Kresha
A pretty face can never trick me
Në emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Nga malli i madh më vjen të kafshoj edhe oksigjenin e padukshëm, që e krijoi I Padukshmi enkas për ne.
Nga etja e madhe më vjen të dehem me lotët e mi aq të nxehtë që moti janë njoftuar me faqet e mia, aq shumë u pëlqyen që nga takimi i parë sa që dehja nuk tregon shenjë largimi.
Në mesnatë atëherë kur askush pos ALLAHUT nuk dëgjon frymëmarrjet tua, sepse Ai është më afër se damari i qafës tënde, kërkoje edhe hijen tënde që së bashku me të, të falenderosh ALLAHUN që ta mundësoj edhe këtë herë ti drejtosh duart lart.
'' Ne e krijuam njeriun dhe Ne e dimë se çpëshpërit ai në vetvete, dhe Ne jemi më afër se damari i qafës së tij '' [Sure Kaf / 16]
Në qiellin e hapur çoje shikimin lartë, foli hënës dhe yjeve sepse edhe ato të folin ty me dritën e tyre të pafund, edhe pse në sytë e hënës dukesh shumë i vogël megjithatë hëna nuk pushon të të shoqërojë.
Shqiptoje ajetin Kur'anor bashke me hënën:
''Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje ? Mandej herë pas herë drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur'' [El Mulk 3 / 4]
Gjatë përplasjes së buzëve duke iu lutur ALLAHUT vështroj me kujdes fjalët tua tek dalin prej goje dhe të kapura dorë për dore vallezojnë deri në qiellin e shtatë, trokasin në portën e Mëshiruesit ku pranohen të hyjnë pa kurrfare dyshimi.
'' E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua : Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet '' [El bekare / 186]
Redaktimi i fundit: