Ulerime e momentit....

eshte ajo ulerime te cilen je msuar ta fshehes fare mir nen zgavren e frikes se paragjykimit te ciles nuk i dihet fundi. e cila grumbullon pa ju dredhur qerpiku fjal apo emocione qe i stepsim vetes....dreqi e hengert te jesh nje njeri emotiv sot gjithmon qenka nje debules e cila piketohet si thembra akilit . e te mendosh qe cdo gje ka lidhje me emocionet , fundja pa to, sdo egzstonin fjalet GEZIM , LUMTURI.

nuk paska me keq ju betohem...

nje "ngerç" apo nje lemsh qe mblidhet si mullar ne fyt...surreter palaçosh , shushunjash qe nuk friksojn as te vobeksurit, e as ata qe jeta i ka rraskapitur ne rrenje por qe pakutptimisht nje xhentelmen i heq kapelen ketyre surreterve . sa e habitshme ?

babëzia e ben njeriun te egër ???

leku ???

fama ???

pushteti , sado pak mania per te prekur , apo per te shkelur tjetrin ???

kujt i kerkojme llogari xhanem? vetes ? po po vetes... e cila na llaston me ato endrrat qe shikojme me sy hapur edhe pse i japim forc vetes per te perballuar realitetin e te heqim dore prej tyre prap nuk mjafton .

nuk mjafton nje shkrim , i cili veçse te gjalleron shpirtin per nje moment dhe ne tjetrin, trokasin problemet e ndryshme qe shfaqen si vampir dhe kerkojn te na pijn gjakun . pra...

pyetja famshme , kur do e ngrej koken dhe te gjej forcen .... ndoshta ai dikush qe kerkoj pak mbeshtetje nuk me ka zgjatur doren akoma? po po me siguri kete duhet te mendoj . fundja i lehtesoj vetes gjerat ....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top