Sumejja, muslimania e parë në këshillin e qytetit të Milanos

Kresha

A pretty face can never trick me
13101038_10204385101226114_1892128051_n-768x576-770x470.jpg

Sumejja Abdulkadir, është muslimania e parë që arrin të siguroj fitoren dhe të futet në këshillin e qytetit të Milanos.

Sipas raporteve të Ministrisë së Punëve të brendshme, Sumejja e cila gjendet në listën e të majtëve të moderuar, Partisë Demokratike, ka marrë 1016 vota dhe me këtë është bërë pjesë e këshillit të kryeqytetit ekonomik italian.

Sumejja është 38 vjeçare dhe është me prejardhje palestineze, ndërsa udhëheq projektin kundër dhunës ndaj grave. Projekti i saj quhet “Aisha”.

Në biografinë zyrtare të saj shkruan se Sumejja është e lindur në Peruxha të Italisë, ka dy diploma, një të Biologjisë dhe një të gjuhëve dhe kulturave të huaja. Ajo ka magjistruar në sociologji, ndërsa momentalisht punon për doktoraturën.

(Islampress)
 
Titulli: Sumejja, muslimania e parë në këshillin e qytetit të Milanos

Bravo Summeya!
:)
 
Titulli: Sumejja, muslimania e parë në këshillin e qytetit të Milanos

Kjo nuk eshte keshilltarja e pare myslimane ne Keshillin e Milanos, ka edhe shume emra te tjere. Por ne zgjedhjet e shkuara ajo u zgjodh nga myslimanet qe ishin ne kandidim e siper. KA edhe pjesetare si Maryan Ismail qe morren shume vota, ne te shkuaren ka qene dhe Ainom Marikos. Keto jane role qe kane jategjetesi relative. Gjithesesi, suksese Sumayas.
 
Titulli: Sumejja, muslimania e parë në këshillin e qytetit të Milanos

Si nuk i ben pershtypje "islampress" femrat myslimane mbrenda ne Parlamentin Italian, apo pse kjo nuk mbulohet si kjo Sumejja(qe une e njoh me vite qe kur ishte ne shkolle).

Edhe Souad Sbai http://www.souadsbai.com/, eshte nje myslimane dhe luftetare e pa lodhur per te drejtat e fermave sidomos per boten islame mbrenda dhe jasht Italise. Per punen e saje qe ben eshte kercenuar disa here nga element ekstremist.
Ne Parlament kerkon me force qe te rishikohet raporti mes Italise me Tunezine, pasi aty (2012) po punohet per eliminimin e barazise te femres me burrat.
Nje femer luftetare qe nuk pushon kurr per keta te drejtat e fermave, e integruar ne menyre perfekte ne shtresat e politikes deri Onorevole n eParlament.
Per kete ka heshtje, ndoshta se duhet te mbulohet qe te kete sukses.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Sumejja, muslimania e parë në këshillin e qytetit të Milanos

Jo nuk duhet te mbulohet. Ja e njeh ti, dmth ka sukses. :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top