Unë shqiptarja, që udhëheq bashkinë amerikane

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Flet shqiptaro-amerikania Konstantina B. Lukes, kryetarja e bashkisë së Usterit, një qytet në SHBA, tipik i bashkëjetesës së emigrantëve nga vende të ndryshme të botës. Shqiptaro-amerikania Konstantina B. Lukes, e cila prej gati dy vitesh drejton bashkinë e ثorcester (Uster-it), thotë në intervistën e saj se “Usteri është një vend i mundësive për emigrantët”, por, shton ajo, “emigrantët duhet të mbajnë të gjalla traditat e tyre” Prej gati dy vitesh bashkia e një prej qyteteve më të rëndësishme të Massachusetts (Masaçusets-it) të SHBA-së, Qorcester (Uster-i), drejtohet nga shqiptaro-amerikania Konstantina B. Lukes, avokatja mbi të gjashtëdhjetat, me një karrierë 30-vjeçare në fushën e drejtësisë. Takimi me Kryetaren e Bashkisë së Usterit, u mundësua në një orar të përpiktë, por në çastet që pritjet si zakonisht i lënë vendin njëra-tjetrës, dy grupe befën në paradhomë. Të parët ishin dy vajza të vogla me gjyshen e tyre që, pasi përfunduan një vizitë në ndërtesën e bashkisë, fiksuan dhe një kujtim në fotografi me Kryetaren e qytetit të tyre. Ndërsa ato po largoheshin, grupi në pritje i studentëve të shoqëruar nga një punonjëse e personelit benë prezantimin e tyre të shpejtë për orët praktike të një trajnimi në administratën e bashkisë.

Znj.Kryetare. A mund të na tregoni se çfarë ndryshimi kanë dy vitet e drejtimit tuaj nëse ne krahasojmë vitin kur ju zëvendësuat largimin para kohe të kryetarit paraardhës, Tim Murray, dhe këtë vit që ju vini nga zgjedhja me votë te drejtpërdrejtë?

Sapo mora detyrën, vazhdova rrugën e projekteve të nisura më parë dhe që duhet të përfundojnë. Më i madhi ndër ta është ai i sheshit të qytetit me vlerë 92 milionë dollarë. Kjo punë pra nisi me kryetarin e mëparshëm dhe tani ndodhet në fazën më delikate për zgjidhjen e çështjeve të pronësisë, tregut të banesave dhe ajo që do të duket konkretisht do te jetë pas dy-tre muajsh. Ndër të tjera, vëmendja është përqendruar në punën dhe bashkëpunimin me brezin e ri (rininë e qytetit), me probleme të kulturës, të artit, të mjedisit etj. Në zyrën time periodikisht vendosen ekspozita vetjake figurative të artistëve vendas. Tani p.sh janë punët e një oficeri te zjarrfikësve të qytetit. Kur mora drejtimin e bashkisë më shkoi në mendje që të respektonim një nga penat e spikatura të poezisë së qytetit, poeten Loria, e cila mbushi 92 vjeç... Pra herë-herë ne duam të njohim dhe të zgjerojmë vlerat që ndodhen mes nesh. Shumë ngushtë me funksionet e zyrës së bashkisë ne shohim dhe tërheqjen pranë qeverisjes së brezit të ri... Rinia këtu përfaqësohet me organizime nga më të ndryshmet. Ne u realizojmë atyre takimet javore për çdo të premte. Ata si të rinj mund të bashkëbisedojnë dhe të shkëmbejnë mendime me udhëheqës politikë, me administratorë, etj. Enkas në faqen e internetit janë të përfshira rreth 60-të organizata rinore, të cilat ofrojnë shërbimet e tyre. Ne gjithashtu po e shohim se çështjet që kanë të bëjnë me rininë, artin, kulturën dhe mjedisin janë bërë shumë të ndjeshme, ndaj dhe ky bashkëpunim është i frytshëm. Përsa i përket mjedisit në këtë kohë kur ne po përjetojmë fenomene të krizës energjetike, duket se gjithçka në jetën e përditshme është e ndërthurur. Pra, ne shohim se më shumë se kurrë na nevojiten ide dhe veprime të matura që kanë të bëjnë me ruajtjen e burimeve dhe rezervave energjetike, me zbulimin dhe gjetjen e rrugëve të reja të shfrytëzimit të energjisë, me ndërtimet e banesave dhe sipërmarrjeve ekonomike, me kodin e gjelbër, etj. Pikërisht për të tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë gjatë tetorit të kaluar këtu në Uster u mbajt një konferencë mbi “Ndryshimin e Klimës”.
Strategjitë e reja mjedisore po gjejnë zbatime dhe ato duhet të mbështeten... Qyteti i Usterit ndjek një kontrast të madh për sa i përket çështjes së mjedisit. Dikur këtu ka qenë një përqendrim i madh i industrisë. Vitet e fundit teknologjia dhe prirjet e prodhimit janë eksportuar në drejtim të Evropës dhe Azisë. Kemi një rënie të theksuar të fuqisë punëtore dhe tani qe vlera e dollarit është në rënie po vihen re nisma të vogla e të mesme prodhuese. Pikërisht përballë këtij ndryshimi ne na nevojitet për të vepruar me kujdes për t i trajnuar njerëzit me kërkesat e mbrojtjes së mjedisit. Paralelisht kemi qëndrueshmëri në rritjen ekonomike përmes çeljes së vendeve të reja të punës dhe mbrojtjen e mjedisit. Kur flasim për rritjen ekonomike prirjet e qytetit të Usterit janë zhvillimet e industrisë bioteknologjike. Këtu kemi 9 qendra universitare si dhe katër të tjera pranë qytetit, të cilat përqendrojnë një popullsi prej rreth 30 mijë studentësh. Ata në harkun e pak viteve studiojnë dhe do të diplomohen. Ky tregues flet për atë që Usteri ka një profilizim të qëndrueshëm dhe punësim drejt fushës së arsimit dhe shërbimeve. Në të njëjtën kohë synimi ynë është që studentët e diplomuar të qëndrojnë këtu.
Usteri është një qytet tipik i bashkëjetesës së emigrantëve nga vende të ndryshme të botës. Këtu fliten mbi 80 gjuhë të huaja, kryesisht në shkolla. Pra për mua si kryetare e Bashkisë nuk është e pazakontë që të marr pjesë në festat e shënuara apo ditët e pavarësisë për nder të Liberisë, Ganës, Indisë etj... ashtu sikurse mezi po pres Nëntorin e ardhshëm për të valëvitur në ndërtesën e Bashkisë flamurin shqiptar. Për këtë festë unë kam filluar të përgatitem që tani...

Besoj se festimeve shqiptare iu shtua këtë vit edhe dita e Pavarësisë së Kosovës në muajin shkurt. Pra më duket se do të kemi dy festa?

Po, është e vërtetë, ne e kujtuam këtë vit dhe më duket se është mirë që ne si shqiptarë do të kemi dy festa për të kujtuar në dy skajet e vitit, në Shkurt dhe në Nëntor...Arsyeja që ky qytet ka një larmi të madhe emigrantësh është dhe një pikë e fortë e jona për të kujtuar çdo festë të çdo vendi dhe të njihemi me kulturat e tyre. Ne na duhet të jemi në çdo kohë të përgatitur dhe të japim informacione paraprake se çfarë do të ndodhë në ditët dhe javët që vijnë…. Në mbledhjet e Këshillit Bashkiak vizitorët janë të pranishëm kurdoherë. Ata shohin dhe marrin pjesë si të thuash në procesin e ushtrimit të qeverisjes dhe të zbatimit të demokracisë. Para se të bëhesha kryetare mora pjesë në disa konferenca që lidheshin me çështjet e qeverisjes qendrore dhe vendore. Shumë nga kolegët e krahasonin Usterin me qytetet e mëdha, me qendra që kanë shumë epërsi dhe shpesh këta kolegë me shaka më propozonin mua shkëmbimin e posteve me qytetet e tyre. Usteri ka mjaft vlera dhe burime njerëzore…Këto anë më bëjnë mua që t i theksojmë sa duhet ato pasi ato vijnë nga bashkëjetesa e shumë etnive. Qytetarët tanë e kanë si të thuash këtë pronë, por ne na duhet ta theksojmë më shpesh në mënyrë që të forcojmë njohjen dhe këto të mos harrohen.

Gjatë intervistave shumë pyetje që ju drejtohen, theksojnë atë që juve jeni një grua dhe se jeni vajza e emigrantëve shqiptarë. Si i prisni ju këto?

Të tilla kontakte më rikujtojnë atë që unë jam një fëmijë emigrantësh që kam lindur në këtë vend. Edhe në kontaktet që kam me të tjerë qytetarë kjo më lë të kuptoj se edhe ata jetojnë në të njëjtin vend ku mundësitë për t i arritur qëllimet që i vënë vetes janë të njëjta... . Ne kemi shumë shqiptarë të sapoardhur vitet e fundit nga Shqipëria dhe Kosova dhe do të duhet kohë që ata të arrijnë të pozicionohen profesionalisht në karrierën e tyre, por do të jenë fëmijët e tyre që do të njohin më mirë shoqërinë. Fëmijët e shkolluar do të mund të arrijnë sukseset e tyre në jetë e madje do të konkurrojnë në poste dhe zyra drejtuese, si kryetarë bashkie, presidente etj... Kjo ndodh sepse ata janë siç përmenda më parë në vendin e mundësive. E rëndësishme është të kuptuarit se kur dhe ku ju duhet ta përdorni këtë mundësi.
Ju keni qenë e pranishme në shumë takime që shqiptarët zhvillojnë në Uster si p.sh Festivali i vitit të kaluar, Festa e ceremoni të Kishës Ortodokse Shqiptare “Fjetja e Shën Marisë”, ceremoninë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe marrjen e ftesës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, organizuar nga shoqata “Kombi”, etj...

Pra si i ndjeni ju këto çaste mes bashkatdhetarëve?

Unë jam rritur mes komunitetit shqiptar. Mund t ju them se asgjë nuk më duket e re ose ndryshe. Mua më kujtohet se si prindërit e mi më rritën me tradita dhe kulturë nga vendlindja e tyre, të cilat do t u a përcjell nipërve dhe mbesave të mia. Këtë besoj se secili nga ne si emigrant e ruan. Vlerat nga ne vijmë, traditat dhe kultura pavarësisht se ne hyjmë në jetën amerikane ato ne mund t i bëjmë për vete, ne mund t i bëjmë që të dyja të suksesshme në jetë.
Më duket me vend ndoshta t ju pyes se si brezi i ri i emigrantëve, (pas viteve 90), mund të bashkëpunojë me ata shqiptaro-amerikanë që janë vendosur shumë më herët këtu.

اfarë vihet re dhe ç mund të bëhet?

Ju e dini se këtu kërkohet një periudhë përshtatjeje. Disa prej nesh e kalojnë lehtë dhe disa të tjerë jo. P.sh. për t u përshtatur në një mjedis të ri që na rrethon e me të tjera rregulla dhe sjellje, ne shpesh i shohim rezultatet e kësaj përshtatjeje tek ajo se si femijët e vegjël reagojnë e sillen. Ju duhet të vini re se ndonjëherë fëmijët “rebelojnë” ndaj prindërve, traditave dhe vlerave.... Unë mendoj se ky “rebelim” mund të zbutet dhe të mbetet i dobët e i përkohshëm. Të arrish e të kuptosh mirë gjithçka që prindërit kanë mësuar e fituar si përvojë gjatë jetës së tyre.... pra edhe si emigrantë ata kanë sjellë me vete një pjesë të kulturës e traditave të vendit të tyre. Kultura, arti, ushqimi, muzika, vallëzimi dhe anë të tjera shpalosen këtu fuqishëm në takimet e gjera mes emigrantëve si në rastin e festivaleve, koncerteve, veprimtarive në kishë, etj... Këto duhen mbajtur të gjalla nga të gjithë ne. Atë që me të vjetrit kanë sjellë dhe atë freskim që bëjnë të sapo ardhurit këtë ne po e vëmë re me shqiptarët e Usterit. Gjithë këto veprimtari i mbledhin më afër njerëzit me njeri-tjetrin dhe i zbusin diferencat. Më e rëndësishmja më duket se është puna me fëmijët e emigrantëve të sapo ardhur, ata janë brezi që do të ruajnë dhe do të pasurojnë gjithë trashëgiminë kulturore të prindërve.

Si mund t ju ndihmojnë shqiptarët që jetojnë këtu?

Unë mendoj se është mënyra më e mirë për të kuptuar se si ushtrohet në Amerikë qeverisja. Dikush që kërkon të drejtojë këtë zyrë ka nevojë për ndihmë. Ata që ofrojnë këtë ju ndihmojnë juve dhe po kështu për veten e tyre kuptojnë e mësojnë se si mund ta bëjnë këtë edhe për veten e tyre, pra kur një i afërm i familjes, mik apo shok do të konkurrojë në të ardhmen. Këto janë përvoja dhe mësime që juve ju duhen edhe për jetën tuaj... اdo pjesëmarrje në mënyrën se si behet qeverisja është jashtëzakonisht e vlefshme për këtë vend. Unë kujtoj veten time dhe prindërit dikur. Ne ndodheshim këtej dhe të ndarë nga të afërmit tanë që ishin të izoluar e të mbyllur në Shqipëri. Ishte e vështirë të shkruaje dhe një letër. Unë jam rritur dyshuese për sa i përket pushtetit dhe qeverisjes. Atë që pashë se çfarë ndodhi me Shqipërinë kur kufijtë u mbyllën dhe askush s mund të ngrinte zërin kundrejt qeverisë pasi përfundonte në burg, kjo ishte një anë që më bëri të ballafaqohem këtu me qeverisjen e shtetit tim ku si qytetar ti mund të pyesësh, të kritikosh, të kërkosh të drejtën dhe të marrësh pjesë në qeverisje... të këmbëngulësh edhe nëse mund të humbasësh. Kjo ishte e kundërta me çfarë ndodhte në Shqipërinë e izoluar. Kjo të bën të shohësh se si ndryshon cilësisht jeta. Tani ne jetojmë ndryshe nga atëherë, njerëzit lëvizin e komunikojnë lirisht, udhëtojnë dhe presin njerëz, flasin në telefon çdo ditë, etj., gjëra që më parë nuk i çoja ndërmend. I vlerësoj shumë këto. Puna e Kryetares së Bashkisë është si të thuash një pritje dhe komunikim me njerëzit. Kur kjo ndodh atëherë gjerat ecin përpara. Nëse njerëzit nuk vijnë atëherë diçka tregon se nuk shkon mirë.

Gjatë këtyre dy viteve a mund të nënvizoni disa nga arritjet tuaja si drejtuese dhe ekipin që ju mbështet?

Arritjet tona konsiderohen gjithnjë në rrugë e sipër. Ato kanë të bëjnë me mënyrën se si kjo zyrë drejton, me vendin që ajo zë në qytetin e Usterit dhe mes qytetarëve të tij. Asnjëherë nuk them se problemet e mprehta zgjidhen menjëherë. Shpesh ato duan kohë, madje dhe muaj. Një projekt që ka filluar duhet të vazhdojë. Kështu p.sh ai i Qendrës së Qytetit nisi me Kryetarin paraardhës, do të vazhdojë me mua dhe do të duhen disa vite të tjerë që ai të kurorëzohet. Ne që tani drejtojmë duhet të jemi të sigurt që ai të vazhdojë me seriozitet, në afatet kohore, sepse ai është vlerësuar financiarisht dhe kjo kërkon efikasitet. Të tilla çështje si dhe të tjera janë pra projekte në zbatim dhe kur ato të përfundojnë, ndoshta i bie radha ndonjë tjetri kryetar për ta përuruar.
Puna bëhet dorë pas dore dhe fatin për të fituar ca pikë më shumë e ka ai drejtues që është në fuqi gjatë asaj kohe. Për mua ka rendësi të punoj fort dhe të çoj ku dhe kur duhet punën e nisur. Nëse unë nuk e arrij këtë, atëherë janë njerëzit ata që nuk harrojnë për premtimet e bëra. Pra duhet gjithnjë kujdes, korrektësi dhe vëmendje.
Konstantina B. Lukes, nga avokate e çështjeve të familjes në kryebashkiake të Usterit
Konstantina B. Lukes, e cila njihet ndryshe si Koni Lukes, është përfaqësuese e Partisë Demokratike dhe drejton bashkinë e qytetit të Usterit që prej 13 janarit të vitit 2007, kur ajo zëvëndësoi në këtë post Tim Murray, i cili u zgjodh zv/guvernator i shtetit të Masaçusetsit.
Lindur dhe rritur në ثaterbury, Connecticut (Uotërbëri të Kënektikatit), vajza e emigrantëve shqiptarë Konstantina mori mësimet në shkollat publike të atij qyteti si dhe punoi në restorantin e familjes. Koni Lukes u diplomua për drejtësi në Simmons College dhe në University of Connecticut School of Laë. Ky drejtim e bëri Konin që të zhvillojë zyrën ligjore private dhe karrierën e saj për mëse 30 vjet, duke mbuluar kryesisht çështje të familjes, divorcit, mbrojtjen ligjore dhe ligjet mbi pronësinë e banesave.
Si veprimtare në Shërbimin Publik ajo ka punuar në qytetin e Usterit prej shumë vitesh e lidhur kryesisht me Komisionet e Këshillit për çështjet e Gruas dhe të Arsimit të qytetit dhe që prej viteve 90 është një kandidaturë e spikatur në raundet zgjedhore të pushtetit vendor. Në vitet 2004-2006 ajo ishte zv/kryetare e Këshillit të Qytetit të Usterit dhe Kryetare e Bashkisë. Koni është e para femër që gëzon popullaritet të gjerë duke marrë shumicën e votës së zgjedhësve. E martuar me avokatin James J. Lukes, ka nje djalë, Peter Lukas,gjithashtu avokat.
Në këtë periudhë të drejtimit të bashkisë së Usterit ajo thotë se asnjëherë nuk mund të veçojë detyrën e Kryetares së Bashkisë nga jeta personale. “E lë zyrën dhe asgjë nuk fiket si me çelës. Që sa nis të shkoj në shtëpi apo do të dal në pazar për shpenzime, do të shkoj diku apo në park për një koncert etj,... unë përsëri jam kryetare”, thotë ajo,duke nënvizuar se posti i kryetarit kërkon shumë angazhime.
Megjithatë nuk përjashton mundësinë dhe të një mandati të dytë kur e pyet nëse do të konkurrojë për një periudhë të dytë. “Ka mundësi dhe për një herë të vetme të paktën”, thotë ajo, ndërsa nuk ngurron të thotë se po sheh dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen me ndonjë bashki të Shqipërisë.
Ndërsa kur i kërkon shpjegimin se përse në takime me shqiptarët përmend shpesh dy shprehje në shqip “Të mos të turpërohemi!” dhe atë që “...ne shqiptarët bëjmë histori”, përgjigjet se “… është një çështje sedre. Këto janë disa motive që më shtyjnë në punën time. Gjithçka që bëj duket se është e matshme me ato mendime që më kanë rritur mua dhe më kanë edukuar prindërit e mi. Di të them që tani unë jam shpirtërisht e përgatitur (në shqip), se : - “një tjetër shqiptar do të vijë pas meje në këtë detyrë”.

MAY Lukes Profile
Ballkan​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top