Të jesh e bukur dhe e natyrëshme

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Të jesh e bukur dhe e natyrëshme
Te_jesh_e_bukur_dhe_e_natyreshme.jpg
Duku e bukur por edhe e natyrshme.Lexoni udhëzimet e më poshtme....

Shkëlqim si ditën me diell

stil_514.jpg
stil


Makiazhi natyror, bën që të jesh prapë ti, por pak më e mirë. Por nëse mendoni se makiazhet natyrore janë vetëm tre nuanca të lehta të kafes, jeni të gabuar. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Lëkurat e zbehta duken mjaft mirë me hije të kuqe, tonet në ngjyrë ulliri bëhen të gjalla me nuanca të kafes, ndërsa zeshkanet bëhen natyrore me portokallinë dhe kafen. Për një look delikat e dinamik vendosni një ngjyrë kremoze, transparente tek sytë, buzët dhe mollëzat.

Dritë hëne në mbrëmje

stil_515.jpg
stil


Për t'u dukur natyrale, por jo të shpëlarë në mbrëmje duhet të rrisni intensitetin e makiazhit tuaj. Dhe që të ndryshoni look nuk është e nevojshme të harxhoni orë të tëra. Vendosni pak ton në mollëza, pak më shumë ngjyrë përreth syve dhe një buzëkuq të lëngshëm në buzë. Bëni kujdes të theksoni qerpikët, vetullat dhe linjën e syrit. Ngjyra e fortë e buzëve është prekja e fundit për t'u dukur me shumë shkëlqim dhe të gatshëm për t'u përballur me mbrëmjen që ju pret.
Si mund të arrihet ky lookë

stil_516.jpg
stil


Nëse keni lëkurë të zbehtë

Gjatë ditës. Ngjyra që këshillohet për lëkurë të zbehtë është e kuqja, por edhe kjo në tonalitete më të lehta të saj. Për ta zbutur edhe më shumë tonin e kuq në fytyrë, pas vendosjes, mund të kryhet përhapja me gishta. Një rimel i mirë voluminoz do ta fshihte lodhjen nga fytyra juaj. Guida më qartë për një look natyral, është të mendoni ngjyrat e mollëzave kur skuqeni apo të buzëve kur i kafshoni.

Gjatë natës

Sytë janë në rolin kryesor mbrëmjeve, prandaj përveë vijës së sipërme që duhet theksuar me rimel ose me laps, duhet theksuar dhe vija e brendshme. Dhe pastaj një përdorim tjetër i rimelit dhe një fryrje e buzëve me më shumë buzëkuq të shndritshëm.



Nëse keni një lëkurë ngjyrë ulliri

Gjatë ditës. Kjo lloj lëkure rrezikon të duket pak e fryrë, por nëse përzihet me ngjyra të buta të kafes që hijëzon sytë dhe mollëzat, fytyra juaj do të duket e freskët e vezulluese. Gjallërojini sytë me pak rozë të lehtë, theksojini qerpikët dhe vetullat. Po të njëjtat tone përdorni edhe për buzët, por mos harroni t'i ndriëoni ato.


Gjatë natës

Vetulla të theksuara, qerpikë të trashë të zinj dhe mollëza të ndriëuara, është e gjithë armatura ekstra që ju duhet për look-un tuaj në mbrëmje. Dy deri në tre herë lyeni me të kuqin natyror buzët dhe jeni gati për të dalë.

Nëse keni lëkurë të zeshkët

Lëkura e zeshkët zbukurohet nga një spektër ngjyrash të kafes dhe portokallisë. Përhapni një ngjyrë të bronxtë të lehtë përreth syve të lyer mirë me rimel e penel. Përdorni duart për pudrën e portokalltë mbi mollëza në pjesën më të ngritur të tyre dhe e gjitha përfundon me një të buzëkuq në ngjyrë kafe me shkëlqim.

Gjatë natës

Jepini tone të zbehta mollëzave dhe pastaj mund të manovroni më lehtë me sytë e buzët. Mund të përdorni një ton sysh portokalli, një laps të zi që të theksojë formën e syrit. Rimeli përdoret dy herë, njëherë në fillim e njëherë në fund të makiazhit. Përfundoni përsëri me të kuq me shkëlqim tek buzët.Cdodite
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top