U çliruam më 29, zbulohet dokumenti !

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Natën e 28 nëntorit 1944 ushtarët gjermanë kryen një nga masakrat më të mëdha në Shkodër

Kur u çlirua Shqipëria? Pyetja ka marrë një përgjigje ligjore me përcaktimin e datës 29 Nëntor si Festa e اlirimit, por edhe pse nuk e prekën ligjin, përfaqësuesit e mazhorancës së sotme nuk e njohin këtë datë dhe i përkujtojnë njëherësh më 28 Nëntor ditën e pavarësisë dhe atë të çlirimit nga pushtuesit nazifashistë. Nga Shkodra, që është qyteti i fundit i çliruar, vijnë për herë të parë dëshmi dhe prova, se natën e 28 nëntorit të vitit 1944 ushtarët gjermanë kontrollonin qytetin, madje kanë vrarë 7 qytetarë të Shkodrës, pesë prej të cilëve anëtarë të familjes Berberi. Këto dëshmi gazeta "Shqip" ka arritur t‘i provojë edhe me dokumente, siç është certifikata e vdekjes së dëshmorit Qamil Berberi, i cili u vra natën e 28 nëntorit nga një patrullë e ushtrisë gjermane, që kontrollonte ende qytetin. Gazeta ka siguruar gjithashtu foto të ceremonisë mortore të anëtarëve të familjes Berberi, që u zhvillua më 29 Nëntor, ditën e parë të lirisë për qytetin. Veteranët e luftës tregojnë se nata e 28 nëntorit 1944 e gjeti qytetin verior të Shkodrës në terror të plotë nga gjermanët. Në librin e tij "Portrete dëshmorësh", nënkryetari i veteranëve të luftës për Shkodrën, Vehbi Fishta, tregon në lidhje me masakrën e 28 nëntorit, kur u vra anëtari i njësitit gueril Qamil Berberi dhe gjithë familja e tij prej pesë personash. Atë natë u vra edhe një furrtar dhe një partizan, ndërsa u plagosën nga gjermanët dy persona të tjerë. Duke folur për masakrën e 28 nëntorit, Fishta tregon: Në atë kohë isha 17 vjeç dhe isha aktivist i njësiteve guerile të qytetit. Shtëpinë e kisha në të njëjtën rrugicë ku ndodhi masakra dhe e mbaj mend shumë mirë ngjarjen. Rreth orës 21.30 të datës 28 nëntor 1944, Qamil Berberi, përgjegjës i njësitit gueril për pjesën lindore të rrugës së "Cakajve" ishte kthyer për në shtëpi për të marrë bukë për shokët. Në orën 22.30, Qamili doli dhe vetëm 60 metra larg shtëpisë së tij u ndesh me një autoblindë gjermane, që hapi zjarr dhe e vrau në vend. Kur dëgjoi krismat, babai i tij, Sabri Berberi, doli nga shtëpia për të parë ç‘kishte ngjarë, por edhe ai u qëllua për vdekje. Më pas dolën te dera e shtëpisë edhe gruaja e Sabriut, Esmaja dhe dy vajzat, Sadija e Adilja. Ushtarët gjermanë që ndodheshin në autoblindë qëlluan pa mëshirë dhe mbi to, duke vrarë në vend Esmanë dhe Sadijen, ndërsa Adilja u plagos rëndë dhe vdiq në spital pas disa ditësh. Kjo ishte ndër masakrat më të tmerrshme që gjermanët bënë në Shkodër, ndaj mbahet mend mirë. Për koincidencë atë natë ishte Bajram dhe furrtari i lagjes, Luigj Urbani, ishte në punë. Ai doli nga furra rreth 20 minuta pasi dëgjoi krismat, me mendimin se patrulla ishte larguar, por në fakt ushtarët gjermanë qëndronin aty dhe e qëlluan furrtarin sapo ky doli në rrugë. Më pas, një grua tjetër, Gjyshe Dibra, banore e kësaj rruge, e cila doli në derë për të parë ç‘kish ndodhur, u qëllua nga gjermanët dhe u plagos nga një plumb në këmbë. Kjo grua e plagosur ndihmoi më pas për të saktësuar oraret e detajet e gjithë kësaj masakre, pasi në murin e shtëpisë së saj kishte një orë të vjetër". Rrëfimi i kësaj masakre të natës së 28 nëntorit 1994 bëhet më i besueshëm pas publikimit që bën për herë të parë gazeta "Shqip" të fotove të funeralit të katër anëtarëve të familjes Berberi më 29 nëntor. Fakti që më 28 nëntor Shkodra ishte e pushtuar vërtetohet edhe nga certifikata e vdekjes e dëshmorit të atdheut, Qamil Berberi, në të cilën si datë vdekjeje shënohet 28 nëntori 1944.

Partizani

Jonuz Nishani kujton natën e fundit të luftës

"Më 28 nëntor luftohej,

atë pasdite u plagosa"

Jonuz Ali Nishani, 82 vjeç, është një nga njerëzit që më 28 nëntor 1944 luftonin me armë në dorë për çlirimin e qytetit të fundit që mbahej ende nën kontrollin e gjermanëve. Jonuzi thotë: "Kam qenë në batalionin ‘Perlat Rexhepi‘ dhe ishim të vendosur në kodrat e Dragocit të fshatit Mes, tetë kilometra larg Shkodrës. Mbaj mend se ishte data 24 apo 25 nëntor e vitit 1944 dhe nga pozicioni ku ishim kishim detyrë të sulmonim postën gjermane në fshatin Mes dhe tanket gjermane te fusha e aviacionit. Për disa ditë kemi bërë luftime të ashpra. Gjermanët na gjuanin me murtaja, ndërsa ne përdornim mitraloz, ose pushkë. اeta jonë udhëhiqej nga komandant Mehmet Tariati dhe komisar Qazim Kapisyzi dhe kishte një mision tepër të vështirë, pasi duhej të çahej posta gjermane për të depërtuar në Shkodër. Nga luftimet që po zhvilloheshin, si tani më kujtohet, ishte pasditja e datës 28 nëntor. Kur dielli po perëndonte, po mbanin nën vëzhgim rrugën e fshatit Mes. Unë isha pas një shkëmbi dhe një goditje me mortajë nga armiku, fare pranë vendit ku ishim në pozicion, më shkaktoi plagosje në kofshën e majtë. Edhe tani e kam shenjën që më duket fare lehtë në këmbë. Ndërsa luftimet bëheshin gjithnjë e më të ashpra, qëndroja i plagosur në pozicion, në majë të kodrës. Krismat pushuan rreth orës 04.00 të mëngjesit të 29 nëntorit. Vetëm atëherë, me ndihmën e brigadave të tjera sulmuese ne arritëm që të vinim përpara gjermanët. Më kujtohet se kur po shkonin për në Shkodër, në afërsi të urës së Mesit ishin trupat e dy gjermanëve të vrarë. Pak pa hyrë në Shkodër, kemi pritur çetën që vinte nga Reçi dhe rreth orës 09.00 të datës 29 nëntor, batalioni ‘Perlat Rexhepi‘ ka mundur të hyjë në qytet. Isha i plagosur dhe nuk mund që të shkoja me batalionin për të shijuar fitoren. Shokët më çuan te shtëpia e një kushëriri, ku mora ndihmën mjekësore".

Shqip
 
Titulli: U çliruam më 29, zbulohet dokumenti !

Edhe une kshu e di qe ne jemi cliruar ne 29 nentor...tani per festa na erdhen ne shkolle disa veterane te luftes dhe folen gjate per clirimin e Shqiperise dhe per perpjekjet e tyre te shumta....ishin shume te moshuar dhe thane se gjermani i fundit eshte larguar nga Shqiperia ne 29 Nentor.....
 
Titulli: U çliruam më 29, zbulohet dokumenti !

Shqiperia e njerzeve te ndershem dhe patriot nuk u cliura ne 29 nentore. Ne 29 nentor Shqiperia u zaptua nga komunistat. Njerizit me te ulet e me imoral te vendit, vrane intelektualet, patriotet e anit-slaved. Ata e kethyen Shqiperin ne vendin me imoral e te korruptuar te botes. 29 netori duhet te kujtohet gjithmone ne historin e Shqiperis si dite e zeze.

ma mer mendja ate dite ishe veshur me te zeza kishe vendosur nje shirit te zi ne balle dhe qaje me te madhe apo jo???pastaj dole rrugve dhe thrisje poshte komunistet.....
 
Titulli: U çliruam më 29, zbulohet dokumenti !

Kur lexoj evloren kuptoj shume lehte qe komunizmi eshte me i mire se fashizmi ...i saj.

Nuk eshte turp qe edhe per data historike duhet te nderhyje politika dhe ti ndaje njerezit ne dy bindje, kur njera padyshim eshte e gabuar.

Rrofte 29 nentori, dita e clirimit te Shqiperise nga forcat nacional clirimtare.
 
Kur disa njerez vendosin ''pelqimet'' personale perpara dhe ul nje nga ditet me te medhaja te kombit madheshtor Shqiptar per mua duhet te humbe te drejten e te qenit Shqiptar/e
 
Titulli: U çliruam më 29, zbulohet dokumenti !

Ate qe ju nuk dini, e me vjen vertet keq qe nuk keni as aftesi ta kuptoni eshte se nuk ka asnje ndyshim Fashismi nga Komunizmi. Stalini vrau me shume Russe se Hitleri, Enveri vrau shume me teper se Gjermanet dhe Italianet bashke. Fashizmi e Komunizmi jane e njejta gje, i vetem ndryshim eshte se nuk jane bere akom gjygje nderkombetare per krimet e komunistave ne Kine, Koren e Veriut, e Everopen lindore.
E verteta eshte se ne kishim Shqiperin e madhe nene Hitelerin. Shqipetaret kishin te drejt te jetonin ku te donin e ta linin Shqiperin nene Hitelerin po mos tu pelqente. Keshtu sa e veshtire eshte ta besosh, Shqiperia ishte me mere nene Hitelerin se nene diktaturen e Enverit.
 
Titulli: U çliruam më 29, zbulohet dokumenti !

Ne kete teme diskutohet data evlora, ajo kohet e fundit eshte vene me kot ne debat.

Te kuptoj une ty, ti edhe tek tema kiss me siguri do shkruaje qe Enveri te te puthte te pasmet, eh.....
 
Titulli: U çliruam më 29, zbulohet dokumenti !

]Ne kete teme diskutohet data evlora
 
Last edited by a moderator:
Titulli: U çliruam më 29, zbulohet dokumenti !

Ate qe ju nuk dini, e me vjen vertet keq qe nuk keni as aftesi ta kuptoni eshte se nuk ka asnje ndyshim Fashismi nga Komunizmi. Stalini vrau me shume Russe se Hitleri, Enveri vrau shume me teper se Gjermanet dhe Italianet bashke. Fashizmi e Komunizmi jane e njejta gje, i vetem ndryshim eshte se nuk jane bere akom gjygje nderkombetare per krimet e komunistave ne Kine, Koren e Veriut, e Everopen lindore.
E verteta eshte se ne kishim Shqiperin e madhe nene Hitelerin. Shqipetaret kishin te drejt te jetonin ku te donin e ta linin Shqiperin nene Hitelerin po mos tu pelqente. Keshtu sa e veshtire eshte ta besosh, Shqiperia ishte me mere nene Hitelerin se nene diktaturen e Enverit.

Ate qe nuk di ti eVlora eshte se edhe ne qofte se do te fitonin fashistet si gjyshi yt, te njejten gje do te benin me komunistet mbase dhe me keq, persa i perket familjeve patriote qe u perndoqen nga rregjimi i hoxhes duket qarte patriotizmi qe kane pasur disa prej tyre ,nga vete fakti si flasin sot pasardhesit e tyre ne rastin e mesiperm ti, dhe me kete shkrim ke treguar me te vertete sa patriote je ti dhe ata te llojit tend . Persa i perket temes eshte e kote te debatohet sepse edhe ne qofte se ka ndodhur clirimi ne 28 nentor, dhe ne qofte se te gjithe pushtetaret do te binin dakord qe te festohej ne 28 per popullin do te jete gjithmone ne 29 nentor per arsyen e thjeshte se askush qe e quan veten patriot [ashtu si edhe ti]nuk mund tju thote femijeve te tij qe shqiptaret nuk luftonin por ishin aleate me Hitlerin,cfardo dhe kush do nuk mund tja venite madheshtine kesaj feste duke e vene ne te njejten dite me nje feste me te madhe per shqiptaret ,dhe aq me pak ata si ty .PRA RRRRRRRRRRROFTE 28-29 NENTORI
 
Titulli: U çliruam më 29, zbulohet dokumenti !

Aman shyqyr qe e gjeten se regulluan prob te tjera te shqiperise dhe u ngeli kjo
 
1) Kush tha qe gjyshi im qe fashist. Ku e di ti se jo komunistate do benin krimet qe beri Enveri. Asnjeher perpara ne historin e Shqiperis jane bere krime te tilla. Enveri kishte aftesi junike ne historin e Shqiperis dhe te botes per kriminel.
2) Enveri futi neper burgje e vrau familjen e Ismali Qemalit, Gjergj Fishtes, Frasherit e shume e shume patriotave te tjere qe dedikuan jeten dhe pasurin e vete Shqiperis, njerez qe pa ata sot nuk do kishte Shqiperi. Fakti qe familjet tuaj e ndimuan Enverin te beje keto krime, nuk ju bejne ju patriot. 3) Une nuk jam e vetmja nga familjet patriote Shqipetare qe ndertuan shtetin Shqipetar e qe familjet e tyre kane punuar per Shqiperin per 100 vjetet e fundit qe nuk e duan regjimin e Enverit. Disa nga njerez patriot e inteletual qe nuk e kan dashur qeverin e Enverit jane: Fan Noli, Nermin Vlora, Nene Tereza, Faik Konica, Abaz Kupi, Qazim Koculi, Osman Haxhiu, Durro Shaska, Famija e Frasherit e lista vazhdon. Ti me siguri nuk i di kush keta njerez jane. Po po ti kerkosh, do shikosh se jane aq patriota sa Skenerbeu.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top