Thomas Stearns Eliot

Didi

C'est la vie.
TSE
Thomas-Stearns-Eliot-1.jpg



Tomas Stërns Eliot,i quajtur miqësisht nga kritika me inicialet TSE, lindi në San Luis të Shteteve të Bashkuara më 26 shtator 1888 dhe vdiq në Londër më 5 janar 1965, duke e afîrmuar veten si qytetar e si poet, me një identitet të dyfishtë anglez dhe amerikan. Studimet e larta ia kushtoi filozofisë, artit dhe fiLologjisë, duke u shkolluar në universitetet më serioze: Harvard, Sorbonë dhe Oksford. Mbas një pune të përkohshme në një bankë në Londër, TSE botoi më 1917 vëllimin e parë poetik Këngë dashurie e Alfred Prufrokut, botim qëu krye me ndihmën e poetit të madh Ezra Paund, i cili e udhëhoqi Eliotin në hapat e parë. Qysh me këtë vëllim, TSE u afirmua si një stilist dhe mjeshtër i poezisë së re, por ai u bë botërisht i njohur më 1922, pas botimit të poemës së shumëpërinendur Tokë e shkretë. Po atë vit, poeti tashmë i afirmuar themeloi revistën Kriterion, të cilën e drejtoi vetë deri më 1939, dhe që për shumë vjet me radhë shërbeu si tribunë e shprehjes së re poetike dhe e mendimit kritik modern. Tokë e shkretë Botimi më 1922 e poemës Tokë e shkretë përuron epokën moderne në poezinë angëeze. Ebde sot, kritika çmon se kjo poemë, që përmban vetëm 434 vargje, nuk i ka rrëfyer tërë sekretet e saj. Rrënjët e saj zhyten thellë në mitologji, në kulte pagane dhe në simbolet biblike, prej nga jo merr forcën për të përshkruar me një intensitet të rrallë ankthin modern dhe qorrsokakun në të cilën e pa veten njeriu i periudhës mes dy luftërave botërore. Tokë e shkretë paraqet shqetësimet dhe zhgënjimin e mbarë një brezi rë sapodalë nga llogoret, ajo përshkruan zymtsinë dhe zbrazërinë shpirtërore të rinisë që përjetoi absurdin e luftës. E tërë poema mund të shihet si një metaforë e zhvilluar, kuptimi bazë i së cilës, jepet qysh në titull. Titulli i origjinalit, The Waste Land, e mbështet efektin në polisiminë e pasur të fjalës ‘waste’ që ofron një shumësi kuptimesh të barazvleshme: djerrë, e papunuar, shterpë, e shkretë, qyqe, e humbur, e çuar dëm, e keqpërdorur, e përlyer, e shpifur, e pabanuar’ Në planin e problematikës dhe atë filozofik, poema Tokë e shkretë konceptohet si një metaforë e gjegdjes njerëzore dhe si meditim i thellë mbi fatin e qytetërimit perëndimor. Sipas poetit, qytetërimi modern e ka bjerrë ndërgjegjen humaniste, dëshيrën për punë të mëdha dhe besimin në përjetësi. Shoqëria moderne vuan si një e sëmurë pa shpresë për shërim, në një tokë që bëhet përherë e më tepër e pabanueshme dhe kërcënohet për t”u kthyer në vend shterpë e gërmadhë. Në thelbin e saj, poema e Eliotit shpreh mjerimin e njeriut pa Zot, bjerrjen e qenies njerëzore bashkë me besimin e humbur. Ideja e zvetnimit dhe e venitjes shpirtërore të njerëzimit e errëson mjaft perspektivën, por shpresa nuk i ka krejtësisht të mbyllura portat, përderisa ekziston hiri hyjnor dhe instinkti i qenies për vetëpërsosje. Struktura: Poema përbëhet nga pesë ndarje dhe secila mban një titull kuptimplotë. Ndarja e parë, e titulluar “Varrimi i të vdekurve”, shtjellon idenë e zbraztësisë dhe të shterpësisë së botës moderne, të dhënë pas luftrash dhe vlerash false. Ndarja e dytë, titulluar “Një lojë shahu”, ka si temë kryesore venitjen e dashurisë, e cila e ka bjerrë parimin e lartë krijues dhe është kthyer në zbavitje të thjeshtë, njëlloj si një lojë shahu. Ndarja e tretë, titulluar “Lutja e zjarrit”, tregon se të këqiat më të mëdha vijnë nga humbja e besimit: pa besimin e shenjtë, njeriu nuk është i zoti të dhurojë dashuri e as të përballojë të zezat e jetës. Ndarja e katërt, titulluar “Vdekja nga uji”, nëpërmjet mbytjes simbolike të hyut të pjellorisë, djaloshit Flebas, “shtatlartë dhe i bukur si ne", dëshmon se sakrifica për të ndrequr botën është e padobishme e njëkohësisht shërben si një shenjë ogurzezë që paralajmëron fundin e pashmangshëm. Ndarja e fundit, titulluar “ا'tha bubullima”, shpreh me rreptësi përfundimin logjik të poemës: qyteza e njerëzimit do të shembet nga apokalipsi. Secila ndarje përbëhet prej fragmentesh, që përmbajnë një larmi të madhe zërash e karakteresh, aluzionesh letrare e historike, mitesh, legjendash dhe jehonash nga jeta e përditshme. Miti i vdekjes dhe i ringjalljes, që qëndron në themel të feve më të rëndësishme, bëhet parim organizues i poemës, qëllimi i fundit i së cilës është gjetja e një rruge të mundshme për t'irivitalizuar fenë e besimin dhe për t'u ridhënë forcë simboleve universale, që janë shkretëtira, uji, zjarri, pjelloria. Poema, megjithë këtë, nuk merr përsipër të propozojë asnjë ideal. Shpresa për ripërtëritjen e botës moderne, të zënë në çarkun e çrregullimeve neurotike e të dembelizmit shpirtëror, mbetet e papërmbushur. Teknikat poetike: Nuk është e tepërt të thuhet se poema Tokë e shkretë është krijimi që ka ndikuar më fort në poezinë moderne angleze, duke e transformuar atë rrënjësisht. Ky ndikim i jashtëzakonshëm i dedikohet kryesisht risive të shumta që solli poeti në aspektin formal, duke përzier tonet, rrëfimet, regjistrat gjuhësorë e stilistikë, duke e fragmentarizuar poezinë dhe idenë poetike, duke e rnbushur strofën me analogjii, aluzione, apo citime në gjuhë të huaja, e sidomos, duke imponuar përfundimisht në poezinë moderne angleze vargun e lirë, të modeluar sipas vargut të bardhë te poetëve dramatikë elizabetianë. Kjo begati formale jo vetëm që nuk e shkapërdan poemën, por përbën forcën e vërtetë të saj, meqenëse autori na bën ta përjetojmë intensivisht çdo varg dhe çdo detaj. Lexuesi, edhe pse në një lexim të rrafshët nuk i kupton shumë gjuhën simbolike dhe referencat e ndërmjetme, në vija të trasha arrin megjithatë ta ndjekë mendimin e poetit dhe ta ndiejë emocionalisht poezinë. ` Poema shfrytëzon modelin e pjesëve mesjetare të quajtuara “mistere”, ku personazhe alegorikë mishërojnë ide dhe simbole abstrakte. Ajo nuk ka një hero lirik të caktuar, i cili ta përfaqësojë autorin dhe të shprehë mendimet e tij, por përdor heronj-figura, që bëhen bartës dhe shprehës ndjesish e idesh simbolike. Më i dallueshmi ndër ta është falltari i verbër mitik Tirezias, i cili bëhet figurë kyç për lexuesin që rreh të zbulojë misterin e poemës. Me këtë personazh poeti realizon një sintezë të fuqishme: të gjithë zërat burrërorë të poemës bëhen një burrë i vetëm, të gjitha gratë një grua e vetme dhe, siç shprehet vetë poeti, “të dy ****et puqen te Tirezia”, falltaiîi i verbër, që këtu aktivizohet në funksionin simbolik të “syrit të botës”, i cili sheh, kupton dhe paralajmëron gjithçka. Për faktin se paraqet historinë poetike të qenies së bjerrur, poema Tokë e shkretë është mbiquajtur “anti-epopeja e shekullit”. Në ndryshim nga epopeja që ngre në kult heroizmin dhe lavdinë, poema e Eliotit e përdor tonin e ngritur epik për të treguar se epoka moderne s'ka asgjë madhështore, se ajo është epoka e deheroizmit dhe e zvetnimit. Tokë e shkretë është cilësuar gjithashtu si “poema e ferrit modern", qoftë për analogji me poemën e Dantes, por sidomos për pamjen dëshpëruese që paraqitet në vargjet e saj të tejngjeshura, ku mbizotërojnë tonet elegjiake dhe sarkastike. Sidoqoftë, emocioni poetik që zgjon leximi i kësaj poeme, na kujton se përtëritja shpirtërore është e mundur, se ajo mund të realizohet nëpërmjet mëshirës, vetironisë dhe heqjes dorë nga iluzionet e rreme. Fjalët e fundit të poemës janë në sanskritisht, në gjuhën e vjetër të njerëzimit, dhe sjellin “bekيmin e një paqeje që s'na e rrok dot mendja”. Përfundim: Ndjeshmëria poetike origjinale e Eliotit, intelektualizmi i tij i rafinuar, larmia dhe kompleksiteti strukturor i poezisë së tij, bënë që secili nga krijimet e tij poetike të përmendura, që nga Prufroku te Tokë e shkretè' dhe te Katër kuartetet, të shërbejë si kult dhe si tekst i shenjtë për brezat e poetëve modernistë të shekullit XX. Qysh në të gjallë të Eliotit, këto krijime u çmuan, ndër të tjera, si tekste të vyera studimore, që mësojnë mjeshtrinë e të shkruarit të poezisë moderne.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top