Urimi Makaber!!!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Nga Redi Shehu

Më kanë bërë përshtypje disa foto të një grupi vajzash të vogla izraelite të cilat shkruanin mbi predhat e ushtrisë së tyre, përshëndetjet e veta për fëmijët palestinezë dhe arabë në përgjithësi.

Kemi parë e lexuar pothuaj për të gjitha llojet e luftrave, por ky konflikt mëse 60 vjeçar ne mës palestinezëve autoktonë dhe kolonizatorëve hebrenj, karakaterizohet nga një konfliktualitet gjenetik.

Vajzat e vogla izraelite të cilat shkruanin urimet e tyre mbi predha, rriten si bartëse të një epidemie diskriminimi dhe nënçmimi ndaj një popullsie tjetër e cila merr përmasa tragjike kur ky brez merr pushtetin.

Për analogji mund të mendojmë se edhe udhëheqësit izraelitë ndër dekada, kur ishin fëmijë, shkruanin urimet e tyre për bashkëmoshatarët arabë ndoshta mbi tanket apo helmetat e atëhershme sioniste. Më tragjik mund të jetë fakti se brezi i parë i fëmijëve të pushtuesve sionistë të Palestinës më 1948-tën, të kenë pasur gjasa që t’i shkruanin urimet e tyre mbi predha ende pa dalë mirë nga kampet naziste të përqëndrimit në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.

Një brez i rritur dhe familjarizuar me shkeljen, përdhunimin, gjakosjen e tjetrit. Një edukatë morale gjoja patriotike që u mëtohet fëmijëve për të garantuar një vazhdimësi ndër breza të kasaphanës. Një brez që rritet duke nënçmuar Barbie-n dhe adhuruar predhat.
shkrimmbipredhe3.gif

Nga ana tjetër, po aq përshtypje më bëri një foto e katër vajzave të vogla palestineze, të cilat qëndronin të ulura në gjunj duke vështruar të katërtën, shoqen e tyre të lodrave e cila qe shtrirë e pajetë para tyre.

Shprehja e fytyrës së vocrrakeve për “habi” kishte tjetër domethënie krahasuar me vajzat izraelite që shkruanin plot gaz e hare predhat mizore nën blicin e ushtarëve të kënaqur hebrenj.

Keto vocrrake-viktima përfaqësojnë një brez që rritet e familjarizohet me vdekjen cila tek ata transformohet në të kundërtën e saj, në një lindje mbi të gjitha shpirtërore.

shkrimmbipredhe2.gif

Sa do të dëshiroja që vocrraket e të dy palëve të takoheshin dhe të shikonin njëra-tjetrën në sy. Që palestinezet e vogla t’i tregonin se sa mirë e bukur kishte mbërritur mesazhi i tyre dhe sa shpejt ai ia kishte shkatërruar ëndrrat. Do të doja të takoheshin që vajzat izraelite të shikonin të shtrirë vocrraken palestineze, mbështjellë me flamurin kombëtar, dhe të kuptonin përtej librave të shkollës, çdo të thotë të jesh heroinë që fëmijë.

Këto foto janë përgjigje për gjithë ata të cilët duan ta konsiderojnë konfliktin një shans të mirë për të bërë karrierë diplomatike, janë përgjigje edhe për ata të cilët mendojnë se konflikti është thjesht dominim territoresh.

Kënaqësia me të cilën vajzat izraelite firmosin urimet e tyre mbi predhat, të lë të kuptosh se ata janë të sigurta se po bëjnë gjënë e duhur. Një luftë që fillon që në fëmijëri dhe kjo jo me pushkë uji por me predha reale të kalibrit të rëndë. Edhe ata pilotë apo komandantë që bombardojnë Gazën sot, kanë qenë fëmijë dikur dhe masakrimi i civilëve, bombardimi i shkollave, spitaleve nuk është gjë tjetër veçse materializimi makabër i një ëndrre apo urimi të fëmijërisë.

shkrimmbipredhe1.gif

Tek sheh këta fëmijë në pozicione të ndryshme, njëri dërgues i urimit dhe tjetri marrës i tij, shpresa për paqe dhe pushim të konfliktit bëhet gjithnjë dhe më e zbehtë. Ky nuk është një konflikt fotosh as edhe funeralesh, këto të fundit janë vetëm pasoja. Konflikti mund të fillojë të zgjidhet kur vogëlushet izraelite ta mësojnë se pse bashkëmoshataret e tyre arabe enden këmbëzbathura kampeve të refugjatëve në Jordani e gjetkë. Kur të mësojnë se vendi përditshëm ku ata luajnë, është ish-shtëpia e një palestinezeje të vogël që sot për kukulla ka djegoret e predhave, për nënë komshien e babë Hamasin, për shkollë një gropë krateri dhe për shtëpi qiellin e hapur.

Sot urimi i vocrrakeve palestineze për ato izraelite, është vetëm një kërkesë e thjeshtë: “ ju lutem mos na dërgoni më urime”. Ato as nuk po kërkojnë që tua kthejnë prindërit, as vendin e lodrave, as shkollën apo kopshtet, sot, ata thjesht i kërkojnë që të mund të jetojnë....

shkrimmbipredhe4.gif
 
Titulli: Urimi Makaber!!!

qafira mo qka pritet prei tyre ;)
 
Titulli: Urimi Makaber!!!

si kuptoj keta njerez
 
Titulli: Urimi Makaber!!!

Pse nuk na tregon me mire Redi se cfare shkruhet ne ato """ pershendetje """ sa na mbushi faqen me teori personale ??? Ndoshta gjithcka mund te kete kah tjeter ????

ps. fcbesia ... dergo linkun ku e more shkrimin , se qenka shume interesant
 
Titulli: Urimi Makaber!!!

Cfare shkruajne keto vogulushe....

Nuk mendoj se keta femije kane shkruar : "Uroj qe kjo predhe te bie ne krevatin tend kur fle gjume" ....
 
Titulli: Urimi Makaber!!!

Artikulli nuk mund mos japi ngjethje ne te dyja rastet: qofte shpikje e shpifur e personit qe e ka shkruar, qofte realitet ajo qe ai thote!
 
Titulli: Urimi Makaber!!!

No Coment..
 
Titulli: Urimi Makaber!!!

far logjike t'lodht keni bre ? phaaaaa


mas pari femija te afrohet atyre predhav nuk bon hiqq e dyta ato predha po e goditin Palestinen dhe po vrasin femi tjetra edhe nese nuk shenon aty hiq urime per femit e palestines logjikisht eshte ky send thjesht nje femi afer atyre predhav duke shenu dhe ato predha duke vra femi palestinez .. po logjika e dobt e bon te veten ;)
 
Titulli: Urimi Makaber!!!

far logjike t'lodht keni bre ? phaaaaa


mas pari femija te afrohet atyre predhav nuk bon hiqq e dyta ato predha po e goditin Palestinen dhe po vrasin femi tjetra edhe nese nuk shenon aty hiq urime per femit e palestines logjikisht eshte ky send thjesht nje femi afer atyre predhav duke shenu dhe ato predha duke vra femi palestinez .. po logjika e dobt e bon te veten ;)

Mbaj mend qe ne '97 ne Shqiperi, parrulla te tilla perdoreshin per te mbyllur luften civile jo per ta shtyre me shume!

Prandaj nese do te flasesh per arsyje te kufizuar, numero deri ne 10!
 
Titulli: Urimi Makaber!!!

Mbaj mend qe ne '97 ne Shqiperi, parrulla te tilla perdoreshin per te mbyllur luften civile jo per ta shtyre me shume!

Prandaj nese do te flasesh per arsyje te kufizuar, numero deri ne 10!




mos mi krahaso shqiptaret me izraelit pash zotin .. sjem duke fol per shqiptar po per izraelit qe dallimi shpirtror dhe njerzor dallon shum
 
Titulli: Urimi Makaber!!!

No comment!
 
Titulli: Urimi Makaber!!!

mos mi krahaso shqiptaret me izraelit pash zotin .. sjem duke fol per shqiptar po per izraelit qe dallimi shpirtror dhe njerzor dallon shum

Cila eshte njesia matese e dallimit shpirteror??

Te pakten edhe une injorantja do mesoj te bej dallimin!
 
Titulli: Urimi Makaber!!!

Cila eshte njesia matese e dallimit shpirteror??

Te pakten edhe une injorantja do mesoj te bej dallimin!



po nje gje te till qfar po ben izraeli me palestinen qe po mbyt femi e gra , shqiptaret ne pergjethsi sdo mund ta benin ka edhe asi edhe te shqiptaret por jan te pakt ndoshta ti je por p.sh un sjom dhe sdo mund te ja beja ket gje asnje populli sidomos ne femi e gra , edhe jam me mendimin qe shumica e shqiptareve sdo e benin ket send . kurse izraelitet 80 % apo ma shum e deshirojn ket qfare ben ushtrija e tyre ;) me kaq mjafton ;)
 
Titulli: Urimi Makaber!!!

Sa idiotesira , cfare nuk po shohim e nuk po degjojme
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top