Thenie mbi shqiptaret

Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Pjesë nga "Gomari i Babatasit," At Gjergj Fishta

fishta_zps87d6d411.png
 

Attachments

  • fishta_zps87d6d411.png
    fishta_zps87d6d411.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret


“Kush është i marrë të qëndrojë në mal, kur këtu gjithandej është tokë etnikisht e pastër shqiptare? Këtu nuk mban mend askush që ka pasur serbë ndonjëherë. Prej ilirëve dhe para ilirëve, pellazgëve; qysh kur Dielli e ngroh këtë tokë – ne jemi këtu. Serbët kanë ardhur më 28-shin qershor më 1928, në Kosovë kanë ardhur!
Nuk ka pasur kurrë më parë. Ata rrejnë, ata e bëjnë historinë siç u duhet atyre.”


Hamëz Jashari

Kosovë
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"....sidomos kur mendon se edhe sot ka raste kur nje anetar i fisit eshte mysliman, nje tjeter i krishtere; kur mendon me tej, se te krishtere e mysliman martohen me njeri tjetrin deri para 100 vjeteve, se edhe sot e mbajne veten te nje gjaku, se festat dhe mortet i bejne se bashku dhe myslimani merr gjak per kusheririn e krishtere dhe anasjelltas.
Nga te gjitha keto mund te nxjerrim perfundimin se islamizmi mund te jete kryer aty nga masi i shek. te 16-te. Ca me e veshtire behet problemi i percaktimit te kohes se islamizmit, po te kihen parasyshe cfare thote per banoret e kesaj treve historiani osman Nisançizade Mehmet efendi ne vepren tij Mirat-i Kainat (Istambul 1269, vell2):
"Ata jane gjaure te pa bese-diten tregohen si mysliman te mire dhe i falen Allahut dhe profetit tone, naten kthehen e lusin Krishtin.
Ne te vertete atyre aq u ben sa per njerin, aq edhe per tjetrin; ata shohin vetem interesin dhe fitimin e tyre e per keto i luten me shpirt vete djallit"

(Eqrem bej Vlora;kujtime 1885-1925)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Ne Elbasan, nen kryesine e kolonelit Shevket, u ngrit nje gjyq ushtarak, vendimet e te cilit, per marrzine e tyre, zor se kane shok ne histori*. Burra te nderuar te qytetit u denuan me rrahje publike, ne sheshe te hapura dhe te shoqeruar me muzike ushtarake. Fyerje qe peshonte me rende se vdekja. Keto masa te tjera merreshin me qellim qe te dobesoje pesha e prijseve vendore, por ata, perkundrazi shkaktuan nje acarim te tille te popullsise ( e cila deri ne ata kohe nuk kishte pasur as idene e ndjenjave atdhetare shqiptare) te pa njohur tashme qe prej 30 vjetesh.
Ja nje shembull tjeter tragjiko-komik: Demir pashe Bonoti nga Peqini u arrestua, sepse gjate nje kontrolli iu gjet ne shtepi nje gazete "Bashkimi", qe botohej ne Konstance te Rumanise. Doemos ky arrestim u be vetem pas nje shkembimi bukur te forte zjarri me njerezit e shtepise se Demir pashes. Gjykatsei duke mos mundur dot te formuloje nje padi te pranueshme e pyeti rrepte: " Pse qellove mbi ushtaret?" Demir pasha u pergjigj krejt i qete: "Kur me vjen diten ne shtepi nje mik ose edhe nje i huaj si mik, une e pres krahehapur, si mysafir; por kur dikush kerkon te me thyej deren, atehere une e quaj ate armik dhe e qelloj". Por sidomos pyetja dhe pergjigjja e metejshme provon se demir pasha, edhe pse nuk ishte ndonje gjeni, ndjehej superior mbi inkuizitoret e vet dhe e vuri gjyqin ne loje. Kur gjykatsi e pyeti: " Me siguri ti qellon kunder nesh, sepse do jeshe mik dhe admirues i Skenderbeut?", pashaj veshtroj buzgaz perreth dhe u pergjigj: " doemos, Skenderbeun e pak pasur mik dhe farefis, rahmet i paste shpirti, me sakte e kam pasur kunat!". Loje fjalesh qe linte atij hapur shtegun e terheqejes, sepse Skender bej Vrioni, kishe qene vertete vellai i gruas se tij te vdekur. Por ky humor ne dukje pa te keq, nuk e shpetoj dot nga denimi me 15 vjet burg.

*Nga nje raport tejet interesant te ketij koloneli, te quajtur Shevket (13 shtator 1910, arkivi i ministrise se Luftes ne Stamboll) mesojme se "strukturat" udheheqese te ushtrise operacionale ne Shqiperi, mendojne dhe i propozojne qeverise ne Stamboll keto masa per shtypjen e levizjes kombetare shqiptare: 1- Ndalimi i perdorimit te alfabetit latin per gjuhen shqipe, dhe shtypja e shperndarja e librave shqipe me shkronja arabe. 2- Mbyllja e te gjitha degeve te shoqates "Bashkimi". 3- Vendosja ne administrate e nenpunseve te rrepte dhe armiqesire ndaj shqiptarve. 4- Sherbimi i xhandarmerise ne Shqiperi te kryhet vetem nga joshqiptaret. 5- Emerimi i mesueseve turq ne shkollat fillore dhe te mesme te Shqiperise. 6- Pas pervojes se fundit me oficer te kombesise shqiptare qe mbeshtetnin drejteperdrejte apo terthorazi levizjen nacionaliste, te gjithe oficeret shqiptare te sherbejne ne Azine e Vogel, kurse ata, qe klasifikohen si te pandreqshem te ndiqen ligjerisht. Per mendimin tim, asnje shembull tjeter nuk mund te karakterizoje me mire se ky repart pozicionimin e Turqeve te Rinj dhe te oficereve te tyre. Me elemete te tille perjashtoj cdo mundesi mirekuptimi.

(Eqrem Bej Vlora; "kujtme" f.244)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“Ata kanë sjellje shumë të mira...ata kanë gjymtyrë argjendi e fytyra trëndafili; gjuha e tyre është gjuhë e këndshme të cilën ata e flasin me përulje e mirësjellje kur i drejtohen me nderim njeri tjetrit”.

(Evliya çelebi per shqiptaret 1610 )

evliacelebi_zps2bc55b4b.png
 

Attachments

  • evliacelebi_zps2bc55b4b.png
    evliacelebi_zps2bc55b4b.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"....Lap Martallozi, nga Sofia në vitin 1908. Shkruesi në fjalë që sulmonte politikat osmane në Shqipëri ndër të tjera ironizon edhe mënyrën sesi njerëzit mësoheshin nëpër shkolla. Kështu ai tregon se nëpër meqtepë, shqiptarëve ju mësonin që sulltanët turq ishin të shenjtë dhe janë dërguar në kahuristanë për të bërë feth nga Zoti, që Skënderbeu sqe tjatër përveç se një hajdut, se hoxhët kishin gjetur në një qitap arabisht që tregonte që shqiptarët ishin arabë dhe një mijë e një e treqint vjet më parë ju zemëruan halifesë hazretit Ymer dhe u bënë muhaxhirë në Shqipëri. Lap Martallozi tregon që i njëjti problem ekzistonte edhe nëpër skolitë e grekut ku njerëzia mësonte që gjith njerzit e mbëdhenj janë grekë, le Filipi, Leka i madh, Batlemeu, Pirua dhe Skënderbeu, po aq edhe Krishti.
Problemi i të ndryshuarit të identitetit të osmanllive në shqiptarë tregohet në mënyrë shumë origjinale nga një letër që Kostandin Kristoforidhi i dërgon Lef Nosit në 23 Kallnur 1909 nga qyteti i Durrësit. Në këtë letër Kostandini rrëfen që ortodoskët dhe myslimanët jo vetëm që refuzonin të mësojnë të shkruajnë gjuhën me gërma latine, por thotë se:
Myslimanët prap as ta nëgjojnë emnin Shqiptar e fjalën Gjuha shqip nuk dunë; kaq shumë i ka myt fanatizma e xhonturklluku; kan ideen se gjith klubet shqiptar puth jan sot, kane mrena njerzë të pa bes hajdutë e bukshkal puth dunë me u damun më yte nga Osmanlli puth na ka dhan këtë liri; t’ishin shqiptar thonë ato atëhere gjante shqipe e ta shkruine me shkronja Tyrkshe e jo me shkronja latinshe...."

Olsi Jazexhi "Nga turq, në shqiptarë"

kosove_zps634b235a.jpg
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Shkenctari hungarez Lajosh Taloci (1834-1916) shpall hapur:“Nuk ekziston popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së re, që mund ta ndjekë historinë e fisit të vetm ashtu me rendkronologjik, qysh prej kohëve më të lashta gjer në ditët tona, sikurse populli shqiptar”.

Lajosh Taloci (1834-1916)
Taloci_zps1addc13b.jpg
 

Attachments

  • Taloci_zps1addc13b.jpg
    Taloci_zps1addc13b.jpg
    16 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Principata e Arbërit ose Arbëria (1190-1255) ishte shteti i parë shqiptar gjatë mesjetës . Shpallja e shtetit feudal të Arbërisë, në veri të Shqipërisë, me Krujën si kryeqytet u zhvillua më 1190 . Si themeluesi të këtij shteti është e njohur Progoni dhe më vonë Gjini dhe Dhimiter. Nderfandina është e njohur si qendra më e rëndësishme e kësaj principate. Për këtë ishte folur në mënyrë të qartë nga stema e Arbërit e gjetur e gdhendur në gur në Kishën Katolike të Shën Maria. Pas rënies së Dinastisë së Progonit, principata u vendos nën Grigor Kamona dhe Gulamin e Shqipërisë. Së fundi Principata u shkri në vitin 1255. Periudha më e mirë e principatës ishte nën udhëheqjen e Dhimitër Progonit.

Dinastia e Progonit
Progoni (1190–1198)
Gjin Progoni (1198–1208)
Dhimitër Progoni (1208–1216)
Tjerë[redakto]
Grigor Kamona (1216–1253)
Gulami (1253–1255)

Stema e ripunuar nga Vittorio Gifra
stemaarberit_zpsb12a6d45.png
 

Attachments

  • stemaarberit_zpsb12a6d45.png
    stemaarberit_zpsb12a6d45.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

TURQIT: SHQIPTARثT JANث Mث EKSPERT ME MAUZERIN SESA ME PARMENDثN

ثshtë llogaritur se rreth dyzet e pesë mijë refugjatë bullgarë nga Trakia turke, gjenden në Burgas. Në një revistë turke të kohëve të fundit ka një lutje për t’i nisur këta drejt Trakisë:
"Këta shqiptarë janë më ekspert me mauzerin (armen) sesa me parmendën. Ata nuk tregojnë aftësi në ndonjë lloj tregtie, përveç atë të hajdutërisë së bagëtive, ndërsa bullgarët janë nikoqirë dhe të zellshëm dhe tani, ata janë miqtë tanë".

Titulli: War's aftermath; a preliminary study of the eugenics of war as illustrated by the civil war of the United States and the late wars in the Balkans
Autori: Jordan, David Starr; Jordan, Harvey Ernest
Botuesi: Boston and New York, Houghton and Mifflin company, 1914
(Thenje per shqiptaret)
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

qemal_zps122464b1.png
 

Attachments

  • qemal_zps122464b1.png
    qemal_zps122464b1.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Vritmëni, po gjakun mblidhmani se do tu duhet për tu shkruar niprave e mbesave gjuhën shqipe".

Petro Nini Luarasi
Pluarasi_zps268732a2.png
 

Attachments

  • Pluarasi_zps268732a2.png
    Pluarasi_zps268732a2.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe”

(Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, filozof gjerman)
GottfriedWilhelmLeibniz_zps1068f971.jpg
 

Attachments

  • GottfriedWilhelmLeibniz_zps1068f971.jpg
    GottfriedWilhelmLeibniz_zps1068f971.jpg
    65.8 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar sulltani i Perandorisë osmane më 31.maj.1779, Abdul Hamiti II, ku përcaktohej saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqve e kulturës dhe gjuhës greke, dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën “Thessaloniki” (14.korrik.1999).

turk_zps81f0b47f.jpg
 

Attachments

  • turk_zps81f0b47f.jpg
    turk_zps81f0b47f.jpg
    51 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Me kujtohet mire nje takim shume interesant qe pata rastesisht me Mustafa Qemalin ne vitin 1910 atekohe ishte ende nje toger i thjeshte.
Per ne ishte ( edhe kete mendim kemi edhe sot) me prejardhje shqiptare. I ati i tij me 1878 u shperngul nga Leskovaci (Serbia Jugore) vend i banuar prej shqiptaresh, dhe u vendos ne Prishtine.(deshmite zyrtare kane qene deri ne 1944, ne arkivin e Prishtines) e ema ishte shqiptare nga Parga e Greqise. Sot Mustafa Qemali mban nofken e merituar “ Ataturk” - “babai i turqve”, eshte nje mendim shterpe te besh pyetjen se c'eshte ai, sllav. turk apo shqiptar. Po atehere, te gjithe ne, nacionalistet shqiptar, ne euforine e ndergjgjes sone te fryre kombetare, kishim interes t'i benim per vete dhe t'i afronim ne mjediset tona te gjithe Turqit e Rinj, qe shquheshin mbi te tjeret ose premtonin dicka ne te ardhmen. Me kete synim u perpoqem te afronim edhe Mustafa Qemalin, si me nje personalitet te vetesigurte. Shtathedhur, flokeverdhe, elegant, autoritar, krenar, hijerende, me nje spikame teresisht evropiane, Mustafa Qemalin mund ta quaje cfare te doje, vetem turk jo. Se bashku me mikun tim, atdhetarin Dervish Hima, i beme nje vizite ne hotel. Qe ai nuk tregoj asnje mirekuptim per ideologjine tone nacionaliste, nuk me habiti aspak: nga nje njeri i rritur dhe edukuar ne rrethet ngushta te oficereve ne Selanik dhe Stamboll, nuk mund te pritej ndonje simpati per idete nacionaliste te shqiptareve. Por ajo qe me habit edhe sot e kesaj dite, ishte qendrimi i tij i prere per perdorimin e shkronjave arabe ne shkrimin e shqipes. Ai, qe vetem disa vjet me vone kishte shpallur ne menyre solemne dhe e kishte vene ne jete ne menyre drastike mendimin e papershtatshmerise se ketyre shkronjave madje edhe per gjuhen turke, e cila, fundja, kishte nje tradite qindravjecare ne kete drjetim, pra, pikerisht ai donte te degjonte per perdorimin e shkronjave latine ne shkrimin e gjuhes shqipe, vetem e vetem se e shihte kete si nje mjet te shprishjes se parimit unitar turko-myslimano-osman.
Lufta midis ketyre dy drejtimeve – shkronja latine apo arabe u ndez e ashper; gjer edhe gazetat turke nuk mbeten jasht debatit. Ne kete diskutim letrar u dalluan vecanersiht im ate, zgjedhur deputet i Vlores, ne vend te kusheririt te tij te arratisur nga koha e revoltes ushtarake, si edhe atdhetari dhe gazetari shqiptar nga Struga, Dervish Hima.
(Eqrem Bej vlora. "kujtime 1885-1925" f 247)

Mustafa Kemal
ataturk3_zps1e1b8883.png
 

Attachments

  • ataturk3_zps1e1b8883.png
    ataturk3_zps1e1b8883.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Illyricum Sacrum" është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vëllime. Në të flitet për historinë e ilirëve, domethënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen perëndimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. "Illyricum Sacrum" përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund veç se në këtë vepër të madhe.

rugova_zps5606adf9.png
 

Attachments

  • rugova_zps5606adf9.png
    rugova_zps5606adf9.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“Në qoftë se shqiptari ka cilësitë fizike të zviceraneve dhe të tirolasve, në qoftë se ai është si dhe ata një ecës i palodhshëm në këmbë, i cili me pushkë majë supit, ngjitet e zbret posi dhia majat e maleve, janë bashkuar tek ai edhe gjallëria e shkathtësia jugore me hollësi dhe prani të jashtëzakonshme të mendjes. Ata janë popull i përgjigjeve të shpejta e therëse per exellence. Krenaria natyrore e shqiptarit shprehet në më të voglat fjalë të tija, në gjeste, në ecjen e tij të lehtë, madje mund të themi teatrale. Kuraja është e lindur për shqiptarin... Jeta në rreziqe është aq e fortë dhe elementi i tyre si në fatkeqësitë e si në luftë nuk peshon aspak për ata”. - Ami Boué
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Buzuku...

954879_611032605573861_472658486_n_zpsc0eae487.jpg
 

Attachments

  • 954879_611032605573861_472658486_n_zpsc0eae487.jpg
    954879_611032605573861_472658486_n_zpsc0eae487.jpg
    58.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Si fotograf, une shoh bukuri ne kete bote - vecanarisht ne syte e njerezve qe i fotografoj - prandaj (fondacioni i tij quhet) Fondacioni Takimi i Syrit. C'fare ka ngjare ne Shqiperine dhe Kosoven muslimane eshte mrekulli. Jo vetem qe Cifutet u shpetuan nga pushtimi Nazist, por ato u priten si miq nen ligjin e Beses. Detyrimi moral i shqiptareve per te strehuar njerezit ne nevoje eshte padallim feje, kulture apo politike-biles edhe armiqte e tyre-eshte e vecante. Ruajtja e Cifuteve eshte rrefim i ngurte i ketij kodi nderi."
- Norman Gershman

cifut_zpsb4b65d57.png
 

Attachments

  • cifut_zpsb4b65d57.png
    cifut_zpsb4b65d57.png
    89.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Koke ulur perpara Kombit dhe Zotit,, Respekt per ish Kleriket musliman, qe Kombin e vune ne plan te pare , sakrifikuan per Komb dhe Atdhe
,, Te Paster Qelibar, perpara Kombit dhe Zotit ,,

hozxha_zps33547058.jpg
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

ishta_zpsf891355d.jpg
 

Attachments

  • ishta_zpsf891355d.jpg
    ishta_zpsf891355d.jpg
    42.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Isa Buletini
Ismail Qemali kur vajti në Londër për t'u takuar me Kryeministrin e Anglisë, e shoqëronte Isa Buletini.
Isa Buletini në brez kishte vënë dy kobure.
Mirëpo, kështu të armatosur nuk e linin të hynte në kryeministri dhe bënë fjalë me të. Ismail Qemali i bëri me shenjë të dorëzonte armët.
Këtë punë e mori vesh edhe kryeministri e, në bisedim e sipër, si me të qeshur i tha Isa Buletinit:
- Sido që të jetë e çarmatosëm edhe shqiptarin.
- Shqiptarët s'ka burrë t'i çarmatosë - u përgjigj Isa Buletini dhe nxori koburen tjetër që kishte fshehur.
(nga Rrebele prej Wed Jan 07, 2009 9:46 pm- Akllapi Net - Forum i Hapur)

image0000000522.jpg
 

Attachments

  • image0000000522.jpg
    image0000000522.jpg
    18.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

" Thuaji Pashiqit tënd se nuk ka aq para gjithë mbretëria e kralit të Serbisë sa për të blerë Bajram Currin. Dhe lidhur me kthimin në Gjakovë, thuaji se nuk i takon mysafirit të thërresë të zotin e shtëpisë. Atje do të kthehem vetë, se është vendi im."

Plaku i Maleve Heroi i Kombit Bajaram Curri
bajramcurri_zps785e902c.jpg
 

Attachments

  • bajramcurri_zps785e902c.jpg
    bajramcurri_zps785e902c.jpg
    90.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Gjimnazi "Illyricum" i fretërve franceskane ne Shkoder. Mesohej gjuhë shqipe, latinisht, histori të natyrës. Nga 1930-1938 qe nëndrejtor i shkollës Donat Kurti dhe drejtor filozofi i shquar, Atë Anton Harapin, i laureuar në Austri. Nga viti 1939 e gjer në mbylljen e saj (1946) qe drejtor Donat Kurti. Ky gjimnaz ishte një nga më të nderuarit në vendin tonë. Kishte rreth 500 nxënës e studentë. Këtu dhanë mësim profesorë të shquar, si: Gjergj Fishta, Atë Frano Kiri, Atë Justin Rrota, një nga themeluesit e gjuhësisë shqiptare, Atë Marin Sirdani, autor i veprave "Skënderbeu mbas gojëdhanash" e "Historia e Ilirisë" e që la në dorëshkrim disa mijëra faqesh për Skënderbeun, punë 50-vjeçare, e cila u dogj nga nëpunësit e Degës së Punëve të Brendshme, Shkodër. Këtu dha mësim edhe Atë Gjon Shllaku, i lauruar dy herë: në Louvain në Belgjikë (për histori) dhe në Holandë (për teologji), kryeredaktor i revistës "Hylli i Dritës", e cilësuar për kohën si revista më e mirë katolike në Ballkan. Para mbylljes se shkolles At Donat Kurti thyhen vulen e thate, qe mos i jepte mundesi komunisteve te falsifikonin dokumente ne emer te gjimazit. Me 11 nentor 1946, gjimnazi mbyllet dhe freterit arrestohen dhe mbas dy vjet hetuesi denohen me vdekje apo burgime te gjata.

Donat Kurti
kurti_zps18662ec2.jpg
 

Attachments

  • kurti_zps18662ec2.jpg
    kurti_zps18662ec2.jpg
    11.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

naimi_zps5b99b703.jpg
 

Attachments

  • naimi_zps5b99b703.jpg
    naimi_zps5b99b703.jpg
    58.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Aktori Fatmir Spahiu në një intervistë për gazeten "Koha" deklarohet kundër neo-otomanizmit dhe shqipfolësave filoturk:

Koha: "Cilin personalitet të historisë shqiptare do të dëshironit ta takonit sikur të ishe e mundshme?"
Fatmir Spahiu: "Sikur të ishte e mundshme me kënaqësi do ta takoja Skënderbeun."

Koha: "اka do ta pyesnit së pari?"
Fatmir Spahiu: "Do t’i bëja shumë pyetje, por njëra nga to do të ishte: a jeni i lumtur me investimet turke në trojet tona?"

fspahiu_zps01593980.png
 

Attachments

  • fspahiu_zps01593980.png
    fspahiu_zps01593980.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

Këtu tragjedia e një populli që i ka dhënë elementët më të mirë të tij, ushtarë, filosof, burrat e shtetit , të shenjtët, të gjithë pushtueseve të tij, sllavë e latin, grekë dhe turq, dhe që më në fund thërret bijët e tij, të varfër e të keqtrajtuar për ti edukuar në gjirin e tij ; që mundohet të rindërtoj me vështirësi të mbëdha një koshencë kombëtare. Dhe kjo dëshirë kolektive ka pasur për një kohë të gjatë një sintom të vetëm por të fuqishme: ruajtjen dhe unitetin e gjuhës kombëtare.

(Eugenio Vaina De Pava , "Albania che Nasce" Catania , 1914)

flamuri_zps374b2683.png
 

Attachments

  • flamuri_zps374b2683.png
    flamuri_zps374b2683.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

“…Madje, në fushën mendore të ekzistencës së tyre, që mbushi një mijëvjeçar [shqiptarët] nuk dhanë asgjë, dhe sollën një dëshmi të gjallë se një popull mund të jetojë edhe pa shkencë, edhe pa art, bile edhe pa alfabet, dhe se mund ta ruajë të patëholluar fuqinë e tij burimore madje edhe mes popujve shumë të arsimuar.

… Shqiptarët gjithkund i brohorasin ngecjes, dhe konservatorizmit të ngurtë, ashtu siç atë e kupton vetëm orienti i palëvizshëm dhe i ngurtësuar në vetvete. Kudo ku kanë mundur të zhvillojnë lirshëm natyrën e tyre njerëzore, shqiptarët janë egoistë, kryengritës, dembelë; bile edhe si të krishterë janë të tmerrshëm.

… As në politikë, e as në shkencë, ky popull deri më sot nuk ka pasur një mendim të përbashkët, dhe duket se shqiptarët nuk e kanë ndier të nevojshme të depërtojnë përtej horizontit të kufizuar të familjes e klanit, të fitimit personal, të dobisë personale, të keqdashjes dhe hakmarrjes.

Shqipëria është vendi i mendjeve të shkurtra, një depo e fuqisë fizike, një vend që vullnetarisht nuk i nënshtrohet as vetes as të tjerëve; Shqipëria është një element që përherë mohon, dhe ku anarkia dhe paligjshmëria janë si, të thuash, shpirti dhe fryma e jetës”.
(Politikani, historiani dhe publicisti austriak Jakob Philipp Fallmerayer)

arvanitas_zpsa18da38d.jpg
 
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

In connection with the London Peace Conference of 1913, where 2/3 of the Albanian territory was given away to Greece and Serbia without the consent of the Albanians.
Evropë:'' Oh hesht ti, baby im''
Shqipëria mitur:'' Si mund të hesht unë me gjithë këtë zhurmë të brendshëm qe ndodh''
Evropë:'' E pra, ju duhet të bëni si bëj unë, dhe sikur ju nuk e dëgjoni atë''

europe_zpsffa5afcd.png
 

Attachments

  • europe_zpsffa5afcd.png
    europe_zpsffa5afcd.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret

"Edhe pse nje popull i vogel ata (per shqiptaret) i kanë dhënë botës disa burra të mëdhenj duke përfshirë Pirron, Aleksandrin e Madh, Shën Jerome, Konstandinin e Madh, Papa Klementin XI, dhe Krispin..
Shqiptarët janë banorët më të vjetër të Gadishullit Ballkanik-pasardhësit e pellazgëve dhe ilirëve të lashtë. Nën Skënderbeun ata shpëtuan Evropën duke mposhtur përsëri turqit."

New outlook, Volume 112
By Alfred Emanuel Smith 1916 faqe 156
am_zps53dae465.png
 

Attachments

  • am_zps53dae465.png
    am_zps53dae465.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Thenie mbi shqiptaret


اka kërkojnë shqiptarët, as Ajnshtajni i madh, nuk do ta kishte zbuluar formulën dhe as definicionin e tyre!

AGIM METBALA
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top