 
Titulli: Urtesi.

Fjalë dhe porosi


Ka thënë Jahja ibn Muadhi, Allahu e mëshiroftë: “Kërkimi i së mirës është i vështirë, ndërsa lënia e së keqes është më e vështirë, sepse çdo të mirë nuk ke nevojë ta marrësh, kurse çdo të keqe duhet ta lësh.”

Thuhet: Të durosh për të mbajtur të fshehtën është më lehtë sesa të pendohesh që e ke zbuluar.

Thuhet: Dijetarët janë më modestë se të tjerët, sikurse uji që qëndron më shumë në vendin më të ulët.

Porosia është dy llojesh: Porosi e të gjallëve për të gjallët- ajo është edukata e mirë, të urdhërosh për të mirë dhe të ndalosh nga e keqja, mos të pasosh epshin dhe të veprosh punë të mira. Porosia e dytë është porosia e të vdekurve për të gjallët para se të vdesin, e këtu obligohen ta kryejnë amanetin, sikurse është lënia e borxhit që duhet të kthehet.

Ka thënë Hakimi: “Për të pasur sukses duhet ta ruash përvojën.”

Kanë thënë: “Kush fillon nga vetja e tij, do të arrijë politikën e njerëzve.”

I është thënë një mbreti që po i mbaronte mbretërimi: “Për çfarë je penduar më së shumti?” Tha: “Punën e sotme që e kam lënë për nesër dhe duke pranuar arsyet, më ka humbur koha kot.”

Disa njerëz i kanë porositur bijtë e tyre duke u thënë: Përmirësoni gjuhët tuaja, se njeriut i mungon ndonjëherë diçka e ai mund ta huazojë nga shoku i tij, p.sh, rrobat, transportin. Mirëpo kush ta huazon gjuhën?

Një njeri tha: “Bëhu ambicioz i diturisë, falës fisnik i shoqërisë, rob falënderues i Perëndisë, i dëgjueshëm në kohë të pleqërisë.”



Përktheu: Eroll Rexhepi
 
Titulli: Urtesi.

Kalifi i varfër


Në kohën e Omer bin Abdulazizit zekati tubohej në arkën e shtetit islam që të shpërndahej te të varfrit dhe të mjerët. Por gjatë udhëheqjes së tij nuk pati nevojtarë për të marrë zekatin, kështu që me këto para u liruan robërit. Edhe pse shteti ishte i pasur, kalifi Omer ishte i varfër dhe në shtratin e vdekjes anëtarët e familjes së tij nuk kishin me se t’ia ndërronin veshjen me një veshje tjetër. E pyetën: “O kalif, çfarë pasurie po u lë fëmijëve të tu?” U përgjigj: “Atyre u lë suren (kaptinën) Vakia.”

Të nderuar lexues! Lexoni suren Vakia1:

1. Kur të ndodhë Ngjarja (Kiameti),
2. ardhjen e saj askush nuk do ta mohojë.
3. Disa do t’i ulë e disa do t’i lartësojë.
4. Kur Toka të dridhet fuqishëm,
5. malet të thërrmohen copë-copë
6. e të shndërrohen në pluhur të shpërndarë,
7. ju, (o njerëz) do të ndaheni në tri grupe:
8. njerëzit e së djathtës sa të nderuar do të jenë fatlumët!
9. njerëzit e së majtës sa të poshtëruar do të jenë fatkeqët!
10. dhe ata që kanë prirë (në besim) e që do të prijnë (edhe në Xhenet).
11. Ata janë të afërtit (tek Allahu),
12. në kopshtet e kënaqësisë.
13. Shumica e tyre janë prej të lashtëve,
14. ndërsa një pakicë prej brezave të mëvonshëm.
15. Ata do të qëndrojnë në divane të stolisura me ar e gurë të çmuar,
16. të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.
17. Do t’u sillen rreth (për shërbim) djelmosha përherë të rinj,
18. me kupa, ibrikë dhe gota me pije të kulluar, që rrjedh
19. e prej së cilës nuk do t’u dhembë koka dhe nuk do t’u humbë mendja,
20. e me fruta të cilat do t’i zgjedhin vetë
21. dhe mish shpendësh që ua ka ënda.
22. Për ata ka edhe hyrie symëdha,
23. të ngjashme me margaritarët e ruajtur,
24. si shpërblim për atë që kanë punuar.
25. Aty nuk do të dëgjojnë biseda të kota, as fjalë gjynahesh,
26. por vetëm fjalët “Paqe, paqe”!
27. E njerëzit e së djathtës – sa të nderuar që janë fatlumët!
28. Ata do të qëndrojnë në mes të lotusve pa gjemba
29. dhe bananeve të mbushura me fruta,
30. nën hije të gjera,
31. pranë një uji rrjedhës,
32. dhe mes frutave të llojllojshme,
33. të cilat kurrë nuk sosen, as nuk janë të ndaluara;
34. dhe në shtroje të ngritura (ku i presin hyrijet),
35. të cilat Ne i kemi krijuar në një formë të veçantë (jo të lindura),
36. dhe i kemi bërë ato virgjëresha,
37. të dashura për bashkëshortët e tyre dhe moshatare me ta,
38. për njerëzit e së djathtës.
39. Janë shumë nga të lashtët
40. e shumë edhe nga të mëvonshmit.
41. Po njerëzit e së majtës – sa të poshtëruar janë fatkeqët!
42. Ata do të jenë në afshin përcëllues të zjarrit dhe ujit të valuar
43. dhe nën hijen e një tymi të zi,
44. e cila nuk do të jetë as e freskët e as e këndshme.
45. Ata, para kësaj, jetonin në luks
46. dhe në vazhdimësi bënin gjynahe të rënda349,
47. duke thënë: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur e eshtra, vërtet do të ringjallemi?!
48. Vallë, edhe të parët tanë të lashtë?!”
49. Thuaju (o Muhamed): “Me siguri, edhe të parët, edhe të mbramët,
50. do të tubohen në një ditë të caktuar.
51. Dhe atëherë ju, o jobesimtarë të humbur,
52. me siguri që do të hani nga pema e zekumit,
53. me të cilën do të mbushni barkun.
54. Pastaj do të pini ujë të valuar,
55. madje do të pini ashtu siç pi deveja e etshme”.
56. Kështu do të jetë gostia e tyre në Ditën e Llogarisë!
57. Ne ju krijuam – e pse nuk e pranoni të vërtetën?
58. A e keni parë farën që e hidhni?
59. A jeni ju që e krijoni atë apo jemi Ne krijuesit e saj?
60. Ne e caktojmë vdekjen tuaj dhe askush nuk mund të na pengojë
61. që t’jua ndryshojmë trajtën dhe t’ju rikrijojmë ashtu si nuk e dini (në Ditën e Ringjalljes).
62. Sigurisht, ju e dini krijimin e parë (prej një pike fare), atëherë përse nuk mendoni?!
63. A shihni atë që mbillni?
64. Vallë, ju e bëni atë që të mbijë apo jemi Ne rritësit e saj?
65. Nëse duam, Ne e lëmë fyçkë dhe ju do të çuditeni
66. (e do të thoni): “Ne jemi të dëmtuar,
67. madje jemi krejt të privuar (nga furnizimi)!”
68. A e shihni ujin që pini?
69. Vallë, ju e zbrisni atë prej reve apo Ne e zbresim?
70. Nëse duam, Ne e bëjmë atë të njelmët, andaj përse nuk jeni mirënjohës?!
71. A e shihni zjarrin që e ndizni?
72. Vallë, ju i keni bërë drutë për të apo Ne i kemi bërë?!
73. Ne e kemi bërë atë përkujtues (të zjarrit të Xhehenemit) dhe, që t’u sjellë dobi nevojtarëve,
74. prandaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!
75. Betohem në çastin e perëndimit të yjeve,
76. e ky është betim i madh, veç sikur ta dinit -
77. se ky është vërtet një Kuran i nderuar,
78. në Librin e ruajtur.
79. Atë (Kuranin) e prekin vetëm të pastrit,
80. Ai është Shpallje prej Zotit të botëve.
81. Vallë, një Fjalë të tillë ju e mohoni
82. dhe e bëni detyrën tuaj (të përditshme) ta përgënjeshtroni?!
83. Atëherë, përse kur (dikujt) i vjen (shpirti) në grykë
84. para syve tuaj,
85. ndërkohë që Ne jemi më afër atij se ju, por ju nuk e vini re-
86. përse pra, nëse nuk do të gjykoheni (në jetën e përtejme),
87. ju nuk ia ktheni shpirtin atij? Përgjigjuni kësaj, nëse thoni të vërtetën!
88. Kështu, nëse ai (në agoni) është nga ata që janë të afërt (me Allahun),
89. do të ketë prehje, kënaqësi dhe dhunti të Xhenetit.
90. E, nëse është nga njerëzit e së djathtës,
91. (ai do të përshëndetet) “Paqe për ty” nga njerëzit e së djathtës.
92. Por, nëse (ai në agoni) është nga përgënjeshtruesit e humbur,
93. ai do të gostitet me ujë të valuar
94. dhe do të përcëllohet në Zjarrin e flakëruar (të Xhehenemit).
95. Pa dyshim, kjo është e Vërteta e sigurt.
96. Andaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!


Përgatiti: Ulvi Fejzullahu
 
Titulli: Urtesi.

Fjalë të arta nga të parët tanë të devotshëm, selefu sahih,
për namazin e natës (1)



Dije, Allahu të mëshiroftë, se kur përtacët dëgjojnë tregime për përpjekjet e selefëve (të parëve tanë të devotshëm) për namazin e natës, mendojnë se ky është një lloj tejkalimi i tepruar dhe ngarkim i vetes me atë që s'mundet. Me të vërtetë ky mendim është injorancë dhe humbje e qartë.
Për shkak se na është dobësuar imani, na ka kapluar neglizhenca, janë shuar mallëngjimet për xhenet dhe është pakësuar frika nga zjarri (xhehenemi), kemi anuar nga pushimi, përtacia, gjumi dhe pakujdesia. اuditemi kur dëgjojmë për lajmet e asketëve dhe të adhuruesve, se si kanë bërë përpjekjeje në ibadet, dhe i refuzojmë ato.
Kur zemrat e selefëve (të parëve tanë të devotshëm) kanë qenë të lidhura me Allahun e Arshit dhe ambiciet e tyre të drejtuara drejt xhenetit, te ne u transmetuan këta shembuj të artë që lanë pas ata. E, kur ne u kthyem nga dynjaja dhe bëmë gara për të, mbërritëm në këtë gjendje.
Zgjohu vëlla i dashur nga kjo pakujdesi, kanë shkuar ata që bënin adhurim natën, ndërsa për ne ka mbetur përtacia dhe jastëku.

1. Seid bin Musejebi, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Seid bin Musejebi, Allahu e mëshiroftë: “Fytyrën e njeriut që fal namaz nate Allahu e bën dritë, e do atë çdo musliman dhe kur e takon atë dikush që nuk e ka parë kurrë më parë, thotë: -Unë e dua këtë njeri!”

2. Hasen Basrij, Allahu e mëshiroftë

I është thënë Hasen Basriut, Allahu e mëshiroftë: “ا’është puna me adhuruesit (që falen natën), fytyrat e tyre dallohen, janë më të mirat.”
Ka thënë: “Ngase ata janë vetmuar me Allahun, Ai i ka hijeshuar me dritën e Tij.”

3. Seid bin Musejebi, Allahu e mëshiroftë

E ka falur zotëria i tabiinëve, Seid bin Musejebi, Allahu e mëshiroftë, namazin e sabahut pesëdhjetë vite me abdestin e namazit të jacisë.

4. Thabit Benanij, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Thabit el Benanij, Allahu e mëshiroftë: “Nuk quhet adhuruesi assesi i tillë edhe nëse në të gjenden të gjitha vetitë (karakteristikat) e duhura derisa të mos ketë këto dy veti: namazin dhe agjërimin, ngase këto janë nga mishi dhe gjaku i tij.

5. Tavus bin Kejsani, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Tavus bin Kejsani, Allahu e mëshiroftë: “Nuk ka njeri që fal namaz nate me dhjetë ajete (që lexon dhjetë ajete) e të mos i shkruhen njëqind të mira ose edhe më shumë kur të gdhihet.”

6. Jezid bin Eban erRekashij, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Jezid bin Ejan erRekashij, Allahu e mëshiroftë: “Nëse fle e zgjohem e pastaj kthehem prapë në gjumë, Allahu e bëftë që syri im kurrë të mos flejë!”

7. Fudejl bin Ajadi, Allahu e mëshiroftë

E ka marrë Fudejl bin Ajadi për dore Husejn bin Zijadin, Allahu e mëshiroftë, e i ka thënë: “O Husejn, Allahu subhanehu ue teala zbret në qiellin e kësaj bote çdo natë e thotë: “Ka gënjyer ai që pretendon se më do Mua e kur vjen nata syri i tij fle. A nuk është që çdo i dashur vetmohet me atë që do?! Ja, unë erdha kur nata vjen e nesër sytë (e të dashurve të Mi) do të kënaqen në xhenetin Tim.”

8. Muhamed bin Munkediri, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Muhamed bin Munkediri, Allahu e mëshiroftë: “Jam përpjekur me veten time; e kam detyruar atë pesëdhjetë vite në ibadete, derisa iu nënshtrua (ibadeteve).”

9. Thabit Benanij, Allahu e mëshiroftë

Thabit Benanij, Allahu e mëshiroftë, thoshte: “Kam vuajtur nga vetja ime me namaz nate njëzet vite dhe jam kënaqur me të njëzet vite pas.”

10. Një adhurues

Një i devotshëm falej natën derisa i mpiheshin këmbët, i rrihte ato dhe thoshte: “O ju që shpini drejt së keqes, nuk jeni krijuar për tjetër pos për ibadet.”

11. Abdulaziz bin ebij Revani, Allahu e mëshiroftë

Abdulaziz bin ebij Revani, Allahu e mëshiroftë, ka qenë prej adhuruesve. Kur i shtrohej shtrati për të fjetur, vendoste dorën mbi të dhe thoshte: “S'ka më të butë se ti, por shtrati i xhenetit është më i butë se ti!” Dhe ngrihej për t’u falur.

12. Fudejl bin Ajadi, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Fudejl bin Ajadi, Allahu e mëshiroftë: “Nëse nuk të mundësohet për t’u falur natën dhe agjëruar ditën, dije se ti je mahrum (i lidhur), të kanë lidhur mëkatet.”

13. Sulejman etTemimij, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Mameri: “ثshtë falur afër meje Sulejman et Temimij, Allahu e mëshiroftë. Pas namazit të jacisë e kam dëgjuar duke recituar:

" تَبَارَكَ الَّذِي بِيَدِهِ الْمُلْكُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ "

“I madhëruar është Ai që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send.” (Mulk: 1)

Derisa arriti te ky ajet:
'' فَلَمَّا رَأَوْهُ زُلْفَةً سِيئَتْ وُجُوهُ الَّذِينَ كَفَرُوا وَقِيلَ هَذَا الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تَدَّعُونَ "

“Kur ta shohin ata (xhehenemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre që nuk besuan shëmtohen dhe u thuhet: “Ky është ai që ju e kërkoni sa më shpejt.” (Mulk: 27)

Filloi ta përsëriste derisa u pakësua xhemati i xhamisë dhe u shpërnda. Pastaj dola për të shkuar në shtëpi. Kur u ktheva në xhami për të thirrur ezanin e sabahut, ja Sulejman et Temimij në vendin që e kisha lënë mbrëmë! Ishte në këmbë duke përsëritur të njëjtin ajet, nuk e kishte kaluar.

'' فَلَمَّا رَأَوْهُ زُلْفَةً سِيئَتْ وُجُوهُ الَّذِينَ كَفَرُوا وَقِيلَ هَذَا الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تَدَّعُونَ "

“Kur ta shohin ata (xhehenemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre që nuk besuan shëmtohen dhe u thuhet: “Ky është ai që ju e kërkoni sa më shpejt.” (Mulk: 27)


Rashid Zulfiu
 
Titulli: Urtesi.

Fjalë të arta nga të parët tanë të devotshëm, selefu sahih,
për namazin e natës (2)



Dije, Allahu të mëshiroftë, se kur përtacët dëgjojnë tregime për përpjekjet e selefëve (të parëve tanë të devotshëm) për namazin e natës, mendojnë se ky është një lloj tejkalimi i tepruar dhe ngarkim i vetes me atë që s'mundet. Me të vërtetë ky mendim është injorancë dhe humbje e qartë.
Për shkak se na është dobësuar imani, na ka kapluar neglizhenca, janë shuar mallëngjimet për xhenet dhe është pakësuar frika nga zjarri (xhehenemi), kemi anuar nga pushimi, përtacia, gjumi dhe pakujdesia. اuditemi kur dëgjojmë për lajmet e asketëve dhe të adhuruesve, se si kanë bërë përpjekjeje në ibadet, dhe i refuzojmë ato.
Kur zemrat e selefëve (të parëve tanë të devotshëm) kanë qenë të lidhura me Allahun e Arshit dhe ambiciet e tyre të drejtuara drejt xhenetit, te ne u transmetuan këta shembuj të artë që lanë pas ata. E, kur ne u kthyem nga dynjaja dhe bëmë gara për të, mbërritëm në këtë gjendje.
Zgjohu vëlla i dashur nga kjo pakujdesi, kanë shkuar ata që bënin adhurim natën, ndërsa për ne ka mbetur përtacia dhe jastëku.


1. Mesruk bin Exhda, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë gruaja e Mesruk bin Exhdas, Allahu e mëshiroftë: “Pasha Allahun, nuk ka ndodhur që Mesruku të zgjohet e mos t’i ketë këmbët e fryra nga namazi i gjatë i natës. Kur e zgjaste namazin dhe lodhej, falej ulur e nuk e linte atë kurrë.”


2. Ebu Hazimi, Allahu e mëshiroftë

Ebu Hazimi, Allahu e mëshiroftë: “Kemi takuar nga njerëzit (të parët tanë), të cilit kishin arritur në adhurim kulmin e tij, saqë nuk pranohej më shtim (në të).”


3. Ibrahim bin Ed’hemi, Allahu e mëshiroftë

I është thënë Ibrahim bin Ed’hemit, Allahu e mëshiroftë: “Unë nuk mund të falem natën. Tregoma ilaçin.” I tha: “Mos i bëj Allahut mëkat ditën, ta mundëson të zgjohesh për t’u falur natën. Se qëndrimi yt para Tij natën është merita më e madhe për ty, kurse mëkatari nuk e meriton këtë.”


4. Sufjan Etheurij, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Sufjan Etheurij, Allahu e mëshiroftë: “Nuk kam mundur ta fal namazin e natës për pesë muaj për shkak të një mëkati që kam bërë.”


5. Hasen Basrij, Allahu e mëshiroftë

I është thënë Hasen Basriut, Allahu e mëshiroftë: “O Ebu Sejid, unë e dua namazin e natës dhe përgatitem për të, por ç’është halli im, nuk mund të zgjohem.” Ia ktheu: “Mëkatet të kanë lidhur.”


6. Hasen Basrij, Allahu e mëshiroftë

I është thënë Hasen Basriut, Allahu e mëshiroftë: “Nuk mund të falem natën.” Ia ktheu: “Gabimet e tua po të pengojnë.”


7. Ibn Omeri, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Ibn Omeri, Allahu e mëshiroftë: “E para gjë që do të pakësohet nga ibadetet është namazi i natës dhe ngritja e zërit duke u falur natën.”


8. Ata Hurasanij, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Ata Hurasanij, Allahu e mëshiroftë: “Njeriu, kur ngrihet për të falur namazin e natës, e ndien një gëzim, e gjen atë në zemrën e tij. E, nëse fle në kohën e namazit të natës, ngrihet i dëshpëruar, zemërthyer, si të ketë humbur diçka. Me të vërtetë ka humbur gjënë më të çmuar, më të dobishme (namazin e natës).”


9. Makel bin Habibi, Allahu e mëshiroftë

Pa një ditë Makel bin Habibi, Allahu e mëshiroftë, disa njerëz duke ngrënë shumë e u tha: “Nuk po shoh që shokët tanë dëshirojnë ta falin namazin e natës.” (Domethënia këtyre fjalëve ishte se ushqimi i tepërt është shkak që pengon të falet namazi i natës.)


10. Alij bin Bekari, Allahu e mëshiroftë

Alij bin Bekari, Allahu e mëshiroftë, ishte adhurues i Allahut. Kur robëresha ia përgatiti shtratin, ai e lëmoi shtratin me dorën e tij dhe tha: “Pasha Allahun, ti me të vërtetë je i bukur! Pasha Allahun, ti me të vërtet je i freskët! Pasha Allahun, nuk do të fle te ti sonte.” Dhe u fal deri në mëngjes.


11. Fudejl bin Ajadi, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Fudejl bin Ajadi, Allahu e mëshiroftë: “Kam takuar njerëz që janë turpëruar nga Allahu në errësirën e natës (kur janë falur). Kur ishin duke fjetur dhe u dilte gjumi, lëviznin nga ana që ishin e në anën tjetër thoshin: “Nuk është kjo për ty (i flisnin vetes). Zgjohu dhe merr hisen tënde nga bota tjetër!”


12. Hisham Ed-Destevaij, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Hisham Ed-Destevaij, Allahu e mëshiroftë: “Allahu ka robër që e luftojnë gjumin duke pasur frikë se mos po u vjen vdekja në gjumë.”


Rashid Zulfiu
 
Titulli: Urtesi.

اfarë është me vlerë?

Në jetën time pashë të rinj me ambicie shumë të larta, por i rrëmbeu vdekja befas. Ishin të bukur, të pasur, të njohur, me autoritet. Shumë shpejt u zhdukën nga familja dhe shtëpia. U zhveshën nga veshja që kishin, i lanë shokët dhe miqtë. U vendosën në vendin ku lahet xhenazja dhe uji filloi t’ua lagë trupin.
U drejtuan nga dera e varrezave dhe faqen e shëndoshë e të butë ua vendosën në dhe. Trupat e rrethuar nga muret e varrit, të vetmuar e pa shokë, pa të afërm, pa gra, pa fëmijë e pa pasuri.
Ah! Ah!
Sa dhembje dhe pikëllim!
Nga e gjithë kjo ka edhe mësim.
Vdekja i turpëroi shumë njerëz dhe ua ndërpreu gëzimin.
Sa vdekje ishin të papritura e sa zemra pushuan së rrahuri?!
Vallë! A ka zemra që marrin mësim?



Përktheu: Ulvi Fejzullahu
 
Titulli: Urtesi.

Mos u frikëso, se ti do të fitosh

Mos ki frikë askënd prej njerëzve pasi ti je në të vërtetën. Kujto Musain alejhis-selam, kur magjistarët qëndruan para tij për ta sfiduar me magji:
“Atëherë Musai ndjeu frikë në vetvete.”1
Por erdhi thirrja hyjnore nga Sunduesi i Lartësuar:
“Ne i thamë: “Mos u frikëso, se në të vërtetë ti do të fitosh!”2
Mos u frikëso, se në të vërtetë, ti do të fitosh! Me ty është e vërteta, kurse me ta gënjeshtra.
Me ty është besimi, ndërsa me ta është e pavërteta.
Me ty është ndihma e Allahut të Lartësuar.
Ti je ithtar i së vërtetës, i besimit dhe i nënshtrimit; mbështetu tek Allahu i Lartësuar, mos ki frikë askënd. Kujto përsëri fjalën e Allahut të Lartësuar: “Mos u frikëso, se në të vërtetë ti do të fitosh!”



Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu
 
Titulli: Urtesi.

Jeta e gjatë

Njeriu jeton vetëm se një herë, por ka mundësinë që të jetojë më tepër se një herë falë përkujtimeve të mira me të cilat Allahu i Lartësuar e bën të pranuar në mesin e të tjerëve.
Ibrahimi alejhi selam kërkoi nga Allahu që të ketë përkujtim të mirë tek ata që vijnë më pas:“ Bëj që të përmendem për të mirë te breznitë e ardhshme.”1
Që do të thotë: -Më bëj që njerëzit të më përkujtojnë për mirësi pas vdekjes dhe të jenë pasues të mirësive.
Dhe Allahu i Lartësuar për Ibrahimin alejhi selam tha:
"...dhe i lamë atij (Ibrahimit) kujtim të mirë në brezat e më vonshëm. Paqja qoftë mbi Ibrahimin."2
Urime për atë që ka arritur ta fitojë mirësinë e Allahut të Lartësuar me përmendje dhe kujtim gjatë brezave...


Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu
 
Titulli: Urtesi.

Shkoni, ju jeni të lirë!

Kujdes, mos u merr me fjalët e xhelozëve dhe urrejtësve, sepse do të humbësh kohën dhe jetën. E, para së gjithash do të humbësh zemrën. Mos ua vër veshin, sepse ata janë rebelë rrugësh, të cilët tentojnë të pengojnë në thirrjen dhe aktivitetin tënd, por çdo pengesë të tyre konsideroje shtytje dhe motivim për suksese.
Një komandant të flotës detare, në Luftën e Dytë Botërore, i cili ishte një njeri që synonte autoritetin, disa vartës e fyenin dhe e injoronin. Komandanti thotë se kjo iu bë diçka normale dhe e zakonshme dhe prej saj mësoi se fjalët nuk e rrëzojnë autoritetin, as muret e kështjellave nuk i rrëzojnë.
Një kryetar thotë: -Unë nuk i lexoj letrat që më drejtohen me fyerje. As zarfin nuk e hap e lëre më t’i lexoj ato. Po të merresha me këtë gjë, nuk do të kontribuoja dot për popullin tim.
Allahu thotë: “Prandaj largohu prej tyre dhe mbështetu tek Allahu! Se Allahu të mjafton ty për mbrojtës.”1
Pa dyshim që prej teje, lexues, dëshiroj që t’u ofrosh falje të gjithëve, duke mos u marrë me fjalët e tyre dhe të humbësh kohë duke iu përgjigjur, se koha jote është e shtrenjtë. Me këta njerëz vepro ashtu si ka vepruar Muhamedi alejhi selam me banorët e Mekës, të cilët e kishin torturuar, i kishin vrarë shokët dhe e kishin përzënë. Ai, kur e çliroi Mekën, u tha: “Shkoni, ju jeni të lirë!”
Po të humbte kohë Muhamedi alejhi selam me fjalët dhe veprimet e tyre, nuk do të kishte pasur kohë të ngrinte shtetin islam, nuk do të kishte pasur kohë të mësonte sahabët dhe umetin e tij.



Mahmud el-Misrijj
Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu
 
Titulli: Urtesi.

Mëso gjuhën e faljes

“..le t’i falin ata dhe të mos ua marrin për keq. Vallë a nuk doni që t’ju falë Allahu? Allahu është Falës e Mëshirëplotë.”1

Allahu të mëshiroftë, mëso gjuhën e faljes!
Allahu të forcoftë, shijo kënaqësinë e faljes!
Allahu të udhëzoftë, ji afër Allahut me falje!
Allahu të nderoftë, njëra nga dyert e krenarisë është falja!
Allahu të ndihmoftë, përqendroje veten në falje!

Vëlla dhe motër!

Siguroje veten në hapësirat e faljes duke i falur të gjithë, duke i lënë veprimet e tyre jo të mira, se kështu e pengon të keqen. Falësi është më afër Allahut dhe afër njerëzve.
Ai i cili do shpërblim, ngrohtësi, kujtim të mirë, le të jetë i durueshëm, ta durojë të hidhurën, të vizitojë kur nuk vizitohet, të japë kur nuk i jepet, të jetë i butë me të paditurin, të falë kur i bëhet zullum.

Imam Shafiu thotë:

Pasi kam falur, nuk kam urryer askënd,
Kështu nga brengat armiqësore u qetësova.
E përshëndes armikun kur e takoj,
Të keqen me përshëndetje e pengoj.

“..edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.”2



Përshtati: Ulvi Fejzullahu
23.5.2008

1 Nur, 22.
2 Ali Imran, 134.
 
Titulli: Urtesi.

Udhëzime dhe urtësi


Vëlla musliman!

1. Mos e shty punën e sotme për nesër.
2. Dëshiro për vëllanë tënd atë që do për vete.
3. Thuaj të vërtetën, edhe nëse është kundër teje.
4. Dora e Allahut është me shumicën.
5. Vetmia është më e dobishme sesa shoqërimi me të keqin.
6. Së pari përmirëso të metat e tua e më pas të metat e të tjerëve.
7. Mos fol pa u menduar dhe mos vepro pa planifikuar.
8. Bëhu besnik ndaj asaj që të është besuar dhe mos e tradhto atë që të ka tradhtuar.
9. Te përkujdesja (vëmendja) është shpëtimi, ndërsa te ngutja është pendimi.
10. Bëhu ekonomizues në ushqim, pije, veshje dhe gjumë.
11. Fli më herët dhe zgjohu më herët.
12. Ki frikë Allahun çdo herë, të keqen përcille me të mirë dhe trego mirësjellje ndaj të tjerëve.
13. Trego kujdes për kufijtë e Allahut, do të kujdeset Allahu për ty.
14. Për çdo gjë të shkëlqyer (mirësi) ka shpërblim.
15. Fjala e mirë është mirësi.


Përshtati: Ulvi Fejzullahu
25.4.2008
 
Titulli: Urtesi.

Udhëzime dhe urtësi (2)


Vëlla musliman!

1. Ai që hesht është shpëtimtar.
2. Pa dyshim se njeriu është në anën e atij që do.
3. Besimtari për besimtarin është si pasqyra.
4. Nëse dëshiron sukses, së pari përmirëso veten.
5. Kush e mban sekretin, zgjedhjen e përcakton vetë.
6. Kur ta bësh një të mirë, falëndero Allahun.
7. Mos i nënvlerëso mëkatet.
8. Mos i humb së koti orët e jetës, por shfrytëzoji me mirësi.
9. Mos e merr një punë që nuk mund ta përfundosh.
10. Ai që shmanget një gjëje për hir të Allahut, Ai ia kompenson me diçka më të mirë.
11. Besimtari çdo herë është në gatishmëri.
12. I mençur është ai që e ruan fenë duke iu larguar haramit.
13. Duro gjatë sprovave dhe kërko vetëm ndihmën e Allahut të Lartësuar.
14. Shpeshto përkujtimin e Allahut në çdo kohë.
15. Ki frikë dënimin e Allahut dhe shpreso në faljen e Tij.


Përshtati: Ulvi Fejzullahu
 
Titulli: Urtesi.

Udhëzime dhe urtësi (3)


Vëlla!

1. Bëhu prej atyre që e ndiejnë mbikëqyrjen e Allahut të Lartësuar çdo herë.
2. Mos prit çdo herë që njerëzit ta kthejnë të mirën me të mirë.
3. Kujdes dhe vetëm kujdes prej cilësive të njerëzve keqbërës.
4. Njerëzit e kanë natyrshmëri që t’i duan ata që sillen mirë.
5. Bëhu prej atyre që i luten Allahut të Lartësuar dhe kërkojnë nga Ai.
6. Përshëndeti të tjerët me selam ose me shprehje të tjera që zëvendësojnë selamin.
7. Dhuro dhe prano dhuratat, qoftë edhe nga jobesimtarët.
8. Promovo faljen, mëshirën, urtësinë.
9. Mos lakmo atë që është në duart e njerëzve.
10. Bëhu i butë dhe lëre qortimin në fund.
11. Vazhdo t’ua kujtosh njerëzve Allahun dhe Ditën e Gjykimit.
12. Këshilloji të tjerët edhe në punët e dynjasë.
13. Respektoji dhe vlerësoji pozitat e njerëzve dhe nivelin e tyre.
14. Motivoji njerëzit për vepra bamirësie.
15. Mos nënçmo askënd dhe largoju mendjemadhësisë.


Përshtati: Ulvi Fejzullahu
 
Titulli: Urtesi.

Porosi nga të parët dhe të fundit


Ka thënë dijetari i njohur Muhamed ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë: “Transmetohet prej Omer ibn Hatabit se ka lënë një fjalë shumë shumë të dobishme: “Kush punon një punë e në të ka bereqet, le ta vazhdojë atë.”

Kjo do të thotë se nëse një njeri punon një punë (vepër), sado të madhe apo të vogël, mirëpo Allahu i ka dhënë bereqet (të mira) në atë punë, ai duhet të vazhdojë dhe ta punojë atë.

Ka thënë Malik ibn Dinari: “Me një njeri që ulesh dhe nuk përfiton diçka prej tij, largohu nga ai pa marrë parasysh se kush është.”

Ka thënë Abid Ahmed ibn Harbi: “E kam adhuruar Allahun pesëdhjetë vite e nuk kam mundur ta shijoj ëmbëlsirën e adhurimit përderisa i lashë tri gjëra:
• kur lashë kënaqësinë e njerëzve, shijova ëmbëlsirën e të shprehurit dhe të thënies së hakut (të vërtetës);
• kur lashë shoqërimin e njerëzve të këqij, gjeta shoqërinë e mirë edukuese;
• kur lashë kënaqësinë e kësaj bote, gjeta ëmbëlsirën e ahiretit.

Ka thënë Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Kur ta kujtosh vdekjen, radhite veten prej të parëve.”

Ka thënë Ebu Sulejman ed-Daranij: “Kush merret me vetveten e tij nuk ka kohë të merret me të tjerët.”

Ka thënë Imam Ahmed ibn Hanbeli: “Nëse dëshiron që Allahu të të japë atë që ti dëshiron, vepro atë që Ai kërkon.”

ثshtë pyetur Ahmed ibn Hanbeli: “Sa është larg Arshi i Allahut prej nesh?” Tha: “Një dua e sinqertë nga një zemër e sinqertë!”



Përktheu: Eroll Rexhepi
 
Titulli: Urtesi.

اelësat e së mirës dhe të së keqes

اelësat e së mirës janë:
- çelësi i xhenetit: teuhidi (njëshmëria e Allahut).
- çelësi i dashamirësisë: besnikëria.
- çelësi i diturisë: pyetja.
- çelësi i fitores: durimi.
- çelësi i namazit: abdesti.
- çelësi i haxhit: ihrami.
- çelësi i suksesit: devocioni.
- çelësi i shtimit të të mirave: mirënjohja.
- çelësi i dëshirave të ahiretit: asketizmi në këtë botë.
- çelësi i përgjigjes: duaja.
- çelësi i imanit: të menduarit për krijesat e Allahut.
- çelësi i jetës së zemrave: meditimi për fjalët e Allahut dhe lënia e gjynaheve.
- çelësi i riskut: istigfari dhe devotshmëria.
- çelësi i krenarisë: respektimi i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij.
- çelësi i rahmetit: bamirësia ndaj të tjerëve.

اelësat e së keqes janë:
- çelësi i çdo mëkati: alkooli, që është nëna e të këqijave.
- çelësi i amoralitetit: muzika dhe dëgjimi i saj.
- çelësi i privimit: përtacia.
- çelësi i hipokrizisë: gënjeshtra.
- çelësi i koprracisë: lakmia.
- çelësi i çdo bidati dhe humbjeje: refuzimi i Sunetit.
- çelësi i çdo të keqeje: miqësia e tepruar me dynjanë.
- çelësi i kufrit (mosbesimit): të gjitha llojet e gjynaheve.

Janë të lumtur dhe fatbardhë ata të cilët posedojnë çelësat e së mirës dhe e mbyllin të keqen, ndërsa janë të mjerë ata të cilët posedojnë çelësat e së keqes dhe e mbyllin të mirën.
Allahu im! Na bëj prej çelësambajtësve të së mirës!


Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu
 
Titulli: Urtesi.

Këshilla e Ibën Tejmijes ndaj nxënësit të tij, Ibën Kajimit

Ibën Kajimi thotë: “Derisa vazhdoja të ngrija dhe t’i parashtroja dyshim pas dyshimi Shejhul Islamit (Ahmed Ibën Tejmijes), Allahu qoftë i kënaqur me të, në një rast ai më tha:
“Mos e bëj zemrën tënde ndaj dyshimeve dhe mendimeve të padrejta si sfungjeri, që i thith të gjitha gjërat që i kalojnë dhe pikon vetëm atë që thith. Por bëje zemrën tënde si xhami i ngurtë; i kalojnë dyshimet vetëm sipërfaqësisht dhe nuk zënë vend në zemër, i sheh shumë kthjellët dhe i refuzon (nuk i thith) me ngurtësinë që ka. Nëse nuk vepron kështu dhe e bën zemrën që të absorbojë çdo dyshim që të kalon, atëherë ajo bëhet vendqëndrim dhe qendër e dyshimeve.”
Ibën Kajimi thotë: “Në largimin e dyshimeve nuk mbaj mend se kam përfituar nga diçka tjetër më shumë se nga kjo këshillë.”

Përktheu: Alaudin Abazi
 
Titulli: Urtesi.

Buzëqesh

- Një njeri po shikonte gruan e vet teksa ajo ishte në shkallët e shtëpisë dhe i tha: -Nëse hipën lart je e shkurorëzuar, nëse zbret je e shkurorëzuar, nëse ndalesh je e shkurorëzuar!
Asaj nuk i mbeti tjetër përveçse të kërcente nga shkallët. I habitur ai i tha:
-Flijofsha babanë e nënën për ty! Dije se nëse vdes Imam Malik ibn Enesi në Medinë, njerëzit do të kenë nevojë për ty (në fetvatë e tyre)... Buzëqesh.

- Një njeri pyeti disa fukaha: -Kur t’i zhvesh rrobat nga trupi dhe hyj në lumë për t’u pastruar, a të kthehem nga Kibla apo nga? I thanë: -Së pari kthehu tek rrobat e tua, të cilat i zhveshe më parë... Buzëqesh.

- Një grua e bukur i tha një ditë burrit të saj, i cili ishte i shëmtuar: -Unë shpresoj që ne të dy të jemi në xhenet. E pyeti: -Pse? Ajo tha: -Se ti më more mua (e ka fjalën për bukurinë e vet) dhe ishe falënderues, kurse unë ty dhe durova. E duruesi dhe falënderuesi janë në xhenet... Buzëqesh.

- ثshtë pyetur një koprrac se kush është më trimi i njerëzve. Ka thënë: -Ai i cili i dëgjon krismat e dhëmballëve të njerëzve duke ngrënë e nuk i çahen mushkëritë… Buzëqesh.

- U burgos një njeri i cili pretendonte se ishte Pejgamber në kohën e Mehdiut, pastaj u mor në pyetje. Kur u pyet: -A je ti Pejgamber? Tha: -Po! I thanë: -Atëherë, te kush je dërguar? Tha: -Ju nuk më lejuat të shkoj tek asnjë njeri, se si pretendova se jam pejgamber, më mbyllët në burg… Buzëqesh.

- Një beduin (fshatar) fali namazin e sabahut pas imamit, i cili lexoi suren El-Bekare (Lopa), kurse beduini ishte për ngut. Në ditën e dytë beduini erdhi më herët. Imami filloi të lexonte suren El-Fil (Elefanti). Beduini pa hezituar iku dhe tha: -Elefanti është më i madh se Lopa... Buzëqesh.

- Thuhet se një grua e vjetër ishte sëmurë e djali i saj erdhi me një mjek. Pasi mjeku e pa plakën të zbukuruar dhe të veshur me rroba te reja, kuptoi çka kishte ajo dhe tha: -Kjo ka nevojë për një burrë (për t’u martuar). Pyeti djali i hutuar:
-Ku kanë nevojë plakat për martesë?! Nëna i tha: -Hesht ti, mjeku di për çdo gjë më mirë se ti... Buzëqesh.

- Hyri një herë Tufejli te një grup njerëzish që darkonin dhe i tha: ا’po hani? Duke e nënçmuar (uljen e tij) në sofër, i thanë: -Po hamë dhe po pimë helm. Ai e futi dorën e tij në ushqim dhe tha: -Jeta ime pas jush është haram (nuk jetoj dot pa ju)… Buzëqesh.

- Në një shtëpi banonin disa fukaha, por shtëpia ishte e vjetër dhe tavani binte pjesë-pjesë. Një ditë erdhi pronari i shtëpisë për të kërkuar qiranë e shtëpisë. Fukahatë i thanë: -Ndreqe tavanin, se po rrëzohet për ditë!
Pronari tha: -Mos keni frikë, se ai e madhëron Allahun! I thanë ata: -Po, po, veç kemi frikë se mos po e kaplon frika e madhe ndaj Allahut e po bën sexhde!… Buzëqesh.

- Një herë Tufejli pa një grup njerëzish duke shkuar në një drejtim të panjohur dhe mendoi se po shkonin në restorant për të drekuar. Papritmas ata hynë te sulltani (udhëheqësi i shtetit) dhe ky hyri me ta, mirëpo ata që të gjithë ishin poetë, thurnin poezi në shenjë lavdërimi për sulltanin. Pasi përfunduan të gjithë, i erdhi radha këtij dhe i thanë: -Urdhëro, thuaj poezinë! Tha: -Unë nuk jam poet. E pyeten: -E, kush je ti? Ai tha: -Unë jam prej të gabuarve, për të cilët ka thënë Allahu: "Sa për poetët vjershëtorë, të gabuarit i ndjekin ata." (Esh-Shuara, 224) Qeshi sulltani dhe urdhëroi të shpërblehet edhe ai me një dhuratë… Buzëqesh.

- Në një gjykatë sollën një beduin për ta gjykuar për një krim që kishte bërë. Ai menjëherë bëri një ankesë dhe e ngriti te kadiu (gjykatësi) dhe i tha: "Ja! Merreni dhe lexoni librin tim!" Iu përgjigjën: -O beduin, ky është ajet nga Kurani dhe thuhet në Ditën e Kiametit. Beduini tha: -Dita juaj qenka më e keqe se dita e Kiametit! Të çuditur i thanë: -Pse ore? Ai u përgjigj: -Në Ditën e Kiametit merren parasysh të mirat dhe të këqijat e mia e ju sot morët parasysh vetëm të këqijat e mia dhe i latë ato të mirat… Buzëqesh.

- Kishte qenë Ebu Hanifja ulur dhe kishte zgjatur këmbët përpara vetes, ndërkohë hyri një "hoxhë" me shall dhe xhybe e me pamje prej intelektuali. Ebu Hanifja menjëherë i mblodhi këmbët në shenjë respekti ndaj tij. "Hoxha" e pyeti se kur është iftari. Ebu Hanifja iu përgjigj: -Kur të perëndojë dielli. Ai tha: -Po nëse nuk perëndon dielli gjer në mesin e natës?! Tha Ebu Hanifja:
-Tani i erdhi koha Ebu Hanifes t’i zgjatë këmbët!… Buzëqesh.

- Një psikopat kishte dhjetë gomarë. I hipi njërit prej tyre dhe i numëroi. Kur i numëroi, ishin nëntë gomarë. Zbriti prapë dhe i numëroi, dhjetë gomarë! Tha: -Më mirë për mua po eci, kështu që kam një gomar më tepër sesa të hipi e të humb një gomar. Eci aq shumë, saqë kur erdhi te fshati i tij gati u alivanos nga lodhja… Buzëqesh.


Marrë nga libri i Aid el-Karni "Ibtesim"
 
Titulli: Urtesi.

Mëso për të metat e tua


Ai i cili dëshiron të njihet me të metat e vetvetes, ka disa mënyra:

1. të kërkojë një shok besnik dhe mendjemprehtë, i cili e këshillon;
2. të përzihet me njerëzit, kështu që të keqen që sheh, ta urrejë;
3. të përfitojë edhe nga armiqtë, kur ata flasin për të.

Dhe në fund, mos harro se kur Allahu ia do të mirën robit të Vet, e bën të zgjuar në njohjen e të metave. E, kur ai njihet me gabimet e veta, përpiqet t’i evitojë.


Përktheu: Ulvi Fejzullahu
 
Titulli: Urtesi.

Shërimi i vetëmburrjes (vetëlavdërimit)


Ai i cili dëshiron ta ulë dhe ta mposhtë lartësimin e vetes para të tjerëve, duhet të mësojë katër gjëra. Ato janë:

1. اdo sukses dhe arritje duhet ta vlerësojë si dhuratë nga Allahu i Lartësuar. Kur rezultatet peshohen në këtë mënyrë, atëherë njeriu përpiqet ta falënderojë vazhdimisht Krijuesin dhe nuk vetëmburret.

2. Të shikojë çdo herë dhuntitë dhe begatitë e dhuruara nga Allahu i Lartësuar, se kështu ai do të jetë mirënjohës dhe nuk do të shfaqë mendjemadhësi.

3. Të ketë druajtjen e mospranimit të veprës; kur angazhohet me këtë, nuk shfaq qëndrime a sjellje prej mendjemadhi vetëlavdërues.

4. Të shikojë mëkatet e bëra më parë; nëse ekziston frika se të këqijat peshojnë më shumë se të mirat, atëherë e ka mposhtur vetëlavdërimin.

Dhe në fund, ta lusë Allahun që ta ndihmojë për realizimin e katër porosive të mësipërme.


Përktheu: Ulvi Fejzullahu
 
Titulli: Urtesi.

Një njeri ankohet për djalin e tij tek Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të

Kur Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ishte udhëheqës i muslimanëve, tek ai vjen një person dhe i ankohet për mosbindje dhe mosdëgjim nga ana e djalit të tij. Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, e thirri djalin dhe e qortoi për mosdëgjueshmërinë ndaj babait dhe i kujtoi obligimet e fëmijës ndaj prindit të tij.
Djali i tha: -O emir i besimtarëve, a nuk ka edhe prindi obligime ndaj fëmijës?
Omeri thotë: -Po, gjithsesi!
Djali pyet: -Cilat janë ato, o udhëheqës i besimtarëve?
Omeri thotë: -Së pari t`ia zgjedhë nënën, t`i japë emër të mirë, t`ia mësojë Kuranin...
Djali i thotë: -O udhëheqës i besimtarëve, babai im nuk e ka bërë asnjërën nga këto; nëna ime është një robëreshë që ka qenë te zjarrputistët, emri im ka kuptim të keq dhe nuk më ka mësuar nga Kurani as edhe një shkronjë.
Omeri iu kthye prindit dhe i tha: -Erdhe të më ankohesh për mosbindje të fëmijës, kurse ti para kësaj nuk iu binde atij. Kështu që ti u solle keq me të para se ai të sillet keq me ty.

Marrë nga libri: "Terbijetul Evlad fil Islam"
Abdullah Nasih Ulvan
Përktheu: Alaudin Abazi
 
Titulli: Urtesi.

Urtësi

-Kur linde qave, por të tjerët qeshën. Jeto në mënyrë të atillë që, kur të vdesësh, ti të shkosh i qeshur, kurse të tjerët të qajnë për ty.

-Shkenca e mëson njeriun se si të fluturojë në ajër si zogjtë dhe të notojë në ujë si peshqit, por njeriu pa besim nuk di si të jetojë në tokë.

-S’ka gjë më të rëndësishme për njeriun sesa falja e namazit dhe gjendje më të rëndë sesa dhënia e llogarisë para Allahut, por shumica e njerëzve para këtyre dy gjërave janë indiferentë.

-Besimi dhe namazi janë si dy binjakë. Duhej detyrimisht që njëri të dilte më parë në jetë dhe doli besimi.

-Për të mos rënë shpesh në gabime dhe si për rrjedhim për të mos ulur prestigjin tënd, mendo shumë, flit pak dhe mos harro kurrë të dëgjosh mendimet e të tjerëve.

-Kur njerëzit nuk më kuptojnë, kjo nuk më shqetëson. Unë shqetësohem me të vërtetë nëse nuk arrij t’i kuptoj njerëzit.

-Dije se çdo gjë ka frytin e saj dhe fryti i diturisë është afërsia te Zoti

-Lapsi thotë: “Mos më lër në duart e të paditurve”.

-Ai që e sheh çdokënd në fund të pusit është vetë në fund të tij.

-Ata që në jetën e tyre nuk kanë pasur sukses, ngushëllohen duke nënvlerësuar sukseset e të tjerëve.

Përgatiti: Almedin Ejupi
 
Titulli: Urtesi.

اfarë më mësoi jeta nën hijen e besimit -I-

1. Mësova se mendja është si ara, ku çdo ide që e mendojmë për një kohë të gjatë është njësoj si ujitja. S'ka dyshim se do të korrim vetëm atë që kemi mbjellë nga mendimet tona pozitive ose negative.

2. Mësova se në shkollë dhe në universitet mësojmë gjëra, pastaj ballafaqohemi me provime; kurse në jetë ballafaqohemi me provime, pastaj mësojmë gjëra.

3. Mësova se një bisedë e thjeshtë apo dialog i shkurtër me një njeri të urtë është si të studiosh një muaj.

4. Mësova se nuk është me rëndësi për ty se ku gjendesh tani, por me rëndësi është se për ku je nisur të shkosh.

5. Mësova se më mirë është për njeriun të ecë si breshkë në rrugën e vërtetë, sesa si një dre në rrugën e gabuar.

6. Mësova se shpesh humbja e betejës të mëson se si fitohet lufta.

7. Mësova se ekzistojnë shumë njerëz që kërkojnë dituri, por prej tyre pak janë të kulturuar.

8. Mësova se çelësi i dështimit është të mundosh kënaqjen e çdo personi që njeh.

9. Mësova se nuk duhet ta matësh veten me atë që ke arritur deri tani, por duhet ta matësh me atë që duhet të arrish në të ardhmen, duke krahasuar aftësitë e tua.

10. Mësova se njerëzit që më së shumti na dëmtojnë janë personat që u kemi dhënë gjithë besimin tonë, për arsye se, me njohjen e fshehtësive tona, ata i përdorin kundër nesh atëherë kur ne kemi mospajtim me ta, e kjo padyshim është tradhti.


Zgjodhi dhe përktheu: Alaudin Abazi
 
Titulli: Urtesi.

اfarë më mësoi jeta nën hijen e besimit -II-

1. Mësova se suksesi nuk është gjithçka, por ajo që kërkohet është dëshira për sukses.

2. Mësova se jeta i ngjan një ndeshjeje boksi, ku me rëndësi nuk është nëse i ke humbur të gjitha raundet, por e gjithë ajo që kërkohet prej teje është ta rrëzosh kundërshtarin me një goditje të fuqishme në disa sekonda dhe kështu të dalësh fitues.

3. Mësova se nëse njeriu dëshiron të ketë sukses, atëherë duhet të largohet nga personat që janë pesimistë, negativë, të mërishëm..., për shkak se nëse jemi larg tyre, konsiderohet më pak e dëmshme sesa po të jenë me ne. Pesimizmi, negativiteti, mëria (hasedi) janë sëmundje shkatërruese si kolera.

4. Mësova se ai që fiton një milion (euro) në vit nuk punon 1000 herë më shumë se ai që fiton 1000 (euro) në vit, fshehtësia është se si i punon mendja.

5. Mësova se personat e suksesshëm marrin vendime me shpejtësi dhe i ndryshojnë me ngadalësi, kurse personat e dështuar marrin vendime me ngadalësi dhe i ndryshojnë me shpejtësi.

6. Mësova se çdo gjë që shohim është e madhërishme në jetë, duke filluar nga ideja e çdo fillimi të vogël.

7. Mësova se çdoherë ekziston një rrugë më e mirë për të kryer një punë, ndërsa gjetja e saj është e domosdoshme.

8. Mësova se më mirë është për njeriun që të pendohet për atë që ka bërë, se të vajtojë për atë që nuk e ka bërë.

9. Mësova se puna e mirë është shumë më e vlefshme se fjala e mirë.

10. Mësova se njerëzit harrojnë shpejtësinë me të cilën e kryejnë punën, mirëpo kujtojnë formën e saj.

Zgjodhi dhe përktheu: Alaudin Abazi
 
Titulli: Urtesi.

اfarë më mësoi jeta nën hijen e besimit -III-

1. Mësova se njeriu nuk mund të jetë përparimtar përderisa të mos provojë gjërat me të cilat nuk është mësuar (të pazakonshmet).

2. Mësova se dështuesit gjithmonë thonë se suksesi është vetëm fat.

3. Mësova se pa vështirësi nuk ka realizim të ambicieve.

4. Mësova se njohuria nuk konsiderohet fuqi në kohën e shpejtësive, të internetit dhe të kompjuterit, por praktikimi i njohurive është fuqi.

5. Mësova se fati në jetë është një pikë që lidhet me parapërgatitjen e mirë dhe shansin që vjen.

6. Mësova se dështimi nuk është gjëja më e keqe në këtë botë, por dështim i vërtetë është të mos provojmë fare.

7. Mësova se ekzistojnë disa njerëz që notojnë në drejtim të anijes e disa të tjerë e humbin kohën duke e pritur atë.

8. Mësova se ekzistojnë dy mënyra për të pasur një ndërtesë të lartë; ose të shkatërrosh të gjitha ndërtesat që ke afër, ose të ndërtosh më të lartën nga të tjerët- zgjidh gjithmonë të dytën.

9. Mësova se njeriu nuk shkatërrohet kur humb, por kur tërhiqet.

10. Mësova se në këtë jetë nuk arrihet diçka e madhe pa vullnet.

Zgjodhi dhe përktheu: Alaudin Abazi
 
Titulli: Urtesi.

اfarë më mësoi jeta nën hijen e besimit -IV-

1. Mësova se ai që fiton është ai që është më i qëndrueshëm dhe që ka durim.

2. Mësova se buzëqeshja do të thotë shumë, por nuk na shpenzon asgjë.

3. Mësova se të gjitha zbulimet që i shohim tani, para se te zbulohen janë konsideruar si të pamundura.

4. Mësova se shikimi i gjërave të thjeshta, që shumica e njerëzve zakonisht i konsiderojnë si të pavlera, i bën disa njerëz të pasur.

5. Mësova se nëse kalon kohë të këndshme duke luajtur, atëherë ti je fituesi, edhe nëse ke humbur me rezultat.

6. Mësova se arma më e suksesshme që ka njeriu është koha dhe durimi.

7. Mësova se njeriu nuk duhet të mundohet të jetë njeri i suksesshëm, por të mundohet për të qenë njeri që ka vlerë, e pas kësaj suksesi vjen vetë.

8. Mësova se dështuesit janë dy llojesh: ata që mendojnë pa realizuar dhe lloji tjetër janë ata që realizojnë pa menduar.

9. Mësova se ata të cilët kanë guxim ta ballafaqojnë dështimin, janë ata që i përmbysin vështirësitë dhe arrijnë fitore.

10. Mësova se ai që ngjitet lart shkëlqyeshëm, përqendrohet në qëllimin e tij dhe nuk shikon poshtë për shkak se rreziqet i turbullojnë mendjen.


Zgjodhi dhe përktheu: Alaudin Abazi
 
Titulli: Urtesi.

Thënie të urta

Fudajl b. Ijadi ka thënë: “Kush kërkon një vëlla pa të meta, do të mbetet gjithmonë pa vëlla.”
Ebu Derda ka thënë: “Qortimi i vëllait është më i mirë sesa humbja e tij.”
Disa të tjerë kanë thënë: “اuditem me një njeri i cili qan për vdekjen e dikujt me lot e nuk qan për vdekjen e zemrës së tij me gjak.”
اudi më e madhe se kjo është që njeriu t’i shohë të metat e dikujt të mëdha, ndërsa ndaj të metave të veta është i verbër.
Kanë thënë disa selefë: “Nëse dëgjoni muezinin duke thënë “Hajalesalah (ejani në namaz)” e nuk më shihni në saf, më kërkoni në varreza (të vdekur).”
Nuk është rrezik në kohën e teknologjisë që të zbulojmë mjete të cilat mendojnë si njeriu, por rreziku më i madh është që të ekzistojnë njerëz të cilët mendojnë si ato mjete.



Përgatiti: Shaban Murati
 
Titulli: Urtesi.

Dashuria për dynjanë është larg dashurisë për ahiretin

"Ai që e njeh dynjanë do të largohet prej saj, ai që e njeh ahiretin do ta dëshirojë me gjithë zemër atë, e ai që e njeh Allahun do të dëshirojë vetëm kënaqësinë e Tij."

Ahmed ibn Ebi el Hauari

“Do të rehatohet ai njeri që ka hequr nga zemra dashurinë për këtë dynja, sepse nëse zemra boshatiset nga dashuria e kësaj dynjaje do të hyjë zuhdi në të dhe nëse hyn zuhdi do të pasohet nga grada e teuekulit tek Allahu.”

Ebu Hamza el Bagdadij el Bezaz

“Dallo midis asja që jep dhe që merr, se nëse ajo që të japin është më e dashur për ty, atëherë ti je i dashuruar pas kësaj dynjaje. E nëse ajo që ti jep është më e dashur për ty, atëhere ti je i dashuruar pas ahiretit.”

“Punova me Kuranin njëzet vite derisa e dallova dynjanë nga ahireti dhe këtë e thotë Allahu në ajetin e Kuranit: “اdo gjë është kënaqësi e jetës së kësaj dynjaje dhe bukurive të saj, ndërsa ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe e përjetshme.”

Shekijk el Belhij



Përgatiti: Erion Sula
 
Titulli: Urtesi.

Fshehtësia e asketizmit

I është thënë Hasan el Basriut: “Cila është fshehtësia e asketizmit (zuhdit) tënd në këtë botë?"

Tha: “E kam ditur që rizkun tim nuk mund ta marrë askush dhe mu qetësua zemra në të.

E kam ditur që punën time nuk e kryen askush dhe fillova të punoj.

E kam ditur që Allahu është i njohur për çdo gjë dhe u turpërova që ta takoj Atë me mëkate.

E kam ditur që vdekja më pret dhe u përgatita për takimin me Allahun.”



Përgatiti: Shaban Murati
 
Titulli: Urtesi.

Zemra-vendi i së keqes dhe i së mirës

“Errësirat e zilisë ndalojnë depërtimin në zemër të nurit të largpamësisë.”

Ebu Abaz el Kasim Sejarij



“Ankesat dhe zemërngushtësia vijnë nga njohja e paktë e Allahut të Lartësuar.”

Ebu Muhamed Sheranij



“Ai që e ruan zemrën e tij me Allahun nëpërmjet sinqeritetit, Allahu do t’i dhurojë urtësi në zemrën e tij.”

Ebu Abaz el Kasim Sejarij



Përgatiti: Erion Sula
 
Titulli: Urtesi.

Për mbështetjen tek Allahu

“Mbështetja tek Allahu është e plotë kur zemra jote është e qetë në premtimin që ka dhënë Krijuesi.”

Shekijk el Behlij



“Të mbështeturit tek Allahu është të mos njohësh sebepet, por Krijuesin e sebepeve.”

Ruejm bin Ahmed el Bagdadij



“Mbështetja tek Allahu është qetësia e zemrës për tek Allahu.”

Ebu Turab Nehshebi



Përgatiti: Erion Sula
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top