Tre fëmijët vranë babain dhe e varrosen në kasolle.

NoMaD

Listening to a liar is like drinking warm water.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur 10 ditë më parë në fshatin Shën Vlash të Durrësit, ku autor ka qenë djali i madh, Hysen Meta 24 vjeç, ndërsa në krim kanë bashkëpunuar vajza, Hygerta Meta dhe djali tjetër, Amarildo Meta.

Tre fëmijët pasi kanë kryer krimin në një nga dhomat e shtëpisë, e kanë transportuar trupin e të atit në një kasolle në ambientet e jashtme të banesës, ku edhe e kanë varrosur për të fshehur ngjarjen.

Më pas, djali i madh shkoi në polici për ta denoncuar si të zhdukur.

Pasi u arrit të zbulohej se nuk bëhet fjalë për zhdukje, por për një krim, policia tha se në banesë u gjet edhe një predhë e armës së zjarrit me të cilën ishte kryer krimi.


Në polici, autorët kanë deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait që vajza e tij të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.

Të tre fëmijët tashmë janë vënë në pranga, ndërsa nëna e tyre, Blerina Meta është në hetim në gjendje të lirë.
 
E tmerrshme pz.
Kush e di cfarë kanë kaluar nga i ati që kanë ndëmarrë një hap të tillë.
Këto duhet të jenë pasojat e një dhune të vazhdueshme besoj.
 
E tmerrshme pz.
Kush e di cfarë kanë kaluar nga i ati që kanë ndëmarrë një hap të tillë.
Këto duhet të jenë pasojat e një dhune të vazhdueshme besoj.
3 femije qe behen bashke per te vrare te atin.
Ketu ka vend per shume reflektim....
 
Krimet ne familje jane krimet me te shpeshta ne secilen shoqeri, madje dhe ne shoqerite qe ne i konsiderojme me te civilizuara.

Kohet e fundit krimet ne familje kane shenuar nje rritje jo vetem te ne. Ndoshta ka shume faktor por besoje se turbulencat ekonomike kane shkatuar dhe turbulenca sociale. Nje nder faktoret konsideroje se eshte pandemia e cila ka sjelle dhe rritje te ndjeshme te cmimeve te cilat kane shkatuar turbulenca ne familje. Faktor tjeter mundet me qene dhe divergjencat mes moshave te cilat ne kohet e fundit jane thelluar. Teknologjia informative ka shkatuar dhe nje lloj mos komunikimi dhe nje lloj ftohje dhe largesi mes se njejtes familje. Megjithate ne duhet te pergaditemi qe krimi ne familje te kete rritje ne vitet ne vijim.
 
3 femije qe behen bashke per te vrare te atin.
Ketu ka vend per shume reflektim....
cit. albi nako 😅 sdi pse mu kujtua ai kur te l3xova 🤣
 
Zot mos na mbyt ne traxhedi njerzore.
 
Nje impulse eshte
Aq
Dhe bohet ajo qe te shenon gjith jeten
Po kushedi se si ishte realisht situata... A ishte vetmbrojtje, a dhuna dhe egersia kishte arritur ne kulm.
Femija nuk eshte pron
Femija do dashuri
Jepi dhun dhe o do rritesh nje personalitet plot trauma qe do luftoj gjith jeten per ti kapercyer, ose nje kriminel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top