Unakofliktet dhe Shqiptari.

orakulli

Anëtar i Respektuar
E kisha shkruajt per post,por me pas e pashe te arsyeshme ta ktheja ne teme.Kush do te deshiroje le te pjesmarri,por me nje kusht;Duhet te lexoj temen me kujdes nga fillimi ne fund.
Unakonfliktet ndodhin kur pjesmarresi ne te e shikon “fitoren” ne nje debatokonflikt si gjeja me kryesore, me qellim mbajtjen lart te imazhit qe ata mbivleresojne per vetveten.Unet e shikojne konfliktin si nje gjykim se kush jane ata,çfare ata jane,sa te afte dhe kompetent ata jane,sa fuqi me shume kane etj.Nese “humbasin” ata kujtojne se u bie vlera ne syte e tjereve,se u çnderohet dhe u ulet figura qe ata vetemendojne si “superiore” ne raport me te tjeret.

“Fitorja” eshte qellim i vetem i kenaqesise se tyre.

Diskutimi i fakteve ose vlerave prej Uneve zhvillohet ne kendveshtrimin personal te drejperdrejte duke thene ose shkruajtur qellimisht,jo rastesisht,per te bere dike tjeter me pak efektive,te besueshem,autoritetativ,te nderuar,te respektuar ose te suksesshem.

Dike mund ta preki p.sh. autoriteti,fama dhe shqiptariteti i Gjergj Kastriotit.Por kjo perben nje problem per te,famen e tij,autoritetin e tij,shqiptaritetin e tij dhe aspak per Gergj Kastriotin e ate qe eshte vendosur njehere e mire ne percaktimin e tij.Problemi fillon kur ai merr penen e shkruan kunder kesaj figure.Po keshtu edhe marrja e penes kunder e per Nene Terezen,po keshtu dhe per gjuhen shqipe,po keshtu dhe per historine e shqiptareve,po keshtu Politiken shqiptare,po keshtu edhe per Fete dhe shqiptaret….Ne Shqiperi me mundonte ky nivel qe nga forma Plasari e deri ne formen katundari.

Dike tjeter,ne anen tjeter,mund ta shqetesonte (mendoj se normalisht duhet te shqetesonte cdo shqiptar),ose ta kenaqte, kthimi sot ne greke nen mbulesen e homogjinizimit te minoretareve edhe te shqiptareve,te cilet nen ushtrimin e nje presioni ekonomik,policor,uashtarak,shteteror,fetar prej korporativit grek sotashti sic ka ndodhur edhe me pare nen Romake,greke,e Turq,kane nderruar nderrojne emra e mbiemra,behen çobane e minoretare,sic jane bere dikur ortodokse e myslymane pa qene kurre ndonjehere te tille,ne asnje brez,ne asnje shekull,ne asnje rast dhe me erendesishmja pa e dashur kur me shpirt kete konvertim..Por ketu ne Forum,nuk eshte vendi per ata qe jane te kenaqur me poshterimet dhe gjenocidin qe u jane bere shqiptareve.Ata e kane vendin dikuuuuuuuuuuu tjeter.Ata nuk jane dhe nuk mund te behen miq te anetareve te ketij forumin,por armiq te tyre.Kjo pot e marrim me te thjeshtin arsyetim,neser ata do t’jene te paret ata qe do te kryejne veprime te ngjashme kunder shqiptareve nese do te merrnin nje pushtet te caktuar.Prandaj shprehjet e famshme te Rilindasve kane akoma vlere sepse;edhe ata njesoj si ne sot,kishin vuajtur nga keta lloj “shqiptaresh”.Ky popull eshte i madh sepse ka Konica,Tahsini,Sami,Noli,Fishta…Ky popull eshte i vogel dhe I varfefer sepse ka shume pak shqiptare si ata,ne drejtim dhe ne popull.

Ne kete forum eshte vendi per ;ata qe me te drejte i prek fakti i shkeljes se te drejtave me elementare njerezore,e cila ne shume legjislacione nuk perben shkelje ligjore me gjobe,por krim.Sepse;ne kemi vuajtur shume nga shkelja e pareshtur shekullore e te drejtave njerezore shqiptare.Ndersa nje Italian,Turk e Grek sot mund te mburret se ka shtypur me te tjeret per 1000 e 2000 vjete,ne nuk e duam dhe nuk e pranojme edhe nese na e dhurojne kete privilegj.Ne nuk e pranojme sepse trashegojme nje virtut te Ilireve,sensin e drejtesise.A nuk eshte historia jone nje tolerace e pashembullt ndaj te huajve qe i kemi kategorizuar miq????A buk eshte historia jone nje tolerance e pashembullt ndaj feve??Por;kur ne tolerojme te huajin dhe nuk tolerojme njeri tjetrin,do te thote qe ne shumesisht jemi degraduar.Jemi bere si ato ndertesat,dikur te bukura e me shkelqim,sot me murre te rrezuar,suva te rene e te ç’ngjyrosura.

Por,me keqja eshte qe;edhe pse e dime e kuptojme qe na kane rene ne qafe,ne nivelin mesatar popullor,disa pinjolle mendjelehte dhe jo mendjelehte shtojne kercure te tjere ne kurrizin e ketij kombi.Disa budadallekçe e disa teper zgjuarsisht.Disa koriste e disa soliste.

Qellimi i ketij forumi eshte te rrisi numrin e shqiptareve dhe jo ti pakesoje ata,duke i bere te njohur se cilet kane qene shqiptaret,cilet jane ata sot,cilat jane te drejtat e tyre dhe si i kane shkelur e shkelin ato e me ne fund cilet kane qene shkelesit e ketyre te drejtave dhe arsyen e vertete te kryerjes se tyre.Ky perben nje element qe ne na rrit dhe na bashkon.

Habia qendron se kunder ketij te fundit,qe quhet Bildeberg ne kete forum,ne vend shqiptaret e ketij forumi ta vleresojne e me ne fund ta duartrokasin kete qendrim te argumentur,e kundershtojne.E kundershtojne duke u bere pale,ndoshta pa dashje,me palen shkelese te drejtave.Ketu duket qarte qe “uni” i tyre,per ta eshte me kryesor se drejtesia,ndershmeria,mbrojtja e te drejtave njerezore ne pergjithesi dhe si dhe atyre shqiptare ne veçanti.

Po te shikosh me kujdes ne disa lidhje shoqerore shqiptare do veresh nje gje interesante.Pothuajse pjesmaresit kane nje mendim jo te mire per te tjeret.Ata zihen shpesh njeri me tjetrin,qendrojne ne inate pa folur per vite te tera,ndonjehere edhe vellai me vellane,vriten per nje gardh ose nje mur,ndonjehere edhe vellai me vellane.Ata pergojojne ne shumicen e rasteve kur nuk eshte present i pergojuari,nuk kane respekt per vlerat e te tjereve duke u perpjekur gjithmone ti minimizojne ose duke i quajtur me emra te çuditshem,shpesh here talles dhe ules.Perpiqen gjithmone te mbajne lart veten edhe per vlera banale si numri i bagetive me i madh p.sh,ose i dyqaneve,ose qe e ka babane kryeminister ose qeveritar,ose deputet,ose kryetar bashkie,ose milioner, ose ne kohe te komunizmit numri i deshmoreve me i madh dhe kur numri ndonjehere ishte i njejte,kush kishte me shume heronj brenda numrit te deshmoreve te njejte ne fis.

Jane keto atavizma qe kane lene psikologjikisht te huajt ne kete komb.Sepse ashtu pushtuesit do ta kishin me te lehte sundimin.Te perçare,pa dashuri per njeri tjetrin,pa vleresim e respect per NJERI TJETRIN dhe per ata qe derdhen gjak per te miren e ketij kombi.Jane keto ngrirje te trurit te shumices se shqiptareve qe nuk i lene te ecin perpara duke u shkeputur nga e kaluara psikollogjike dhe mentalitore zhvleftesuese.Fatekeqesisht,familjet,shoqeria,sist emi arsimor shqiptare vazhdojne te edukojne femijet e tyre me kete fryme ndarje e percarje.Renia e trashegimtareve te heleneve,ish helenet e famshem te vertet,ne kete vulgarizim eshte fatekeqesi e madhe.Ndoshta prandaj historia na ka fshehur,sepse kur ajo filloj te rishkruhej shqiptaret nuk e meritonin me ate emer.E gjeten me te udhes t’ ja dhuronin disave qe nuk kane te bejne fare me ta,si nga gjaku ashtu dhe nga ngjyra e lekures.Ata qe sot Europa i quan helene,ne Shqiperi i quajne jevgje e magjyp..(pa qellim fyes e racist ndaj ketyre pakicave,vetem per nga ngjashmeria ne antropologji dhe ngjyre lekure me helenet e sotem,grekerit).

Pikerisht UNA menyra Eshte nje nga format me ane te se ciles disa njerez perpiqen te kenaqin nevojat e deshirat e tyre shpirterore,pa dashur te dijne minimalisht per per etiken e specifkisht per problemet e menyrat e trajtimeve te tyre sipas kornizes arsyetuese dijetore njerezore qe ka ndertuar kode sjelljeje,etike,morale,llogjike.Jemi ne kohet moderne.Duhet te shkeputemi nga primitiviteti mentalitativ i fshatit,ku cdo shtepi ka qene nje e me shume here ne grindje me nje shtepi tjeter.

UNAT percares nuk shfaqin as me te voglin degjim e shqetesim per nevojat ose idete e te tjereve,si te bashkebiseduesit ashtu dhe te problemit me subject,e ne pergjithesi nuk kane idene mbi menyrat elementare te trajtimit te te temes si dhe te qenieve te tjera njerezore.

Kam pershtypjen qe nuk lexojne as postet e tyre te meparshme.Kjo pershtypje me eshte krijuar sepse lexoj shume perseritje fjalish e mendimesh.Duket dhe numrin e ideve te reja te tyre reth temes,=0.Kam pasur sulme ku duket qarte qe bazohen vetem ne ndonje post timin.Akuza per menyren e te shkruarit(megjithese jo thelb) ne replikatpost bie menjehere po ti hedhesh nje sy temave te mia ne pergjithese.Por kjo nuk ka rendesi per ta,Rendesi ka vetem per te bere dike tjeter me pak efektive,te besueshem,autoritetativ,te nderuar,te respektuar ose te suksesshem.Rendesi ka “UNI” i tyre dhe jo autoriteti dhe nderimi i tjetrit.Kur kam hyre fillimisht ne kete forum,vetem kam mbrojtur direct anetare duke mos pasur ndonje interes personal lidhur me personin.

Kur jua kthen me te njejten monedhe,ata acarohen,rendohen dhe akullzohen.Te njeten sjelljeje qe ata kryejne ndaj te tjereve,ata nuk e kuptojne kur te tjeret fillojne e lozin me ta duke i imituar.Duke mbajtur qellimisht qendrim si te tyre,kam dash tu beje te kuptuar qe rezultati i atij qendrimi sjell nje rezultat per palet ne debat “humbur-humbur”.Nuk sjell asnje “fitore” dhe nuk ka fitues individuale,por ka vetem nje “humbes” te perbashket,FORUMI VIRTUAL.
 
Titulli: Unakofliktet dhe Shqiptari.

Si fillim tema duhet te ishte shkruar per te gjithe UNI-n duke perfshire dhe veten tone, te gjithe pa perjashtim.
Mqs asnje nuk ka nisur nje diskutim sepse merren me shume duke ofenduar nj-tj sesa te japin nje mendim te llogjikshem, po e nis une duke thyer pak akullin e kesaj teme .
Kjo analize e bere nga ju une po e ndaj ne disa pika :
UNI => Psikologjia e njeriut
UNI => Ne forumin Virtual

E para - UNI dhe njeriu .
Po flas per veten time dhe per personat qe une njoh dhe i kam pare . Kushdo nga ne ka UNI-n e tij, dhe asnje nuk mund te thoje te kunderten, mund ta kete ne cfaredo lloj ceshtje qe personit i duket jo e besueshme dhe qe kerkon te kundershtoj dhe mos ta besoj, ne kete rast del UNi i ketij personi qe kerkon mos te uli veten e tij dhe dijet e tija ne lidhje me ate ceshtje qe diskutohet.
Une e kam patur njehere te vetme dhe te fundit UNI-n tim ne nje ceshtje te diskutuar me nje profesor ne lidhje me nje shqipetim fjale per te cilen isha e bindur ne ate qe dija per kete fjale dhe nuk arrija dot ti jepja te drejte profesorit dhe e kundershtoja duke nxjerre ne dukje UNI-n tim te gabuar dhe nuk mundesha te pranoja ne veten time se njohuria ime ne lidhje me kete fjale ishte e gabuar .
Nga jeta me kalimin e viteve, me rritjen time, me njohurite e marra nga pak cdo dite (qofte nga shkolla, qofte nga familja, qofte nga njerzit perreth meje etj etj ), duke vezhguar njerzit dhe diskutimet e tyre perreth meje, kam dale ne perfundim se : UNI eshte shkaterrimi i dijeve, shkaterrim i njeriut asgje me teper .
Nuk te ben dem kurre te mesosh dicka qe se di apo te aprovosh dicka qe e ke gabim, nuk te ulet as reputacioni as hunda e as dija .

E dyta : UNI ne forumin virtual
Kjo eshte nje ceshtje e cila me ka lene goje hapur ne shume raste, nje nga keto rastet eshte ajo tema e famshme (qe vetem zenka sjell) :E habitshme me ne shqipetaret .
Atje kam ngelur shume e habitur me rastin e UNI-t te anetareve te ketij forumi dhe ta them sinqerisht eshte hera e pare qe shoh dicka kaq shume te theksuar sa ne ate teme .
Shume anetare, jo se nuk kane dije, kane dhe disa kane shume , por ne disa raste ato dije dalin ne kundershtim me vete personin qe i ka shprehur ( nuk dua te hyj me thelle dhe nuk do hyj asnjehere ne lidhje me kete ceshtje),disa anetar duan te hiqen sikur dine dhe llogjikojne me mire se te tjeret dhe nxjerrin ne pah UNI-n e tyre , duke u bazuar ne ato pak njohje qe kane per shqipetaret por pa kaluar kufirin shqipetar dhe duke u bazuar ne mendimet e anetareve te tjere .
Ky UNI i forumit eshte nje ceshtje qe dhe me nete te tera te rrime ketu duke diskutuar nuk do arrijme ne nje mendje asnjehere .
Atehere per momentin po e mbyll me kaq, vazhdimi me vone .....

Eshte dhe nje ceshtje tjeter e shtruar ne analizen tuaj :
Ceshtja e vlersimit dhe respektit te nje anetari(ose dhe me shume si ai) qe perpiqen te nxjerrin ne drite te verteten .
Une personalisht i kam shprehur mendimet e mia per Bilderbergun dhe nuk ehste e nevojshme ti zgjat me shume, e vlersoj shume punen e tij dhe me vjen per te vjelle kur disa anetar te tjere fillojne dhe kapen me te duke u bazuar nga fakti qe ai eshte çam etj etj, kur dihet mire qe ne forum ka shume : çamer, te krishtere , myslyman, katolik , epiriote, çoban(ne kete perfshihem dhe une dhe jam krenare te jem çobane, por qe jetoj ne fr dhe kam lindur e rritur ne nje qytet perendimor-shqipetar dhe nuk kam pare ndonje interes nga greku kurre dhe nga njera ane e imja çobane as ka patur anjehere lidhje me grekun apo italianin apo te tjere si tek une,familja ime, fisi im nga ana çobane dhe parardhesit e mi çoban )atehere nese do debatojme me te gjithe duhet te kapemi nga ana se ai/ajo ehste çame apo myslymane apo me the te thashe ? Kurresesi, cdo shqipetar qe ndihet shqipetar nuk krenohet me fjalen, fene apo rracen e tij (çame, katolike, myslymane etj ), krenohet vetem me emrin e tokes se tij, tokes qe e lindi dhe e rriti, token qe i dha traditat, gjuhen, zemren per ta dashur Shqiperine .
Cdo njeri qe perpiqet te nxjerri dicka ne dukje per vendin tim, Shqiperine, do jete gjithmone i respektuar dhe i vlersuar prej meje pa dallim feje, rrace, qyteti apo shteti ku jeton .Do ndihem e kenaqur qe akoma ka njerez qe mbrojne ashtu si duhet :vlerat, gjuhen, gjakun, identitetin, dashurine per Shqiperine
Dhe ketu po e mbyll per momentin se shume u zgjata

Si perfundim jam dakort ne nje fakt me ju se debate te tilla me anetare qe nxjerrin UNI-n ne dukje kudo dhe ne cdo vend, sjellin ne radhe te pare humbjen e respektin ndaj vetes se tyre, gjithashtu behen njerez pa interes dhe si rrjedhim asnje nuk i lexon me apo ti besoj me cfare shkruajne.

Dhe si perfundim, perfundimisht per momentin me behet qejfi kur hyj ne tema qe vertet diskutimi eshte i ngrohte dhe jepen e merren mendime apo dije . Bashkepunimi i dijeve me nj-tj eshte dicka shume me vlere per cdocilin nga ne .

 
Titulli: Unakofliktet dhe Shqiptari.

lexojeni rreshtin e dyte te forumit nje komb,nje gjuhe,nje e ardhme
kujt i duket vetja me i mire se kosovari,cami jugori,veriori etj etj te mos hyje dhe te diskutoje,shaje dhe ofendoje te ike dhe te gris Faqen

 
Titulli: Unakofliktet dhe Shqiptari.

E kisha shkruajt per post,por me pas e pashe te arsyeshme ta ktheja ne teme.Kush do te deshiroje le te pjesmarri,por me nje kusht;Duhet te lexoj temen me kujdes nga fillimi ne fund.
Unakonfliktet ndodhin kur pjesmarresi ne te e shikon “fitoren” ne nje debatokonflikt si gjeja me kryesore, me qellim mbajtjen lart te imazhit qe ata mbivleresojne per vetveten.Unet e shikojne konfliktin si nje gjykim se kush jane ata,çfare ata jane,sa te afte dhe kompetent ata jane,sa fuqi me shume kane etj.Nese “humbasin” ata kujtojne se u bie vlera ne syte e tjereve,se u çnderohet dhe u ulet figura qe ata vetemendojne si “superiore” ne raport me te tjeret.

Këtu me siguri ishe duke folur për veten tënde...

P.S Mësohu t'i përdorësh shenjat e pikësimit.
 
Titulli: Unakofliktet dhe Shqiptari.

Meti,e ke kuptuar gabim.tema me duket se flet reth Unave qe postojne poste si ai i yti.
 
Titulli: Unakofliktet dhe Shqiptari.

Kur u paraqit lënda e evolucionit, shumë njerëz mendojnë se kjo është një problem shkencor-dhe për disa që janë më pak të dijshëm se shkencëtarët, Darvinizmi është i pamundur për t’u kuptuar. Ata e pranojnë se është e pavyeshme për ta argumentuar këtë çështje në çfarëdo mënyre. Në të vërtetë, darvinistët fusin fjalë latine dhe shkencore, të cilat në përgjithësi janë të panjohur për masën me qëllim që ta përkrahin dhe për t’i dhënë emër më të madh kësaj ideje të keqkuptuar. Ata merren me përshkrime të komplikuara dhe gjithashtu me drejtime qe shpesh anojnë kah demagogjia si dhe me slogane boshe me qëllim që të japin përshtypje se janë duke diskutuar për ndonjë çështje shkencore të lartë.
Kjo,lart p.sh eshte perhapje injorance ne Forum.Ka injorance fetare,ka injorance shkencore.Une jam duke folur per temen dhe jo per personin qe e ka hapur.Cili ka qne eqellimi i kesaj teme????Te mbysi deshiren qe kane njerezit ne pergjithesi per te ditur teorine e Darvinit,meqe ajo kundershton biblat e kuranet??
Darvinzmi,Met,jepet shume seriozisht ne Biologjine e vitit te dyte ne gjithe High school e Amerikes.
Qellimi im personal ne kete forum;Te perhap dije dhe miresi dhe te marr .
Pa cfare te marr;nga poste dhe tema si ato te Metit?
Se si vendosen shenjat e pikesimit apo se si genjejne darvinistet,teoria e te cileve eshte toria me serioze per origjinen e njeriut ?
METi,nese ste pelqej une sepse te duket sikur eklispoj ndonje figure eshte pune tjeter,nese nuk te pelqjne postet e mia duke i sulmuar me inat antidarvinist,all keto nuk kane lidhjen me temen time prsonale qe kam dhene.
Por ,posti yt verteon vetem nje gje,ti je nje personazhet qe ka per analize tem.Ti je nje nga UNAT,qe fillon me UNIN tend personal dhe mbaron me UNIN tend FETAR qe ti e ngre mbi UNin e dobishem shumesore SHQIPTARIA.
 
Titulli: Unakofliktet dhe Shqiptari.

Ne letersi shkrimtaret, perdorin disa zhanre ne menyren e te treguarit nje tregim, roman, peralle etj. sipas rastit.
Kush zoteron gjuhen mire, di te ndryshoje menyre te shkruari sipas rastit qe i nevojitet: mund te shkruaje ne vete te pare ose ne vete te 3-te; mund te shkruaje ne menyre direkte apo indirekte. Pak rendesi ka.

Ajo qe eshte e rendesishme ne kete teme eshte fakti qe disa persona perdorin UNI-n per te nxjerr ne pah te tjeret.
Disa te tjere, perdorin te tjeret per te nxjerre ne pah UNI-n, dhe disa te tjere akoma, perdorin UNI-n sepse nuk dine te shohin me larg se hunda e tyre.:)

Ne kete prizem, ata te paret kategorizohen si me budallenjte, po nga kush?!
 
Titulli: Unakofliktet dhe Shqiptari.

Ne letersi shkrimtaret, perdorin disa zhanre ne menyren e te treguarit nje tregim, roman, peralle etj. sipas rastit.
Kush zoteron gjuhen mire, di te ndryshoje menyre te shkruari sipas rastit qe i nevojitet: mund te shkruaje ne vete te pare ose ne vete te 3-te; mund te shkruaje ne menyre direkte apo indirekte. Pak rendesi ka.

Ajo qe eshte e rendesishme ne kete teme eshte fakti qe disa persona perdorin UNI-n per te nxjerr ne pah te tjeret.
Disa te tjere, perdorin te tjeret per te nxjerre ne pah UNI-n, dhe disa te tjere akoma, perdorin UNI-n sepse nuk dine te shohin me larg se hunda e tyre.:)

Ne kete prizem, ata te paret kategorizohen si me budallenjte, po nga kush?!

Si gjithmonë ti në rolin e avokatit LOL. Sa i përket rreshtit të fundit kategorizohen nga njerëzit si lloji yt dhe i orakullit...
 
Titulli: Unakofliktet dhe Shqiptari.

Si gjithmonë ti në rolin e avokatit LOL. Sa i përket rreshtit të fundit kategorizohen nga njerëzit si lloji yt dhe i orakullit...

Lexoje prape se me duket nuk e ke kuptuar mire thelbin.;) :puc
 
Titulli: Unakofliktet dhe Shqiptari.

Briciolo,mendoj se gjendja primitive e disa personave,te cilet nuk ndajne,ose presin gjene me elementare,autorin nga argumentet e tij eshte pasoje e "Un"-it bosh.Kete lloj UNI,fatekeqesisht une nuk e kam permendur ne teme.Nuk e kam permendur per faktin qe nuk arrij ta kuptoj qe ekzistojne ende ne kohe kaq te zhvilluara,niveli 0.Prandaj ataperdorin ekuacione te tilla llogjike,te cilat po ti kovertojme ne ekuacione te thjeshta matematike,perkthehen;numri 0 eshte me i madh se numri 1 .(kupton presjet,por nuk kupton me te veshtiren thelbin*quhet thuqja e thelbit).
 
Titulli: Unakofliktet dhe Shqiptari.

Briciolo,mendoj se gjendja primitive e disa personave,te cilet nuk ndajne,ose presin gjene me elementare,autorin nga argumentet e tij eshte pasoje e "Un"-it bosh.Kete lloj UNI,fatekeqesisht une nuk e kam permendur ne teme.Nuk e kam permendur per faktin qe nuk arrij ta kuptoj qe ekzistojne ende ne kohe kaq te zhvilluara,niveli 0.Prandaj ataperdorin ekuacione te tilla llogjike,te cilat po ti kovertojme ne ekuacione te thjeshta matematike,perkthehen;numri 0 eshte me i madh se numri 1 .(kupton presjet,por nuk kupton me te veshtiren thelbin*quhet thuqja e thelbit).

po sa i madh që je mor burr i dheut LOL. Nejse s'përgjigjem më as unë në këtë temë pasi si 99%-shit të forumit s'më duket interesante nëse boton autobiografi mos harro ta përfshish edhe tekstin që ke shkruar lartë në të gjatë prezantimit për veten.

Now piss off!
 
Titulli: Unakofliktet dhe Shqiptari.

Mire,Ahmet,eshte autobiografi sic e percakton ti.
Tani ne fakt,pas sigurise se plote qe disa nuk lexojne postet e tyre,me regull treshi me del qe ata nuk lexojne temen.Kisha pershtypjen e gabuar qe nuk kuptonin temen.
Epo me mire keshtu,ngelet nje mundesi e mire e pashfrytezuar,ajo pas leximit.
Jua sugjeroj,sepse ne teme ka shume pika qe kam dashur tjua beje te ditur te tjereve.Po te mos merret parasysh qe aty diskuothet dhe argumentohen probleme te mprehta,te cilat nen vetes mbajne kerkime shkencor te mirefillte mbi "Ego konfliktin".Qe ne fillim kam perdorur qellimisht fjalen time(po te doje ndonjeri,mundj tja shese te drejten e autorit falas) Unakonflikt.Gjuhet europiane perdorin te ashtuquajtur peremer te gjuhes se re artificialgreke Ego.
Peremri Un(e),Emer;njejes "UNI",shumes "UNAT".Njesoj si Libri,librat.
E perdoa ne numrin shumes,sepse ne kete forum "UNAT" me rezultojne ne me shume se nji person.Zakonisht jane ata qe perpara emrit shqiptar vendosin emrin katolik,ortodoks,myslyman,cam,coban,matian,shkodran,lezhian....Jana ata,qe perpara emrit Shqiptar vendosin partite,fete,kishat e xhamite.Jane ata,qe perpara cdo emri tjeter vendosin emrin "Un,Une,Una".Jane ata,........................
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top