Uji, Zjarri dhe Morali

Kresha

A pretty face can never trick me
Uji, Zjarri dhe Morali ishin bërë shokë, dhe gjithe kohën e kalonin sëbashku.

Një mbrëmje tek po shëtisnin, ndërmjet tyre lindi pyetja se nese ndonjëri prej tyre humbet si do të mund ta gjenin.
Pyetën ujin:
-Nese humbet, si do mundemi të të gjejmë?
-Ku të dëgjoni gurgullimë vraponi se atje më keni- ua kthen uji.

-Po ty zjarr si të gjejmë?
- E thjeshtë, ku te shikoni tym aty jam unë- përgjigjet zjarri.

Kur rradha i erdhi Moralit, përgjigjja e tij tingelloi e cuditshme per shoket e tij:
-Bëni kujdes të mos më humbisni, se nëse me humbisni, kurrë më nuk do të më gjeni


Burimi: FB
 
Pe: Uji, Zjarri dhe Morali

Per cilin moral e ka fjalen??
 
Titulli: Uji, Zjarri dhe Morali

Ne pergjithesi ! Varet si e kupton njeriu ceshtjen e moralit. Pse, sa lloje te moralit kemi ?
 
Pe: Uji, Zjarri dhe Morali

E kisha ne kuptimin e cfare morali flitet,psh moral ndaj vetes,moral ne rolin e virgjerise,moral ndaj rregulla te caktuara...Por kur e ka per moralin ne pergjithesi i perfshin te gjitha llojet e moralit...
 
Titulli: Uji, Zjarri dhe Morali

Morali nuk asht bastan maj Gloom mu nda ne pjes ahahahah
 
Pe: Uji, Zjarri dhe Morali

Atehere ca eshte??...Pasi une di qe dicka qe per ty eshte moral per mua nuk eshte,eshte dicka normale...Apo dhe e kunderta,nese per ty dikush qe del me mini eshte pamoral,per mua eshte zgjedhje e saj,qe sja percakton moralin...Ne kete kuptim e kisha une...
E sa per bastanin mos na e ngrit nepsin tani:)
 
Titulli: Uji, Zjarri dhe Morali

moralin.........kerkojeni ne ndergjegje nese nuk eshte aty nuk gjendet ne vend tjeter
 
Titulli: Uji, Zjarri dhe Morali

Gloom ' si qdo gje tjeter edhe morali e ka prejardhjen - e per tA kuptuare qka eshte morali shko ne gjenezen prej kur rrjedhe morali ' e kupton vertet qka eshte morali ne kuptimine e plote te fjales.
 
Pe: Titulli: Uji, Zjarri dhe Morali

Gloom ' si qdo gje tjeter edhe morali e ka prejardhjen - e per tA kuptuare qka eshte morali shko ne gjenezen prej kur rrjedhe morali ' e kupton vertet qka eshte morali ne kuptimine e plote te fjales.

E ke fjalen te hap enciklopedine e ta gjej ee??Do e bej:)
 
Titulli: Pe: Titulli: Uji, Zjarri dhe Morali

E ke fjalen te hap enciklopedine e ta gjej ee??Do e bej:)

E din mire per qfare po flase! Por spo deshiron vete te kuptojsh !!! Morali eshte nje- vepra e mire eshte nje - vepra e keqe eshte nje. As njeher vrasja e njeriut nuk do te jet veper e moraleshme sa do qe njerzit do te qmenden nga menjda - e te thojn per ate eshte morale si etj 'ky ke si shembulle Gloom . Kur po thuani morali eshte relative eshte per te quditur me juve. Morali -sejllja e mire -tradita e mire -ligji imire - eshte prej te mirit I cili eshte ne Qiej e ne e quajm Zot-Krijus-SUndus i cili ka vendos qka eshte morale e qka eshte jomorale . Ndoshta nuk te duhet te shpjegim me te thelle.
E nuk ben ti marrum te informohum per moralin prej njerzeve te shtujquajtur filozofa -psiokologa . Sepse eshte absudre !sepse vete ata nuk jane te moraleshum' e si ta mesojm ne moralin prej njeriut te pamraleshum....
 
Titulli: Uji, Zjarri dhe Morali

Gloom:

Definicioni i moralit në terminologji

Morali në terminologji: “Një mori botëkuptimesh dhe cilësish, të ngulitura në shpirtin e njeriut, nën dritën e të cilave vepra përshkruhet si e mirë apo e keqe tek njeriu, e pastaj ose i qaset ose i largohet asaj (vepre)”.


Sqarim:


Morali ne fene tone perfshin 2 gjera:

T'gjitha veprat, qe kane te bejne me vet njeriun, dhe t'gjitha veprat e njeriut qe kane te bejne me te tjeret; individ, shoqeri apo shtet qofte.


P.s: Mos t'dalim tek feja tani !
 
Pe: Titulli: Uji, Zjarri dhe Morali

Gloom:

Definicioni i moralit në terminologji




Sqarim:


Morali ne fene tone perfshin 2 gjera:

T'gjitha veprat, qe kane te bejne me vet njeriun, dhe t'gjitha veprat e njeriut qe kane te bejne me te tjeret; individ, shoqeri apo shtet qofte.


P.s: Mos t'dalim tek feja tani !


Loverdjali,prandaj e shtrova pyetjen ne cfare kuptimi e ka fjalen moral?...Pasi morali eshte koncept i gjere,sic e pershkruve dhe ti,cilesi te individit,shoqerise etj etj...Tani jam mese e qarte qe e ka pase ne pergjithesi per moralin,si pjese e veprimeve te mira,dhe jo vec nje moral te caktuar...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top