Turqia dhe historia e komploteve

Kresha

A pretty face can never trick me
Turqia është një shtyllë strategjike mes Europës dhe Lindjes së Mesme. Ajo do të kthehet në një rrugë kryesore të transitit të gazit dhe naftës nga Lindja. Ajo ka ushtrinë më të madhe mes vendeve të NATO-s, pas SHBA-së. Dhe, është një shembull i rrallë i demokracisë laike në një vend mysliman, që vëzhgohet nga demokraci të tjera si Pakistani dhe Indonezia, ku ushtria është kaq e fortë. Këtu qëndron çështja.

Ushtria turke është konsideruar shpesh si një garantuese e republikës laike të themeluar 86 vjet më parë nga Kemal Ataturk. Pavarësisht nga telashet e fundit, ajo mbetet institucioni më i besuar dhe popullor në vend. Megjithatë, përzierja e vazhdueshme e gjeneralëve në politikë apo vijat e kuqe që ata vendosin rreth subjekteve delikate si Qiproja apo kurdët, janë mes pengesave që nuk e lejojnë Turqinë të bëhet një demokraci e plotë.

Kushtetuta e Turqisë u hartua nga ushtria 30 vjet më parë dhe tani ka nevojë urgjente për t’u rishikuar.

Dhe, çështjet për të cilat ushtria është më e kujdesshme janë pikërisht ato që rrezikojnë anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Europian.

Ushtria ka organizuar tri grushte shteti që prej vitit 1960, kur vari kryeministrin e parë të zgjedhur me votë të lirë, Adnan Menderes, themeloi Këshillin e Sigurisë dhe ngriti tri gjykata të sajat. Ata krijuan një shtet paralel, shpjegon Umit Kardas, një ish-prokuror ushtarak. Gjeneralët e konsoliduan pushtetin e tyre pas grushtit të shtetit të vitit 1980, duke nxitur hyrjen në fuqi të një kushtetute autoritare. Në vitin 1997, gjeneralët rrëzuan nga pushteti qeverinë e parë të drejtuar nga islamikët në vend, me dyshimet se ajo donte të rivendoste ligjin e sharias. Ky grusht shteti “post-modern” erdhi pas një fushate të organizuar nga gjeneralët dhe miqtë e tyre në media dhe fushën e biznesit.

Në vitin 2007 kërcënuan me një ndërhyrje të re, këtë herë me një postim në internet që theksonte se shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ishte kundër kandidaturës së Abdullah Gul për postin e presidentit të vendit. Ata thanë se ishin të pakënaqur nga gruaja e Gul, e cila mban vel islamik dhe kjo është e ndaluar në institucionet e shtetit pasi është simbol i islamizmit fondamental.

Ky grusht shteti në internet rezultoi në një llogaritje të bërë gabim.

Recep Tayyip Erdogan, kryeministri turk, kërkoi zgjedhjet e parakohshme. Partia e tij fitoi me 47 për qind të votave dhe Gul u bë menjëherë president. “Ushtria u përpoq të diktonte vullnetin e saj dhe populli tha jo, ndaj ajo që po ndodh që prej asaj kohe tregon se ushtria po e humbet fuqinë e saj”, - vëren një diplomat i BE-së në Ankara.

Në vitin 2008, gjeneralët mbështetën në mënyrë të heshtur kryeprokurorin Abdurrahman Yalcinkaya, kur ai u përpoq të bindte Gjykatën Kushtetuese të nxirrte jashtë ligjit partinë në pushtet, pasi ajo po përpiqej të vendoste regjimin islamik.

Gjykata Kushtetuese vendosi kundër këtij ndalimi. Që nga ajo kohë ka pasur shumë pengesa përpara qeverisë.

Gjatë dy viteve të fundit, publiku është “bombarduar” me informatat për komplotet e ushtrisë. Dhjetëra oficerë, përfshi këtu edhe gjeneralë në pension, janë marrë në pyetje dhe janë arrestuar në lidhje me çështjen ‘Ergenekon’, që e mori emrin nga një rrjet i dyshimtë oficerësh sigurie, akademikësh, gazetarësh dhe biznesmenësh.

Prokurorët akuzojnë këtë rrjet se ka planifikuar grushtin e shtetit dhe një sërë provokimesh të përgjakshme.

Por, provat nuk kanë qenë gjithnjë bindëse dhe disa njerëz të pafajshëm janë arrestuar bashkë me të tjerët dhe janë lënë disa muaj në burg pa akuzë.

Gjeneralët këmbëngulin se ‘Ergenekon’ është pjesë e një fushate të udhëhequr nga Fethullah Gulen, një klerik i moderuar islamik që drejton vëllazërinë më të pasur e më me influencë në Turqi. Kjo lëvizje ka pasur përherë vulën e islamit.

Gjeneralët besojnë se Gulen dhe përkrahësit e tij po e drejtojnë Turqinë drejt regjimit islamik. Një prej komploteve parashikonte vendosjen e armëve në shtëpitë e Gulenistëve, me qëllim diskreditimin e tyre. Në të vërtetë, ushtria është e fortë në një vend ku qeveria civile është e dobët apo kur kërcënohet nga rreziqet. Shumë njerëz kanë frikë se tensionet mes kurdëve dhe turqve mund të përshkallëzohen në një lloj trazire që do të justifikonte ndërhyrjen e freskët të ushtrisë.

Dhe, këtu kemi të bëjmë me një tjetër problem.

Ligji i brendshëm i ushtrisë lejon ndërhyrjen në mbrojtje të laicitetit dhe unitetit të shtetit, kur ato rrezikohen.

BE kërkon që gjeneralët t’i përgjigjen Ministrisë së Mbrojtjes dhe kjo e fundit atyre.

“Le të komandojnë Ministrinë e Sportit, po të duan”, - ankohet Armagan Kuloglu, një gjeneral. “Ushtria do të bëjë atë që është për t’u bërë, gjithsesi”.

Lale Kemal, një analist ushtarak, thotë se “derisa kushtetuta të zëvendësohet, kontrolli civil mbi ushtrinë do jetë thjesht një ëndërr”. Erdogan ka premtuar se do të rishikojë kushtetutën, por ai konsiderohet si një njeri që bën pakte me gjeneralët në prapaskenë.

Ndryshe nga politikanët që e kanë drejtuar keq vendin për shumë kohë, ushtria nuk përfaqëson interesa të ngushta, thotë Mesut Yegen, një sociolog në Universitetin Teknik të Ankarasë. “Ajo e ka marrë legjitimitetin nga populli dhe është një forcë kombëtare”, - thotë ai. Kjo shpjegon pse gjeneralët turq e kanë dorëzuar pushtetin e tyre pas komploteve ndaj shtetit. Por, saga e Turqisë me ushtrinë po vazhdon dhe kjo është problematike për një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian, thonë diplomatët.



/The Economist/gazeta express/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top