Të dua o ALLAHU im

Kresha

A pretty face can never trick me
Në emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit




Nga malli i madh më vjen të kafshoj edhe oksigjenin e padukshëm, që e krijoi I Padukshmi enkas për ne.


Nga etja e madhe më vjen të dehem me lotët e mi aq të nxehtë që moti janë njoftuar me faqet e mia, aq shumë u pëlqyen që nga takimi i parë sa që dehja nuk tregon shenjë largimi.

Në mesnatë atëherë kur askush pos ALLAHUT nuk dëgjon frymëmarrjet tua, sepse Ai është më afër se damari i qafës tënde, kërkoje edhe hijen tënde që së bashku me të, të falenderosh ALLAHUN që ta mundësoj edhe këtë herë ti drejtosh duart lart.

'' Ne e krijuam njeriun dhe Ne e dimë se çpëshpërit ai në vetvete, dhe Ne jemi më afër se damari i qafës së tij ''
[Sure Kaf / 16]

Në qiellin e hapur çoje shikimin lartë, foli hënës dhe yjeve sepse edhe ato të folin ty me dritën e tyre të pafund, edhe pse në sytë e hënës dukesh shumë i vogël megjithatë hëna nuk pushon të të shoqërojë.

Shqiptoje ajetin Kur'anor bashke me hënën:

''Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje ? Mandej herë pas herë drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur'' [El Mulk 3 / 4]

Gjatë përplasjes së buzëve duke iu lutur ALLAHUT vështroj me kujdes fjalët tua tek dalin prej goje dhe të kapura dorë për dore vallezojnë deri në qiellin e shtatë, trokasin në portën e Mëshiruesit ku pranohen të hyjnë pa kurrfare dyshimi.

'' E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua : Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet '' [El bekare / 186]
 
Redaktimi i fundit:
kam te njejtin mendim si parafolesi!!!!!!!
 
Amin insha-Allah te gjitheve :)
 
Titulli: Të dua o ALLAHU im

Allah the great creator ai eshte krijuesi i gjdo gjeje qe egziston atij gjdo gje i perkulet

la ilahe ilAllah
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Të dua o ALLAHU im

Allahu ja u shperbleft te gjithve per devotshmerin qe keni per te s.w te gjithve dhe naten e mire.
 
Titulli: Të dua o ALLAHU im

hiqni krejt besimet. sna duhen per asgje

Qka te pengon ty p.sh. une kur e mbaj Besimin tim a?
Ty ndoshta nuk te duhet Besimi ne Zot mua me duhet.. :ciaoo:


Per mua dashura me e madhe ne kete bote eshte dashuria ndaj Zotit tim :)
 
Titulli: Të dua o ALLAHU im

Allahu është i madh!!
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top