Arfenilla
Themelues i Forumit
Një djalosh doli me gjyshin e tij të shëtis nëpër rrugët e Parisit. Në një vend dëgjuan një myshteri se si i ankohet një këpucëtari. Njeriu i thoshte se diçka nuk është në rregull me këpucët e tij. Këpucëtari i dëgjoi me qetësi ankesat, i kërkoi falje dhe i premtoi se do ta ndreq gabimin.
Më vonë djaloshi me gjyshin e tij u ulën në një lokal për të pirë kafe.
Një burri në tavolinën afër, kamerieri i tha të lëviz pakës që të ketë mundësi të kaloj. Burri reagoi ashpër dhe nuk lëvizi fare.
“Asnjëherë mos harro atë që pa,” i tha gjyshi djaloshit. “Ai këpucëtari pranoi ankesën e blerësit, ndërsa ky njeri afër nesh nuk dëshiroi të lëviz. Njerëzit që bëjnë punë të dobishme nuk u pengojnë kritikat, ndërsa ata që nuk bëjnë asgjë të dobishme, gjithmonë mendojnë se janë të rëndësishëm dhe paaftësinë e tyre e fshehin prapa arrogancës dhe autoritetit.”
Ngjarje e treguar nga Paulo Coelho