Tiranë, vazhdon numërimi i votave

WxP

Staf në FV.AL
Vijon në Tiranë numërimi votave për këshllinin bashkiak, kryetarin dhe anëtarët e këshillit të minibashkive. Në Kzaz-në nr 47 të njësisë numër 4 janë numëruar 17 kuti nga 32 ku deri më tani kandidati i Aleancës për Qytetarin, Ilir Kokona, është në avantazh me vota plus.

Deri në mesditën e së dielës numërimi në KZAZ-në 48 të njësisë bashkiake numër 4 nuk kishte filluar. Nga 15 kutitë e numëruara me 1560 vota plus në njësinë bashkiake numër 8 udhëheq kandidati Aleancës për Qytetarin, Arben Tafaj. Në KZAZ-në 52 kanë mbetur pa u numëruar edhe 15 kuti të tjera për kanditatin e njësisë bashkiake. I qetë dhe pa probleme është numërimi në KZAZ-në nr 53 ku kanë mbetur pa u numëruar edhe 16 kuti.

Ndërsa në KZAZ-në numër 53 të njësisë,10 është proceduar me numërinin e kutive me votat për anëtarët e këshillit bashkiak ku nga 42 kuti të humëruara rezultati është PS,14,025 vota, PD, 7,404 vota ,LSI, 2048 vota dhe PDIU 827 vota.

Numërimi ka mbaruar në njësinë numër 1 ku Lindita Nikolla është rikonfirmuar si kryetarja e ardhshme e kësaj njësie. Në njësinë numër 2 është shpallur fitues, Elez Gjoka nga Aleanca për Qytetarin.

Kombinati pjesë e njësisë 6 për katër vitet e ardhshme do të qeveristet në nivel lokal nga Krenar Cenollari. Njësia 10 do të drejtohet nga Blend Fuga i Aleancës për Qytetatin.

Erjon Koka me 401 vota më shumë ka mundur kandidatin Krenar Alimehmeti duke fituar drejtimin e minibashkisë 7.

Një natë më parë në njësinë 7 u shënuan tencione pasi KZAZ tentoi kalimin e fletëve të votimit për kandidatët e Bashkisë Tiranë të hedhura gabimisht në kutitë e tjera si të kontestuara dhe jo të pavlefshme, sic parashikon Kodi Zgjedhor.

Top-Channel
 

Attachments

  • 43047.jpg
    43047.jpg
    23.3 KB · Shikime: 32

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top