Të mëkatosh, çfarë padrejtësie

O njeri, si mund të jetosh në tokën e Allahut, të ushqehesh prej furnizimit të Tij, e megjithatë, me mëkat të pajtohesh?


Dhe Ai ju dha gjithë atë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t'i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.» - Kur'an, 14:34

Mëkat, para se të jetë padrejtësi ndaj të tjerëve, është padrejtësi ndaj vetvetes; është ligësi, dobësi, hidhësirë, dhe tradhti ndaj të pastrës dhe të bukurës. Errëson zemrën; verbon të pamirit e saj, nuk dallon të bardhën nga e zeza; i humb ndjeshmërinë, e nuk do të dijë veçse të vërtitet në vende të liga dhe të papastra. Sepse nuk sheh e as nuk ndjen. E, ç'faj ka ajo zemër e shkretë! Jo, por mbajtësi i saj llogari do të jap; sa e madhe është ajo ditë!

E shtyri mendjemadhësia poseduesin e asaj zemre të mos pendohet; e bën të mendojë vetvetja veten e tij se është i pagabueshëm, më i mirë se të tjerët, ndërkaq, qëndron kokëlartë me këmbëngulësi dhe nuk pranon të korrigjohet, e as të përmirësohet; me inati e xhelozi, zemrën e bën edhe më të ngurtë, as që ndjen keqardhje!

Po, sepse mëkati i tij është thjesht sjellje njerëzore, sepse secili njeri gabon, edhe ai duhet të gabojë, por ka harruar se i biri Ademit besimtar musliman gabon por pendohet dhe përmirësohet. Jo, ai arsyetohet..., justifikon mëkatet e veta: e kanë shtyrë të tjerët të mëkatojë. Nuk ka njeri më të mirë se ai, të tjerët janë të këqij; e detyrojnë të zhytet në mëkate. Posi! Vetëm një botë qenkësh: botë mëkatarësh! Prandaj, nuk është fajtor, faji është i të tjerëve.

Gjithsesi! اdo arsyetim është paaftësi për të qenë i drejtë; e mungesë vullneti për të qenë i përmirësueshëm. Nuk arsyetohet kush beson në Allah! E kush ndjen madhështinë e Allahut, mediton dhuntitë e Tij; vallë nuk zgjohet prej gjumit, dhe për të, të filloj ditë e re? Jo, po të ishte falënderues, çdo ditë e tij e re, do të ishte faqe më e mirë se e mëparshmja e jetës së tij: falënderimi i takon Allahut, që më ktheu në jetë pas më bëri të vdes! Jeta të kthehet çdo mëngjes, që ti të fillosh jetë të re; jo vetëm të ndërrosh datat e kalendarit, por të ndryshosh e të përmirësosh datat e personalitetit tënd: shpirtin, zemrën e mendjen. Gjithsesi, lum ai që merr mësim!

Ah sikur mëkatari të dinte të pinte ujë të shëndetshëm, të pastër e burimor, kurrë më nuk do të kthehej në mëkat. Jetës i sjell furnizim të pastër, bekim e paqe, arrin atë që shumë njerëz (mëkatarë të tjerë) nuk do ta arrinin. Po shpirti, shpirti është frymë hyjnore; Allahu xh.sh. ta dhuroi e ti u ngrite mbi nivelin e tokës. Shpirti do qetësi, dhe e gjen qetësinë kur shmangen mëkatet dhe përkujtohet Zoti i saj, Allahu xh.sh.. Shpirt i qetë e i sigurt; zemra e qëndrueshme dhe e rehatshme. Për të nuk ka më sprova të rënda e të lehta; sido qofshin janë shtim të mirësisë dhe shkallës së lumturisë së përhershme.

E kush nuk e urren vetminë! Po njeriu ndjehet i vetmuar kur ia kthen shpinën mirësive të Allahut. Sa keq për atë që ende nuk e ka kuptuar këtë! Mos vallë ka ndjenjë më të veçantë se të mos ndjesh tmerr nga vdekja, e as të mos adhurosh dheun – tokë bashkë me ç'ka mbi të! Vdekja një shkallë më afër Zotit tënd që të krijoi, e moslakmia ndaj dheut, dhunti e zotësi për të mos u bërë rob i krijesave të Allahut!

O Allah! Ty të takon e tërë mirësia! Ti i premtove nëpërmjet të Dërguarit Tënd, Muhammedit salAllahu alejhi ve selem, se ata që vdesin duke qenë të penduar, të përmirësuar dhe të devotshëm ndaj Teje, se do t'u dërgosh engjëj përgëzuese me Xhennetet Tua! E nxjerr nga ngushtësia e jetës së kësaj bote në gjerësinë e Jetës së Vërtetë, ku banorët e xhenneteve Tua do të shohin Madhështinë Tënde!

Dita e Gjykimit! ا'di o njeri për këtë ditë! Një Ditë e Tmerrshme! Mundim, frikë, tmerr, vapë, djersë, pritje..., jo me qindra vitesh, por me mijëra!! Atë ditë, e atë ditë, nuk do të ketë hije përveç hijes së Allahut. E kush qëndron nën e hijen e Arshit të Allahut, fronin madhështorë! Kush vallë! Ata, me të cilët, Zoti i këtij froni është i kënaqur!

Pse të mos jemi të kënaqur me të mirat e Allahut, që Allahu të jetë i kënaqur me neve! Pasha Allahun, sikur do të tentonim t'i numëronim mirësitë e Tij ndaj nesh deri në ditën e gjykimit, nuk do t'ia arrinim!

O njeri, si mund të jetosh në tokën e Allahut, të ushqehesh prej furnizimit të Tij, e megjithatë, me mëkat të pajtohesh?

Dëgjo Allahun, e kundërshto epshin!

Sakrifiko jetën e përkohshme me pak mundim e vuajtje, e fito Jetën e Përhershme përplot lumturi! E enjte, 31 Korrik 2008 18:11


pergaditi Avni TAFILI
 
tonyys por ne jemi njerez dhe mekatet jane per njerezit....zoti na falte por ne cdo moment mekatojne njerezit qofshin edhe besimtare te zjarrte,,,edhe me nje mendim mundesh te mekatosh...
 
tonyys por ne jemi njerez dhe mekatet jane per njerezit....zoti na falte por ne cdo moment mekatojne njerezit qofshin edhe besimtare te zjarrte,,,edhe me nje mendim mundesh te mekatosh...


Po eshte e vertet ina@ina@ina edhe une pajtohem me mendimin tend, por sepaku te mundohemi qe te mos bejm mekate me qellim.. Ngase ato paqellim inshAllah na fal Zoti, nese lutemi per falje tek Ai..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top