Theodor Dreiser (Nje tragjedi Amerikane)

bella

Anëtar i Nderuar
E keni lexuar kete liber? Nje tjeter roman te cilin e kam pasur te veshtire ta gjeja kur kam qen e re fare.

Kam qen 21 vjec kur e kam lexuar kete liber, nje nga romanet e pare te ketij lloji. Me terhoqi menjehere historia, zhvillimi i saj. Ne qender te historis, nje djal endrrimtar, por me nje karakter te dobet dhe kontradiktor qe gjendet papritur ne kontakt me nje bote shkelqyese dhe te pasur, i cili per te hyre ne kete jete ben te pamunduren, sakrifikon gjithcka edhe lirin e tij.

Kur e kam pasur ne duar kete roman, ishte aq i trashe sa mendova se do e coja shume gjate leximin :)...por me rrembeu menjehere, me suspansen se cdo te vinte me pas. dhe te dy vellimet i kam lexuar brenda pak kohe.
Si nje liber me detaje, i mbushur dhe i gershetuar me nje ngjarje te thelle ka dhe ai nje pjes pak te merzitshme :p....Por mendoj se ky roman ka nxjerr ne pah fallsifitetin e dogmes se ne Amerik te gjithe mund tja dalin........keto 2 vellimet e ketij libri kan shetitur gjithe shoqerin time ...e sot nuk e kam me :(

Per ju si ka qen ky liber?





p.s kopertina nuk ishte kjo :).....ahhh nje tjeter liber i atyre viteve te mia qe mu kujtua tani :)...ka qen nje tjeter i mrekullueshem Bel-Ami i Guy de Maupassant.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Theodor Dreiser (Nje tragjedi Amerikane)

Fragmente nga ky liber.



Një tragjedi amerikane (Teodor Drajzer)
Orët po kalonin si në torturë për Klajdin dhe Robertën. Ai ishte përherë i paduruar dhe i papërmbajtur në dëshirat e tij; kështu janë njerëzit e çdo lloj temperamenti, kur ua pushtojnë shpirtin ëndrrat ambicioze. E sfiliste pa masë mendimi se, ose duhej ta humbiste Robertën, ose duhej t’i nënshtrohej dëshirave të saj, po të donte ta mbante.

Ndërkaq Robertën e mundonte jo aq shumë çështja nëse duhej të dorëzohej kësaj here (ky ishte tani shqetësimi më i vogël për të) sesa frika nëse Klajdi do të zbutej, sikur ta linte ajo që t’i vinte në dhomë. Roberta mendonte se me Klajdin duhej të kishte një marrëdhënie që i kanë hije një vajze të ndershme; tjetër gjë ajo nuk do të paranonte. Jo, kurrë! E, prapëseprapë, kjo pasiguri... Kjo mospërfillje e tij... Sa ngadalë po kalonin minutat, pale orët! Më në fund, aty nga ora tre vajti në dhomën e pushimit dhe, e mërzitur që i shkaktoi vetes këtë brengë, mori përdhe një letër dhe shkroi me një copë kalem këto fjalë:

“Klajd, mos u zemëroni, ju lutem! Shikomëni në sy dhe flitmëni. Më vjen keq, shumë keq për atë që na ndodhi dje, ta besoni! Dua të piqemi bashkë sot në orën 8.30 në fund të Elm Stritit, po të mundeni. Diç dua t’ju them. Ejani, ju lutem. Vështromëni dhe thomëni se do të vini, qofte edhe i zemëruar. Mos më mbani mëri! Ju dua fort, e dini vetë!

Robeta juaj e brengosur!”
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top