Tradhton burrin me ish shokun e klases...

Guest2

Antarë i Respektuar
Arsyet se përse një grua apo një burrë i martuar tradhton, janë të shumta dhe sa të ngjashme aq edhe të ndryshme.

Një grua 32-vjeçare ka një arsye se përse e tradhton bashkëshortin…por gjithashtu shumë dilema ka në mendje. Ajo i ka dërguar një letër psikologes së ‘The Sun’ me shpresën se ajo mund ta ndihmojë.


Letra e gruas

“Unë jam 32-vjeçe e martuar me një burrë i cili kthen shishe pas shisheje çdo natë. Ai është 38-vjeç dhe sillet keq me fëmijët tanë. Ata shkojnë çdo natë në shtrat duke qarë ndërkohë që unë kam frikë të flas pasi i druhem reagimit të tij agresiv.

Ai gjithmonë me ofendon me shprehje tipike, duke më thënë ‘ti je shëndoshur’…‘ti je një problem për mua’…‘ti je plakur’… ‘kjo shtëpi është një m**’…dhe këto ai i përsërit vazhdimisht.

Ai kërkon rregullisht seks me mua por gjithmonë përfundon duke u ‘jargavitur’ sipër meje nga pija e tepërt. Ndërsa kur është esëll është njeri më i mirë në botë.

Një natë bëra një status në Facebook ku thash se isha e mërzitur dhe një burrë, i cili është babai i shoqes së klasës së njërës prej vajzave të mija, më shkruan dhe më pyeti çfarë kam.

Ai është 32-vjeç dhe e njoh prej vitesh pasi kemi qenë në shkollë bashkë. I tregova se çfarë tmerri po kaloja në jetën time bashkëshortore. Ndërsa ai më tha se ishte në hapat e divorcit me gruan e tij. Kështu nisëm të flisnim ne Facebook. Deri sa një ditë ai më tha se donte të më takonte dhe të bënim seks, por unë i thash që unë nuk jam tradhtare.

Por atë natë im shoq erdhi sërish shumë i dehur dhe nisi të më fyente. Dola nga shtëpia dhe e mora në telefon babin e shoqes së vajzës. U takuam, gjetëm një vend pa njerëz dhe bëmë seks. Ai më tha që të shkonim në një hotel por unë u ndjeva shumë e turpëruar dhe i thash që kjo që po bëj del jashtë vetes sime.

Ndërkohë që im shoq vazhdon të vijë ‘xurxull’ në shtëpi çdo natë, unë vazhdoj të ndihem në faj. Burri me të cilën bëra seks vazhdon të më shkruaj dhe më kërkon ta takoj, edhe unë dua por nuk di çfarë të bëj”.

Gazeta Panorama.
 
Titulli: Tradhton burrin me ish shokun e klases...

Do me thene,ka nje burre pijanec..
Nje burre qe e quan familjen;kjo eshte nje m..
Nje burre qe bene femijet te qajne duke i lenduar para gjumit ..

Dhe ti duhej ti shkruaje The sun,per te marre nje mendim?!

Duhej me kohe ti kishe dhene rruge.
 
Titulli: Tradhton burrin me ish shokun e klases...

Kur ste pelqen, eshte normale t'ja japesh rrugët...

dhe te kesh cfaredo tip (kesisoj), jeta eshte dubel e veshtirë. Mirë në fund paska gjetur ndoshta me mirë, shpresojm....
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top