Udhëtoj me gondolë në Venecia…

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Vizatim në kohë

Venecia është një qytet-ishull i madh, i bukur, që ngrihet mbi dallgët e detit Adriatik, si një sirenë magjike dhe që, sipas legjendave, prej shekujsh është në kërkim të të dashurit të saj, i cili do ta bëjë një ditë të lumtur. Themelet e qytetit u hodhën në datën e largët 25 mars të vitit 421 pas L.K. Aty, mbi ujërat e gjelbra, që kishin sajuar dhjetëra, qindra kanale ujore mes ishullit, u ngritën më pas, mrekullisht dhe në mënyrë të pangjashme me asnjë qytet në botë, edhe themelet e banesave të para: shtëpitë, urat, vilat, rrugët lidhëse, si edhe e para katedrale, ajo e Santa Lucias, me themele që lagen nga ujërat e një lumi të gjerë që, tradicionalisht, quhet Kanali i Madh. Kanali është i gjatë mbi 2 km e i thellë mbi 4 m dhe ujërat e tij e ndajnë qytetin në dy pjesë, me nga tri lagje secila, njëra më e bukur se tjetra. Njëra më magjike dhe më e zhurmshme se tjetra, prej zërash të miliona njerëzve që e jetojnë dhe e vizitojnë në të katër stinët e vitit. Kush nuk ka parë Venecian, nuk ka parë Italinë, thonë në Romë, në Milano, në Bari a Friuli. Në Venecia jetoi dhe shkroi, për pak kohë, kolosi i letrave të përbotshme, tragjediani Uilliam Shekspir. Aty jetoi, u frymëzua dhe kompozoi Riçard Vagneri i famshëm. Shkroi poezi poeti i soneteve të dashurisë, francezi Alfred de Myse dhe dhjetëra e dhjetëra artistë të mëdhenj nga e gjithë bota… Por le të kthehemi te porta hyrëse e qytetit magjik. Te sheshi “Santa Lucia”. Aty ku bashkë me ujërat e Kanalit të Madh vërshojnë edhe mbi 15 milionë turistë në vit.
Unë, “dashnori” i Venecias

Qyteti i Venecias ndryshe quhet qyteti i urave dhe i psherëtimave, qyteti i dashurive dhe i gondolave të rralla, si në asnjë vend tjetër të botës. Në të gjitha rrugët e tij karakteristike, të fundosura përgjysmë në ujë, gjenden mbi 420 dyqane suvenirësh. Ndalem para një dyqani, buzë Urës së Madhe, te “Santa Lucia” dhe shoh si më buzëqeshin qindra maska. Njëra më magjike dhe më misterioze se tjetra. Një shitëse elegante më zgjat një maskë-diell me rreze të thyera. “Në do të të dhurojnë puthje në qytet, më cicërin në vesh veneciania e bukur, duhet të marrësh një maskë. Dhe juve, zotëri, ju shkon pikërisht kjo…”. Ndihem i përkëdhelur dhe vendos ta mbaj maskën. Pak më tutje, kur rruga futet në thellësi të qendrës së qytetit, më tërheq vëmendjen një grup i madh turistësh gjermanë. Ata festojnë fitoren e parë të ekipit të tyre në lojërat e Botërorit të Afrikës së Jugut dhe i shoh tek zbresin me flamuj dhe me këngë në gojë, në një kanal të ngushtë, që lag themelet dhe muret e kafenjta në një rresht të gjatë shtëpish dhe hotelesh. Kërkojnë të gjithë gondola. Për mua nuk ngelet asnjë. Heq maskën pakëz i pezmatuar dhe pres të vijë një taksi tjetër deti. Befas: “Ah, come, please, come here…”. Ky është një zë i njohur. Kujtohem. ثshtë një turiste nga Hamburgu, me të cilën kam udhëtuar dy net më parë, nga Dizhoni i Francës drejt Italisë dhe me të cilën kemi ndarë vendet e fjetjes në compartimentin e ekspresit EuroExpress. Anna (kështu quhej gruaja nga Hamburgu) shtyhet në gondolën e saj, më bën vend dhe unë nuk e zgjas më. Kërcej mbi gondolë. Udhëtimi nis. Drejt qendrës së qytetit. Por deri atje ne kalojmë disa ura dhe disa stacione gondolash, që të gjitha plot e përplot me vizitorë nga e gjithë bota. Sipas gondolierit, një djalosh ezmer, i veshur si marinarët klasikë, në qytetin e ujshëm magjik lundrojnë mijëra gondola në ditë. اdo gondolë është e punuar me dorë. Për ndërtimin e saj përdoren 8 lloje drurësh dhe, në vetvete, ajo përbëhet prej 280 pjesëzash të vogla. Qysh prej shekullit të 16, me ligj, gondolierët duhet të jenë venecianë dhe vetë gondola duhet të lyhet me 7 shtresa llaku të zi. Ndenjëset e gondolave janë të veshura të gjitha pa përjashtim me mëndafsh persian. I lumtur shtri krahët në hapësirë dhe nuk rresht së fotografuari gondola, varkat dhe autobusët, që më kalojnë si kometa shumëngjyrëshe ndanë gondolës, ku jam unë dhe gjermanët… Në fund, kur i afrohemi limanit në qendër të qytetit, para se gondolieri të ankorojë, mes zhurmash dhe britmash të gëzuara të gjashtë udhëtarëve gjermanë, Anna lakon krahët, ngre pakëz maskën time dhe maskën e saj, (një mace e verdhë në të kuqe) dhe zgjat buzët të më puthë. Lehtë, për t’u bërë pjesë e lojës dhe e ritit të të qenët “dashnorë” të Venecias… Pas pak bëhem pjesë e mijëra turistëve që vizitojnë qytetin përmes tokës.
Katedralet, si shpirti i qytetit, dhe sheshi “San Marco”
Gondola.arp.750pix.jpg

Nga katedralja e Santa Lucias deri në thellësi të qytetit janë me dhjetëra kishat e katedralet e mëdha me kupola të rrumbullakëta, me mure të lashtë bizantinë dhe ndërtuar sipas stilit barok. Te njëra prej tyre, në katedralen e San Xhorxhos, muret e jashtëm janë të bardhë në gri. Por brenda, në një hapësirë si në mes një kupe qiellore, dalloj qartë ngjyrat e gjelbra e të verdha, të kuqe e të kaltra të vizatimeve murale. Sipas kujdestares së kësaj katedraleje, tre nga afresket e mëdha që i japin asaj një vlerë të jashtëzakonshme, janë punime origjinale të mjeshtrit të madh paramesjetar të shekullit të 13, piktorit të shquar Ticianit. Një turiste meksikane kryen ritin e lutjeve, pikërisht në gjunjë të Shën Marisë dhe birit të saj, Jezuit. Lutem edhe unë. Për Shqipërinë time. Për fatet e njerëzve të mi dhe fatet e qindra mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali dhe nëpër botë. Ndez disa qirinj, më pas… Jashtë dielli ndriçon fort dhe pas rreth 200 metrave dalloj, mes shkallëve të bardha të një tjetër katedraleje madhështore me statuja të bardha mbi kreshpat e kulmeve, një çift që zgjedh disa video muzikore. Janë që të gjitha Rondo të famshme veneciane. Ndërsa pak më tutje, në një kinema-opera të bardhë, pranë katedrales së Santa Marisë, dhurohet dhe luhet muzikë e Vagnerit të madh. Bëhem pjesë e oqeanit të tingujve muzikorë të kompozitorit të famshëm… Si unë, me dhjetëra të tjerë. Kuptoj se sa më shumë futesh në thellësi të qytetit, aq më shumë e ndien erën e ngrohtë të detit të gjerë, që gjendet fare pranë nesh. Dhe ja tek shfaqet, pas disa rrugicash të kuqe, përshkuar nga kanale të mbushur me gondola dhe turistë, një tjetër katedrale. Por, ja, ja… pas mureve të saj, mbushur me statuja dhe një orë e rrumbullakët, ngjyrë ari, veneciane. Djathtas katedrales qiellin e pushton një kompleks, apo një grup gjigant katedralesh të tjera. Që të gjitha madhështore dhe buzë detit. Që të gjitha me afreske brilante të shekujve të shkuar, me statuja të arta e të mermerta. Të gjitha së bashku rrethojnë një shesh gjithashtu gjigant në formë zemre. Gjendem në sheshin e famshëm “San Marco”. Më i madhi në Venecia dhe një prej shesheve më të bukur në botë. Mendohet se Napoleoni i madh, ndërsa lutej në një prej katedraleve të këtij sheshi dhe përqafohej me miqtë e tij buzë detit, e quajti sheshin edhe “Dhoma e vizatimit të Europës”. Këtu shëtisin mijëra njerëz. Disa kambana, prej tre a më shumë katedralesh, buçasin njëkohësisht me tinguj që arratisen prej sheshit, deri thellë në qytet dhe prej andej, mes ujërave të kaltra të detit Adriatik. Aty tingujt e kambanave kryqëzohen me sirenat e kroçiereve të mëdha, që sjellin në Portin e Venecias edhe mijëra udhëtarë e turistë të tjerë. Atmosferë e jashtëzakonshme. Sheshi “San Marco” kthehet në vend përqafimesh dhe mijëra turistë fiksojnë kujtime përmes aparatesh dixhitalë. “O Zot, ku jam këtu?” - i flas vetes në heshtje. Por nuk kam kohë të mendohem gjatë. Sepse edhe këtu më shtyjnë dhe më fusin në një rreth të çrregullt, ku qindra njerëz vallëzojnë Shtrausin… Disa minuta më vonë ndihem i lodhur nga lumturia. Si në pak orë të jetës sime. Venecia, kjo magji e pakrahasueshme mes ujit dhe tokës, mes qiellit dhe detit, ngjesh gjurmën thellë, thellë në ndërgjegjen time dhe mua më duket vetja si një pulëbardhë, që pas disa orësh do të marrë fluturimin drejt qiejve të tjerë, fare afër. Drejt qiejve të Shqipërisë sime…
Shqip
 
Titulli: Udhëtoj me gondolë në Venecia…

Venecia, ëndërr që s’mbaron…


travel_magazine_5_foto_venezia1_686bd1519c781f05383a6aa22504dfbe.jpg

Nuk ka rëndësi se kur e viziton Venecian. Kurdo që ta marrësh rrugën drejt saj, ajo do të jetë gjithmonë magjepsëse. Seç ka një vel që e mbështjell, e bën sugjestionuese, tërheqëse, të mistershme, të thellë, jo vetëm prej ujrave, të largët e të dëshirueshme si një femër që nuk ke arritur ta pushtosh dot, e që e ke ëndërruar gjithë jetën. Ne e vizituam një ditë të ftohtë dimri, me qiell gri e shi të situr në borë, si për të bindur veten se ajo mund të ishte e bukur edhe në një ciknë të tillë, se s’kishte nevojë për dritat vezulluese të festës së Vitit të Ri që sapo kishte hyrë, se s’kishte nevojë as për ngjyrat marramendëse të Karnevaleve, e nuk kishte nevojë as për turmat e pafund që mësyjnë sheshin San Marko, pranverë-vjeshtë, aq sa s’ka vend as për pëllumbat. Donim ta shihnim Venecian në gjendjen e saj më pak tërheqëse të mundshme, si ajo e gruas së pastolisur që me një lidhëse të thjeshtë ka lidhur flokët e po bën punët e shtëpisë, dhe është prapë e bukur.

Ajri i magjepsjes fillon e ndjehet që kur kalon rrugën automobilistike përmes lagunës, dhe nga larg nëpër mjegull fillojnë e shfaqen ishujt. Pastaj mezi pret të hysh nëpër labirinthet e saj. Makina, kuptohet do të qëndrojë në hyrje të qytetit, për to nuk ka shumë vend, dhe deri tek stacioni i trenit do të shkojmë në këmbë. Nuk është një ditë e përshtatshme për ta marrë në këmbë që nga “Piazzale Roma”, deri tek “Piazza San Marco”, nëpër rruginëzat me kalldrëm, ku gati-gati mezi kalojnë dy njerëz të zënë përqafe. Shiu i imët që herë pushon e herë kujtohet të bjerë, nuk ta jep sot këtë mundësi, kështu që do të marrim një “waterbus”, deri në sheshin San Marco. Në një ditë të zakonshme me diell këto rrugëza deri në qendër, mund t’i përshkosh për 5-6 orë, duke shijuar plotësisht katakombet nënujore krah teje, shtëpizat, dritarezat, gondolat që të shkojnë paralel përgjatë ujit dhe çdo detaj tjetër me aromë veneciane.

Ne zgjodhëm t’i binim përqark “Grand Canal-it”, pa ndaluar në San Marko, duke qenë se kishim qejf të shijonim të paktën nga larg ishujt që qarkojnë qytetin, e që ngjajnë si pelikanë të fjetur në lagunë. Parë nga ajri, laguna duket një mozaik mahnitës. Niku, bashkëshoqëruesi ynë, thotë se këta ishuj, dikur strehë për ikanakët e varfër që linin qytetin që po pushtohej përgjatë viteve 450-500, tani kanë nisur të blihen prej të pasurve, e janë kthyer thuajse në fortesa të paprekshme, ku mungesa e ujit të pijshëm që dënonte atëherë ata që drejtoheshin aty për strehë, sot nuk përbënte problem, përsa kohë konsideroheshin oaze mirëqenieje prej atyre që dëshironin t’i blinin.

اdo ndërtesë dhe prag që të kalon para syve, teksa “gondolat moderne” i bien qark Kanalit të Madh, është një vepër arti, që s’mund ta shijosh thjesht duke i kaluar pranë. Dyzet për qind e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s, ndodhet në Itali. Thuajse gjysma e kësaj trashëgimie, gjendet në Venecia. Nuk ka fund bukuria mahnitëse e artit të derdhur në ar, nëpër tavanet verdhoshe të bazilikave e pallateve të doxhëve, ku engjëjt hedhin valle e ku gratë e bukura të rilindjes, nuk e kanë pasur problem t’i zbulojnë hiret për t’i ngurtësuar në përjetësi. Sheshi San Marco, është më i njohuri, për shkak se është edhe sheshi më i madh në Venecia, por ajo është e gjitha e bukur. Pallati i Dukëve është gjithashtu më i njohuri, por nuk ishin më pak magjikë e të mbuluar me histori edhe “Palazzo Corner della Regina, Palazzo Camerlenghi, Palazzo Pesaro, Palazzo Gussoni Grimiani, Palazzo Ca D’Oro, Palazzo Labia… e sa “Palazzi” të tjerë, që parakalonin mbi ujë, teksa “waterbus-i” rrëshqiste drejt San Marcos. Bazilika e këtij të fundit, ishte e mahnitshme, që në hyrje të saj, e jo thjesht sepse tavanet e florinjta vezullonin edhe në errësirë, por sepse misteri të tërhiqte brenda duke filluar që nga engjëjt e vegjël të gdhendur nëpër kornizat e hyrjes, nëpër dyer e dritare. E dihet, se engjëjt i përkasin një bote tjetër. Por Venecia nuk ka vetëm Bazilikën e San Marcos, por edhe “Chiesa di San Geremia, San Simeon Piccolo, Chiesa della Salute, di Santa maria dei Gesuati”, …
travel_magazine_5_foto_venezia_a8b159afedc3153ae90972884f2d0ba8.jpg

Mbarojmë shëtitjen tonë, kur qendra e zërit të “waterbus-it” thotë “Prossima fermata, San Marco”. Zbresim. Shiu nuk pranon të dorëzohet, ai i detyron njerëzit të përdorin çadrat, por nuk i ka thyer dot gondolierët, e as më të krisurit, që nuk kanë pranuar komoditetin e varkave të mbyllura, dhe e kanë bërë shëtitjen mbi gondolat e lagura, me çadër, e gondolierët me xhupa të mbërthyer deri në grykë, duke fshehur pashmangshmërisht uniformat e këndshme me bluza marinari.

Kur ngjitemi mbi Urën e Psherëtimave, dhe drejtohemi për në San Marco, pyes veten; sa vajza e kanë lexuar romanin e famshëm, për të kuptuar vuajtjet e Eleonorë Dandolos, për Rolandin e saj, që dergjej pikërisht poshtë atyre dritareve, dhe a u ka shkuar nëpër mend vallë, se një ditë mund të kalonin mbi këtë urë?

San Marco është paradoksalisht plot, njerëzit nuk duan të dinë se ç’mot bën, ata janë të etur të hyjnë e dalin nëpër kafenetë e vogla, të blejnë grurë apo drithëra enkas për pëllumbat, e megjithëse i ftohti të bën të mendohesh mirë nëse mund ta nxjerrësh hundën nga shalli, nuk ngurrojnë të heqin dorashkat e të ushqejnë zogjtë. Autoritetet e Venecias kanë nxjerrë një urdhër që të mos shiten më drithëra në shesh, për shkak se pëllumbat janë shtuar shumë, thotë Niku, por njerëzit nuk duan t’ia dinë, ata blejnë ç’të munden, patatina, biskota, vetëm e vetëm të mbushin duart, e të shijojnë atë momentin e magjishëm kur koka dhe krahët u mbushen plot me pëllumba që vijnë të hanë të uritur, e ata shkrepin foto pa fund, të lumtur.

E kuptueshme, do të marrim me vete copëza të vogla prej Venecias, jemi të pavendosur se çfarë, nuk mund t’i marrim të gjitha. Niku është për xhamin e famshëm të Murano-s, mund ta gjejmë edhe në formë medalionësh të vegjël që kushtojnë lirë, po të kemi parasysh se vazot dhe kornizat me përbërje të ngjashme kushtojnë disa mijëra euro. Syri im mbetet tek librat…djemtë vrapojnë për tek maskat, ato janë të bukura e shumëgjyrëshe. Nuk ua prishim, marrim maskat. (edhe guidën, natyrisht).

ثshtë pasdite-mbrëmje pothuajse, muzgu na thotë që është koha të kthehemi. Natyrisht nuk është asfare e tepërt që të shijojmë edhe njëherë gjithë ç’pamë madje do të jetë edhe më bukur me dritat që dyfishohen mbi ujë. Shiu u tregua i mëshirshëm, më në fund pushoi, për të mos na e hequr kënaqësinë fundore të shijimit të atyre panoramave qetësuese që krijonin dritat e ndërtesave gotike, kur binin mbi syprinën e palëvizshme të ujit.

Venecia nuk do të kishte pasur kuptim po t’i kishin vënë një emër mashkullor. Ajo është dashnorja e përhershme e shkrimtarëve, këngëtarëve, poetëve, piktorëve, doxhëve, madje sot, në kulmin e teknologjisë, metalit dhe realitetit të rrëmujshëm kozmopolitan, është edhe dashnorja e të pasurve vanitozë, që lëngëzohen sysh kur në darkën mes miqve, lëshojnë shitmendjen e radhës; “Isha këtë fundjavë në Venezia!”. Ajo është paradoksalisht edhe dashnorja e çifteve të rinj, që shkojnë ta ndajnë bashkë për muaj mjalti dhe s’bëhen hiç xhelozë se e dashurojnë të dy, madje i lumturon pasja e saj edhe për një javë, për ta ruajtur përjetësisht në zemër, si një nga gjërat më të bukura që kanë prekur në jetë. Dhe s’kanë faj.

Ashtu ishte Venezia…

albtravel
 
Titulli: Udhëtoj me gondolë në Venecia…

kam qen nja 10 her mu ka merzit :)
 
Titulli: Udhëtoj me gondolë në Venecia…

Venecia e kurioziteteve te medha

venice.jpg


Nje luan ne shenin San Marco
Statuja e Luanit ne Piazza San marco eshte simboli zyrtar i Serenissima-s, dhe eshte edhe sot e kesaj dite, simboli i qytetit. Me siguri do te kete origjine orientale – lindore. Ne kembet e ketij luani gjendet nje liber ne te cilin gdhendet nje shprehje “Pax tibi Marce, Evangelista Meus", cka do te thote “Paqe per ty, oh Marko, Evangjelisti im”.
Emrat e rrugeve
Emrat e rrugeve neper Venecia tregojne ca nga karakterisikat dalluese te qytetit. Ato nuk kane emrat e zakonshme te rrugeve si ne qytetet e tjera, si per shembull ‘via’ per qytetet italiane, apo street, road, avenue per to anglo-amerikane, apo Strasse per ato gjerman, apo rue per qytetet franceze. Rruget e Venecias kane rregullat e tyre.
Termat e perdorur per emrat e rrugeve jane kryesisht si me poshte
- RIO ose CALLE : rruge
- FANDAMENTA: rruge me pamje nga nje ngushtice
- RIVA: rruge me pamje nga ‘ Grand Canal’
- CAMPIELLO: shesh i vogel
- CAMPO: shesh i madh
Keto emra kane origjine shume te lashte dhe lidhen me profesione artistike, aktivitete tregtare dhe origjinen e banoreve. Termi Mercerie, eshte origjinalisht emri me te cilin eshte njohur zona ku tregetoheshin rrobat. Emra si Calle dei Preti, Calle delle Munughe, Riva dei Ragusi i referohen pergjithesisht prifterinjve, motrave apo banoreve nga Rovigo qe kane jetuar ne Venecia. Emra te tjere si Calle dell’Abbazia, Calle del Teatro, jane emra te marre nga pallatet kryesore qe ndodhen perreth.

gondola.jpg

Gondola
Gondola eshte nje varke e vogel tradicionale veneciane e punuar e gjitha me dore. Fjala ‘gondola’ duket se ka origjine shume te vjeter: ne fakt besohet se vjen nga fjala greke ‘kondi’ qe do te thote ‘guaske’: perndryshe vjen nga fjala latine ‘cymbula’ (varke e vogel) ose ‘cuncula’, dhe qe te dyja kane te njejten kuptim me fjalen greke ‘kondi’.
Qe nga viti 697, gondola kane qene e vetmja menyre transportimi ne Venecia. Ne fillim, ato kane qene shume te shtrenjta dhe plot ngjyra, ndersa sot jane kryesisht te zeza, sepse Ligji ‘Sumptuary’ i Serenissima-s e kerkon keshtu.
Ato jane kryesisht 11 metra te gjata dhe peshojne reth 600 kile. Gondolat jane te perbera nga 280 pjese te ndryshme me lloje te ndryshme druresh. Perberesi i jashtem prej hekuri, quhet ferro dhe e mbron varken nga demie te vogla aksidentale. Per shkak te struktures se saj, nje gondola mund te perdoret vetem ne ujera te ceket.
Vendet ku ndertohen gondolat quhen ‘squeri; ndersa vete punetoret quhen "squeraroli".
Eshte interesante te degjosh gondolieret te flasin ne dialektin venecian:
– Sià de longo! : Vazhdo perpara!
– Sià stali! : Qendro ne te djathte!
– Sià premi! : Ki kujdes!
Gondolat jane sigurisht te kendshme per shkak se jane simboli emblematik i Venecias. Megjithate, nuk eshte lire te besh nje xhiro me te.
Origjina e fjales “CIAO”
Tashme e dini se do te thote “Ckemi”, ka te njejtin kuptim edhe ne gjuhen e Venecias. Por kjo eshte nje fjale e shkurtuar nga fjalia me te njejtin kuptim pershendetes mes njerezve: "Sciavo vostro"

Classic-Italian-Tiramisu-Slider.jpg


Tiramisu-ja
A e dinit se kjo eshte embelsira me e njohur e sherbyer ne shume restorante italiane? Do te thote “me merr – me zgjidh” apo “me bej te lumtur”, nese i jep nje kuptim pak me shume dashuror.
Ka disa versione per prejardhjen e saj: disa njerez thone se historia vjen nga Rilindja, kur grate veneciane ua sherbenin burrave te tyre, pasi ato besonin se sherbente per ta bere dashurine me te mire. Te tjere besojne se vjen nga kurtizanet veneciane, qe duke perdorur kete fjale perpiqeshin te ishin te zgjedhurat e asaj nate.
Elena Cornaro – gruaja e pare e diplomuar
Shume prej jush ndoshta nuk e dine se gruaja e pare e diplomuar ishte ne Venecia. Emri i saj ishte Elena Cornaro, dhe ishte vajza e nje patrici shume te pasur. Ajo ka studiuar shume lende humane si histori, teologji dhe filozofi. Ajo njekohesisht zoteronte edhe nje diploma filozofie nga Universiteti i Padovas.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top