Surpriza

Pritja të duket e gjatë, e gjatë dhe ti, hedh sytë mbi orën e e varur në një shtyllë pranë binarëve të stacionit të trenit. Krahët e mëdha të akrepave duket sikur lëvizin ngadalë, ti acarohesh me dembelizmin e tyre. Kërkon që ato të fluturojnë në rrotullimin e tyre rreth fushës së rrumbullakët, për të arritur kohën, kur treni duhet të ndodhet në stacion. Mendon se akrepat e mëdhej, janë të lodhur në rrotullimin e tyre dhe hedh sytë mbi orën e dorës, por edhe akrepat e saja, ndonëse të vogla, kanë të njëjtin ritëm me ato të akrepave të mëdha. Atëhere nxjerr nga xhepi i xhakoventos celularin dhe sheh orën në të. Nuk ka agrepa më, po minutat duan kohë të kapërcejnë njëra tjetrën. Lëshon një psherëtime dhe hedh sytë nga binarët e hekurt, që vazhdojnë zgjatjen e tyre larg e larg dhe më pas nuk shihen më. Pret prej andej do të duket lokomotiva e trenit. Vështrimi i hedhur atje larg, fillon të lodhet dhe t'i përpëlit qepallat. Kishe menduar t'i bëjë suprizë. Mund të kishe pritur derisa ai të arrinte në qytet dhe të të telefononte, duke të thënë se e kishte marrë malli shumë dhe të linte një orë takimi. Atëhere mund të fluturoje drejt tij, pa kaluar kohën në këtë pritje të pafund e të stresuar. Por ti kishe marrë vesh se ai vinte sot. Ai nuk të kishte treguar se ndoshta dëshironte të të bënte një suprizë. Qesh me vehte, tek mendon se do të ishte ai që do të gjëndej pranë suprizës tënde. Përfytyroje habitjen në sytë e tij, krahët që do t'i hapeshin instiktivisht dhe hedhjen tënde në to. Pastaj ato fjalë aq të dashura.."Më kishte marrë malli shumë", Zemër je fantastke, nuk e prisnja këtë". "Nga e more vesh zemër se do të vinja?". Ti nuk do të përgjigjesh do ta shohësh në sy, pastaj pa përfillur njerëzit që ecin nëpër platformë, do ta puthësh fort duke dashur që ai të të rrotullojë në krahët e tij. Do jesh protogonistja e kësaj pasdite në platformën e stacionit të trenit. Do jesh lumturia që shumë vajza do ta kishin ëndërruar.
Sheh përqark. Njerzit janë shtuar në stacion. Ora tregon 16.00, është koha e arritjes së trenit dhe ti hedh edhe një herë sytë nga zgjatja e binarëve dhe ecën drejtë fundit të platformës, sikur kërkon të shkurtosh distancën.
"Kujdes, ju lutem!", dëgjon dikë të flasë pranë teje. Një vajzë e veshur me një bluzë rozë dhe një fund xhins, të tërheq vëmëndjen. Pa e patur mëndjen e ke shtyrë atë, duke i prekur një trëndafil të kuq, të kuq flakë, që ajo mban në dorë.
"Më fal!", i thua dhe vazhdon përgjatë platformës. Në fund të saj ndalon dhe të kujtohet edhe një herë ajo vajza. Mbase do të kishte qënë mirë, sikur edhe ti ta kishe pritur sot, Atë , me një trëndafil në dorë. Por tani është vonë.
Lokomotiva shfaqet në zgjatimin e binarëve dhe ti fillon ecjen mbrapsht, drejtë pikës ku binarët mbyllin rrugën duke qëndruar përqafuar me betonin. Ke frikë se ai mund të jetë në vagonin e parë. Kalon përsëri pranë asaj vajze me trëndafilin e kuq, që tani ka lëshuar ngjyrën e tij edhe mbi faqet e saja. "Po mua a më skuqin faqet, emocionet e takimit me të?", pyet veten dhe dëshiron të kishe një pasqyrë të shihje fytyrën tënde, në këto minuta të fundit të pritjes.
Lokomotiva ndalon dy tre metra para përfundimit të binarëve dhe ti hedh sytë, mbi turmën e njerëzve, që vërshojnë drejt dyerve të vagonave, duke u vënë në rresht për të pritur radhën e ngjitjes në to. Sytë e tu mundohen në të njëjtin moment të përfshijnë gjithë platformën, për të gjetur fiksuar Atë. Aty këtu të duhet të lëvizësh disa centmetra, sepse lëvizja e udhëtarëve të pengon. Përsëri sheh atë vajzën me trëndafil të kuq, që qëndron në ngjitur me derën e njërit prej vagonave të trenit dhe largohet prej andej me krahët e mbështjella, mbas trupit të dikujt tjetër. Sheh se fytyrat e tyre janë bashkuar ndërsa trëndafili i kuq qëndron mbi to.
Të kujtohet se pse ke ardhur sot këtu. Ndaj largon sytë prej tyre dhe vazhdon shikimin nëpër platformë. Udhëtarë nuk zbresin më, tani ka vetëm ngjitje të tyre. Nuk të besohet. Hedh vështrimin deri në vagonin e fundit, duke shpresuar se mund të jetë vonuar, apo ecën nëpër platformë dhe ti nuk e ke parë, duke patur mëndjen tek ajo vajza me trëndafilin e kuq. Mbase e ka lënë treni dhe vjen me trenin tjetër, mendon dhe ndjen dhimbje. Ke kohë pa e parë, por vetëm një ditë pa e dëgjuar. Zëri i tij dje në telefon ishte pak i lodhur dhe ai nuk të tha se do të vinte sot. Atëhere do të vinte apo jo? Pendohesh pse nuk e pyete nëse do të vinte. Ai i kishte thënë shokut të tij se do të vinte sot dhe ai të tha ty...Sigurisht nesër ka për të të treguar ai se pse nuk kishte ardhur...mbase...nuk din çfarë të mendosh. Pranë teje janë udhëtarët e fundit që po lejnë platformën, duke dalur në bulevardin e qytetit.
"Më don shumë?" dëgjon dikë pranë teje. E njeh këtë zë. ثshtë zëri i asaj vajzës me trëndafil të kuq.
"Më shumë se githshka në botë zemër! Ti e din, erdha vetëm për ty, ti je gjithshka për mua...." Ky zë të bën të ndjesh thyerjen e diçkaje brënda teje. ثshtë zëri i tij. Hedh sytë dhe sheh ato të dy të përqafuar me njëri tjetrin, që kalojnë platformën dhe mbasi ndalojnë edhe një herë nën përqafime, marrin rrugën drejtë qytetit. Nuk din ç'të bësh.Kërkon t'i thërrasësh, kërkon ti thuash se je i paftyrë, por nuk ke guxim. Trupi të dridhet, gryka të është tharë dhe asnjë zë nuk mund të kalojë prej sajë. Sytë e egërsuar shikojnë ato tek largohen. Pa menduar duart prekin celularin dhe gishtat formojnë numrin e tij. Asnjë përgjigje. Sheh atë nga larg, që me një lëvizje dore, i shpjegon asaj që i është ngjitur pranë, se nuk ka rëndësi ajo telefonatë. Don të hash veten me dhëmbë, të mallkosh ditën e sotme, të mallkosh atë vajzë me trëndafilin e kuq, të mallkosh atë për suprizën që të bëri padashje...Por nuk mundesh. Asnjë nuk të ka faj. Ndjen se sytë të lagen nga lotët. Gishtat lëvizin përsëri mbi celular dhe kur del emri i Atij, me nervozizëm shkelin mbi tastaturën "fshije".
"Të fshiva", thua me vete dhe vazhdon rrugën nëpër bulevardin e qytetit, duke menduar sesa e vështirë është ta fshish nga zemra.

Meditative-Rose-a18444244.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top