Studimi: Je pa edukatë? Bravo të qoftë!

Indola

Adiafori otan prepei
paedukate.jpg



Në kohë krize, defektet mund të transformohen në virtyte. Ky paradoks vihet re së fundmi edhe mbi sjelljet jo të mira, të cilat jo vetëm që nuk të bëjnë të dukesh keq para të tjerëve, por të japin madje edhe vlera.

Të paktën kështu pohon një analizë e kryer në Angli nga filozofi Emrys Vestacott, e cila ka krijuar mjaft debat.

اështja ka provokuar shumë diskutime në këtë vend, ku hulumtimet e fundit kanë treguar se 90% e britanikëve besojnë se njerëzit po bëhen gjithnjë e më shumë të vrazhdë dhe të paedukatë.

Por edhe se sjelljet e mira, sidomos në klasat e varfra të shoqërisë, tashmë janë jashtë modës.

Sipas Vestacott, ne duhet të reflektojmë mbi faktin se vrazhdësi zakonisht do të thotë shkelje e konventave shoqërore.

“Por shumë shpesh ne harrojmë, megjithatë, se këto konventa nuk janë të pandryshueshme”, citon ai lidhur me një dukuri të tillë.

Duke pranuar në këtë mënyrë ndryshimin në sjelljet njerëzore si një gjë që mund të konceptohet dhe që mund të mos krijojë shumë habi, në momentin që ajo ndodh.

Vite më parë, për shembull, në Angli, sipas tij, ishte një sjellje e paedukatë të flisje në telefon, në publik, ndërsa tani kjo gjë konsiderohet mjaft e përhapur dhe mëse normale.


e.t/noa.al
 
Pe: Studimi: Je pa edukatë? Bravo të qoftë!

Epo kjo nuk ndodh vec ne Angli por ne shume vende te tjera...Ska te beje me personin se sa me shoqerine,pasi i paedukati ne cfare do vendi ta cosh apo te jetoje do e tregoje veten...Aq me shume ketyre qe si ben peshtypje sjellja e paedukate me duket se gjejne veten aty...Gjithsesi une mendoj se kush ka edukate e ruan ate ne cdo situate...Edukata eshte si dicka e jotja,si tip ''vesi'' deri diku pjese e karakterit...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top