Te gjithe e mbajne veten per te mire, po te keqijte kush jane?

E kush leu e mendjen e tij spelqeu i thone nje fjale te urte...
Dhe te keq se ben kush veten,te tere per te mire e njohim,po vallahi une jam shume e keqe.Aq sa tolerante,aq sa e duruar,aq sa e mirekuptueshme qe jam ,aq edhe e keqe behem.
 
E keqja ktuuu ;p 💁🏽‍♀️
 
Nje gje te sigurte e di: E keqe me vetedije kurre s'do doja t'u beja. Nese ndodh, do doja t'a kuptoja dhe te ndryshoja.

Ka sh vete qe thone po me ngacmove behem kshu e ashtu. Se nuk e di pse mu kujtua ajo Roza Lati te big brother. 🤣 Qe thoshte ca tkerkosh prej meje ate merr. Dhe une qe vrisja mendjen: po nuk te ngacmoi njeri vec te jesh budall ose i lig qe te sillesh i keq. Puna eshte kush e kontrollon veten dhe te mos mos bej keq e dëm kur i behet padrejtesia. Po ne kohe paqeje te gjithe pellumba jemi. 🤷‍♀️
 
Nje dite ne vendin e punes isha me dy persona, dhe qe te dy kishin llafet e mos kryerjes si duhet te puneve te percaktuara. Diten e neserme isha vetem me kete te dytin, dha ma bente e shikoje ate qe thoshte ate, e kam paguar dhe nuk ka kryer punen sic kam kerkuar🙂 Edhe ai eshte i njejte edhe pse shante te tjeret! Po ke po e shane ti me i thene ,ma bente mua? Po une i thash pse si thoje drejtperdrejte asgje te keqe nuk ka?
Burri i pare ishte nga Kosova, kurse i dyti ishte nga Shqiperia. Dhe une Kosovari po theme sic thoshte ky i dyti te giithe njesoj jemi, vetem kete realitet se kuptojme. Te gjithe jemi mekatar, kush me pak e kush me shume. Eshte fakt kushdo qe del tek fqinji i tij dhe nuk i gjene te metata e tij se pari gjithmone do te jete gabim. Sepse, te gjithe ne po tia kushtojme kohen vetvetes dhe gabimeve personale, nuk do te na dilte kohe te mirremi me te tjeret.
 
Ka sh vete qe thone po me ngacmove behem kshu e ashtu. Se nuk e di pse mu kujtua ajo Roza Lati te big brother. 🤣
Po është mëse normale që thuhet dhe nuk thuhet për persona që si njeh por për ata që ke konfidenca .
Qe thoshte ca tkerkosh prej meje ate merr. Dhe une qe vrisja mendjen: po nuk te ngacmoi njeri vec te jesh budall ose i lig qe te sillesh i keq.
Në këtë jet çfarë të lypësh të ofrohet o Sol se ti e ke marr sipërfaqsore ndoshta dhe flet si teori po duhet të provosh praktikën në lëkurë që ta besosh 🙂.

Puna eshte kush e kontrollon veten dhe te mos mos bej keq e dëm kur i behet padrejtesia. Po ne kohe paqeje te gjithe pellumba jem
Nuk jemi robota por njerëz me gjak ,dhe ti që thua se e kontrollon veten në një moment del nga vetja .Nuk sillesh me ligësi jam dakord por me fjalë je marr me atë person që të ka nxjerr nga vetja(qoft edhe rrallë).E ke bërë në mënyrën tënde diplomatike pshm, duke treguar dhe nivelin tënd apo edukatën tënde .
 
Mu kujtua një episod para shum shum vitesh.
Unë një nënë shum e re me nje vajz te vogël të cilën e shkruajta në danza classica.
Ne fazen e regjistrimit me kerkuan leket te gjitha ne fillim per veshjen , kepucet dhe 4 muaj, por ne menyre te sert. Ok te gjitha i bera, por kaluan dy , tre , 4 jave dhe balerinat nuk kishin ardhur per vajzen e cila vazhdonte te bente balet me çorape. Une nderkoh i kerkova plakës 60 vjeçare që komandonte te gjith shkollen e kërcimit, e cila më kthehet me nje përçmim me një përgjigje sikur do te mi falte balerinat, aty mu sos durimi dhe ju ktheva siç e meritonte dhe duke i vën në dukje faktin që mund të ishte gjyshja ime, por pa e ngritur zerin.
Jeta më ka mësuar ti tregoj vëndin gjithkujt por pa i lën vënd të ngrejn zërin me mua.
 
Po është mëse normale që thuhet dhe nuk thuhet për persona që si njeh por për ata që ke konfidenca .

Në këtë jet çfarë të lypësh të ofrohet o Sol se ti e ke marr sipërfaqsore ndoshta dhe flet si teori po duhet të provosh praktikën në lëkurë që ta besosh 🙂.


Nuk jemi robota por njerëz me gjak ,dhe ti që thua se e kontrollon veten në një moment del nga vetja .Nuk sillesh me ligësi jam dakord por me fjalë je marr me atë person që të ka nxjerr nga vetja(qoft edhe rrallë).E ke bërë në mënyrën tënde diplomatike pshm, duke treguar dhe nivelin tënd apo edukatën tënde .
Nuk duhet ta hiqje fjaline e pare te komentit tim. Sepse e para mohonte evidentimin tend ne fund kur thua qe "edhe ti qe thua se e kontrollon veten". Sepse, Une nuk e kam thene ate. Kam fol ne veten e trete. Per veten time kam shpreh deshiren se cfare do doja.(tek fjalia e pare)

E dyta; te debatosh; te diskutosh, te argumentosh; te kerkosh te drejten, te luftosh per XY ide/person/vlere/ etj, nuk te ben ty apo mua te padrejte. Kjo eshte te kerkosh ate qe te takon. E padrejte behet kur njeriu kerkon hakmarrje apo kur do ta demtoje tjetrin me qellim. Dhe ne kete tentative ben vaki qe edhe te besh gabime, madje mund ta lendosh tjetrin me shume sec te ka lenduar ty.

P.s. 1. Kam kaluar aq shume sa nuk e ke idene. Demtuar individualisht dhe familjerisht, por hakmarrje kurre nuk mora dhe kam bere mire.
Cfare mund te arrihet ne menyre te qyteteruar apo me gjyq apo me denoncim apo me ballafaqim jam dakort, perndryshe duke vepruar me te keqe apo (nese kemi te bejme me gjera tvogla si fjalet) me te shara, nuk ja vlen. Se ne fund vec vetes i bejme dem.
p.s.2. A eshte kjo qe thash absolute? Normalisht qe jo. Ndaj ne komentin e pare kam permend fjalen "vetedije". Pa vetedije apo kur e humb toruan njeriu gabon. Por kurrsesi me qene krenar me ate gje.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top