Ura zhduket brënda 3.5 sekondave (Video)

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Ura “Fort Steuben” ka qënë e vjetër 83 vjet, ndërsa për qarkullim për shkaqe sigurie është mbyllur para tre vjetëve. Autoritetet kanë vendosur për zhdukjen e tërësishme të kësaj ure.

Vetëm disa shpërthime të vogla kanë mjaftuar që kjo urë e vjetër mbi lumin Ohio, tërësisht të zhduket.Policia, për shkaqe sigurie, ka bllokuar tërë rajonin përreth, ndërsa ura është shembur ditën e djeshme, në orët e mëngjesit.

Në fotografitë dhe video incizimin ndëgjohet dhe shihet se sa mirë është përpunuar demolimi. Në veçanti është interesante xhirimi i ngadalsuar, në të cilin shihet qartë zhvillimi i shpërthimit.

Ura që ka lidhë Steubenville dhe Wirton, ka qënë e gjatë 381 m, ndërsa për demolimin e sajë, sipas shkrimeve të mediave amerikane, janë shpenzuar mbi 2 milion dollarë.

Para disa kohësh, në qytetin amerikan Houstonu, është shembur një ndërtesë prej 20 katësh, e cila brënda 20 sekondave është shëndërruar në një grumbull pluhuri.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top