The "J" files

xha Sulua

pleqeri
Po hap xhaxhaj nje teme te re ketu, por po qe se nuk eshte vendi i duhur, spostoheni atje ku duhet.

Tema mund te duket pak absurde(per besimtaret) dhe mbase me interes per jo besimtaret. Eshte botuar edhe ne nje forum tjeter dhe ka pasur shume debate rreth shkrimit.

Shkrimi eshte marre e perkethyer nga nje faqe greke:

Yupi.gr - The J Files - Part I

Historia e vertete e Jesu Krishtit


Gjerat ka mundësi të mos te kenë ndodhur ashtu siç na i tregojnë filmat, muzikalet, prifterinjte, etj. Këto ditë te shenjta(shkrimi është mare nga një faqe greke, ne prag te Pashkeve), meremi me jetën e "starit" me të madh qe jetoi(?) ndonjëherë, objektivisht, duke e pare te vërtetën lakuriqe, nëpërmjet te dhenave historike, pa censure e pa vrarje ndërgjegje. Rezultatet, ne formë dialogu do të postohen ne katër pjesë.

Pjesa e pare

-ثshtë Jesusi person historik? Ekzistoi ne te vërtetë?

-Një pyetje interesante, me një përgjigje te vështirë. Qe te studiojme çështjen me mirë po të them një histori:
Dikur, na ishte një njeri shumë harismatik(me shumë dhunti), qe e quajtën "Shpetimtar". Lindi ne 25 Dhjetor nga një virgjereshe. Udhetoi shumë duke u dhënë mesime njerezimit. Kishte 12 apostuj. Vdiq dhe u ringjall dhe, qe atëherë, çdo vit, besimtaret e tij i festojne ringjalljen me madheshti.

-OK, kjo është historia e Jesusit
-Jo, kjo është historia e Mithras.

-E? Ky nuk është pjestar i Imiskubria?(grup rap ne Greqi)
-Nuk është pikërisht kështu. Ishte Zot i Diellit ne Persine e Lashte. Adhurimi për te ka humbur aty nga shekulli i I-re para Krishtit, me zhdukjen e Zotave e mbizoterimin e Zaratusta. Adhurimi i tij ka te bëj me ciklin e celjes se sythit dhe ciklin e Diellit-për këtë edhe lindja e tij u vendos me 25 Dhjetor, dita e Solsticit te Dimrit, sipas kalendarit Julianor. Shumica e feve te paganeve te lashtë donin qe Zoti i Diellit te lindte ne atë date.

-Dhe clidhje ka Mithra me Jesusin?
-Të madhe. Shekullin e fundit para Krishtit, adhurimi i tij kishte zaptuar gjithë Mesdheun dhe, nga shekulli i II-te deri ne te IV-in pas Krishtit, adhurohej ne çdo cep te Perandorise Romake e sidomos ne Rome. Kishte sukses të madh edhe ne ushtri. E rëndësishme është se karakteristikat e tij ishin te njohura e fiksuara, rreth 100 vjet para se te shkrueshin kapitujt e Bibles. Ngjajshmerite janë shumë te dyshimta.

-Ne rregull, mund te jetë rastesi...
-Thua? Mundet. Me lejo te te tregoj edhe një histori tjetër: Ishte dikur një njeri i "ditur" qe lindi nga një virgjereshe ne një shpelle, ndërsa një yll bënte te ditur kudo lindjen e tij. Ne kohën qe lindi u bene përpjekje për ta vrarë, me një vrasje masive te foshnjeve, por ai shpetoi. U rrit dhe bëri shumë cudira, ngjalli te vdekur, kuroi lebrozet dhe perkrahu te varferit dhe te shtypurit. Vdiq ne mënyrë barbare, por u ringjall e u ngjit ne qiell.

E gjeta, është Jesusi.
-Jo, prapë gabim. ثshtë Krisna, metasarkosi(nuk e gjej dot fjalën ne shqip?!!!) i 8-te i Zotit te Induistebe Visnu( i 9-ti është Buda) qe jetoi me shumë se 5 000 vjete me pare.

-Po mirë, te gjithë Zotat e Lashtesise, si Jesusi janë?
-Jo tamam ashtu, por ngjasimet janë te tmerrshme. Osiri, Adhoni(adhuroheshin ne Siri), Oros, akoma edhe gjysmë zoti Herkuli(me falni për emrat, po i vendos siç janë), kishin shumë ngjajshmeri ne biografine e tyre. Ideja e vdekjes dhe ringjalljes, lindja e tyre afër 25 Dhjetorit dhe nga një virgjereshe, cudirat dhe mesimdhenia e tyre, numri 12 (apostuj, ndjekes, etj.), kanë të gjitha lidhje me traditat e vjetra pagane...

-E ç'lidhje kanë këto ngjajshmeri me ekzistencën apo jo te Jesusit?
-Nuk kanë lidhje direkte, por krijojne pikpyetje te ligjshme për atë se Jesuesi i vërtetë ishte siç e përshkruan Bibla apo jo. Meqë paraqitet si një kompozim/riprodhim i zotave te vjetër, mund të themi se historia e tij, ne një shkalle te madhe, është krijuar nga nxenesit e tij.
 
Vazhdimi i se vertetes

Lexuat pjesë e pare? Vazhdoni me pjesen e dyte

-OK, mundet jeta e tij të mos jetë pikërisht ashtu siç e pershkuajne ne Bibel, mund ta kenë fryre pak. Por si e dimë ne se ka ekzistuar një njeri qe e quanin Jesu, qe jepte mësim për njerezine ne Juden e asaj kohe?
-E vërteta është se nuk mund ta dimë. Për këtë nuk kam faj unë, mos më shiko shtrember. Meso se Shekspiri p.sh. është një formë e dyshimte-shumë thonë se nuk i shkruajti ai të gjitha veprat qe mbajnë emrin e tij, por ishte me shumë se një person. Dhe flasim për 400 vjet. Po Vilhem Tell, ai me harkun dhe mollen e famshme, historia e te cilit është e njohur ne tërë Europen, dhe mendohet qe ka jetuar rreth 700 vjete me pare, ne te vërtetë, mbase nuk ka ekzistuar kurrë. Pra kuptohet qe është ca e vështirë te jemi te sigurt për një njeri te lindur 2 000 vjete me pare. Fakte te sigurta për ekzistencën e tij nuk mund te këtë-por edhe për mosegzistencen e tij.

-Domethënë nuk ka burime historike te tjera përveç Bibles, qe te vertetojne ekzistencën e tij?
- Ne shekullin e I-re pas Krishtit, ekzistonin rreth 40 historiane ne rajonin ku jetoi Jesusi, te cilët shkruan historinë e Judese, pushtimin nga Roma, përshkruan me hollesi shkaterrimin historik te Jerusalemit ne vitin 70 pas Krishtit. Nga gjithë këta, vetëm tre shkruajnë diçka për Jesuesin. Nga këto tre referime, dy është shumë e mundur te jenë fallsifikuar(janë shtuar me vonë) dhe e treta, s'besoj se ka te beje me te.

-Po por, ata historiane e referuan, apo jo? Dhe nuk ishin kristiane.
-Pothuajse. I pari ishte Josip Flavio, historian farise qe jetoi ne vitet 38-100 pas Krishtit. Ne një nga dy librat me te rëndësishëm te tij"Antika Judeike", ekziston një paragraf qe i referohet jo vetëm Jesusit, por edhe veprimtarise cudiberese te tij, nxenesve te tij dhe e cilesin Mesia(Shpetimtari). Kristianet e bindur te shekullit tjetër nuk e përdoren kurrë si burim këtë fakt. Njeri nga baballaret e kishes se pare, Orijeni, e ka kritikuar Josip-in qe nuk e pranonte si Mesi Jesusin. Ne te kundërtën, Eusebio, qe jetoi ne shekullin e IV-et, e njeh ekzistencën e këtij paragrafi ne vepren e Josip. Diçka qe do të thotë se fallsifikimi është bërë midis shekujve te III-IV pas krishtit.
Historiani tjetër qe i referohet Jesusit ishte Kornilo Takito(55-120 pas krishtit), i cili e përmend ne "Kronikat" me emrin "Krisht", duke thënë se u ekzekutua me vendim gjyqesor te te derguarit Pond Pilati. Ndërkaq, siç edhe shkruan, ka pasur si burim arkivat romake(te cilat nuk ekzistojne sot) dhe ne te cilat Jesusi duhet te jetë i rregjistruar si Jesu ose Nazarioti, ose diçka e tillë dhe s'besoj si Krisht. Ndërkaq, Pilati nuk ishte i dërguar, por Prefekt. Pra, përsëri për fallsifikim nga kristianet e mepasem duket.
Historiani i fundit ishte Suitonio, ku ne vepren "Jetet e Qesareve" i referohet një "Krishti", i cili ngriti ne këmbë çifutët ne Rome ne vitin 49 pas krishtit. Një referim qe, edhe nëse ka te beje me kristianet e pare ne Rome, nuk ka te beje me Jesusin.
Do ta priste njeri qe historiane si Filon Aleksandrinos, një çifut filozof filogrek, qe jetoi nga 30 para krishtit deri 54 pas krishtit të kishte përmendur diçka ne veprat e tij. Veprat e tij, historike dhe filozofike, ishin te plota, te mbushura edhe me hollesite me te parendesishme te jetës se Judes, por ...asgjë për Jesusin. Me c'duket, erdhi, ringjalli jetën e një kombi, bëri cudira, vdiq dhe u ringjall dhe, te vetmit qe e ....pane ishin nxenesit e tij.

-Nuk mundemi pra te jemi te sigurt?
-Jo, prandaj edhe quhet "besim". Por meqë te shoh te zhgenjyer, me lejo te te tregoj edhe një histori: Me 1820, ne Siraz te Persise, lindi Mirza Ali Muhamad, i cili u rrit dhe mori pseudonimin "Bab" qe do të thotë "porte" "Hyrje" dhe me këtë edhe u be i njohur. Ne moshen 21 vjeç takoi një te ditur ne shkretetire, nga i cili edhe u ndikua shumë dhe, nga 1845 deri me 1850 u mesonte njerëzve falas dashurinë për njerezine dhe për gjithë klasat shoqërore. Rreth tij u mblodhen nxënës te magjepsur nga fjala e tij dhe nga ai vetë. Por rritja e influences se tij, i zemeroi mullate e Persise qe ishin muhamedane fanatik. Qeveria e Sahi e ndoqi me mani, por e vetmja qe bëri, ishte te shtonte me shumë namin e tij. Perfundimisht u denua me vdekje, me pushkatim.
Ne më pak se një vit, një nxënës i tij entuziast, nxori ne qarkullim një libër ku fliste për jetën e mesuesit te vet ne mënyrë te thjeshtë e te hollesishme. Ky libër pati sukses të madh. Ndërkohë filluan ndjekje për besimtaret e Bab-it, me rezultat te shperndaheshin për pak kohe. Por u grumbulluan përsëri dhe, ndërsa koha kalonte dhe besimi po daravitej, disa prej tyre e shpallen veten profete te Bab-it dhe, dalë ngadalë, krijuan një fe te rregullt. Për nevojat e saj shkruan edhe një libër, Tarikh-i-Jadid, i cili tregonte një jetë komplet ndryshe te Bab-it, mbushur me cudira, arritje metafizike dhe natyrisht, një vdekje me misterioze te tij. Kështu, adhurimi i tij ekziston edhe sot. Historia e Bab-it na tregon se si mund te këtë ndodhur edhe ne rastin e Jesusit.

-Domethënë, një besim ka nevojë edhe për pak fjale boshe e thashetheme(burdhologjia) qe te mbijetoje?
-Nuk do të thosha pikërisht kështu. ثshtë me shumë çështje marketingu. Ne atë kohe, ne shekujt e pare kritik pas krishtit, Kristianizmi nuk ishte aspak i sigurt se do të rezistonte, bile e kundërta. ثshtë plotësisht e mundur dhe e justifikuar qe nxenesit e Jesusit e zbukuruan te vërtetën më pak(shumë) perralle për t'u bërë me e kapshme.

-Heretik!
-Ai qe është pa gjynahe, te mare gurin i pari kundër meje.

Kini durim, vazhdon përsëri....
 
Akoma me shume te verteta

Nëse lexuat pjesen e pare dhe te dytë, vazhdojme me

Pjesa e tretë

-Shpjegohu gjynahqar. Verteto se historia qe shkruhet ne Bibel është perralle.
-E para pjesë e Bibles qe u shkruajt nga Marku rreth vitit 60 p.k.. referohet ne jetën e Krishtit dhe kryesisht ne javet e fundit, por nuk referohet fare ne ringjalljen. Tregimi i tij mbaron me gratë shkojnë tek varri dhe e gjejne bosh dhe një burrë u thotë:"Jesusi nuk është këtu". Pastaj gratë ikin dhe nuk ja thonë asnjerit(gjë qe te mbush me dyshime se si e mesoi këtë Marku) dhe këtu mbaron. Kjo është shumë e cuditeshme, po të kemi parasysh se ringjallja ishte Triumfi i Jesusit, fakti i fundit dhe me i rëndësishëm i prejardhjes se tij Hyjnore. Pjeset e tjera te Mateut dhe Lukes, na thonë për sa dimë se c'u be mbas Ringjalljes, por sejcili i thotë gjërat pak ndryshe. Të shumtat i mesojme nga pjesa e fundit, sipas Janit, ku, mundesisht te jetë shkruar rreth 120 p.k.

-Domethënë, pjeset e Bibles nuk thonë të gjitha te njëjtën histori?
-Jo, por kjo është pak a shumë e priteshme. Mateu dhe Luka, patjetër qe përdoren "punimin" e Markut si burim dhe ndryshuan pak ca gjëra dhe i vune edhe një përfundim tjetër, gjë e dyshimte, sepse siç është shkruar me vonë, ishte sikur te kenë korigjuar tekstin e Markut. Por, edhe ato qe shkruajnë, janë shumë te dyshimta. P.sh. Fjala ne Mal.

-Fjalën mbi Mal mos e zere ne goje se është nga tekstet me te mirë (και γαμω τα κειμενα)
-Para se gjithash, ne tekstin e Lukes nuk është "ne mal", por ne "pllaje". Ne tekstin e Markut, ky moment kulmor nuk përmendet fare. Gjithashtu, e gjithë kjo pjesë është një kompozim proverbash qe gjenden tek "Psalmet", tek "Isai"etj.. ne libra hebraik(cifute) lutjesh dhe ne ndonjë vend tjetër. Ekzistojne edhe disa te dhëna te tjera qe janë paradoksale: U jepet rëndësi "ndjekjeve" dhe "pseudoprofeteve", çështje qe nuk ekzistonin atëherë, por shumë me vonë, si dhe përdorimi i konceptit "kombëtare" ne ndryshim me "kristian" i cili nuk ka kuptim, se atëherë nuk kishte "kristian". I gjithë teksti është shumë i bukur, por edhe shumë i dyshimte. Ka mundësi qe te jetë frymezim i Evangjelisteve(Ata qe shkruan katër pjeset e Bibles).

-Të gjithë Evangjeliat ishin gënjeshtër, qe te katert?
- Para se gjithash Evangjeliat nuk ishin katër. Ishin shumë me shumë. Me lejo te te tregoj një histori: Me 1945, Mohamed Ali al-Saman, një fshatar arab, duke gerrmuar, ne Nang Hamandi, ne veri te Egjyptit, gjeti një objekt te fortë. Ishte një edhe balte e madhe, ne te cilën kishte 13 libra prej papirusi te lidhura me lekure. Ishin perkethimet ne gjuhën gotike te te quajturve "Gnostika Evangjelia" dhe u datuan te rreth vitit 350 p.k. Sipas studiuesve qe u moren me ta, shkrimet origjinale mund te ishin shkruar në greqisht shumë me pare, rreth shekullit te II-te p.k. Kështu, bota njohu Evangjelin e Filipit, te Thomait, te Marias, te se vërtetës, Zbulesen e Janit, te cilët paraqiten një figure te Jesusit ndryshe nga ajo qe dimë.

-اdo të thuash me "të ndryshme"?
-Gnosticistet, ky brez qe i parapriu kristianizmit dhe qe hartoi këto tekste, ishin ne përgjithësi shumë liberale. Ne Evangjeliat e tyre, Maria Magdalini ka një rol me të madh, p.sh., ndërsa Jesusi shpesh paraqitet te leshoje te tilla citate:"Nëse bini para meje atë qe gjendet brenda jush, ajo qe do të bini do t'ju shpetoje. Nëse nuk bini atë qe është brenda jush, ajo qe nuk do të bini, do t'ju shkaterroj". Dhe "Gnostika Evangjelia" i orientojne besimtaret ta kërkojnë Jesuesin brenda tyre, pa ndermjetesine e adhurimit dhe te te shenjteve.

-Si e priti Kisha dhe bota ne përgjithësi zbulimin e këtyre Evangjeleve?
-Ashtu siç do ta prisje ti një papirues qe do të nxirrje nga kopeshti jot, i cili do të shkruante për një tip te lezetshem qe lindi nga një virgjereshe, u be shumë popullor, eci mbi ujë, ngjalli te vdekur, vdiq e u ringjall. Si perralle. Kisha i hodhi poshte si tekste heretike, pasi nuk pershtateshin me mesimet e saj.

-Pse, mesimet e Kishes janë me moderrne se ata tekste?
-He pra, më thuaj..

-Sikur u zbuluan edhe ca tekste te tjerë antike ne te njëjtën kohe, ne Detin e Vdekur...
-Paske ardhur i përgatitur sot. Me te vërtetë, dy vjete me vonë, një bari beduin, ne shkretetiren e Judes, gjeti disa cilindra te mbushur me mijra papirues. Me te shumtet u gjenden ne Kumran, kështu qe papiruset u quajtën "Doreshkrime te Detit te Vdekur". Shumë studiues bien dakort se bëhet fjale për bibloteken e Esaive, një fshat ebraik qe ndoqi një dogme te tijen shumë te veçantë. Behet fjale për një gjetje te madhe, pasi datohen te viteve 150para krishtit deri ne 70 pas krishtit. Domethënë për tekste qe u shkruan ne kohën qe jetoi Jesusi.

-Dhe çfarë thonë?
-Kryesisht bëhet fjale për tekste qe i perkasin Dhiates se Vjeter, por permbajtjen e tyre nuk e mesuam deri vonë. I referohem deklaratës se profesor Xhon Alegro te universitetit te Mancesterit, i vetmi "popullor" i një grupi ndërkombëtar studiuesish i cili perbehej pothuajse nga Domenikane e Jesuite te shkolles Biblike te Jeruzalemit dhe studionte Doreshkrimet e Detit te Vdekur:"Shkencetaret qe studiuan Doreshkrimet nuk thanë kurrë asgjë nga ato qe ne te vërtetë ishin shkruar atje. Sepse ishin te gjithë autoritete fetare dhe kishin frikë nga ato qe zbuluan. Ishte me shumë tronditese nga ajo qe dyshonin. Ishte një bombe qe do ta bënte kristianizmin te tronditej me themele"

-Dhe..? Kush është bomba?
-Asnje. Mbase thjesht le të kuptohet se Krishti nuk përmendet fare ne tekstet e hollesishem dhe antike te një fshati shumë afër me rajonin ku jetoi Jesuesi. Ose mbase struktura e shoqerise se Esaive ngjante shumë me shoqëritë para kristianizmit(prona të njëjta, ceremonite e pagezimeve, 12 udhëheqësit qe mesonin e gjykonin) qe disa mund t'i konsiderojnë se Apostujt e Jesusit" huazuan" idetë e tyre për fenë e tyre.

-Ose mundet Jesuitet te kenë zhdukur, ne vitet qe ndermjetesuan deri ne publikimin e tyre, çdo lloj fakti për genjeshtrat e kristianizmit
-Ngadale, qetesohu. E vërteta është se me te vërtetë mbizoteroi një misticizem me Doreshkrimet, si rrezultat, teorite e "kopmloteve" te lulezojne...

(edhe një mbeti, durim!)
 
E gjithë e vërteta

Po të keni lexuar pjesen e pare, te dytë e te tretë, mund të lexoni edhe
pjesa e katër

-Mirë, po atëherë si mundi te mbijetoje kristianizmi, nëse gjithë këto janë gënjeshtra?
-Ashtu siç e thashë, marketing i mirë. Një besim qe kish elemente nga shumë fe te kohës dhe shumë elemente te paganizmit për tu bërë i pranueshem ne botë. Sigurisht kjo nuk mjafton qe të kemi sot 2 miliarde besimtare ne botë.

-اfarë duhet tjetër?
-Vullnet politik. Sepse kristianizmi ne realitet nuk filloi as ne vitin 0, as ne vitin 33 pas Krishtit, as kur u shkruan Evangjeliat. Filloi ne 325 p.k., kur perandori Konstandin vendosi ta beje fe zyrtare te shtetit romak. Besonte se duke pasur një fe zyrtare do të mundete te bashkonte me lehtë perandorine e tij. Nuk ishte ide e re-Perandori Avril e kishte provuar 40 vjete me pare duke krijuar "adurimin e Diellit te Pamposhtur" qe kishte shumë gjëra te përbashkëta me Mithren. Po t'ia kishte dalë mbane me sukses, me 25 Dhjetor, do të festonim "Mither-lindje"
Konstandini ja doli mbane dhe ne Maj 325 organizoi "Konferencen e Nikeas" ku u muaren vendimet e para se c'lloj feje do të jetë Kristianizmi, u zyrtarizua dogma, u percaktuan mardheniet midis Zotit, Jesusit dhe Frymes se Shenjtë, u percaktua natyra e Virgjereshes Marie, u percaktua përmbajtja e Bibles për periudhën para krishtit(nuk u pranuan Evangjeliat e Gnosticisteve, u pranuan vetëm katër; I Markut, Lukes, Matheut e Janit, Veprat e Apostujve, Letrat dhe Zbulesa e Janit.) dhe u hartua Simboli i Besimit

-Dhe pastaj filloi shfarosja e te gjithë atyre qe nuk besonin ne fenë zyrtare...
-Le të shenojme këtu se Konstandini ishte një perbindesh qe shkaterroi e shfarosi popuj dhe kundershtare, prandaj u pagezua "i krishtere" vetëm ne shtratin e vdekjes. siç dukej donte të shkonte ne parajse...

-Nuk mund te besoj se janë të gjitha gënjeshtra, se i gjithë besimi kristian është një perralle. E kundershtoj.
-Ti dhe dy miliard te tjerë ne botë.

-E zëmë se Jesusi ka ekzistuar. Nga ato pak burime qe kemi, c'mund të themi për jetën e Tij? Ku lindi? Kur? C'dimë për familjen e tij?
-Sipas studiuesve te Bibles duhet te këtë lindur rreth 4-7Para krishtit(?), mundesisht ne Pranvere ose Vjeshte. Siç e thame, 25 Dhjetori u zgjodh shumë shekuj me vonë si ditlindje e Jesusit... Mundesisht lindi ne Nazaret dhe, përralla me Betlehemin është shtuar me vonë nga Mateu dhe Luka, për tu pershtatur me profecite hebraike te Dhiates se Vjeter.
Bibla na njeh katër vëllezër te Jesusit: Jakovi, Josifi, Juda dhe Simoni. Kishte te paktën edhe dy motra, por nuk dimë emrat e tyre. Shumë kristian te mëvonshëm, kembengulin se këta fëmijë janë nga një martese tjetër e Josifit dhe se Maria nuk lindi me fëmijë dhe vdiq Virgjereshe(?). Diçka idiote dhe ofenduese për nenat e gjithë botës.

-Dime gjë se si ishte? Cparaqitje kishte fytyra e tij?
-Po të gjykojme nga ato çka mendohet se ishte "carcafi qe u mbulua Jesusi" (ne Torino), Ai ishte një burrë me një gjatesi rreth 1.80-1.90 gjatesi. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, do të konsiderohej një gjigand ne Judene e asaj kohe, Goliathi i ri dhe, kur e varen, do të shkelte ne toke. Nëse gjykojme nga "Jesusi nga Nazareti" ose nga "Jesus Christ Superstar" qe janë edhe këto burime te besueshme, atëherë Jesuesi përveç se i gjatë, do të ishte edhe bjond, me floke te gjata e sy boj qielli. Nëse gjykojme nga germimet arkeologjike ne vorrezat e kohës dhe nga përpunimet kompiuterike te banoreve te zones ne te njëjtën periudhe Jesusi mund te ishte diçka e tillë (Jepet një foto e frikshme, te cilën nuk po e vendos)

-Oooo Zot!
-Mos e përmend emrin e tij....

-Më fal. Përse valle një njeri i tillë me këto cilësi e ne një moshe 30 3 ca nuk u martua? Mos ishte gei?
-Këto janë budallalleqe qe i perhapin Gay. Po, e vërteta është se te ishte një burrë 33 vjeç ne Judene e asaj kohe i pa martuar, ishte diçka e tmerrshme dhe sigurish do të shkaktonte pasoja shoqërore-nuk përmendet gjë ne Evangjelia. Ndërkaq, po të ishte gay, reagimet shoqërore do të ishin akoma me te mëdha, askush nuk do ta ndiqte. Pra edhe kjo nuk pranohet. Siç duket diçka tjetër mund te ishte...

-Edhe mashkull edhe femër?
-Jo. I martuar.

-A, po. اështja e Maria Magdalinise. Do te pyesja edhe për këtë.
-Më fal për vulgaritetin me lartë. E vërteta është se nuk dimë ne ishte i martuar apo jo. I vetmi burim qe përmendet një mardhenie platonike me Maria Magdalinine është ne Evangjelin e Filipit, ne te cilin referohet se e donte shumë dhe e puthte shpesh ne goje(megjithse fjala goje nuk lexohet e gjithë, lexohet vetëm go...)

-Perfundimisht, c'dimë për Maria Magdalinine? Ishte putane?
-Maria Magdalini(mundesisht nga Magdala e Galilese) u shfaq për here të parë ne Evangjelin e Lukes si një grua qe torturohet nga demonet, te cilët Jesusi i largoi nga ajo-ishin 7 si numer. Pastaj rishfaqet përsëri në fund, ku, ne tre Evangjelia, meson se Jesusi nuk ishte me ne varr nga një engjell, dhe ne te katertin, nga vete Jesusi. Ne Evangjelia ekzistojne edhe shumë gra te tjera qe kanë te bëjnë me Jesusin, shumë nga ato nuk kanë emër dhe disa nga ato quhen Maria. Kristianet e pare, duke i komentuar Evangjeliat si te donin, përcaktojnë cilën Marie donin si Maria Magdalini. Kështu, gruaja qe lante kembet e Jesusit me lotet e saj e ja fshinte me floket e saj(te cilën Luka e quante "mekatare" dhe Marku e quan Maria e Vithanias(motra e Lazarit), shumë kanë thënë se është Maria e Magdalenes. Papa Grigori e vertetoi qe nga 591 pas krishtit, pse kisha zyrtare qe herët mori vendimin te demonizoi seksin dhe te uli rolin e gruas. Kështu, Maria Magdalini kaloi ne histori si Rrugaçe. Vetëm ne 1969 Kisha Katolike percaktoi Mariet e Evangjeleve.

-Po legjendat e tjera? Për fëmijët e Jesusit, për "Kupen e Shenjtë"?
- ثshtë pikërisht ajo qe the: Legjenda. Ne Francë ishte faktik besimi se Maria Magdalini kishte udhetuar Ne Francë ne mes te shekullit te I-re, duke pasur me vete "Kupen e Shenjtë", ndërsa shumë mbreter franceze inkurajonin mitin e prejardhjes se tyre nga fëmijët e Maries. Historia takohet edhe ne "parsifal" te Vagnerit. Ndërkaq, nuk ka as gjysmë fakti qe te vertetoj diçka te tillë.

-Perfundimisht, cili është rezultati?
-E ka dhënë shumë qartë filozofi anglez Mertrand Rasel "Historikisht, është shumë e dyshimte nëse Jezusi ekzistoi. Por, edhe nëse ka ekzistuar, e sigurtë është se nuk dimë asgjë për te."

-Kjo është pak e merzitshme (për te ardhur keq)
-Vërtetë është për te aedhur keq. Por nuk ka edhe shumë rëndësi, po ta mendosh holle-holle. Qe te dy e dimë ku do jemi te Shtunen e Madhe, pesë minuta para mesnates.

-Dhe kur te na thonë "Krishti u Ringjall"?
-Tani mund te pergjigjes "JENI I SIGURT?"


Bibliografia:
-Feja Pagane dhe Kristiane-Eduart Karpenter
-Evangjeliat Gnostike-Elain Pagles
-Të fshehtat e Kodit Davinci -Dan Bershtain
-Jesusi dhe Perendesha e Humbur -Timothei Freke, Peter Gandy
-Maria Magdalini dhe "Kupa e Shenjtë" -Maegaret Starbird
-The Complete Dead Sea Scrolls in English
-Duke zberthyer Kodin Davinci

SHENIM:
-Me këtë shkrim ne asnjë mënyrë nuk kam dashur të ofendoj bindjen e besimin e kerkujt.
-Siç e thashë edhe ne fillim, shkrimi nuk është i imi, por është mare nga një "blog" ne greqisht. Duke e ditur se nuk do ta kuptojnë ne origjinal te gjithë, e perketheva ne shqip. Kush është i interesuar për origjinalin te thotë.
-Për perkethimin: Jam munduar te jem besnik i origjinalit, por, duke mos njohur mirë gjuhën fetare(fjalorin e perdorur ne Bibel) jam i ndërgjegjshëm se shumë emra te pervecem apo fjale te veçanta, specifike te Bibles, kanë dalë pak si te greqizuara(?).

Me besim ne dashurinë njerëzore, xha Sulua
f u n d
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top