Te vrasesh dijen...

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Shqipëria, ndër të vetmet vende në Evropë me TVSH për librin

Sot, debati "zbret" në Kuvend

Parlamentin do të diskutojë rreth propozimeve për ndryshime në ligjin nr. 7928, datë 27.04.1995 "Për tatimin mbi vlerën e shtuar", i ndryshuar. Në një prej neneve që janë propozuar është edhe përjashtimi që i bëhet nga TVSH-ja importit përfundimtar të të gjitha mallrave, të cilat janë të përjashtuara edhe brenda vendit. Ndërtimi i një politike të qartë mbi të cilën duhet të operojë libri, duket se është një nga hallkat më të vështira, që ende nuk ka gjetur zgjedhje dhe pas gati 18 vitesh të lindjes së shtëpive botuesve private. Shqipëria është një ndër të vetmet vende në Evropë që ka një TVSH të rënduar mbi librin, gjë që ka sjellë shpesh reagime të botuesve për lehtësimin apo heqjen e saj. Fatmir Toçi, kryetar i shoqatës së botuesve shqiptarë dhe drejtor i shtëpisë botuese "Toena", rrëfen në një intervistë se sa do të ndikonte heqja e TVSH-së në tregun e librit shqip...



Para pak ditësh, Kryeministri i Shqipërisë u prononcua edhe për problemet e librit. A është ndjerë ndonjë ndryshim pas këtij prononcimi në botën e librit shqip?


اdo shenjë kujdesi ndaj librit dhe kulturës në përgjithësi është mirëpritur nga njerëzit, e në mënyrë të veçantë nga komuniteti i njerëzve që merren me krijimin, prodhimin dhe shpërndarjen e librit. Por, për fatin e keq, ky kujdes ka qenë pothuaj i pandjeshëm gjatë këtyre 18 vjetëve editori private dhe zhvillimi i botimeve në Shqipëri është bërë më tepër falë punës pasionante të krijuesve dhe botuesve shqiptarë. E vërteta është se ka pasur një lëvizje më të dukshme në këto 2-3 javët e fundit në MTKRS, është mbledhur pas shumë kohësh Këshilli Kombëtar i Librit dhe janë kërkuar propozime e sugjerime për politika të reja mbi librin, na janë dërguar për diskutim e mendim dy draftet e ligjeve kryesore mbi librin, ku me kënaqësi kemi vënë re se janë marrë parasysh dhe janë pasqyruar në projektamendimet e këtyre ligjeve edhe disa prej vërejtjeve e propozimeve të shoqatave të botuesve shqiptarë.


Parlamenti do të diskutojë e miratojë sot heqjen e TVSH-së mbi disa mallra të importit. Nga informacionet që ju keni, a do të prekë kjo heqje dhe TVSH-në mbi librin artistik, historik, apo vetëm shkollor?


ثshtë e vërtetë. Sot Parlamenti shqiptar do të diskutojë rreth propozimeve për ndryshime në ligjin nr. 7928, datë 27.04.1995 "Për tatimin mbi vlerën e shtuar", i ndryshuar. Në një prej neneve që janë propozuar është edhe përjashtimi që i bëhet nga TVSH-ja importit përfundimtar të të gjitha mallrave, të cilat janë të përjashtuara edhe brenda vendit. Dhe nga kjo masë janë përjashtuar shprehimisht periodikët dhe revistat e çdo lloji, dhe nuk janë përjashtuar shtypshkrimet dhe librat. Ne përshëndesim faktin që periodikët dhe revistat e huaja përjashtohen nga TVSH-ja, edhe pse kjo do t‘u shërbejë vetën një numri shumë të kufizuar lexuesish, kryesisht të huaj apo institucioneve të ndryshme; edhe pse kjo mban erë servilizëm politik ndaj të huajve për të qenë "në rregull me ta" dhe me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim - Asocimit, ku trajtohen angazhimet e përbashkëta për shmangien e diskriminimit fiskal midis vendeve që e nënshkruajnë. Nga ana tjetër, edhe libri nga hallka e botuesit deri te blerësi është e përjashtuar nga TVSH-ja në tregun e brendshëm, me gjithë handikapin dhe deformimet që ka sjellë kjo masë gjysmake në zbatimin e saj.

Atëherë, si shpjegohet që për librin nuk u mor parasysh kjo masë lehtësuese, siç u bë edhe më periodikët dhe gazetat e huaja ose ato që shtypen jashtë?

Me sa duket, komisionet përkatëse në Parlament nuk e kanë pasur parasysh shqetësimin e Kryeministrit për mbështetjen që i duhet dhënë librit shqip dhe masat që duhet të merren për afrimin e shqiptarëve te libri, duke ia lehtësuar atij sadopak vështirësitë ekonomike.


Sa ndikon në tregun e librit shqip vendosja e TVSH-së për librat që vijnë nga jashtë?


Efekti më i madh negativ i kësaj mase janë frenimi dhe diskriminimi i shkrimtarëve dhe botuesve që jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë. Flitet se më shumë së 1/3 e shqiptarëve jetojnë në emigracion, kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian. Rreth 2 milionë shqiptarë kanë formuar shtetin e tyre të dytë në Rajon, në Kosovë, ndërsa më shumë se gjysmë milioni jetojnë në Maqedoni e Mal të Zi. Me pak fjalë, duke llogaritur edhe diasporën ky ligj përjashton më shumë se gjysmën e shqiptarëve dhe ua vështirëson atyre mundësinë e komunikimit nëpërmjet kulturës së shkruar. Kultura dhe letërsia shqiptare funksionojnë prej shekujsh si një e tërë si rrjedhojë e unitetit të gjuhës shqipe, kulturës, zakoneve etj., pavarësisht prej kufijve shtetërorë që na i kanë vënë të tjerët. Zbatimi i një mase të tillë i takson me 20% librat e autorëve e botuesve shqiptarë që vijnë nga Kosova, Maqedonia e vendet e tjera dhe e ul ndjeshëm qarkullimin e librit në hapësirat ku jetojnë shqiptarët. Në vend që të mendohet se si të merren masa e të bëhen marrëveshje për lehtësimin e qarkullimit të librit dhe të komunikimit midis shqiptarëve në Rajon, nga shteti amë, siç thuhet në Kosovë, vijnë masa absurde që e frenojnë këtë komunikim, për të cilin kemi nevojë deri në kufijtë e mbijetesës. Bëj pyetjen: Kujt i shërben një ligj i tillë dhe pse kjo kokëfortësi për të mos dëgjuar dhe për të mos marrë parasysh thirrjet dhe argumentet që janë bërë shpesh nga specialistët e librit dhe intelektualët më të njohur të botës shqiptare?

Po ky diskriminim fiskal i bëhet edhe librave e botimeve të ndryshme në gjuhë të huaj që vijnë nga jashtë. Shtresat më me probleme ekonomike si studentët, studiuesit dhe një pjesë e lexuesve nga profesione të ndryshme kanë nevojë vazhdimisht për literaturën në gjuhë të huaj. Botuesit shqiptarë, sado që të shtohet numri i tyre dhe i titujve që botojnë, asnjëherë nuk do të arrijnë të sjellin në shqip çdo gjë që botohet sot në botë. Sot vetëm në Evropë botohen më shumë se 600 mijë tituj të rinj brenda një viti dhe as që mund të mendohet se mund të përkthehen në shqip as 0.1% e tyre. Për fatin e mirë, sot s‘ka shqiptar që të mos komunikojë në një gjuhë të huaj, edhe nga nevoja për të komunikuar më botën, duke qenë një vend i vogël dhe një pjesë e madhe e tyre kanë nevojë për literaturën në gjuhë të huaj. Shteti me këtë masë ua vështirëson njerëzve të interesuar të zgjerojnë njohuritë profesionale, të mësojnë më shumë e të bëhen më të ditur. Në një kohë që ky vend ka nevojë për sa më shumë libra, të lexohet më shumë e nga sa më shumë shqiptarë, masa të tilla kufizuese na duken absurde dhe që nuk i shërbejnë zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë sonë.





Vendet e Evropës nuk e kanë të aplikuar këtë taksë mbi librin si në Shqipëri, një pjesë e vendeve Perëndimore nuk e kanë fare. Përse pas gati 18 vitesh lulëzimi të shtëpive botuese private nuk është aplikuar një formë lehtësuese për librin?


Në fakt ky problem është ngritur me dhjetëra herë, jo vetëm nga botuesit e librarët, por edhe nga krijuesit, intelektualët, media dhe organizma të ndryshëm. Problemi tashmë është i ekspozuar, janë ezauruar argumentet dhe kundërargumentet dhe gjendja ka ngelur pothuaj ajo e fillimit të viteve ‘90. Dihet që pjesa më e madhe e vendeve Perëndimore e kanë të diferencuar TVSH-në mbi librin në 4-5%, ndërsa një pjesë jo e vogël e shteteve e kanë bërë zero këtë tatim. Pra, ka shembuj të shteteve më të zhvilluara të botës në qëndrimin ndaj kulturës së shkruar, që tregon për rëndësinë e madhe dhe vlerësimin që kanë për rolin e librit në një shoqëri të emancipuar. Para dy vjetësh, si rrjedhojë e premtimeve elektorale, por edhe presionit të vazhdueshëm të komunitetit të librit, u hoq TVSH-ja mbi librat për shtëpitë botuese, librarët e shpërndarësit e librit, por ky tatim nuk u hoq që në shtypshkronjë, atje ku libri lind si i tillë. Me udhëzim të veçantë nga organet tatimore, botuesve që ngarkoheshin me TVSH nga shtypshkronjat iu ndalua shkarkimi i këtij tatimi në shitjet pasardhëse, por nuk u dha as edhe një mundësi për rimbursimin e kësaj shume, që derdhej në shtypshkronjë në momentin e tërheqjes së librave të botuar. Si rrjedhoje e këtij deformimi, tatimi kthehet në taksë dhe botuesit janë të detyruar ta pasqyrojnë në kostot e prodhimit, duke rënduar kështu blerësin e fundit, lexuesin shqiptar.


Ka pasur gjithnjë ngërçe dhe debate mes botuesve dhe shtetit. Si kryetar i shoqatës së botuesve, pse ka ndodhur kjo?


Në një shtet të emancipuar dhe civil debatet dhe opozicioni duhet të jenë të mirëpritura. Besoj se sa më shumë debate, kërkesa dhe shprehje hapur të mendimit të lirë, aq më e civilizuar është shoqëria. ثshtë e vërtetë se gjatë këtyre 18 vjetëve ka pasur shumë ngërçe, siç e thoni ju, dhe debate për çështjet e librit shqip. Të mos harrojmë se në më shumë se 15 vjet libri shqip ka vepruar në ekonominë e tregut pa ligjet përkatëse mbi librin, që është rregullatori midis hallkave të ndryshme dhe rregullon edhe marrëdhëniet midis shtetit dhe privatit. Ndërsa sot akoma libri shqip vepron me ligjet e ekonomisë së tregut dhe me shfaqje akoma të mendësive të vjetra centralizuese e monopolizuese, duke i zënë shpesh rrugën konkurrencës së lirë. Por ajo që ka qenë më tipike, gjatë pothuaj këtyre dy dekadave të fundit dhe nga të gjitha qeveritë që janë alternuar, ka qenë dënimi i librit shqip me mospërfilljen dhe indiferencën e madhe ndaj tij, ndërkohë që jeta politike dhe kronikat e zeza kanë qenë vazhdimisht në fokus të politikës së ditës, mediave etj. Mungesa e ligjeve, dhe kjo indiferencë e pashpjegueshme ndaj librit dhe krijuesve të tij, e kanë deformuar seriozisht tregun e librit shqip, si dhe kanë ndikuar negativisht në zhvillimin normal të letërsisë kombëtare të kësaj periudhe, në një kohë që ato ishin në një stad të rëndësishëm për riformatimin dhe përcaktimin e identitetit të tyre kombëtar.

"Ngërçet" në marrëdhëniet tona me shtetin, mendoj, kanë ardhur shpesh edhe nga paragjykimet politike që u bëhen botuesve të veçantë, ndaj qëndrimeve të tyre në raport me njërën apo tjetrën forcë politike. Edhe këtu politika kontaminon. Akoma nuk kuptohet realisht roli dhe kontributi i rëndësishëm i botuesve shqiptarë si mediatorë, si ndërmjetës midis krijuesve dhe lexuesve, si mbrojtës i gjuhës letrare së njësuar shqipe, si promovues i vlerave krijuese të njerëzve të shquar të vendit të tij, si prurës dhe përhapës i parë i vlerave dhe të rejave nga kultura dhe shkenca botërore nëpërmjet përkthimeve të ndryshme. Jo rrallë botuesit paragjykohen nga shteti dhe shtetarë të veçantë si "të djathtë" apo "të majtë" dhe mbi këtë bazë ndërtohen marrëdhëniet me ta, praktikohen qëndrime preferenciale shoqërore, klanore e partiake me ndikim të dëmshëm deri në hartimin dhe zbatimin e ligjeve, duke i sjellë një dëm të pallogaritshëm zhvillimit harmonik të botimeve shqiptare dhe çlirimit të tyre nga tensionet e panevojshme dhe zbatimit të njëanshëm të politikave kulturore, që, gjithsesi, mbeten të cunguara. Ne kemi qenë dhe do të vazhdojmë të mbetemi oponentë konstruktivë të çdo qeverie që do të drejtojë këtë vend. Vendi i intelektualit është që të mos jetë konformist me shtetin dhe strukturat e tij, por një opozitar i përhershëm me synimin përmirësimin e punës në fushën ku ai vepron.


Cilat, sipas jush, do të ishin strategjitë e duhura që do të lehtësonin importin e librit nga jashtë drejt Shqipërisë? (kemi parasysh këtu faktin që një pjesë e librit importohet dhe nga vendet me popullsi shqiptare si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia)


Së pari, ajo që kërkojmë sot nga Parlamenti shqiptar: Heqjen e TVSH-së për të gjitha librat që vijnë nga jashtë; kjo edhe për faktin që ndikimi në buxhetin e shtetit do të ishte i papërfillshëm. Një masë e tillë do t‘i jepte një frymëmarrje më të lirë qarkullimit të librit nga Kosova e Maqedonia dhe do të ndikonte ndjeshëm në shtimin e kontakteve midis shqiptarëve në Rajon.

Së dyti, ka ardhur koha që të përcaktohen politika më të qarta e konkrete që do ta lehtësonin qarkullimin e librit në rajonin ku jetojnë shqiptarët. Po të shikosh përbërjet e qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi në dekadën e fundit, do të vësh re se postet e ministrave të Kulturës dhe të Arsimit, në të shumtën e qeverive të formuara i kanë përfaqësuar shqiptarët. Dhe ç‘kanë bërë për librin shqip? Pengesat në kufi vetëm kanë ndërruar mënyrat e shfaqjes, mungon mbështetja institucionale, përkrahja dhe vëmendja ndaj krijuesve, paketa fiskale është e rëndë për xhepin e shqiptarëve dhe, si rrjedhojë, komunikimi ndërmjet njerëzve të librit në të dy anët e Drinit ka mbetur akoma në nivele mjaft të ulëta.


اfarë do t‘i thoshit Parlamentit sot?


Ta shohë librin si mjetin më të rëndësishëm dhe me ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shoqërisë shqiptare sot. Që mund të tregojë sot vlerësimin që ka për njerëzit e librit dhe të kulturës; se heqja e TVSH-së, jo vetëm për importet, por edhe për librin që prodhohet nga shtypshkronjat shqiptare është një masë e domosdoshme që do t‘i shërbejë rritjes së lexueshmërisë; se heqja e taksave e tatimeve për librat që vijnë nga Kosova etj., është shprehje konkrete e patriotizmit; se ky vend ka nevojë për sa më shumë libra, dituri e qytetari.


Shqip
 
O zot sa te verber jan keta qeveritaret tan..
 
Sinqerisht mendoj se vrasesit me te medhenj te dijes ne te gjithe boten dhe jo vetem ne Shqiperi, jane mediat!

Une kam 2 vjet qe nuk shoh televizor por vetem lexoj gazeta dhe revista (dhe libra kur kam kohe)!
Nese dua te shoh nje film, e shkarkoj nga Emule ose shkoj ne kinema.
E di qe zgjedhja ime me kushton me plot kuptimin e fjales SHTRENJTE por preferoj te paguaj dhe te marr dije, se sa te mos paguaj dhe te ngelem zvarranike e mediave imorale.
 
Heqin TVSH-ne per revistat e huaja dhe e lene ne fuqi per librat artistike shqiptare mes shqiptareve te te dyja kufinjve...

Ku eshte shqiptarizmi i ketyre plehrave ?
 
Heqin TVSH-ne per revistat e huaja dhe e lene ne fuqi per librat artistike shqiptare mes shqiptareve te te dyja kufinjve...

Ku eshte shqiptarizmi i ketyre plehrave ?

Po normal qe lene TVSH per librat shqiptare sepse nuk marrin lek ne xhep.
Mjafton te lexosh historine e "luftes" Genc Pollo dhe Artur Shkurti per te kuptuar sa i kushton intelektualeve shqiptare dija dhe krenaria e tyre.


Une vetem nje gje ju them me sinqeritet, ndoshta e keni kuptuar dhe vete, hiqni dore nga mediat (TOP CHANNEL dhe NEWS24 sidomos) se jane te implikuara me qeverine me shume nga c'duket!
Biznesi qe ka si qellim te fundit rritjen e te ardhurave eshte nje flamur pa parti: shkon nga te fryje me shume era e parave;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top