Turqia do të ndihmojë njohjen e Kosovës te vendet islamike

Ado

FISEBILIL-LAH
Turqia do të intensifikojë fushatën lobuese tek vendet e Konferencës Islamike në mënyrë që të rritet numri i shteteve në njohjen e Republikës së Kosovës. Këtë njoftim e bëri në Prishtinë ministri pa portofol i Turqisë, Said Yazicioglu, pas takimeve që ka zhvilluar me presidentin dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës.

Krerët e institucioneve kryesore të vendit, njoftuan se deri në fund të kësaj jave do të dihen emrat e të ngarkuarve me punë në dhjetë ambasadat e para të Republikës së Kosovës, në mesin e të cilave është edhe Ambasada e Kosovës në Turqi.

Yazicioglu tha po ashtu se shteti i tij është shumë i interesuar që shteti i Kosovës të jetë një tregim i suksesshëm për botën. Për këtë arsye ai tha se Turqia do të intensifikojë fushatën lotuese tek vendet e Konferencës Islamike në mënyrë që të rritet numri i shteteve në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Turqia është shumë e interesuar në suksesin e Kosovës. Për këtë arsye në rrafshin diplomatik ne do të shtojmë angazhimin në Konferencën Islamike në mënyrë që të rritet numri i shteteve në njohjen e pavarësisë”, tha Yazicioglu. /RTK/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top