Syri i Cikllopit” shumë pranë Tiranës, një destinacion për turizmin ditor

Guest2

Antarë i Respektuar
syri-2-355x360.jpg


N.Lena/.- Edhe shumë pranë Tiranës ka pika turistike që joshin për të kaluar në relaks të plotë një fundjavë apo disa orë në një ditë të nxehtë.

Një ndër këto destinacione është dhe ajo e quajtur nga vendasit apo vizitorët si “Syri i Cikllopit”, që ndodhet në fshatin Krrabë të qytetit të Tiranës. Rreth 4 km larg nga qendra e fshatit rri si një perlë e fshehur në brendësi të grykës së Krrabës, “Syri i Cikllopit”. Ai ka qëndruar për një kohë të gjatë aty. Por dëshira dhe vullneti i eksploruesve duke dëgjuar dhe gojëdhënat e banorëve dhe histori që lidhen me të, zgjuan kuriozitetin e eksploratorëve dhe e bënë “Syrin e Cikllopit” një destinacion për relaks dhe argëtim.

Pasi arrihet në fshatin Krrabë, ngjitja që fillon drejt Malit të Krrabës është një ngjitje e butë që mund ta përballojë çdo moshë. Shtegu që të çon drejt Syrit të Cikllopit dhe Shpellës së Madhe është një vend i shkelur nga kalimtarët dhe zgjat rreth 1 orë e 30 minuta.

syri1-1-370x360.jpg

syri1Shpella e Madhe është një tjetër objekt i vizitueshëm me spektaklin natyror që ofron dhe figuracionet që kanë krijuar gërryerjet ujore në masivin gëlqeror. Ndërsa vet Syri i Cikllopit është një basen i vogël ujor në rrjedhën e lumit Erzen. Thonë se ky ujë është kurativ dhe shëndetdhënës për ata që e provojnë. Në përgjithësi është ujë i ngrohtë sepse rrihet vazhdimisht nga rrezet e diellit. Agjenci të ndryshme turistike ofrojnë shërbimin e tyre drejt këtij destinacioni kundrejt një çmimi të leverdisshëm.
Atsh.
 
Titulli: Syri i Cikllopit” shumë pranë Tiranës, një destinacion për turizmin ditor

Nga titulli mendova erdhi cikllopi na griu lol
E pse e kane qujt sy cikllop e jo syri i lumit?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top