Talibanët helmojnë 150 nxënëse pse shkonin në shkollë (FOTO)

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
helmi-11.jpg


Ekstremistët ultra- konservatorë në Afganistanin verior janë nën akuzë se kanë helmuar ujin e pijshëm në një shkollë të mesme, duke bërë që 150 vajza të rrezikojnë seriozisht jetën.

Një zyrtar i qeverisë tha se nxënëset janë në kushte kritike. Ai shtoi se fajtorë për helmimin e ujit janë radikalët.

Një zyrtar i shëndetit publik tha se ishte një akt i qëllimshëm për të helmuar vajzat.

Që prej rrëzimit të regjimit taliban në vitin 2001, femrat kanë nisur të kthehen në shkolla, veçanërisht në Kabul.

Mendohet se aktualisht janë 2.7 milion vajza që shkojnë në shkollë, krahasuar me vetëm disa mijëra gjatë regjimit taliban.

helmi-2.jpg


TemA
 
Pe: Talibanët helmojnë 150 nxënëse pse shkonin në shkollë (FOTO)

Keto jane lajme futja ne portokall, si beson kush me, lol
 
Titulli: Talibanët helmojnë 150 nxënëse pse shkonin në shkollë (FOTO)

Aspak e vertet , keto ndoshta jan helmu por helmimi ka ardh nga te huajt qe jan atje ose nga ndonje afgan i shitur.
 
Titulli: Talibanët helmojnë 150 nxënëse pse shkonin në shkollë (FOTO)

Me vjen keq per ate cfare u ka ndodhur cupave, por nuk mendoje te merrem me paragjykimin se kush e beri problemin.
Megjithate evidente eshte se shkollimi i femres ne Afganistan, ka patur dhe vazhdon te kete shume e shume probleme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top