Te vazhdoj te shpresoj???

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Sot per motive personale isha ne ambasaden e Eritrese.Rruges per te vajtur atje po mendoja si do te jete kjo ambasada.Prisja njerez qe ulerasin,ambjent pse jo dhe te piste,madje prisja edhe qe nuk do zgjidhja pune meqe isha dhe e bardhe(kjo per faktin se dikush me pat thene qe jane rracista me te bardhet e kane qejf te te lodhin).Me kapi "depresioni" kur asgje nga ato qe prisja une nuk doli.Ambjenti ishte perfekt,njerezit te gjithe flisnin me ze te ulet,punonjesit kishin nje edukate per tu patur zili.Ishte i pashmangshem krahasimi me ambasaden e Shqiperise ne Rome.Fillova te kujtoja te gjitha episodet qe i kisha vene diku ne nje cep te kujteses,episode qe te lene nje shije te hidhur.Nuk e di sa prej jush qe jane ne Itali kane pasur rastin te shkojne ne ambasaden tone ne Rome.Gjithesesi mua mu rrishfaqen serish ato skenat kur shkon per te kerkuar qofte edhe nje informacion ne kete institucjon qe na perfaqeson.Mu kujtua ambjenti pis,letra te hedhura ne shesh, mu kujtuan njerezit qe ulerasin,punonjesit gjitheashtu qe te flasin me nje paedukate qe te le me goje hapur,mu kujtua qe kur pyesje per ndonje punonjes te larte te thonin: e ke tek ai bari e shume episode te tjera.
Ambasadori jone apo dhe konsulli kur kane orarin e punes jane ne kafe,ndersa ambasadori i Eritrese po plotesonte letrat vete.
Nuk e di,por sot sikur me humben shpresat qe do jemi nje popull per tu pasur zili.Edhe pse vazhdimisht genjej vetem me justifikimet nga me te ndryshmet,sot sikur me ishin shterrur genjeshtrat.
Sot po i thoja vetes qe s'do mund te mburrem ndonjehere me Shqiperine.E kjo jo se nuk dua une apo shume te tjere si une,por se nuk do me japin mundesine per tu mburrur.Nuk mund te mburrem vazhdimisht me te kaluaren,me gjuhen,me traditat(qe po humbim dita dites)...Dua diçka konkrete.
Dua qyteterim tek shqiptaret.Dua qe kur te huajte te marrin avionin ose tragetin per ne Shqiperi,te mos fillojne duke thene: shih sa pa edukate,shih si bejne si kafshet,shih si shtyhen,shih si bejne pis. Dua qe te mos thone shih si na presin ne port apo aeroport.Se e dime shume mire si te presin policet e doganave si ne Durres si ne Tirane.E di shume mire si njerezit te shikojne qe je me femije te vogel e nuk te lene te kalosh para,e di si te shtyjne si e si per te dale te paret(kete e bejne vetem se i merr malli per vendlindjen)...
Cdo vit ne Shqiperi ndodh ndonje apo edhe me shume episode qe mua me "hidherojne" por qe vazhdimisht mundohem ti harroj e te justifikoj situaten me te perhershmen shprehje "do behemi dhe ne,avash avash"...
Po si mund te behemi ne kur jemi ne te paret(po e fus dhe une veten ne kete mes) qe nuk dime gjerat baze? Si mund te presim qe dikush te na rrespektoje kur ne nuk rrespektojme njeri tjetrin?!
Nuk po e zgjas me se e di qe dhe ky shkrimi do jete si nje nga ato te shumtit qe gjithesecili prej nesh mund te beje.

Sdq dua qe te me jepni vetem diçka ku une te kapen e te vazhdoj te shpresoj akoma.

Me shuuume "zhgenjim" Bianca SK- Rome
 
Redaktimi i fundit:
Hahh, edhe pse se lexoa te tere e kuptova qellimin (besoj) :)
E njejta gje pak a shume, me ka ndodhur dhe mua kur kam shkuar tek ambasada Shqiptare ketu ne Belgjike. Pervec ambientit qe sishte i piset, sjellja e punonjesve aty dhe e ambasadorit shqiptar ishte shume e paedukate (qe mos perdor fjale te tjera). Nuk e di po te flisnin me nje mendjemadhesi qe une te pakten se kisha hasur ndonjehere (ne institucione jo e jo por as kshu)..Jam ndier keq kur kam dale nga aty, thashe po pse kshu sillen gjithmone keta, dhe vellai me tha jo ishin te sjellshem sot. :)

Te trajtojne me keq se te huajte,ska shprese Bianka, tani per tani..duhan ndryshuar shume gjera ne Shqiperi pastaj te ndryshohet tek institucionet tona ne vendet e huaja, per fat te keq.
 
Vetia e trete e kulturave me nivel te Ulet ose te varfera:
Zhurma asht rehatllek.

Te lutem orakull,se ata te Eritrese jam me keq se ne.Po vdesin urie,nga semundjet qe bota i ka kaluar me kohe e nuk benin si ne shqiptaret...
 
Pikerisht hap eshte edhe ndergjegjesimi per mungesen e ndergjegjsimit tone.

Ti je vetem nje "gur" ne ate kalane e stermadhe qe ne pretendojme te ngreme me shprese nje dite, duke uruar qe kjo dite te na gjeje gjalle.

Une besoj se brenda 2 dekadash maksimumi, shqiptaret do te sensibilizohen. Duhet te presim sa te dalin ne pension copzat e komunisteve qe akoma percojne frymen e nje mentaliteti te kalbur.
 
Eh moj bianca,un se kam idene e ambasades sone ne rome,por me kete pershkrim,arrita ta shembelleja te plote para syve,arrita te kuptoja si funksiononte ajo(si puna e tregut te fruta perimeve ketu)...Shprese do te kete vetem atehere kur ne te fillojme disi te korrigjohemi,duke respektuar ambjentin qe na rrethon ne rradhe te pare,se sbesoj se i kushton gje njeriut ta hedhi letren ne kosh...me fal perpara duhet te na vene kosha!
qe ketu duhet te filloje ndryshimi e qe me pas te linde shpresa jo vetem per ty qe je jashte por edhe per ne qe jemi ketu ne shqiperi,sepse eshte turp qe akoma ne 2008 ne te jemi me kete kulture te ceket,egoiste,perfituese...dhe perulese per shqiperine si shtet.
Ndryshimi duhet te vije qe nga organet kopetente per mjedisin,per institucionet e ndryshme qe perfaqesojne interesat e popullit...e me pas ndoshta do kete ndonje fije shprese per ta pare shqiperine ne rruge te mbare...
 
Bianca, ti ishe tek ambasada e Eritrese, ne Rome dhe u zhgenjeve per nje dite...
Imagjino c'mund te them une qe punova nje muaj e gjysem ne ambasaden e Tunizise ne Londer!
Pavaresisht se e kam per nder e krenari qe jam shqiptare, mendoj se duhet te ulim hunden para "evgjite-ve" (kete fjalen e fundit e them me shume turp).
Mendoja se do gjendesha mes njerezish injorante nga "feja", ne te vertete u gjenda me njerez te nivelit shume te larte...(ndoshta ishin keshtu edhe per shkak te pozicjonit qe zinin ne ambasade)..megjithate ulerima nuk degjova asnjehere une!
 
Nuk kane te bejne shume komunistet ketu apo dikush tjeter sa vete njerezit.Pikerisht ata njerez qe me ankohen e qe kane guximin dhe te shajne shtetet e tjera,kur ne na mungon kultura baze.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top