Thurim vargje e bëjmë bejte, për miqtë tanë plot një hejbe

Une njehere te thashe te dua
Me the , vrap mbush uje ne krua
Nje here tjeter qe tentova
Merr kusine dhe 3 kova
Mora me vete dhe 2 trima
Po me dolen kovat me vrima .
Mbusha kova e kusi
Ne shtepi s gjeta njeri
Kur te mora ne telefon.
Nuk kam vale , s kam vodafone
Midis vlore me gomar
A jam njeri apo jam ....
Fshatar moj fshatar 😂😂😂
 
Une njehere te thashe te dua
Me the , vrap mbush uje ne krua
Nje here tjeter qe tentova
Merr kusine dhe 3 kova
Mora me vete dhe 2 trima
Po me dolen kovat me vrima .
Mbusha kova e kusi
Ne shtepi s gjeta njeri
Kur te mora ne telefon.
Nuk kam vale , s kam vodafone
Midis vlore me gomar
A jam njeri apo jam ....
Mos ki frikë nga unë ti
Në Fier të kam bërë magji
Lëri kovat edhe trimat
Se ata s'din ti bëjnë vrimat 😛
E kan mendjen të han fara
Lëri tutje këta fshatara 😛
Mos më merr më në cel
Po hajde më merr me pel
Hajde ti o Skënderbe
Se më trete të gjallë në dhe 😛
 
@Bebw cmenduri je ti rrushe
Per 5 minuta faqen e mbushe
Por te vjen frymezimi
Vetem kur duket @Punk1 trimi.
Por ne rreshta shume dhune pashe
Per sy tkeq e kane, thashe
Mbaje afer me dashni
Se do te le me gjithe femi😂
Ku do vesh e ku do plasesh
Deren kush ta hap te qasesh
 
@Bebw cmenduri je ti rrushe
Per 5 minuta faqen e mbushe
Por te vjen frymezimi
Vetem kur duket @Punk1 trimi.
Por ne rreshta shume dhune pashe
Per sy tkeq e kane, thashe
Mbaje afer me dashni
Se do te le me gjithe femi😂
Ku do vesh e ku do plasesh
Deren kush ta hap te qasesh
O rrushe siç thua ti
Nga mendja po më luan
Nuk e zë nata në shpi
Njëherë nuk ndenji me gruan
Do e mbys atje në lum
Që asnjëra mos t'a gëzoj
Po s'më tha të dua shumë 😝
Nga pes katëshi do fluturoj 😝🤣
 
@Furiosa (@bebw)

Shkon e vjen
Si kaçak!
@Punk1, ja ke bë jeten farmak!
Si nuk pate pak mëshirë
Ëndrrat gjitha ja ke grirë!

Shko tek gardhi po të pret
Ka ble çizme alamet
Në brez ka jatagan
uluret si tarzan!
 
@Furiosa (@bebw)

Shkon e vjen
Si kaçak!
@Punk1, ja ke bë jeten farmak!
Si nuk pate pak mëshirë
Ëndrrat gjitha ja ke grirë!

Shko tek gardhi po të pret
Ka ble çizme alamet
Në brez ka jatagan
uluret si tarzan!
Nuk kam faj të betohem
Jetën ma ka bërë zeher
Nuk ka ditë që s'acarohem
Në shtëpi mungon përherë
Ngeli duke bredh çdo natë
Me komshiet që I ndihmon
Mua më ka lënë that
Komshiet fort I kafshon
Prit e prit e derman s'gjeta
Lojta fare unë e shkreta
Der në fund do I bëj gropën
Se ma shiti edhe lopën 😂
 
Nuk kam faj të betohem
Jetën ma ka bërë zeher
Nuk ka ditë që s'acarohem
Në shtëpi mungon përherë
Ngeli duke bredh çdo natë
Me komshiet që I ndihmon
Mua më ka lënë that
Komshiet fort I kafshon
Prit e prit e derman s'gjeta
Lojta fare unë e shkreta
Der në fund do I bëj gropën
Se ma shiti edhe lopën 😂
Mos u ngut moj dritë bardhë
Prapë te ti ka me ardhë
Ka do sillet e të shkojë
Do vi fushën te punojë!
Shiti lopën me mëngjes
Do të blejë mercedes😂
 
Mos u ngut moj dritë bardhë
Prapë te ti ka me ardhë
Ka do sillet e të shkojë
Do vi fushën te punojë!
Shiti lopën me mëngjes
Do të blejë mercedes😂
Do duroj e do pres
Të më vij me mercedes
Me që lopën vet ma shiti
Në maqinë ai t'më hipi
Po se bëri do e helmoj
Mollën e Adamit do t'ja shkul
Do e lë pa dhëmbë në gojë
Gishtat në sy do ja ngul 😂😂
 
Rrushe mjalti cfare te gjeti
Na u tremb dhe mileti
Cfare i ke keto masakra
Ne forum pse na hap gjakra
Do te shkosh ne burg?
Per nje cope Punk?
Rrushe lëm se kam hall
Ky Maraz më ha të gjallë
Kokë e këmb e dashuruar
Në qeliza e tradhtuar
Shife vet si më lë pas dore
Duke bredhur për daçnole
Lavatriçja ime ndryshk i gjallë
Se komshijeve u bën hall
O e zeza unë ç'më gjen
Do e lidh ta shtyp një tren 😂
 
Opa Narta beja fora
Se dhe emrin ke nga Vlora😝
Te rrjedhin fjalet nga goja
Bejtet flake ti xirrka boja
@Ivy
Vajzë me dinjitet
Për mikpritje është perfekt
Kur trokita në forum
TI më prite me 'llokum'!
Asnjëherë sdo ta harroj
Si më bëre të mendoj
Se ne jemi një Shqipëri
Japim - marrim dashuri!
 
Do duroj e do pres
Të më vij me mercedes
Me që lopën vet ma shiti
Në maqinë ai t'më hipi
Po se bëri do e helmoj
Mollën e Adamit do t'ja shkul
Do e lë pa dhëmbë në gojë
Gishtat në sy do ja ngul 😂😂
Obobo me frikëson
Vëlla @Punk1 ma helmon
Mos e bëj e mos e thuaj
Ai me Range do të luaj!
Do të bëhet deputet
Do shetitni në Përmet
Do të ikni ku të duash
Mjafton dhëmbët të ja ruash!😂
 
Obobo me frikëson
Vëlla @Punk1 ma helmon
Mos e bëj e mos e thuaj
Ai me Range do të luaj!
Do të bëhet deputet
Do shetitni në Përmet
Do të ikni ku të duash
Mjafton dhëmbët të ja ruash!😂
O unë jam si bebush
Dua ledhe të më bëj
Të më trajtoj si arush
Asnjëherë mos të më lëj
Por ai më mërzit
Për çdo natë më bën të vuaj
Ngela n'shpi duke e prit
Jemi bërë si dy të huaj
Më ka bërë të jem si shtrig
Zemrën fort ma ka ngrirë
Do ja pres bishtin me thik
S'do le vend pa e nxirë 😂
 
@Ivy
Vajzë me dinjitet
Për mikpritje është perfekt
Kur trokita në forum
TI më prite me 'llokum'!
Asnjëherë sdo ta harroj
Si më bëre të mendoj
Se ne jemi një Shqipëri
Japim - marrim dashuri!
🥰 🥰
Po ti qenke gojemjalte
Cdo te mire te dhente ai larte
nuk po shtoj asnje fjale tjeter
Se ti e ke qendis si veper😘
 
Sa të mirë dhe sa me vlerë
Rreth e rrotull mbushur plot
Shumë e ngrohtë si përherë
Bashkë mblidhemi në odë
Pozitivë shkëlqejmë si diell
Asnjeri nuk sulmojmë
Si në tokë dhe në qiell
Se kush jemi e tregojmë 😛

Tash do ndalem te disa
që të flas gjerë e gjatë
Për azganët si lisa
Që në breza mbajnë shpat 😛

Hajde @Punk1 me @E**A**
Trimat e hal Esmas
Se si ju në forum s'ka
Më të mirët e dynjas


@NeVertiti plot mirësi
Forumin na zbukuron
Personifikimi fjalës dashuri
Që çdo shpirt e pushton

@MonaLisa elegante
Gjithë forumin na ndriçon
Shumë e bukur dhe sharmante
Me ëmbëlsi afeksionon

@Guest11 lulja ime
Dashuria forumore
Është plotësimi gjysmës t'ime
Ndaj e thërras tashurore


@NGU e mira ime o dritt
Ti do mbetesh motërzi ime
Që kur @Ledia na bashkoj atë ditë
Ke zënë vend në zemrën t'ime ♥️


@Yara o kajsiii
O seksi shala dashuri
Të kam xhan po të them
Dhe gjithmonë do të kem ♥️


Po e mbyll me @WxP e veçantë
Krenari në syt e mi
Një person shumë brilant
Plot me vlera si njeri
Koha ndoshta kalon
Por ti mbetesh po ai
Që pa smirë gjithçka drejton
Dhe ndihmon çdo njeri 😊


PS:😊 kaq për sot 😊
ue si ikkin ditët ...
nesër u bëkan 1 vit nga ky postim!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top