Tragjedia Came dhe kenga e Celo Mezanit.

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Ne kohet e veshtira kur kujtesa per tragjedine came ishte lodhur nen zymtesine e pushtetit te izoluar nga bota, ne festivalin folklorik te gjirokastres te vitit 1978, nga thellesia e shpirtit te popullit shqipetare shprethen zeri i legjendave ku tragjedine e camerise dhe te popullit te saje e sjell ne kujesen e re te kohes nje kenge sa tragjike por aq dhe origjinale ne permbajtjen e saje.
Ajo vinte si nje mesazh thirrje, ku me nota vaji i kendohej dhembjes qe kishte shkaktuar ajo tragjedi. Ajo vinte duke ringjallur harresen, duke i thirrur ndergjegjes se kombit shqipetare per ate humbje kombetare, per ate plage te pa sheruar qe dhemb e do te dhembe gjithnje e me shume ne gjoksin e kombit e shqipetare, dhe nese nuk sherohet ajo do te dhembe edhe ne trupin e euorpes qe vazhdon te heshte ndaj asaje masakre masive te bere kunder popullit shqipetare te territoreve shqipetare came!
Te gjithe u shtangen nga nje grup i vogel burrash me veshje popullore came, te cilet pa vegla muzikore, interpretuan nje kenge unikale ne humbetiren e vajit.
Ata sollen ne skene nje tragjedi te kthyer dhe te perifrazuar ne tragjedine e nje krahine te tere. Grupi cam i rrogozhines me plot gojen mund te themi se ate vit tronditi kujtesen kombetare. Ishte pothuajse harruar drama came, shtepite e diegura, burrat e therur femijet e djegur...!
Ngjarje tragjike te ndodhura ne jug-perendim te gadishullit te ballkanit, gjate brigjeve lindore te detit jon, qe nga liqeni i butrintit dhe lumit pavlles ne veri e deri ne gjirin e artes ku shtrihet nje treve me tipare e vlera te vecanta iliro-shqipetare, te peisazhit dhe te popullimit human, krahine e cila ka qene etnikisht ne jetet e me parshme toke ilire-shqipetare qe i perkiste dhe i perket atij populli qe u debua, duke i vrare e therur deri edhe femijet ne djepa, vetem e vetem per te ia marre territoret asaje pjese shqipetare qe quhet cameria!
Pra ajo krahine quhet cameri, dhe banoret quhen came.
E ceshtja came, nuk eshte vetem nje ceshtje qe u takon vetem cameve por te gjitha shqiparizmes kudo qe ndodhemi!
Kombi cifut u bashkua pas 2000 vjetesh, kombi gjerman pas 40 vjetesh.
Eshte ceshtje nderi dhe e dinjitetit tone kombetar qe duhet te rivendoset sa me pare, me cdo kusht si nje e drejte e sovranit popull!
Ketu nuk ka te beje fare europa, ne qofte se per shqipetaret ajo nuk zbaton ato te drejta qe per veten e vet nuk fal asnje centim!
Eshte detyre e shtetit shqipetare, e qeverise aktuale dhe e cdo politikani dhe intelektuali, e cdo qytetari dhe cdo eimgranti qe te ngrejme zerat tone te larget dhe te afert, per te sensibilizuar politiken e fjetur shqipetare per ate ceshtje madhore kombetare, e pse jo, te sensibilizojme dhe boten demokratike qe te vendose te drejten e mohuar ne vend!
Eshte nje detyre per secilin shqipetar, pozicionimi i cilter pa hile ndaj zgjidhjes se ceshtjes came qe kemi perpara.
Duhet te mbledhin ndjenjat, synimet e vlerat morale e materiale per ta bere camerine.
Kush s`ndien ne palcen e vet camerine si nje dhembje, tragjedine e pesuar te popullit te saje, atehere ajo ceshtje do te harrohet.
Por amaneti i te pareve tane, ideali i nje populli te martirizuar si ai cam, do ti mallkoi ne jete te jeteve te gjthe ata qe me qendrimin indifernet, mohojne gjakun e tyre.


Agim xhemali
firenze


kenga e celo mezanit:
[ame]http://www.youtube.com/watch?v=XWnkgssocV8[/ame]​
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top