Teknologjia dhe televizioni, sfida madhore e prindërve

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Televizioni dhe teknologjia kanë zëvendësuar sot argëtimet e dikurshme të fëmijëve, duke u shndërruar në një shqetësim madhor për prindërit.
Aksesi i gjerë në media dhe internet ka zëvendësuar orët e kaluara duke luajtur me bashkëmoshatarë, në orë të ngulura përpara ekraneve.
Sipas një sondazhi, të Insitutit Shqiptar të Medias, gjysma e të anketaurve shohin 3 orë në ditë televizor, dhe në disa raste edhe më shumë.
Sipas psikologëve ajo çfarë ka rëndësi për të rritur fëmijë të shëndetshëm është kujdesi i prindërve. Aksesi i femijeve ne faqe te papershtatshme per ta ndikon negativisht ne zhvillimin e tyre mental, qe qon me pas ne crregullime psiko-sociale.
Prandaj nga shume eskpert te psikologjise shihet si e udhes qe femijet qe lejohen te perdorin kompjuterin, te monitorohen nga te rriturit. Megjithate, ka shume lehtesi qe na ofron vet kompjuteri, sic eshte pershembull bllokimi i permbajtjeve te papershtatshme, si pamjet e dhunes.
Vendoja e "filterave" brenda kompjuterit duket te jete ide e mire, duke pase parasysh se cdo permbajtje ekspilicite filtrohet dhe nuk behet e mundur per tu qasur.
Ndersa nje problem tjeter madhor jane video-lojerat, kryesisht me motive luftarake, te cilat sipas te gjitha gjasave nxisin ne dhunë te mepasme. /mesazhi/
(u186u)young%20boy%20using%20laptop.png
 
Titulli: Teknologjia dhe televizioni, sfida madhore e prindërve

eshte nje problem vertet madhor, sidomos kur kontrolli mungon.
edhe nese vendos filtra apo programe te cilat ndalojne shikueshmerine e materialeve jo te rekomandueshme, mos harrojme qe femijet perdorin me mire se ne telefonat smart apo android.

Eshte nje pergjegjesi e madhe kontrolli mbi ta, mbi ate cfare shikojne dhe cfare bejne cdo dite.

nganjehere eshte e veshtire te kuptosh boten e femijes dhe cfare ai mendon . nuk ka nje etalion te prere sesi duhet te sillet nje prind duke qene se sjelljet jane kaq individuale .

gjithsesi mendoj se duke kushtuar kohen e nevojshme ,perkushtimin e duhur ....mund tia dali kushdo

por di te them se eshte brez shume ndryshe dhe kerkon nerva hekuri te merresh.... :)
 
Titulli: Teknologjia dhe televizioni, sfida madhore e prindërve


Femijet e sotem kan mundesi qe te shohin programet e ndryshme (qe ne te shumten e rasteve nuk jan per ta )
behen me agresiv dhe me te pashoqerueshem ose me ta duhet te flasesh vetem per gjerat qe iu interesojn atyre. Pergjegjesia me e madhe u takon prinderve te cilat jan te perkushtuar ndaj puneve dhe i len femijet pa perkujdesje te mjaftueshme dhe eshte vertet per te te ardhur keq .:(
 
Titulli: Teknologjia dhe televizioni, sfida madhore e prindërve

Eshte e vertete qe edukimin e nje femije ia faturojme gjithnje prinderve. Eshte e vertete po ashtu qe femija eshte pasqyra e prindit sidomos kur eshte ende ne nje moshe ende jo pergjegjese per veprimet e tija.
Eshte po aq e vertete se nganjehere jemi pikerisht ne prinderit te cilet nga lodhja apo perfshirja e rutines ,harrojme ose anashkalojme te merremi /kushtojme kohen e nevojshme. Dhe pikerisht kete kohe ata..femijet e mbushin me "gjoja" argetimet e tyre.Fëmijët po ndeshen me një presioni që kultivon tek ata antivlera. Fëmijët janë gjatë gjithë kohës nën ndikimin e filmave me dhunë, krim, mashtrim, vjedhje, degradim moral. Në moshën më delikate të formimit e kanë të vështirë, qoftë edhe nën monitorimin e prindërve dhe mësuesve, të gjejnë emisione edukative, formuese. Madje në këtë rrugë duket se përballë fuqisë së medias, ka rënë forca e shkollës, roli i mësuesit dhe puna edukative e familjes. Në këtë kontekst duhet njohur ndikimi i medias mbi fëmijët, si dhe kërkesë për një proçes selektimi të materialeve që fëmijët kanë mundësi të ndjekin përmes televizionit.
Si përfundim, mendoj se fëmijët janë duke u “bombarduar” me ide, mendime, filma e shkrime që në vend që t’i edukojnë fëmijët me ndjenja pozitive sociale, të humanizmit, solidaritetit, sedrës së shëndoshë, vetëpërmbajtjes seksuale, respektimit tëmoshuarve, respektimin e femrës, dhënies pas objektivave dhe synimeve të shëndosha për jetën, bëjnë të kundërtën.

Si duhet ne te marrim masa kundrejt ketyre fenomeneve negative kur edhe kukllat qe ata shohin kane element dhune brenda tyre? eshte goxha sfide ne fakt .
Ajo cfare une mendoj eshte se nese femijve i jep shpjegimin e qarte perse ndodh ajo dhune , ndoshta do arrijme te kanalizojme tek ata anen tjeter te monedhes....ate pjesen e moralit se dhuna si pasoje e keqsjelljes kundrejt te tjereve.
 
Titulli: Teknologjia dhe televizioni, sfida madhore e prindërve

Nga aq sa lexova shpejt e shpejt kerkohet me shume pergjegjesi nga prinderit, gje qe do te ishte edhe normale besoj. Por problemi eshte se vet prinderit e sotshem kane nevoje per prinderit e tyre qe t'iu tregojne se nuk duhet te rrine gjithe diten ne facebook dhe nuk duhet t'i lene femijet e tyre gjithe diten me video games ne dore ne menyre qe te mos i pengojne keta gjate qendrimit ne facebook.

Duket pak e komplikuar kjo, ne shiqim te pare, por nese lexohet me kujdes.. ka sens. Normalisht qe ka sens, sepse e kam thene une. :D

Ika se u trasha ne zyre.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top