Trojet shqiptare,një fidanishte njerëzore në shërbim ndërkombtar

Bilderberg

Anëtar i ri
Trojet shqiptare,një fidanishte njerëzore në shërbim ndërkombtar http://albanskariksforbund.se/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=105 http://albanskariksforbund.se/index2.php?option=com_content&task=view&id=105&pop=1&page=0&Itemid=49 http://albanskariksforbund.se/index2.php?option=com_content&task=emailform&id=105&itemid=49 Wednesday. 21 May 2008 Silvana Berki
Trojet shqiptare,një fidanishte njerëzore në shërbim ndërkombtar
link: http://albanskariksforbund.se/index.php?option=com_content&task=view&id=105&Itemid=49


Një territor i cili ka deri në 300 ditë diell në vit, një teritor ku katër stinët e vitit janë të dallueshme me karakteristikat e tyre të veçanta klimaterike, një teritor me shumëllojshmëri të konfiguracionit gjeografik, që nga riviera e deri tek malet e mbuluara me borë, një teritor me një shumëllojshmëri të florës me më shumë se 3300 specie, një teritor me një mundësi kultivimi të të gjitha varieteteve të drithërave, pemëve e perimeve. Do të duheshin edhe disa ditë diell më shumë që në trojet shqiptare të kultivohej edhe bananja.
Një teritor me një shumëllojshmëri të resurseve minerare, rreth 54 lloje mineraresh nga më të rrallat, me cilësi dhe bollëk dhe të kërkuara në gjithë botën. Një vend me pasuri të jashtzakonshme burimesh ujore natyrale dhe minerale. Një vend në udhkryq të botës së vjetër, ku janë kyçur dhe kyçen rrugët dhe interesat gjeostrategjike e gjeopolitike të të tri kontinenteve të botës së vjetër dhe shtetgrupeve të interesave gjeopilotike e gjeostrategjike edhe nga kontinentet tjera.
Për të mos u zgjatur në këtë lëmi, besoj që mjafton për fillimin e asaj që kam ndërmend të provoj të shtjelloj në këtë artikull të shkurtër.
Duke i pasur parasyshë kushtet klimaterike, pasuritë dhe shumëllojshmërinë e të mirave materiale, që këtij vendi ia ka dhënë dhuratë nëna natyrë, nuk ka se si që edhe rraca njerëzore e këtyre trevave të mos jetë lloj i veçantë dhe të mos zgjoj interesimin e të tjerëve për rigjenerimin e rracave të cilat çdo ditë e më tepër po e humbin vitalitetin e tyre dhe po shkojnë nga një pleqëri e pakthim kombesh deri në krizë shuarje të ndonjërit prej tyre. Mu për këtë, e në anën tjetër edhe ato që përmenda më lartë,besoj që qendrat e vendosjes, nuk janë të interesuara për zgjidhjen e drejtë dhe të qëndrueshme të problemit të ballkanit, kështu që dje, sot dhe në të ardhmen, gjithënjë do të lëjnë hapur çështjen shqiptare që kur ka nevojë ndonjëri prej popujve, në krizë pleqërie, për të rivitalizuar rracën dhe kombin e vetë, apo ca sish, do të riaktivizonin çështjen shqiptare dhe do të hapnin dyertë në heshtje, në emër humanizmit dhe të strehimit të atyre fatkeqëve që do të rrezikoheshin nga fqinjët shovinist të nxitur dhe të sëmurë qëllimisht nga një shqiptarofobi që nga mesjeta e hershme.
-Kujt iu dasht që në Ukrainë të dërgohen me qindra mijëra shqiptarë, të cilët askush nuk e di se kur dhe nga u vendosën atje!?
-Kush i shtyri për mërgim kolonitë shqiptare në Egjipt, Siri, Liban, dhe në të gjitha shtetet tjera arabe!?
-Kujt iu dashën, kur dhe nga kush u detyruanë për mërgim kolonitë shqiptare në Rumani,Bullgari, Turqi,( vetëm në Turqi ka disa miliona shqiptarë që edhe sot e kësaj dita flasin shqip)!?
-Kujt iu dasht dhe kush i detyroi shpërnguljet drejt italisë, kryesisht në Kalabri dhe Sicili që edhe sot e kësaj dite njihen si arbreshë!?
-Përçka u bë gjenocidi dhe shpërngulja me dhunë e اamëve nga trojet e tyre stërgjyshore,pse u lejua të behet shpërngulja dhe shfarosja e më se 720 fshatrave të Toplicës, Vranjës, Leskocit dhe Nishit!?
Jo rastësisht që nga fillimi i shekullit të njëzetë kohë pas kohe, u bënë shpërnguljet e popullësisë shqiptare të Kosovës, Maqedonisë dhe viseve shqiptare në Greqi në drejtim të Turqisë, me marrëveshje ndërshtetërore Jugosllavi-Turqi respektivisht Greqi-Turqi .
Jo rastësisht në fillim të viteve shtatëdhjeta vllezërit tanë nga Kosova u shiten dhe stërshiten nga shteti i atëhershëm Jugosllavia e Titos, si të ishin skllevër. Atyre u bëheshin kontrollime shëndetësore deri në detajet më të imëta, siç janë dhëmbët dhe seleksionoheshin nga mjekë specialistë të rekrutuar dhe të paguar nga vetë RFGJ.Këta fatkeqë edhe sot e kësaj dite quhen si;-' Punëtorë me punë të përkohshme në botën e jashtme '(sic!?). Ndoshta politika ka të drejtë, sepse pjesa dërmuese e këtyre njerëzve me 'punë të përkohëshme' në botën e jashtme varrosen në vendlindjen e tyre, që aqë shumë e deshën,e ndihmuanë, po e ndihmojnë, po e dojnë dhe do ta duanë me nostalgjinë e mërgimtarit. Për këta punëtorë 'me punë të përkohëshme në botën e jashtme' që edhe kafshatën e gojës së fëmijve të tyre e ndanë për ta mbajtur gjall vendlindjen dhe që aqë shumë bënë për Te, nuk kujdeset askush përveç tregëtarëve, të cilët , kur vjen koha e pushimeve iu rrinë gadi ngritjes së qmimeve në mënyrë që të zhvatin sa më shumë të ardhura të pista nga djersa e dhe gjaku i këtyre fatkëqinjëve ,mërgimtarë.
-Si mund të quhen 'punëtorë me punë të përkohshme në botën e jashtme' këta njerëz që edhe fëmijët e tyre janë lindur dhe rritur në botën e jashtme dhe tani po rritet edhe brezi i tretë ,dmth, nipat dhe mbesat e atyre që janë shitur nga Jugosllavia e Titos që nga demonstratat studentore e gjithëpopullore të vitit 1968 e këndej?!!!...
-Pse së pakut Qeveria e Republikës së Kosovës,cilado qoftë ajo, nga viti 1999 e këndej nuk e quajnë me emërin e vërtetë këtë pjesë të mërgatës shqiptare.
Pas vrullit të shitjes së pjesës më vitale të popullit tonë drejt Gjermanisë, filloi shitja, rekrutimi dhe dërgimi, i djemëve dhe vajzave më vitale, po me të njejtat kushte, mos më rigoroze, në drejtim të Zvicres dhe aty këtu edhe në shtetet tjera për rreth, pastaj në Libi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Australi derisa erdhi një ditë që i hapën dyertë të gjitha shtetet evropiane dhe në fund edhe shtetet skandinave dhe Mbretëia e Bashkuar,(Anglia).
Sot nuk ka vend në botë që nuk ka shqiptarë,diku më shumë e diku më pak, por janë vendet e industrializuara që kanë përthithë pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare. Në Turqi numërohen rreth 4.000.000(katër milion) shqiptarë,kjo shifër jozyrtarisht mendohet të jetë edhe më e madhe,në Ukrainë mendohet të jenë rreth 250.000 (dyqindepesëdhjetëmijë) shqiptarë, në Zvicer zyrtarisht janë rreth 250.000(dyqindepesëdhjetëmijë) shqiptarë vetëm nga Kosova, në Gjermani zyrtarisht janë rreth 400.000 (katërqindmijë) vetëm nga Kosova, në shtetet e Beneluksit janë dikund rreth 200.000(dyqindmijë), por këto shifër mendohet të jenë më të larta duke pasë parasyshë që këto shtete, shumicën e emigrantëve i konsiderojnë si jugosllav, Grek, Turq, e të tjerë, varësisht nga shtetësia e tyre, e jo nga kombësia. Në Francë, Spanjë e Portugali duhet të ketë rreth 80.000(tetëdhjetëmijë) shqiptarë,në shtetet skandinave janë dikund rreth 145.000 (njëqindedyzetepesëmijë)shqiptarë ( kryesisht të ikur pas viteve të '90-ta), në Angli janë rreth 50.000 (pesëdhjetëmijë) shqiptarë, në SHBA janë dikund rreth 500.000 (pesëqindmijë) shqiptarë, kurse në Australinë e largët janë diku rreth 130.000 (njëqindetridhjetëmijë) shqiptarë.Vetëm në Greqi janë rreth 750.000 (shtatëqindepesëdhjetëmijë) shqiptarë, kurse në Itali rreth 650.000 (gjashtëqindpesëdhjetëmijë) shqiptarë, pjesa dërmuese e tyre nga Shqipëria londineze, të gjithë këta të larguar mbas viteve '90-ta, pa i përmendur disa dhjetëra mijëra nga Kosova, Maqedonija etj.
Mos të harrojm që truri dhe intelekti shqiptar i përgatitur me aqë mund dhe sakrifica, me djersë dhe gjak nga populli ynë po përthithet nga shtetet perëndimore. Sa për ilustrim, vetëm në Kanada prej vitit 1990 deri më sot kanë emigruar më shumë se 13.000 (trembëdhjetëmijë) intelektualë shqiptarë bashkë me familjet e tyre.
-A e dijm dhe a do ta ndonjëherë, ne shqiptarët numrin e vërtetë të shqiptarëve që jetojnë në trojet shqiptare?
-A e dijm dhe a do ta dijm ndonjëherë, ne shqiptarët , numrin e vërtetë të bashkëkombasve tanë që jetojnë jasht trojeve shqiptare?
-A thua se trojet shqiptare po përdoren si një fidanishte njerëzore për rigjenerimin e rracës njerëzore në planetën tokë?!
Deri më sot kjo temë nuk është marrë në trajtim të veçantë, përveç përmendjes së herëpasherëshme të shpërnguljeve të shqiptarve nga trojet shqiptare, të aneksuara nga ish-jugosllavija, për në Turqi, dhe shkëmbimit të popullësisë muslimane ndaj asaj të krishterë ndërmjet Turqisë dhe Greqisë në fillimshekullin e njëzetë.
Deri më tani asnjëherë nuk është ngritur zëri i politikës zyrtare shqiptare kundër këtyre padrejtësive, por edhe nismat e shoqatave apo lëvizjeve të ndryshme që kërkojnë vënjen e drejtësisë në vend për krimet , gjenocidin shpërnguljet dhe shfarosjet e njëpasnjëshme të popullësisë shqiptare nga ana e fqinjëve tanë sllavo-greko-ortodoksë, për habinë më të madhe, ngulfaten dhe pengohen nga politika zyrtare shqiptare në të gjitha trojet shqiptare!?...
Unë nuk mund të kuptoj se si është e mundur që politika shqiptare e Kosovës, në negociatat shtesë, dhe me anë të 'Traktatit të miqësisë', apo më mirë me thënë Diktatit të Nënshtrimit, në emër të 'mbrojtjes dhe realizimit' të të drejtave dhe aspiratave të popullit të Kosovës, Serbisë ia falën të gjitha krimet dhe gjenocidin që ushtroi në shekuj ndaj popullit shqiptar, dhe në anën tjetër po i kërkojnë miqësi, kur ne të gjithë e dimë që deri më sot, nga pala serbe nuk është thënë asnjë fjalë pendimi apo kërkim faljeje për krimet dhe gjenocidin e ushtruar në kurriz të popullit tonë, por përkundrazi përditë e më shumë shtohen kërcnimet që vijnë nga ana e tyre,...!?
-Po a nuk janë Hebrenjët ata të cilët edhe sot e kësaj dite kërkojnë dëmshpërblim nga gjermanët për gjenocidin që ushtroi nazifashizmi mbi ta!?
-Po sikur të kishin harruar dhe falur krimet që u bënë ndaj tyre, a do të kishin shtetin e tyre dhe a do të ishin izraelitët ata që janë sot,...,!?
-Po a nuk janë armenët ata që padisin shtetin Turk për krimet dhe gjenocidin e bërë ndaj tyre në fillimshekullin njëzetë? ,...,e shumë raste të tjera të ngjajshme si këto.
-Pse deri më sot, politika shqiptare asnjëherë nuk ka ngritur zërin dhe nuk ka kërkuar drejtësi për gjenocidin serb dhe shfarosjen e popullësisë së Toplicës, kurshumlisë, Nishit, Vranjës , Leskocit,..., etj. !?
-Pse deri më sot asnjë qeveri shqiptare nuk ka ngritur zërin kundër gjenocidit shtetëror grek ndaj popullësisë اame!?
-Deri më sot politika shqiptare, اështjen اame nuk e ka quajtur me emërin e vërtetë ,gjenocid dhe shfarosje, por vetëm problem pronash!?
-Deri kur do të heshtim për padrejtësitë, krimet dhe gjenocidin e bërë në kurriz të popullit shqiptar, për pushtimet, kolonizimet e ngushtimet sistematike dhe të vazhdueshme të hapsirave të trojeve Iliro-shqiptare nga fqinjët shovinistë e gjakpirës sllavo-greko-ortodoksë!?
-Pse u dashka që vetëm ne shqiptarët të harrojm dhe të falim apo më mirë të themi të injorojm dhe të shkelim mbi gjakun e brezave që aqë shumë sakrifikuanë për ruajtjen e qenies kombëtare, gjuhës, kulturës dhe tërësisë teritoriale,...,!?
-Apo ndoshta këta zotërinjë të politikës aktuale shqiptare,një ditë do të shkojnë aqë larg saqë, nga 'bujaria' dhe 'zemërgjerësia' e tyre, do t'i kërkojnë falje, Turqisë për qëndresën shekullore dhe luftërat e betejat e pandërprera të popullit tonë që nga pushtimet e para të perandorisë Osmane e deri në اlirimin dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shtetit Shqiptarë më 1912, ndoshta këta zotërinjë të politikës aktuale shqiptare, do t'i kërkojnë falje edhe Bullgarisë dhe Greqisë për qëndresën e popullit shqiptar për ruajtjen e tërësisë së qenies dhe trojeve shqiptare, dhe në fund , ndoshta këta zotërinjë të politikës aktuale shqiptare, do t'i kërkojnë falje edhe Malit të Zi dhe Serbisë për rezistencën që ua bëri populli ynë ndër shekuj dhe siqomos në luftën e fundit me në ballë UCK-në!?...
Nuk është për tu habitur që ky lloj stereotipi i politikës shqiptare në përgjithësi dhe kosovare në veçanëti, ndoshta edhe do t'i paguajnë dëmshpërblim Serbisë nga ndjersa dhe gjaku i popullit tonë, për ushtarët, paramilitarët, mercenarët e të gjithë çetnikët dhe kriminelët që lanë kockat në dheun e Kosovës,...,!?
****
Gjyshi im i ndjerë shpesh më thoshte:
- Biro, një njeri që nuk shitet për pare, për lavire dhe për pushtet, populli thotë se , ai njeri nuk matet, as me ar, as me diamant, as me xhevahir. Jo biro, ari, diamanti dhe xhevahiri janë gurë që nxirren nga dheu. Unë mendoj që një njeri, i cili nuk mashtrohet me këto tri sende, nuk matet me kurrëgja, sepse nuk ka kandar që e peshon atë. Ai qëndron moralisht më lartë se gjithëkush tjetër.
-Po çka do të kishte thënë gjyshi im i ndjerë për këta burreca, këtë lloj sui generis politikanjësh, që veten e quajnë 'shpëtimtarë të kombit',...,!?
Një deputet në parlamentin e Kosovës pat thënë se:
- 'Juve, anëtarëve të Grupit të Unitetit, duhet me ua marrë imunitetin dhe në vend tuajin të emërohen gra, sepse gratë janë shumë më të lidhura për këtë tokë!'
-A nuk është kjo një aksiomë për gjithë politikën shqiptare të këtij transicioni që nuk i dihet fundi !?
U bëj thirrje të gjithë intelektualëve shqiptarë në Atdhe apo në diasporë kudoqofshin ata dhe Akademisë së shkencave të të dy gjysëmshteteve shqiptare dhe të gjithë studiusëve që të fillojnë të merren seriozisht me këtë اështje kaq shkatërrimtare e kaq të dhimbshme për vetë ekzistencën, ardhmërinë, perspektivën dhe mirëqenjen e Kombit Shqiptar.
Bruksel, maj 2008

Silvana Berki
 
Me pelqeu shume thirrja qe Silvana ben ne fund. Packa se ajo eshte fokusuar me teper mbi realitetin shqiptar ne arenen politike ne Kosove, qe nuk ndryshon shume me ate ne Shqiperi, dalim ne konkluzionin e vetem qe politikanet tane te vjeter ose jane thjesht injorant enciklopedike, ose jane vegla antishqiptare te te huajve. Cilado nga alternativat e mesiperme qofte, pasojat bien me shqiptaret dhe kulturen e tyre.

Eshte ver8 koha per reagim qytetar.

 
Trojet shqiptare,një fidanishte njerëzore në shërbim ndërkombtar Wednesday. 21 May 2008 Silvana Berki
Trojet shqiptare,një fidanishte njerëzore në shërbim ndërkombtar
link: Albanska Riksfِrbundet - Trojet shqiptare,një fidanishte njerëzore në shërbim ndërkombtar


Duke i pasur parasyshë kushtet klimaterike, pasuritë dhe shumëllojshmërinë e të mirave materiale, që këtij vendi ia ka dhënë dhuratë nëna natyrë, nuk ka se si që edhe rraca njerëzore e këtyre trevave të mos jetë lloj i veçantë dhe të mos zgjoj interesimin e të tjerëve për rigjenerimin e rracave të cilat çdo ditë e më tepër po e humbin vitalitetin e tyre dhe po shkojnë nga një pleqëri e pakthim kombesh deri në krizë shuarje të ndonjërit prej tyre. Mu për këtë, e në anën tjetër edhe ato që përmenda më lartë,besoj që qendrat e vendosjes, nuk janë të interesuara për zgjidhjen e drejtë dhe të qëndrueshme të problemit të ballkanit, kështu që dje, sot dhe në të ardhmen, gjithënjë do të lëjnë hapur çështjen shqiptare që kur ka nevojë ndonjëri prej popujve, në krizë pleqërie, për të rivitalizuar rracën dhe kombin e vetë, apo ca sish, do të riaktivizonin çështjen shqiptare dhe do të hapnin dyertë në heshtje, në emër humanizmit dhe të strehimit të atyre fatkeqëve që do të rrezikoheshin nga fqinjët shovinist të nxitur dhe të sëmurë qëllimisht nga një shqiptarofobi që nga mesjeta e hershme.
-Kujt iu dasht që në Ukrainë të dërgohen me qindra mijëra shqiptarë, të cilët askush nuk e di se kur dhe nga u vendosën atje!?
-Kush i shtyri për mërgim kolonitë shqiptare në Egjipt, Siri, Liban, dhe në të gjitha shtetet tjera arabe!?
-Kujt iu dashën, kur dhe nga kush u detyruanë për mërgim kolonitë shqiptare në Rumani,Bullgari, Turqi,( vetëm në Turqi ka disa miliona shqiptarë që edhe sot e kësaj dita flasin shqip)!?
-Kujt iu dasht dhe kush i detyroi shpërnguljet drejt italisë, kryesisht në Kalabri dhe Sicili që edhe sot e kësaj dite njihen si arbreshë!?
-Përçka u bë gjenocidi dhe shpërngulja me dhunë e اamëve nga trojet e tyre stërgjyshore,pse u lejua të behet shpërngulja dhe shfarosja e më se 720 fshatrave të Toplicës, Vranjës, Leskocit dhe Nishit!?
Jo rastësisht që nga fillimi i shekullit të njëzetë kohë pas kohe, u bënë shpërnguljet e popullësisë shqiptare të Kosovës, Maqedonisë dhe viseve shqiptare në Greqi në drejtim të Turqisë, me marrëveshje ndërshtetërore Jugosllavi-Turqi respektivisht Greqi-Turqi .
Silvana Berki


Kjo me larte, eshte ceshthje fundamentale qe ne te ardhmen duhet studiuar me shume kujdes nga te gjithe ne. Ky faktor mjafte i rendesishem( ne nje analize timen e kam quajtur edhe ''bomba berthamore e shqipeve'') duhet te analizohet dhe duhet te faktorizohet per veprime pozitive. Deri tani kete faktore na e kane perdorur te gjithe ata qe kishin nevoj per ne. Edhe ne ditet e sotme po e perdorin. Shetet fqinje po gjenerojne popullaten e tyre me filizat tane. E ne duhet ta kthejme ne faktore pozitiv. Te gjitha predispozitat i kemi. Mjafton ta perdorim mendjen e shendoshe.

ps. Per politikanet njeher tjeter .
 
Trojet shqiptare,një fidanishte njerëzore në shërbim ndërkombtar Wednesday. 21 May 2008 Silvana Berki
Trojet shqiptare,një fidanishte njerëzore në shërbim ndërkombtar
link: Albanska Riksfِrbundet - Trojet shqiptare,një fidanishte njerëzore në shërbim ndërkombtar


-A nuk është kjo një aksiomë për gjithë politikën shqiptare të këtij transicioni që nuk i dihet fundi !?
U bëj thirrje të gjithë intelektualëve shqiptarë në Atdhe apo në diasporë kudoqofshin ata dhe Akademisë së shkencave të të dy gjysëmshteteve shqiptare dhe të gjithë studiusëve që të fillojnë të merren seriozisht me këtë اështje kaq shkatërrimtare e kaq të dhimbshme për vetë ekzistencën, ardhmërinë, perspektivën dhe mirëqenjen e Kombit Shqiptar.
Bruksel, maj 2008

Silvana Berki


Nje analize imja e shkurter mbi bashkimin e Kosoves me Shqiperin ndoshta edhe do sherbente edhe si hap ne miniatur per zhvillimin e metutjeshem per politikanet. :ciaoo:

Ne situaten globale qe po kalon kombi shqiptar, ku koha po punon per te (mendimi im), mendoj se ceshtja e bashkimit te Shqiperis dhe Kosoves do ishte e demshme ne aspektin kombetar. Ky bashkim per momentin mendoj se edhe kerkohet dhe miratohet heshturazi nga armiqet tane. Me kete bashkim ne kushtet e sotit do permbyllej ceshtja shqiptare ne ballkan dhe me kete permbyllje do permbusheshin apetitet e fqinjeve e njekohesishte do ishte thike pas shpine per pjeset tjera te banuara me shqiptar. Shume troje etnike do mbeteshin jashte ceshtjes tone e cila do konsiderohej e permbyllur. Mosbashkimi i Shqiperis dhe Kosoves lene hapur ceshtjen shqiptare ne Ballkan. Ca na duhet nje bashkim kur jemi aq te fuqishem per momentin sa as vete akoma se kemi kuptuar. Nga kjo jokuptueshmeris e fuqise sone (kohes qe po punon per ne) jemi suluar drejte kafshates se madhe e cila do na ngulfate fytin. Une jam qe ne kete situate te ushqehemi ngadale qe ne funde te dalim te ngopur. Ushqimi i tepert ka toksicitetin e vet.
Une mendoj se Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia ( pothuajse tri shtete shqiptare ne ballkan) duhet te lejohen te zhvillohen aktualisht si te vecanta. Shqiperia dhe Kosova kane me cka te merren. Kane Camerin, Kosoven Lindore dhe pjeset shiptare ne Malin e Zi. Krahas zhvillimit te tyre ekonomik dhe intelektual duhet te fokusojn fuqin intelektuale dhe ekonomike ne permiresimin e gjendjes shqiptare ne trojet e ndara per rreth. Pse jo edhe bashkimin e tyre kur ti vie radha. Duhet fokusuar ne gjetjen e moduleve ( te cilat jane te bollshme) per rritjen e presioneve ndaj vendeve qe mbajne te uzurpuara keto troje. Duhet kerkuar rruge ( qe jane te shumta ) per fuqizimin e faktorit shqiptare neper keto vende fqinje. Mjafton te ulemi dhe te mendojme ne kete drejtim dhe tere kacitete ekonomike dhe intelektuale ti fokusojme ne keto drejtime sepse ja vlen. Askush nuk eshte duke e cenuar per momentin integritetin e Shqipersi dhe Kosoves ( deri diku). Ky integritet veq se na eshte i cunguar me mbetjen e pjeseve tona jasht kufijve administrative. Atehere cna nevojitet nje bashkim i momentit. Ne duhet te gjejme momentet e duhura dhe mjetet e duhura per te arritur kete qellim.
Maqedonin nuk e permenda deri tani sepse atje faktori shqiptar ka filluar te marre fryme dhe ka dhene frutet e para te ti. Shqiptaret ne Maqedoni veqse jane ne nje rruge te mir por kane edhe shume gjera per te bere. Kane dy universitete ne gjuhen shqipe. Kane flamurin, gjuhen dhe identitetin. Duhet vazhduar ne forcimin e tyre edhe me tutje deri ne fuqizimin si popull shtetformues. Ne ate drejtim eshte nisur dhe ska te ndalur. Por duhet me vemendjen dhe kujdesin me te madh. Pastaj faktori politik ketu duhet te jete me i unifikuar dhe duhet te shfrytezoj kapitalin mergimtar ( parane e tyre) ne investimin per shtimin e hapsires. Mergimtaret duhet te stimulohen per kthim dhe blerje te pasurive neper Maqedoni. Duhet stimuluar shkollimin e femres dhe stimulimin per mbajtjen e nivelit te natalitetit ne nivele te tanishme. Koha do beje te veten.

Pra, Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia jane ne gjendje te vetmbahen per momentin por duhet qe te kujdesen per pjeset tjera. Neser tri vota te fuqishme shqiptare munde te jene shkaterruese per fqinjet dhe munde te bejne shqipet factor dominant ne keto ane.
E domosdoshme per Shqiperin, Kosoven dhe Maqedonin ( ndoshta me e domosdoshme se sa bashkimi) eshte nje bashkpunim me i madhe intelektual arsimoro – kulturor, ndarja e sa me shume fondeve ne institute hulumtuese ( me theks te vacant ne lemin e hsitorise per te c’fletuar te gjitha arhivat e botes), ndarja e fondeve te vecata per akademiket , ngritja dhe fuqizimi i kapaciteteve ligjore si dhe depolitizinmi i strukturave ligjore, policore dhe ushtarake me fonde te vecanta shtese duke perdorur monitorimin dhe llogaridhenjen, ngritja e kapaciteteve infrastrukturore per lidhje vajtje ardhje, organizimi i sa me shume aktiviteteve mbarkombtare – kultorore, rritja e numrit te martesave te ndersjella etj. te cilat do te ndikonin ne unifikimin e kombit dhe eliminimin e gjerave qe jane krijuar si rezultat i ndarjeve te vazhdueshme.
Natalitein duhet mbajtur ne nivelin e tanishem sepse ajo eshte arma me e fuqishme qe kemi per momentin e cila munde te rezultoj ne nje te ardhme jo te larget duke na shenderruar ne faktor dominant nese e perdorim ne kontestin pozitiv.
Kur ti realizojme te gjitha keto do na bashkoje vete koha.
Ky ishte mednimi im. Munde te debatojme.
 
Redaktimi i fundit:
Te le ti te debatosh, ti ti prin idete lol

Edhe une mendoj qe nese do bashkoheshim fiilimisht me ane te komunikimit, shkembimit te informacionit dhe organizimeve artistike-kulturore me njeri-tjetrin, bashkimi final do vinte shume natyrshem.

Jemi nje popull, kemi nje gjuhe !
 
Titulli: Trojet shqiptare,një fidanishte njerëzore në shërbim ndërkombtar

Trojet shqiptare,një fidanishte njerëzore në shërbim ndërkombtar


Një territor i cili ka deri në 300 ditë diell në vit, një teritor....
:::::::::::::
-A nuk është kjo një aksiomë për gjithë politikën shqiptare të këtij transicioni që nuk i dihet fundi !?
U bëj thirrje të gjithë intelektualëve shqiptarë në Atdhe apo në diasporë kudoqofshin ata dhe Akademisë së shkencave të të dy gjysëmshteteve shqiptare dhe të gjithë studiusëve që të fillojnë të merren seriozisht me këtë اështje kaq shkatërrimtare e kaq të dhimbshme për vetë ekzistencën, ardhmërinë, perspektivën dhe mirëqenjen e Kombit Shqiptar.
Bruksel, maj 2008

Silvana Berki

Më vjen keq por ky shkrim është shkruar nga unë, Gjergj Driloni , e jo nga zonja Silvana Berki, me të cilën kam një korrespondencë shoqërore.
Nuk besoj të jetë plagjiaturë, por thjeshtë gabim.
Zonja Berki jeton në Finlandë, kurse unë në Belgjikë, ju lutemi të bëni përmirësimin e gabimit.
Me nderime Gjergj Driloni, Bruksel
 
Titulli: Trojet shqiptare,një fidanishte njerëzore në shërbim ndërkombtar

Patjeter Gjergj, je shume i nderuar nese je apo jo, autori i ketij shkrimi. Por nese na jep nje referate, e rregullojme ne cast lapsusin. :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top