Të ishe grua në socializëm

eGo0sTyle

System Engineer
grua-ne-socializem3-226x300.jpg

grua-ne-socializem4-300x232.jpg

اka mund t’i njihet deri diku si vlerë socializmit, ishte përpjekja për “barazi gjinore”. Në tentativë për ta kthyer gruan në një “forcë të madhe”, ky proces mori përmasa groteske. Aq e fortë qe kjo garë për barazi, saqë gratë nisën të dukeshin si burra. I gjeje në çdo sektor, që nga mbjellja e ullirit, tek mbledhja e pambukut, tek drejtimi i traktorit. Asokohe doli “moda” e veshjes së grave me fustane dhe me pantallona njëkohësisht. Shumë e kanë jetuar atë kohë, disave mund t’u duket “trandy”. Fotot e kohës, marrë nga një botim i Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, Tiranë 1957
Nëse fjalive të gjata me të drejtë mund t’i bëni shpesh bisht, me foton nuk ndodh kështu! Edhe cepi i syri po e kapi, shkakton emocion! Të tilla janë fotot që kemi mbledhur për ju apo më mirë të thuhet për një pjesë tuajën, që kanë jetuar atë kohë e që e dinë mirë se çdo të thotë për shembull ‘Brigada e Rinisë së Rindërtimit’ apo ‘si aksion të sajin rinia e fshatit ka shpallur planin pesëmbëdhjetëvjeçar për mbledhjen e ullirit”. Sa herë i keni dëgjuar të tilla fraza vite të shkuara? Po në libra a në plane shumëvjeçare, sa herë i keni parë? Pafund… aq sa, nga lodhja e akumuluar i dogjët a i flakët të gjitha. Veçse jo të gjithë kanë vepruar kështu. Ka nga ata që i kanë ruajtur në biblioteka të rrënuara nga mola e që sot ende po i shfrytëzojnë, duke i dhënë atyre librave të ilustruar me foto, vlerën e njëmijëfishtë të parave që paguhej dikur për t’i pasur. Mbase këto pamje reale (mbase pak të zbukuruara, sepse botohej një libër partie) do t’ju shërbejnë edhe imagjinatës së atyre që nuk e dinë se sa e rëndësishme ishte mbledhja e pambukut. Tashmë T-shirtet spastrohen çdo fund muaji në shtëpi për hapësirën e shumtë që zënë në rafte… Por, përpara se të “çmalleni” me fotot, po ju bëjmë një parantezë të gjithë këtyre veprimtarive që zhvilloheshin nga rinia e ‘harruar’ shqiptare… Po ju drejtohemi edhe sot, me gjuhën e dikurshme, sikur të ishte vetë xhaxhi Enver që ju fliste (gabimet ortografike nuk na kanë shpëtuar, ashtu ka qenë gjuha e shkruar)!
Bashkimi i Rinisë së Punës së Shqipërisë u krijua më 23 nëndor të vitit 1941, dy javë pas formimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë (më vonë Partia e Punës), në ditë të errëta e të vështira, kur jeta, nderi, e ardhmja e popullit kërcënoheshin nga të huajt, kur shtypjes sociale të regjimit feudalo-borgjez i ishte shtuar shtypja e okupatorit fashist Italian, kur Bashkimi Sovjetik ishte sulmuar pabesisht nga nazistët, kur masat e popullit, nën thirrjen e Partisë, kishin filluar të zgjuheshin.
Rinia e justifikoi dhe e justifikon me nder besimin e Partisë. Të frymëzuar nga shembulli i komsomolasve të lavdishëm të Bashkimit Sovjetik, ata bënë heroizma në luftën Nacional اlirimtare. Që në ditët e para të luftës, me thirrjen e Partisë ata lanë gjithçka: nënat, motrat, shtëpitë, të dashurit dhe mbushën radhën e çetave, batalioneve, brigadave e më vonë të divizioneve e korparmatave. Të rinjtë e të rejat qëndruan të papërkulur përpara torturave të urisë, të ftohtit, dëborës, furtunës. Nga radhët e saj dolën heronj të shumët. Komunistët e udhëheqës të rinisë, Qemal Stafa, Misto Mame, Vojo Kushi, janë nga heronjtë e parë që ranë në luftën Nا për fitoren e revolucionit tonë popullor.
Pas çlirimit të vendit, Partia shtroi para masave punonjëse një seri detyrash të reja të rëndësishme: duhej konsoliduar e forcuar pushteti popullor, duhej rindërtuar atdheu i shkatërruar nga lufta, duhej luftuar prapambetja ekonomike, teknike, kulturale e vendit, e trashëguar nga regjimet antipopullore, duhej marshuar drejt socializmit.
Brezi i ri i Shqipërisë dha një kontribut të çmuar në zhvillimin e industrisë. Mijëra të rinj muarrën pjesë në ndërtimin e 150 fabrikave, punishteve e ndërmarrjeve të reja shtetërore, e kooperativiste të prodhimit industrial. Me mijëra të rinj e të reja punuan për ndërtimin e kombinatit tekstil ‘Stalin’, fabrikës së sheqerit ‘8 nëndori’, të hidrocentralit ‘Lenin’ të kombinatit të drurit ‘Nako Spiru, të fabrikës së fermentimit të duhanit, të fabrikës për zhveshjen e pambukut etj. Rinia ka punuar me vetëmohim për të ndërtuar aksionin e saj të madh: hidrocentralin “Enver” mbi lumen e Matit. Suksese të rëndësishme u arritën në përparimin e bujqësisë. Prodhimi bujqësor është rritur çdo vit 6,5%. Edhe në bonifikimet, në hapjen e tokave të reja, në punën për hapjen e kanaleve etj, siç janë bonifikimi i Fushës së Maliqit, Fushës së Bedenit, Fushës së Rrushkullit etj. Qindra të rinj mësuan të drejtojnë traktora, kombanja e maqineri të tjera bujqësore. Ngjarja më e rëndësishme në jetën e vendit dhe të rinisë gjatë vitit 1956 ka qenë Kongresi III i Partisë së Punës, që u hap më 25 maj në Tiranë. Direktivat e këtij Kongresi përbëjnë një program madhështor për ndërtimin socialist të Shqipërisë, për një të ardhme akoma më të lumtur të popullit dhe brezit të ri. I gjithë populli dhe rinia i priti me enthusiazëm të madh këto direktiva dhe me një mobilizim të gjerë në punë.
I edukuar me këto cilësi fisnike nga Partia, brezi i ri ban lidhje të ngushta e shumë të përzemërta me Komsomolin dhe rininë sovjetike, nga të cilat frymësohet dhe mëson vazhdimisht, si dhe me rininë si motër të Kinës.

ANI JAUPAJ
 
Titulli: Të ishe grua në socializëm

Kjo periudhe me pelqen per faktin e angazhimit te gjithe rinise ne pune,rinia ishte force krahu qe i vinte ne ndihme zhvillimit te vendit. Hapja e e fabrikave te ndryshme,nderrmarjeve ,punishteve ...ishte nje mundesi e mire per punesimin e te gjitheve.
Por sot nuk egziston me mundesia e punesimit te rinjeve ne punet e blektorise apo industrive te ndryshme jo se kjo pjese nuk egziston por forca e krahut shikohet si perulje apo ''turp'' per rinin e sotme .Sot fuqia e krahut po zvendesohet nga e ashtuquajtura ''fuqia intelektuale''
 
Pe: Të ishe grua në socializëm

po..nuk e di nese kane jetuar ne socializem keta qe shkruajne..., "barazi gjinore" thjesht nje slogan, dhe ku te martonte me force shoku pilo nese te shihte tek bisedonin dy te rinj.. dhe s`ndaheshe dot pa u diskredituar para miletit.., ku partia hynte ne shtratin bashkeshortor pa iu dridhur qerpiku...
mos ekzagjeroni se s`ka qene rinia aq "e paster" siç paraqitej... ndoshta nuk mbanin nga 2 njekohesisht..,
 
Pe: Të ishe grua në socializëm

Autorja paska nostalgji te theksuar ndaj diktatures komuniste..
Te bej ca pushime ne Koren e Veriut qe te cmallet LOL LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top