Suarez dërgon Uruguain në çerekfinale

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Luis Suarez ka shënuar një gol të hershëm dhe një tjetër të vonshëm për të ndihmuar Uruguain të shënojë fitore 2-1 në takimin e 1/8 së finales së Kupës së Botës përballë Koresë Jugore.

Amerikano-jugorët ishin më kërkues edhe pse posedimi i topit i takoi aziatikëve. Uruguai kaloi në epërsi pas tetë minutash lojë falë golit të Suarez, që ishte edhe i vetmi i pjesës së parë.

Pas një harkimi të Forlan portieri korean Jung Sung-ryong nuk arriti ta kapë topin, dhe sulmuesi i Ajaxit u gjend i vetëm në krahun e djathtë duke shmangur mbrojtësin Lee Jung-soo duke i dhënë epërsinë Uruguait.

Koreanët arritën të barazojnë vetëm në pjesën e dytë me anë të Lee Chung-yong pas një gabimi kësaj here të portierit tjetër, uruguaianit Fernando Muslera. Por kur kishin mbetur 10 minuta deri në fund të kohës së rregullt, Suarez sërish gjeti portën kundërshtare, edhe kësaj here pas një asistimi të Forlan, i cili harkoi nga këndi.

Uruguai në çerekfinale do të takohet me fituesin e sfidës së mëvonshme në mes të SHBA-ve dhe Ganës. /Telegrafi/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top