Thenie mbi shqiptaret

Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Napoleon Bonoparti i kerkoi Ali pashe Tepelenes nje sasi gruri per ushtrine qe kishte ne ishujt greke.
Sekretari formuloi pergjigjen me terma te zgjedhura dhe nisi tia lexonte pashait. Ali menjehere e nderpreu dhe i tha:

- Nuk me duhen fjalet e medha, prandaj shkruaj keto qe po te them:
"Napoleon, dergo parate te marresh grurin!

Une, Ali Pasha"

alipasha_zps5e84ba92.png


ps. Pa komente!! Kush deshiron te thelloje diskutimin ta hape si teme ne vete..!
 

Attachments

  • alipasha_zps5e84ba92.png
    alipasha_zps5e84ba92.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Themistokli Germenji para pushkatimit

Me 9 nendor 1917 do te ekzekutohej ne Selanik, Themistokli Germenji. Para pushkatimit Themistokliu shfaqi tri deshira te padegjuara ndonjehere:


1. Te vishem me kostum kombetar shqiptar,
2.Te mos me lidhni syte
3.Komanden per zjarr ta jap vete
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

SHQIPTARثT JANث SI SHQIPET

Në një ndejë në Mal të Zi, Mark Milnai i thotë Ali pashë Gucisë:
- Ju shqiptarët jini sikur dhitë e egra. A i ke parë dhitë e egra, njëra në atë rrëpirë, tjetra në rrëpirën përball thërasin e bërtasin se nuk u rrihet vetëm, por kur bëhën bashkë, të parën punë që bëjnë, godasin njëra-tjetrën në lule të ballit, veç në këmbë të prapme për të bërë belanë...
Ali pashë Gucia buzëqeshi e tha:
- E more Mark Milani, sa di unë, edhe ti prejardhjen e ke shqiptare, por pasi u bërë malazez “të koftë me sherr kombi i ri...” E për dhitë e egra, po them, e ke gabim!
- Pse e kam gabim?
- Sepse shqiptarët nuk janë sikur dhitë e egra, por janë shqiponja. I ke parë buburrecat? Ata janë të vegjël, qyqar, rrinë bashkë e punojnë bashkë se vetëm nuk ua mban dhe s’ia dalin dot. E shqiptarët sillen sikur shqiponjat. I ke parë shqiponjat në fluturim, i bien qiellit trup e tërthor e askënd se mbajnë afër vetes, sepse ato janë sundimtare të plota të qiellit e nuk ia kanë nevojën kujt për ndihmë.
- Hollë ke qitur Ali pashë Gucia!...
- Jo, s’thashë gjë të re, o Mark Milani! Shqiptarët prej shqipeve e kanë marrë emrin, e mjerë ata që s’kanë ndenjur me shqipe, po janë bërë bashkë me buburrecat!

shqipe_zps67bedba5.jpg
 

Attachments

  • shqipe_zps67bedba5.jpg
    shqipe_zps67bedba5.jpg
    12.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

“Turqia e ngujoi historinë shqiptare në feudalizëm mesjetar, nga i cili ajo po dilte mundimshëm. Ajo nuk rregulloi, por shkatërroi”.

Vepra “The two vagabonds in Albania”, me autorë Jan Gordon dhe Cara Gordon. (1920)
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret



1. “Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve” - Ali Asllani

2. “Ka njerëz të mirë në botë (e ka fjalën për shqiptarët). Ky është një manifestim i njerëzve të mirë. Dhe ata ndodhën të jenë muslimanë. ثshtë tregim i cili duhet treguar: Ideja se të gjithë muslimanët janë teroristë – kjo paranojë po gjithpërfshinë perëndimin. Kjo është çmenduri.” (Norman Gershman, Aspen Time, 2012)

3. Shqiptarët, kanë lindur të rezistojnë dhe të mos binden. (Dursam Beu, gjatë rrethimit të dytë të Krujës)

4. “ثshtë kulturë e tyre (e shqiptarëve). Ndokush që paraqitet para derës së tyre, i strehojnë nga rreziku. Qoftë edhe armiku i tyre vdekjeprurës.” (Stu Huck, Aspen Time, 2012)

5. “Shqiptarët janë kulturë e veçantë. Gjuha e tyre është e veçantë…” (Stu Huck, Aspen Time, 2012)

6. Shqiptarët … kanë kodin e vetë të nderit dhe janë të besueshëm deri në vdekje. (H. Charles Woods)

7. Ata të cilët marshuan drejt Babilonit, Persisë dhe Indisë ishin paraardhës të shqiptarëve… (Wadham Peacock)

8. Nëse dëshiron që njëqind italianë të heshtin, vrite një. Nëse dëshiron që njëqind shqiptarë të heshtin, duhesh të vrasësh nëntëdhjetë e nëntë. (Lord Byron)

9. Më pëlqejnë shumë shqiptarët, ata nuk janë të gjithë turq, disa fise janë të krishterë. Por feja e tyre bën pak dallim në mënyrën ose sjelljen e tyre. Ata janë me famë, trupat më të mira në shërbimin turk. (Lord Byron (1830), Letrat dhe Ditaret e Lord Byron, faqe 161)

10. Tek ne shqiptarët, politikën e bëjnë historianët, ndërsa historinë politikanët! (Rexhep Qosja)
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret


11. Sot në kohën e globalizimit nuk ka çështje kufijsh mes shteteve të kombit të njëjtë. (Fatos Nano)

12. Nuk di asgjë mbi komunizmin. Por e di se shqiptarët më kan dashur. Për arsye të njëjtë siç më do secili. Sepse i kam bërë të qeshin. (Norman Wisdom)

13. Shqiptarë kanë lindur të përballojnë dhe kundërshtojnë. (Dursam Bey, gjatë Luftës së Dytë të Krujës 1466)

14. Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. ”E megjithatë, ata janë popuj kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë. Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati. (Johan Tunman, 1774, Leipzig, “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”. )

15. Malazezët, që janë njerëzit më të gjatë në Evropë… janë me gjuhë serbë, megjithatë nuk ka dyshim se ata janë në një masë të madhe shqiptarë të sllavizuar; vazhdimësia kulturore mes dy popujve është mbresëlënës, dallimi i vetëm i vërtetë mes tyre është gjuha dhe besimi fetarë. (Carlton S. Coon, Montenegrins `Races of Europe’, Kapitulli 14 :The Greeks 1939)

16. Ata janë mbi-njeiru i Niçes ( Fridrich Nietzsche), këta shqiptarët primitiv – diçka mes mbretërve dhe tigrave. (Henry Noel Brailsford)

17. Kur flet për gjuhën, flet për gjithçka, historia e gjuhës është historia e kombit, e historia e Gjuhësisë së Përgjithshme, është Historia e Botës! (Nezir Myrta)


18. Ne shqiptarët, të cilitdo religjion, jemi të gjithë vllezër në shtetin tonë. Ne gjithmonë do të jetojmë mirë dhe në paqe me njëri tjetrin, siç jemi duke jetuar, ne do të punojmë së bashku për përparimin e kombit tonë , dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë (Hafidh Ibrahim Dalliu)

 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Nuk ka komb qe te jete shëkuar me aq urrejtje dhe tmerr prej fqinjve sa Shqiptaret. - Xhorxh Gordon Bajron

Nuk kane qene shqiptaret ata qe kane bredhur pas perandorive te ndryshme, perandorite kane qene ato qe u kane rene ne qafe dhe i kane mbajtur gjate nen pushtim. - Jusuf Buxhovi

Ajo Europe, qe pretenonte se po luftonte per te drejtat e popujve ... na shikonte si te denuar per vdekje ... zuri te na respektoje dhe te na doje, vetem kur pa se jemi te zotet te mbrojme ne vete jeten tone. - Mithat Frasheri
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Osmanllinjtë ne lufte me persët, batalionet (taborët) e skalionit te pare te i zgjidhnin jeniçer trima, qe edhe pse shikonin rrezikun e vdekjes, mësynin vetëm përpara. Ata kryesisht zgjidheshin shqiptare dhe per këtë arsye shqiptareve u vendosen emërtimin “arnavut” dhe Shqipërisë Arnavutluk.
Fjala arnaut vjen nga persishtja e vjetër, arna-vut, qe do te thotë “trim, i cili nuk di te kthehet mbrapa”.
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

“Mjaft punove për të tjerë, o fatkeq / Kujto vendin tek ke lerë e tek heq!”
(A.çajupi)

Shqiptare me fustanelle, per Osmanet neper shkretetire..
fustane_zps6ae04d6c.jpg
 

Attachments

  • fustane_zps6ae04d6c.jpg
    fustane_zps6ae04d6c.jpg
    138.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

-Kastor ose Dioscuri(nje nga djemte binjak) i Ledes dhe Zeusit(sipas mitologjise) Stema e cila eshte perdorur nga Illyria.
-Castor or Dioscuri (a twin boys) Ledes and Zeus (in mythology) seal which is used by Illyria.
-Castor o Dioscuri (a due gemelli) Ledes e Zeus (nella mitologia) sigillo che viene utilizzato da Illyria.
[Ancient Illyria]

stema_zpse2d58bce.jpg
 

Attachments

  • stema_zpse2d58bce.jpg
    stema_zpse2d58bce.jpg
    103.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Lucia Nadin. Shqipëria e rigjetur. Zbulim gjurmësh shqiptare në kulturën dhe artin e Venetos në shek. XVI”
Albania ritrovata. Recuperi di presenze albanesi nella cultura e nell'arte del cinquecento Veneto. Onufri, Tiranë, 2012.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Autori Fenestella Lucas e ka botuar veprën De Romanorum magistratibus nga viti 1475-1500 tetë herë. Dy herë në milano më më 1475-1477
Portreti ben fjale ne kohen kur Ai ishte akoma gjalle.
[Ilia Karanxha]


skenderbe_zps548a93fd.jpg
 

Attachments

  • skenderbe_zps548a93fd.jpg
    skenderbe_zps548a93fd.jpg
    91.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Grup i ushtarakëve rusë përpara Xhamisë së Sulejman Pashës në Tiranë në vitin 1925. Ushtarakët mbajnë veshur uniformat ruse dhe dekoratat e kohës kur shërbenin në ushtrinë cariste. Ata ishin bjellogardist-mercenare të Vrangjelit, të paguar nga Ahmet Zogu dhe serbi Nikolla Pashiç për ta kthyer Zogun në pushtet!

rus_zps1c766798.jpg
 

Attachments

  • rus_zps1c766798.jpg
    rus_zps1c766798.jpg
    25.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

" Ata jane te mbushur me mbeturina te Pernadorive te vdekura - fuqive te shkuara - vetem shqiptari jeton per jete."

Edith Durham

shqip_zpse80de892.jpg
 

Attachments

  • shqip_zpse80de892.jpg
    shqip_zpse80de892.jpg
    150.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"The murderous tyranny of the Turks," (1917)

"shqiptaret kane qene te perkedhelurit e Perandorise Osmane", siç duket turqit "perkedheljen" e fundit donin tua jepnin shqiptareve ne vitin 1913, mbasi te kishin mbaruar se "perkedheluri" Armenet!

Author: Toynbee, Arnold Joseph, 1889-1975
Subject: Eastern question; Turkey -- Politics and government
Publisher: London, New York : Hodder & Stoughton

[Stop injoranca]
shqiptaresiarmenet_zps5d321d7d.jpg
 

Attachments

  • shqiptaresiarmenet_zps5d321d7d.jpg
    shqiptaresiarmenet_zps5d321d7d.jpg
    160.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Ndërrimi i fesë së shqiptarëve me anë të dhunës është pjellë e fantazisë dhe shpikje e murgjëve dhe nuk është aspak e hijshme që ta pretendojnë këtë historianët. Nuk ka ekzistuar absolue asnjë rast kihim feje me dhunë nga ana e turqve."

(Aristidh Kolaj, "Arvanitët", Athinë, 1985)
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"...Keshtjella e Tepelenes eshte pushtuar nga Qedik Ahmet Pasha me 897(kalendari hixhri). Kryengritsit shqiptar se bashku me vendikasit, u mbyllen ne keshtjelle, te cilen luftetaret mysliman, e rrahen me topa derisa ua shpuan kaptinat atyre qe ishin brenda. Per kete arsye kjo keshtjelle quhet Tepelene,qe do thote,kaptin-shpuar..."(faqe 38)

"....Ne luften e Kandjes kane rene deshmore 700 zoterinje e 7000 sherbetore. Shtepite e zoterinjeve jane mbyllur. Me te vertete, ne kete qytet, shume shtepi fisnikesh jane te shkreta dhe zonjat jane martuar me sherbetoret e vet...." (faqe 25)

"...Keshtjellen e Kanines(diku afer Vlores) e pushtoj i pari Kara Mahmut Pasha, veziri i Sulltan Mahmet Fatihut. Ai e rrethoj fortesen dhe filloj ta bombardoje papushim. Te rrethuarit mbeten pa ushqim dhe filluan te bertasin..." ç'te hame ne?". Thirrjeve te tyre ju pegjigjen ne truqisht: "Kan-jején"..dmth "Hani gjak". Kjo fortese more edhe emrin Kanine..." (faqe 62)

"..Ushtaret e Zhulatit kane qene te krshtere, shqiptare nga malet Kurveleshit, por me vone Mahmet Pasha i vogel ka ndaluar sherbimin e te krishterve si ushtar te kesaj keshtjelle e, ne kete menyre, vetvetiu, ata u shtrenguan te pranojne fene islame..." (faqe 19)

(pjese nga shenimet personale te kronistit turk Evlia çelebi neper Shqiperi ne fund te shekullit 16)
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Më pëlqejnë shumë shqiptarët, ata nuk janë të gjithë turq, disa fise janë të krishterë. Por feja e tyre bën pak dallim në mënyrën ose sjelljen e tyre. Ata janë me famë, trupat më të mira në shërbimin turk. (Lord Byron (1830), Letrat dhe Ditaret e Lord Byron, faqe 161)

اdo shtet ka mafi, mafia shqiptare ka shtet. (FBI duke diskutuar mbi mafinë shqiptare)

Ata të cilët marshuan në Babiloni, Persi dhe Indi ishin paraardhësit e shqiptarëve … (Wadham Peacock: The Wild Albanian 1913)

Malazezët, që janë njerëzit më të gjatë në Evropë… janë me gjuhë serbë, megjithatë nuk ka dyshim se ata janë në një masë të madhe shqiptarë të sllavizuar; vazhdimësia kulturore mes dy popujve është mbresëlënës, dallimi i vetëm i vërtetë mes tyre është gjuha dhe besimi fetarë. (Carlton S. Coon, Montenegrins `Races of Europe’, Kapitulli 14 :The Greeks 1939)
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Një bir, i detyruar të pushkatojë të atin

Kjo gravurë është riprodhim i një incidenti tragjik nga kryengritja në Shqipëri.
Një shqiptar fisnik, oficer i ushtrisë turke që ishte bashkuar me kryengritësit, u arrestua dhe u dënua me pushkatim. Djali i tij, në garnizonin e Shkupit, ishte pjesë e skuadrës së pushkatimit. Ai u lut që të përjashtohej nga ky detyrim i tmerrshëm dhe çnjerëzor, por komandanti, Riza Mirsa Beu, e detyroi të qëllojë bashkë me të tjerët; dhe pasi ai e vuri re se biri, i shtyrë nga një ndjenjë keqardhje bijore, qëlloi në ajër, ai e arrestoi në vend, në prani të kufomës së babait të tij.
Ky komandant, i zbrazur nga çdo ndjenjë njerëzore, u dërgua në një tjetër garnizon, pasi popullsia, me të drejtë e zemëruar, kërcënoi se ai do të përfundonte keq.
Le Petit Journal Illustrated
5 qershor 1910


Le Petit Journal illustré du 05 Juin 1910

turk_zps4568fd12.jpg
 

Attachments

  • turk_zps4568fd12.jpg
    turk_zps4568fd12.jpg
    97.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Lauri jo gjdo filem vizatimore eshte ngjarje e vertete ! nese deshiron te sjellesh diqka reale sjelle mire jo foto te vizatuara sikur filem vizatimore !! dhe nje shkrim nga nje X person qe mundet edhe te ja fut si te doje , sikur une te shkruaj tani LAURI ESHTE SHQIPTARE !! dhe pas 400-500 vite historia ta marri si te vertete nje gje te tille !! :D
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

@Ado "Më mirë të heshtim dhe të krijojmë një përshtypje se jemi budallenj, se sa të flasim e largojmë çdo dyshim. "
(Konfuci)

ps, kjo teme nuk eshte per debat, po deshe hape si teme te re dhe le ta diskutojme..!!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Kartolina e Juan Pedro Aladro Kastriota, shqiptare pretendues
Dokumenti sqaron se këto kartolina funksion imazhin e Juan Pedro Aladro Kastriota, i cili pretendonte prejardhjen nga Skënderbeu shqiptare. Skënderbeu ishte një i njohur i shekullit të 15 shqiptar fisnik i cili ishte gjithashtu një qeveritari osman që u rebelua kundër osmanëve dhe u bë një pengesë për zgjerimin e tyre të hershme. Në pretenduar prejardhje nga
Skënderbeu, Kastriota, një shtetas spanjoll, duke pretenduar se ishte një vend si një udhëheqës shqiptar nacionalist dhe pretendues për fronin shqiptar, i cili u teorikisht kërcënon për osmanët.

Këto kartolina qarkulluar përgjatë captials evropiane si Paris, Romë, Athinë dhe Shën Petersburg. Ato u gjetën në dy individëve, Nuri Frashari dhe Basco Barbatassi, i cili donte të destribute tyre në Perandorinë Osmane. Ata u gjetën së bashku me një kalendar të shtypura në gjuhën shqipe, e cila nuk është përfshirë në dosje.
(Albanian Red-Black)
gjergj_zps5bf0f792.jpg

Pak me gjere..!
Lindur në Madrid në 1845, ai ishte biri i Isabel Aladro Perez dhe Juan Pedro Domecq Lembeye. Pas duke u bërë një pretendues i fronit shqiptar ai pretendonte prejardhjen nga familja Kastrioti përmes gjyshes së tij atëror, një fisnike që ka jetuar gjatë kohës së Charles III. Aladro shërbeu si një diplomat të Spanjës në pjesë të ndryshme të Evropës, përpara se të vendoseshin në Paris për të kryesuar një kompani hekurudhore në 1886 Dokument nga 1902 shpjegon se këto kartolina funksion imazhin e Juan Pedro Aladro Kastriota, i cili pretendonte prejardhjen nga Skënderbeu, një i njohur i shekullit të 15 fisniku shqiptar i cili ishte gjithashtu një qeveritari osman që u rebelua kundër osmanëve dhe u bë një pengesë për zgjerimin e tyre të hershme. Në pohuar prejardhjen nga Skënderbeu, Kastriota, një shtetas spanjoll, duke pretenduar se ishte një vend si një udhëheqës shqiptar nacionalist dhe pretendues për fronin shqiptar, i cili u teorikisht kërcënon për osmanët.

Këto kartolina qarkulluar përgjatë captials evropiane si Paris, Romë, Athinë dhe Shën Petersburg. Ato u gjetën në dy individëve, Nuri Frashari dhe Basco Barbatassi, i cili donte të destribute tyre në Perandorinë Osmane. Ata u gjetën së bashku me një kalendar të shtypura në gjuhën shqipe, e cila nuk është përfshirë në dosje.

gjergj2_zpsf7f9f4ac.jpg
 

Attachments

  • gjergj_zps5bf0f792.jpg
    gjergj_zps5bf0f792.jpg
    76.3 KB · Shikime: 0
  • gjergj2_zpsf7f9f4ac.jpg
    gjergj2_zpsf7f9f4ac.jpg
    108.3 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"Sipas konsullit austro-hungarez në Kosovë në fund të shekullit XIX: “Shqiptar është kush deklarohet si MUSLIMAN ,flet SHQIP dhe mban një ARMث“"

[Pjesë e shkëputur nga ligjerata e historianit Oliver Shmit mbajtur në Prishtinë]

30290559560402712502377.jpg
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Në vitin 1831 në Bosnjë morën pushtetin myslimanët konservativë dhe pastaj ata u vërsulën në Kosovë, ku gjetën mbështetjen e myslimanëve shqiptarë, të cilët ishin kundërshtarë të reformave osmane. Së bashku myslimanët e Bosnjës dhe të Kosovës mposhtën një armatë të fuqishme osmane; në vitet 1831/32 trupat e Sulltanit sërish vendosën pushtetin e tyre. Kjo kryengritje, sipas Schmitt, tregon se “myslimanët e Kosovës ishin ndër armiqtë më të ashpër të çdo modernizimi të Perandorisë; (...) Kështu u krijua një bllok mysliman dhe armiqësor ndaj reformave në Ballkan kundër reformatorëve myslimanë në Stamboll”.

“Në fazën e vonshme të sundimit osman në qytet dhe në fshat jetonte një shumicë shqiptaro-myslimane, e cila ishte e ndarë përmes përkatësisë së kulturës qytetare-osmane respektivisht fshatare shqipfolëse”, shkruan Schmitt. Në qytete u krijuan identitete të veçanta, siç është identiteti i turk-shqiptarit, i cili kishte një habitus (sjellje) osmane dhe kjo e dallonte atë nga shqiptarët që jetonin në fshatra.

- Një vështirësi gati e pakalueshme e osmanëve ishte pushtimi i zonave malore të banuara me shqiptarë. Një gjë e tillë ishte arritur sidomos në vitin 1466/67 pas vrasjeve masive dhe dëbimeve. Megjithatë, pas një kohe dhe në pamundësi të përballonin rezistencën e popullsisë lokale trupat osmane tërhiqeshin. Pikërisht në këto vise malore u krijua një traditë e administrimit dhe jetës larg shtetit. Në këtë kuadër duhet parë edhe të drejtën zakonore (Kanunin), i cili u përhap në shumë vise të banuara me shqiptarë.

Oliver Jens Schmitt: “Kosovo – Kurze Geschichte einer zentralbalkansichen Landschaft”

ps.Mysliman kosovare qe luftojne kunder P Osmane?? Schmitt ka luajtur nga mendja, pasi P Osmane solli begati, solli zhvillim, kulture, paqe me shpate ne dore, i beri barbaret kosovar njerez me shkolle pasi i nxorri nga ferrat. Pse e luftonin Perendorine Osmane keta mysliman..;)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Po pate argumente posto, ne te kunderten kjo teme eshte vetem per thenje per shqiptaret, jo debat :D


“Shekulli 16 ishte shekulli i kryeministrave shqiptarë (të cilët bënin pjesë në Perandorinë Osmane)”

Prof.Dr. Abdulkadir Ozcan
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Kur Ali Pashë Tepelena u rebelua ndaj Portës së Lartë, Sulltani dërgoi kundër tij një ushtri të komanduar nga një shqiptar me emrin Ismail Pasho Beu. Ai dështoi. Sulltani që donte në tepsi Kokën e KaraAliut, dërgoi përsëri një ushtri, por prapë me një komandant shqiptar, Hurshid Pashën. Dhe Aliun, e tradhtuan disa nga komandantët e tij, Tahir Abazi, Meco Bono, Omer Vrioni etj, të cilëve Sulltani ju premtoi tua shtonte pasurinë. Andaj stërnipët e atyre që tradhtuan Vezir Alinë, sot edhe mund të jenë deputetë në Parlamentin turk, ndërsa politikanët tanë i konsiderojnë me mburrje me gjak shqiptari?.

Sot ne na duhen shqiptarë që duan dhe dinë të bashkojnë trojet shqiptare dhe jo politikanë që duan të ruajnë Vilajetet e tyre, e që gjejnë ngushëllim tek grekët apo turqit me gjak shqiptari.
(Koço Danaj)
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

"Shteti Osman është e vërtetë se urrehet nga shqiptarët, por pa argumente urrehet."

(Mulla Jakup Asipi)
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

Sami Frashëri thoshte se “Shqipëria ka një sipërfaqe prej 70000 km katërorë”. Studiuesi francez L.Uelavitch thotë se “madhësia e sipërfaqes së Shqipërisë është 75000 km2”. Studiuesi tjetër shqiptar T.Selenica na jep një “sipërfaqe të Shqipërisë prej 80000 km2”. Ndërsa kufijt e vërtetë etnik të Shqipërisë, ashtu siç na i përshkruan prof. A.Gashi, janë: "...Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan zinte një sipërfaqe prej rreth 110000 km2. Në periudhën e pavarësimit të shteteve të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, Turqia u “fali” këtyre shteteve rreth 5000 km2 të tokës shqiptare. Pas luftës se vitit 1876-1877 me Rusinë, Turqia dhuroi në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25500 km2 të tokave shqiptare..."

ps. fare e keqe mongole..!
 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

 
Titulli: Thenje mbi shqiptaret

...Ndikimi i Perandorisë Otomane në Shqipëri është i pamatshëm, është një trashëgimi tragjike, groteske, burokratike, që at’herë totalitare, që ka rënduar mbi ndërgjegjet dhe ka ravijëzuar mentalitetet më fort se komunizmi. E dini, ka ende nostalgjikë për gjumin e thellë turk! Por, e vërtetë, është një rezervuar mitesh, heronjsh, tradhtarësh.
Një thesar për letërsinë shqiptare që kumbon nga thirrjet dhe betimet për besnikëri ndaj Nënës Shqipëri, nga premtimet e ujitjes së saj me gjak, nga këngë të pasionuara ku ëndërrohet çlodhja mbi gjirin e saj. Por të gjitha këto himne të zjarrta, thjeshtmaskojnë realitetin: robërimin, diasporën, mërgimin. Kjo është e kaluara…!

ps. Me sjell paqe me shpate ne dore? Kush eshte I. Kadare i vertete.!?!
ismailkadare_zps386a52c7.jpg
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top