Tirana pa fitues. KQZ debat per tabelat permbledhese

WxP

Staf në FV.AL
TIRANE- Një javë nga 8 maji,kur rreth 250 mijë votues iu drejtuan kutive të votimit për të votuar, se kush do drejtojë bashkinë e kryeqytetit, ende nuk ka një rezultatet të çertifikuar nga KQZ nëse do jetë Edi Rama i PS-se apo Lulzim Basha i PD-se. Komisioni Qendror Zgjedhor u mblodh dje pasdite për të përcaktuar dhe mënyrën dhe udhëzuesin si do bëhet verifikimi i rezultateve të procesverbaleve. Debate shoqeruan dhe kete mbledhje te radhes se KQZ ku nga ana e PS u kerkua ne vazhdimesi te certifikohet rezultati per Tiranen, por ndryshe vleresuan anetaret e djathte te Komisionit qe kerkuan qe te shqYrtohet cdo flete votimi e kontenstueshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot, vendimin për miratimin e procedurave për nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultatit për Bashkinë e Tiranës

KOSOVRASTI: Mث DUHEN 24 ORث Tث SHQYRTOJ AKTIN PثR TABELAT PثRMBLEDHثSE
Ora 10:45-Anëtari i djathtë, Njazi Kosovrasti ka reaguar pas deklaratës së dëshira Subashti duke sqaruar se ka qënë ai që ka kërkuar kohë për tabelat përmbledhëse për rezultatet e Tiranës.
“Pavarësisht nga tonet që po flisni po ju them. Ai që kërkoi shtyrjen për marrjen e vendimit për shtyrjen e këtij akti e kërkova unë. Unë dua t’ju përjashtoj nga e drejta për këtë akt, deri në orën 6 pasdite kemi të drejtë të presim. Ai akt ndaj u bë jemi brenda 24 orësh për të pritur. U kujtuat sot ta kërkoni. ثshtë e drejta ime të kërkoj shtyrjen, e drejta ime që brenda 24 orësh të bëj cfarë vërejtjesh kam.

TABELAT PثRMBLEDHثSE, RISTANI: KAM NEVOJث TI SHQYRTOJ. SUBASHI: PO VONOHEMI PA ARSYE
Ora 10:40-Kryetari i KQZ, Arben Ristani theksoi se nuk mund të shqyrtohet sot projektakti për tabelat përmbledhëse pasi aktualsiht po merr ifnormacione të reja për aktin. “Unë duhet të merrem me aktin se kam info të reja për aktin”
Por, Subashi theksoi se projektakti për tabelat përmbledhëse duhet tëb ishte shqyrtuar që para procesit zgjedhor ndërsa kërcënoi se me të tilla justifikime mund të përdorë dhe pjesa tjetër e KQZ ku bën opjesë dhe ajo për të vonuar pafundëssiht këtë proces zgjedhor.
“Projektakti është paraqitur nga ju, ndërkohë që një tjetër mund të thotë që kam akoma punë për të punuar dhe studjuar. Ju e keni studjuar i pari nga të gjithë të tjerët dhe projektakti duhet ti nënshtrohet studimit. 3 pika ka projektakti ndërkohë që këtë duhet ta kishit bërë para zgjedhjeve. Jemi të vonuar me këtë akt dhe normalisht sa kohë është në rend të ditës ajo është në rend të ditës dhe nuk mund të anashkalohet.
Sigurisht nëse ju do ta lini në vendimarrjen e të tjerëve kohën kur do të bëhet ky akt, ju garantoj se do të keni një vendimarrje shumë më të keqe se dhe unë mund të kërkoj shtyrje dhe të mos dalë rezultati në kohë dhe një process zgjedhor në kohë. ju lutem reflektoni!

SUBASHI: Tث SHQYRTOHEN SI DO VEPROHET ME TABELAT PثRMBLEDHثSE
Ora 10:35-Nënkryetarja e KQZ, Dëshira Subashi kërkoi sot që KQZ të nsië nga puna për shqyrtimin e projektaktit për tabelat përmbledhëse për rezultatet e Tiranës. “Duam të dimë sot si do jetë tabela epërmbledhëse e rezultateve. E ndërpremë mbrëmë që të shyqrtohet ky projektakt. A mund ta dimë kur do nisë shqyrtimi i këtij projektakti, që të dimë si do punohet me shpalljen e rezultatit për Tiranën?

KQZ SHKARKON SEKRETARIN E KZAZ NR 49
Ora 10:30-KQZ vendosi sot paradite shkarkimin e sekretarit të KZAZ numër 49, z. Eduart Ahmeti me kërkesë të PS dhe miratoi emërimin e znj. Enkelejda Omerit.

KOSOVRASTI: PO PثR KZAZ 52 PSE NUK REAGONI?
Ora 10:20-Pas Gjoncajt ka reaguar menjëherë anëtari i djathtë në KQZ, Njazi Kosovrasti që I ka kujtuar përfaqësuesit të PS në KQZ rastin em KZAZ nr 52.
“Pse nuk na thoni cfarë po ndodh në KZAZ numër 52 ku komisionerët tanë kërkojnë një të drejtë legjitime dhe aty komisionerët tuaj ua mohojnë dhe shkaktojnë tensione. E më kërkoni të merrem unë me KZAZ nr 49, ne ndërhymë aty dhe bëmë mirë kur ndërhymë për fletët e kontestuara, por pretendimet nuk janë sic i thoni ju, por të kundërta”.

GJONCAJ: SHKARKONI 4 KOMISIONERثT E DJATHTث Nث KZAZ 49, PO MBAJNث PENG REZULTATIN
Ora 10:00-Mbledhja e KQZ sot paradite ka nisur me fjalën e përfaqësuesit ligjor të PS në këtë komision, Genc Gjoncaj.
në emër të PS, Gjoncaj vlerësoi se situata në KZAZ numër 49 në njësinë bashkaike nr 5 në Tiranë po mbahet peng nga komisionerët e djathtë dhe kërkoi shkarkimin e 4 komisionerëve në mënyrë urgjente.
“Sot në mëngjes nga KZAZ 49 i është dërguar KQZ një ku kërkohet ndërhyrje pasi është bllokuar procesi i numërimit.
z, kryetar PS kërkon ndërhyrje, nga kjo KZAZ duhet të shkarkohen 4 persona, pasi këta komisionerë të PD e LSI që po bllokojnë procesin qëllimisht sillen si rrugecër zvarrisin procesin në kufijtë më të këqinj, e të patolerueshëm. Sa ditë i duhen KQثZ të vednosë për kësi rastesh. Kur bëhet fjalë për situata të tjera ndërhyni menjëherë. Kjo është nëj vonesë e qëllimshme për të deformuar rezultatin".

KQZ MBLIDHETSOT ZBARDHET DRAFTI QE DO TE MIRATOHET SOT PER VOTAT E TIRANES
ORA 07:00-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot, vendimin për miratimin e procedurave për nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultatit për Bashkinë e Tiranës. Përfaqësuesit e djathtë në këtë komision nuk pranuan që ky vendim të miratohej dje, ndaj edhe kryetari i KQZ-së, me gjithë këmbënguljen e përfaqësuesve socialistë në komision e shty mbledhjen për sot, në orën 10:00. Në këtë projektvendim, i cili ishte bërë gati që dje, nga administrata e KQZ-së dhe priste vetëm miratimin në mbledhjen e komisionit, përcaktohet mënyra se do të bëhet verifikimi i rezultateve të të gjitha qendrave të votimit, për Tiranën.
Dje ne mbremje në mbledhjen e KQZ u diskutua dhe për tabelat përmbledhëse të rezultateve. Petrit Gjokuta, drejtor i IT në KQZ bëri dy propozime.
Propozimi i parë, KQZ të marrë procerverbalet e KZAZ-ve ose tabelen e tyre përfundimtare dhe të krahasojë shifrat e tyre me ato që ka KQZ dhe nëse ato jane në rregull, atëherë të printohet tabela përfundimtare. Nëse jo një grup pune shkon ne KZAZ dhe bën verifikime mban shënime të cilat nuk ishton ne procesverbal, por i con në KQZ për miratim. Nëse këto shënime miratohen atëherë KQZ printon tabelën përfundimtare me ato shënime.

Propozimi i dytë. Krahasim i shifrave në nivel votash të cdo subjekti, pra merren votat e cdo subjekti në cdo KZAZ dhe krahasohen me votat që ka KQZ për ato subjekte.

Njazi Kosovrasti i PD në KQZ, kërkoi te njihej mire me keto propozime dhe kërkoi që KQZ të vendosë te henen për miratimin e tyre ose jo, ndërsa përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ, kërkoi që kjo të mundësohej qe dje, kerkese qe u hodh poshte.

BalkanWEb
 

Attachments

  • kqz-bllokimet.jpg
    kqz-bllokimet.jpg
    12 KB · Shikime: 33
Titulli: Tirana pa fitues. KQZ debat per tabelat permbledhese

Ja si Basha do marri Tiranen .





Votat e kontestuara, Basha kryetar i Bashkisë Tiranë
Rozeta Rapushi
Rreth 60 vota, jane konstatuar te hedhura ne kutite per keshillat bashkiake, ku zgjedhesit kane votuar per kandidatin e koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Lulezim Basha dhe ne vend ti hidhnin ne kutite perkatese, i kane hedhur ne ato per keshilltare. Ndonese te hedhura ne kutine e gabuar, keto vota te konstatuara ne KZAZ-te, ne njesite bashkiake 6, 7 dhe 8, mund te jene pjese e rezultatit per Tiranen, bazuar ne nje rast precedent ne zgjedhjet vendore te vitit 2007. Ne komunen Temal te Shkodres, vetem per 3 vota, te cilat ishin hedhur ne kutite e gabuara dhe u quajten te vlefshme, ju hoq mandati kandidatit demokrat Nard Mani, dhe ju dha socialistit Mark Zhuri. E njejta situate perseritet kete vit ne Tirane. Kryetari i KZAZ-se numer 50, njesia numer 6, Gezim Cekrezi, tha se ne kete KZAZ jane gjetur jo pak, por 26 vota per Lulezim Bashen, qe jane hedhur ne kutine e gabuar, por jane te sakta. "KZAZ vendosi qe keto flete votimi, te regjistrohen ne librin e konstatimeve te komisionit dhe t'i shkojne per vendimmarrje KQZ-se", tha Cekrezi. Po keshtu, edhe nenkryetari i KZAZ-se numer 51, Bujar Elezi, tha se ne njesine 7, jane gjetur 8 vota per Lulzim Bashen dhe do te ndiqet e njejta procedure, qe do i dergohet KQZ-se. Por fenomeni eshte konstatuar edhe ne njesine numer 8, ne KZAZ-ne 52, ku jane gjetur 23 vota per Lulezim Bashen, duke e cuar ne 56 numrin e fleteve te votes pro tij, nderkohe qe pretendohet edhe per disa flete ne njesine numer 5, qe mund te rrisin kete numer. Sipas procedures ligjore, KZAZ-te qe kane evidentuar keto flete, i percaktojne ato ne nje zarf te posacem te fleteve te kontestuara duke ja percjelle ato KQZ-se. Eshte ky komision qe i vlereson me pas. Procedura e kerkon qe forcat politike, te interesuara te ankohen apo jo per to dhe me pas KQZ te marre nje vendim. Ne rast se bazohemi ne precedentin e Temalit ne Shkoder, pritet qe fletet te vleresohen dhe te kete nje ndryshim te rezultatit ne kryeqytet. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, pas konstatimit te ketyre fleteve, tha dje se eshte e nevojshme qe ato te administrohen qarte, pasi jane vullnet i popullit, ndonese jane hedhur ne kutine e gabuar. "Eshte ceshtje e KQZ-se, qe te vleresoje keto vota nese jane per njerin apo tjetrin kandidat. Eshte e rendesishme qe keto vota kane dale nga komisioni i qendres se votimit. Keto nuk jane vota te pavlefshme, pra te kene pasur dy shenja ose tre, por jane vota qe jane gabimisht nga qytetaret nga kutia e kryetarit ne ate te kryetarit te minibashkise. Ne kerkojme qe keto te administrohen ne rruge forma ligjore", tha Imami. Sipas tij, KQZ, ka tagrin te vendose per to. Ai theksoi se nuk jane vota te pavlefshme, por jane hedhur gabimisht nga kutia per kryetarin, tek ajo per minibashki, te administrohen si duhet.



Mani: Si ndryshoi rezultati nga votat e hedhura ne kutite e gabuara ne 2007

Nard Mani, kandidati demokrat per komunen Temal ne Shkoder, ne zgjedhjet vendore te vitit 2007 rezultoi fitues me vetem 5 vota ndaj kundershtarit te tij, Mark Zhuri. Por kur u hapen kutite per keshillat dhe ne to u gjeten 8 vota per kundershtarin Zhuri, ato u quajten te vlefshme, dhe Zhuri u shpall fitues me vetem 3 vota epersi. Ky rast, tregohet vete nga kandidati Mani, i cili humbi zgjedhjet nga keto flete votimi.

Zoti Mani, raste te tilla me ate qe ju ndodhi juve ne vitin 2007, po perseriten edhe ne Tirane. Ne duam te dime dicka me shume ne lidhje me precedentin qe u ndodhi juve gjate zgjedhjeve kater vite me pare...

Une, ne vitin 2007, kam kandiduar per kryetar komune ne Qarkun e Shkodres, ne komunen Temal, per Partine Demokratike. Procesi i votimit ishte i rregullt. Gjate numerimit, ne kutine e fundit une dola fitues me 5 vota diference plus. Per kete fitore me uroi dhe kandidati i majte. Kur u hap kutia e subjektit politik, per keshillat, ne kete kuti u gjeten tete vota te subjektit politik socialist, qe ishin hedhur gabimisht nga votuesit. Me pas, nga disa informacione qe i kishin ardhur kandidatit socialist nga Partia Socialiste ne Tirane, i thane ta ankimonte procesin. Te njejten gje bera dhe une, e ankimova ceshtjen ne KZAZ. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ma rrezoi mua kerkesen dhe ja dha mandatin kandidatit te Partise Socialiste.

Ju po thoni qe KQZ, ja dha keto vota PS-se?

Po, ja dha kandidatit te PS dhe e shpalli ate fitues. Me pas une e ankimova ne Kolegjin Zgjedhor, por edhe ai la ne fuqi vendimin e KQZ-se. Votat e gjetura ne kutine per keshillat bashkiake, u cilesuan te vlefshem dhe ju kaluan kandidatit te Partise Socialiste, duke e shpallur fitues ate. Fillimisht mu duk dicka pa kuptim, por me pas u konsultova me juriste te ndryshem dhe me thane, se derisa vota eshte e rregullt dhe nuk eshte e prekur, eshte e vlefshme dhe nuk mund te mos marresh parasysh vullnetin e popullit. Sepse vullneti i popullit eshte shprehur pavaresisht se ka ndodhur ngaterrimi i kutive.

Cfare bete ju me pas?

Po pasi u konsultova me juriste dhe ma sqaruan gjithe procesin, e urova kandidatin socialist

Marre nga gazeta Koha jone .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top