Udhëkryqet e Ishullit

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Udhëkryqet e Ishullit

Problemi kryesor që preokuponë sot “ishullin” shqiptar, duhet kërkuar dhe të kuptuar në spektrin e ndeshjeve historike që kanë ndikuar kulturat e huaja kundrejtë asaj shqiptare. Mirëpo, të jetosh në këtë ishull do të thotë të keshë gunë shekullore, që e përbëjnë sakrifica dhe vuajtjet të përcjellura nga gjenerata në gjeneratë. Një nga përkufizimet e diturisë historike është të kërkuarit e shkaqeve që sollën deri te një ngjarje, e njohja e shkakut na shpie deri te njohja e natyrës së ngjarjes. ثshtë e rëndësishme për ne ti shqyrtojmë shkaqet që na sollën deri te udhëkryqet e ishullit, udhëkryqe këta që lindën pa vullnetin e shqiptarëve, të përgjysmuar me kufijt politikë, të ndarë me kufij- andej e këndej Murit të Arbërit. Malli është pranë... e këtë nuk e shuan uji i burimit e as era e këndshme e trëndafilit. Aty në udhëkryq gjenden dy pllaka, njëra pllakë e madhe dërrase e tjetra mermeri. Në të parën, që ishte shkruar me gjak dhe që të çonte në drejtim të Shqipërisë Etnike – “Populli i Ndaluar”, shkruante: “Fëmijëve tanë dëshmorë, të cilëve bataretë e mizorëve ua prenë përgjysmë ëndrrën për liri...”. Kurse, në ate të mermerit që ishte shkruar me ngjyra të përziera, që të conte drejtë Shqipërisë Politike – “Shtëpisë Misterioze”, e që shkruante”: “ Rroftë Xhaxhi Enver( ky shkrim kishte filluar të fshihej), ishulli ynë- ishull grek, deputeti ynë-deputet grek...”

Sa afër që janë, të një gjuhe, të një gjaku, por kishin një ndarësi, mungesën ...

Populli i ndaluar ishte i etshëm për të vërtetën, thjeshtë ndaj tij ishin bë padrejtësi të mëdha si nga Fuqit e Mëdha, ashtu edhe nga shtetet ballkanike. Ndarjen definitive të Popullit të ndaluar nga Shtëpia Misterioze e kishte bë Konferenca e Ambasadorëve në Londër me 29 korrik 1913. Sa të pamëshirshëm që ishin, bënë gjymtimin e hapsirës jetësore të shqiptarëve. Kjo ishte një pazar politik, në të cilën bëhej tregti vetëm me trojet etnike shqiptare. Përkundër kësaj, Populli i Ndaluar ishte i gatshëm të bëjë sakrifica, të derdh pikën e fundit të gjakut, që dëshmon për posedim të diturisë, qëndresës dhe guximit, si pasuri më të çmueshme të progresit dhe lirisë. Në këtë kohë, thirje i bënte Populli i ndaluar Shtëpisë Misterioze e që i thonte: Nëse doni të mirën e shtëpis suaj dhe clirimit tonë, nëse doni që shtëpija mos të shkatërrohet nga pluhuri me kalimin e kohës, nëse doni që ky popull mos ta humbasë kombësinë përpara propagandave të huaja, atëherë kini mendje, kërkoni program politik që të shkundëni pluhurin që e ka mbuluar shtëpinë misterioze, ejani te populli i ndaluar që të shifni se si shemben kështjellat më të fuqishme nga atdhedashuria...Pra, Populli i ndaluar respektonte një ligj, ligjin e prerë të historisë: “Tokat e tuaja nuk t’i fal njeri por duhet të luftosh, mandej duhet të dish të luftosh për to”. Andaj, asnjëherë ata nuk i ranë këmbanës së pikëllimit as atëherë kur ua ndaluan lindjen e fëmijëve e as atëherë kur arat i mbushën me varre. Ata që jetonin bashkë me ta kishin urrejtje të madhe ndaj Popullit të ndaluar. Kjo na krijonë një bindje se me të vërtetë këtu kishte shpërthime të pikëpamjeve raciste. Nga këtu edhe dilnin vjersha të shumta si kjo:

Në ethe, në dëborë

Derisa zemra ngrin,

Kemi drojë

Mos edhe në botën tjetër

Këta njerëz

Mund të na jenë fqinj!

Treguan brutalitetin e qëndrimeve, që dëshmon për diskreditim publik të jetës familjare, me anë të shpifjeve dhe gënjeshtrave, me demaskime të tilla mizore lëndonin dinjitetin e popullit të ndaluar. Edhe pse thuhet se rrota e historisë nuk kthehet mbrapa, për fat të keq neve shqiptarëve (popullit të ndaluar) në shumë raste, sikur historia na përsëritet. Populli i ndaluar mbi 90% ishte i “sëmurë nga kolera” (ishin musliman), por çuditërisht i bënë ballë sëmundjes dhe nuk u infektuan nga kanceri në mushkëri (1913 si dhe në periudha të tjera, kur sërbët dhe grekët donin ti konvertonin në të krishter me dhunë) as atëherë kur mbi ta u bë presion, dhunë, terror me ndihmën e formave dhe metodave më antinjerëzore, duke aplikuar edhe materie kimike helmuese ndaj popullit të ndaluar që ushtronin fqinjët shovinist. Kjo dëshmon se populli i ndaluar nuk u dorëzua as atëherë kur ndjente lëndim shpirtëror, as atëherë kur ndjen mungesën atdheut e as atëherë kur u godite nga Shtëpia Misterioze. Udhëkryqe tjera të ishullit ishin edhe suspendimet e dhunshme të institucioneve shoqërore, arsimore, kulturore, informative etj. Heqja e pllakës përkujtimore të Kongresit të Manastirit, ndalimi i shqiptimit të emrave të Shkupit (Skopje), Kërçovë (Kiçevo), ndalimi i emrave shqip si: Shqipe, Agim, Dardan etj. Masat rigoroze arsimore-kulturore që fillojnë me Univerzitetin e Prishtinës e që përfunduan me atë të Tetovës, zhdukja e shumë librave në shqip, dhuna psikologjike ndaj arsimtarëve, aksioni për rrënimin e mureve të shtëpive, zvoglimin drastik i numrit të paraleleve të shkollave të mesme, janë dëshmi për akte barbare sllavo komuniste serbe që i zhvillonte ndaj Popullit të Ndaluar. Vrasjet e qindra shqiptarëve pa u bë gjyq, burgosjet dhe torturat më të shëmtuara ndaj qindra shqiptarëve, trysnit politike morale dhe psikologjike nuk mundën ti zhdukin vlerat universale kombëtare dhe qytetëruese të popullit të ndaluar. Ata lindën legjenda që me gjakun e derdhur për liri do të shkruhen faqet e historisë më të re, që populli i ndaluar nuk do të jetë më ashtu si ishte, por do të jetë popull i lirë, ngase ata kishte kush ti udhëheq, kishin komandanta që në ballë iu shkruante UاK. E në tabelën e udhëkryqit ishte vendosur një tablo e re e që në të shkruante: “ Ky është fati më i madh i jetës sime, derdha gjakun për lirin e popullit tim. Gëzuar pavarsinë!”

Nga ana tjetër Shtëpia Misterioze ishte indiferente ndaj asaj që ndodhte me Popullin e Ndaluar. Më shqetësuese është se kur ndaj Popullit të Ndaluar sllavët ushtronin dhunë, nga Shtëpia Misterioze ju vinte ndihmë sllavëve me brigada partizanësh (brigada 3 dhe 5 e UNاSH gjatë Luftës së Dytë Botërore)... Kulminacionin e arrinë kur Shtëpia Misterioze ishte e gatshme të bëhej Republikë e fantazmës Jugosllavi. Ndodhën shumë gjëra, parasegjithash akumulimet që u grumbulluan hap pas hapi në rrjedhjen e kohës e që ishin në kundërshtim me prirjet psikologjike, e me këtë atentati kundër ndërgjegjës kombëtare duke shpallur shtëpinë për ateiste e që vështirësonin udhëtimin në gjithë ishullin. Pason periudha e tranzicionit, që ishte një periudhë e vështirë dhe me shumë mundime, periudhë e cila pati arritje, por edhe dëmtime, pasojat e së cilës u ndien me ngjarjet e 1997.

ا’është e vërteta, Shtëpija Misterioze duheshte të jetë në shërbim të banorëve të saj, e jo në funksion të pushtetarëve, klaneve dhe grupeve të ndryshme që luftojnë për qëllime të ngushta individuale dhe partiake. Për tu arritur ky synim duheshte që shtëpija të nisej për ta plotësuar një kusht, ta njohë veten. Mirëpo, ajo çka ndodhi dhe po ndodhë vërteton të kundërtën. Aty ka politikë dhe politikan të papërgjegjshëm, që çështjen kombëtare e kanë shndërruar në çështje personale... kemi përdhosje morale, kemi luftë kundër vlerave, kemi...kemi shumëçka po ndjenjë kombëtare, jo. Nga këndvështrimi i ndikimit të kulturave të huaja në jetën e shtëpisë, nuk merret në konsiderat nëse problemi lindë nga brenda apo nga jashtë, edhe pse ata janë me pasoja shkatërruese për shtëpinë. Kështu u paraqit konfuzioni i koncepteve, që krijoi mundësinë e paraqitjes së liderëve të rrejshëm, të cilët kanë prirje satanike, që janë të mendimit se do të dominojnë mbi Shtëpinë Misterioze. Andaj, shtëpija duhet të ketë detyrime e angazhime të posaçme në proçesin e integrimeve, e jo të krijojë dilema që burojnë nga konfuzioni dhe keqkuptimi i koncepteve të ndryshme, humbje të disiplinës së trupit, mendjes dhe shpirtërit...nga të cilat bëhet ngritja e liderëve të pakualifikuar që udhëheqin shtëpinë, të cilët nuk kanë për dhunti cilësi morale, standarde intelektuale dhe shpirtërore. “Liderë” i tillë është edhe Ben Blushi, njeriu që jeton në...dhe që bënë çorientim në zhvillimin e ndjenjës së respektimit të dinjitetit njerëzor dhe kombëtar...

Pra, imagjinata e tij kaloi çdo gjë...por ajo që duam ta themi është se cfarë vërtetë po ndodhë me popullin shqiptar, si dhe cfarë dallimi ka te Ben Blushi dhe te protagonistja kryesore e veprës së Honore dë Balzak, Shtëpija Misterioze, kur dihet se zonja Mere e tradhëtoi burrin e saj me çunin që kishte dhuruar edhe kryqin e bukur, ndoshta për të vetmin qëllim se ndjente zbrazëtirë në shpirtërin e saj kur burri i saj dilte ne kafene me shokët dhe ndjente mungesën e tij, apo...dhe kënaqte epshin e saj me anë të tradhëtisë. Kurse për çka e shkruajti Ben Blushi romanin e tij? Nese zonja Mere kenaqi epshin e vetë, atëherë Ben Blushi po kënaq grekët, ajo tradhëtoi burrin e saj, kurse Ben Blushi kombin e vetë... Andaj, te pllaka që gjendet në udhëkryq shkruan: “ishulli ynë- ishull grek, deputeti ynë-deputet grek...” .


Agim JAKUPI
 
Shqiperia eshte vendi te cilin e ka bekuar zoti per shqiptaret,por ne te njejten kohe eshte bere vendi qe ka ngjallur lakmi te pangopura nga ana e fqinjeve greke e serbe.Deshira e tyre per ti bere te tyret keto troje te banuara nga shqiptaret eshte e kahershme,por eshte ne qender te politikes se tyre aneksioniste pas shpalljes se planeve te tyre te perpunuara ne akademite e shkencave;perkahtesisht :"necartnies serbe" ne Beograd dhe "megalidese greke"ne Athine.Jane plane qe kane ne qender te tyre pushtimin e teritoreve shqiptare dhe asimilimin e popullsise vendase.Duke pasur ndihmen e pakursyer te Rusise por edhe te Frances si dhe me ndihmen e fuqive te medha pas tronditjes se themeleve te perandorise otomane ka filluar dhe eshte vene ne zbatim ideja e ketyre planeve aneksioniste ndaj teritoreve shqiptare.Por krahas ndihmes se pakursyer te vendeve te cilet nuk e simpatizojne kombin shqiptar kohet e fundit ne funksion te ketyre politikave armiqsore shohim edhe nje pjese komunitetesh etnike ardhacakesh me origjina te dyshimta.Keta qe deri die kane gjetur strehe te ngrohte dhe jane trajtuar me mikpritjen tradicionale ne teritorret shqiptare sim te barabarte midis nesh tani kane filluar po bejne shume kakerdhi ne teritorret shqiptare.Te tille mind te permendim ''gabelet "ne Kosove te cilet iu bashkuan forcave paramilitare serbe dhe kryen bastisje e deri krime mbi popullin e pambrojtur shqiptar te kosoves.Te njejten gje po ben nje pjese e komunitetit vlleh ne shqiperi e cila ka aderuar ne organizata famekeqe si "omonia"dhe partia per te drejtat e njeriut.Dihet boterisht se keto dy organizata jane ne funksion te politikave armiqsore greke.

Po citoj sa per dijeni nje informacion te shkurter mbi nje lajm gjate fushates elektorale te PPDNJ:

PBDNJ firmos me OMONIA-n dhe vllehët

Kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet e 28 qershorit me organizatën “Omonia” dhe Unionit Vlleh të Shqipërisë. Duke folur pas nënshkrimit, Dule ka thënë se gjithmonë ka ekzistuar një bashkëpunim strategjik me këto shoqata për përkrahjen e minoriteteve dhe pakicave kombëtare në vend. “Kjo është edhe një ndër pikat kryesore të programit të PBDNJ për zgjedhjet e 28 qershorit. Në shumë qarqe të vendit, PBDNJ do të përfaqësohet në zgjedhje me këto dy grupe minoriteti, Omonia-n dhe vllehët e Shqipërisë”, tha Dule. Vetë Vangjel Dule do të kandidojë në Vlorë, Gjirokastër e Korçë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top