Stripi i Supermanit shitet për dy milionë dollarë

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Kopja e rrallë e botimit të parë të stripit Superman arriti çmim rekord pasi u shit në ankandin online për shumën marramendëse prej 2.16 milionë dollarë. Ankandi filloi më 11 nëntor ndërsa çmimi fillestar ishte një dollar. Emri i blerësit nuk u bë publik.
Kjo është hera e parë që një strip të shitet për më shumë se dy milionë dollarë. Kopja u publikua më 1938 dhe kushtonte 10 cent. “Kur thyem rekordin më 2010 dhe shitëm një strip për 1.5 milionë dollarë, ishim shumë të kënaqur. Ky rekord i pabesueshëm prej 2.16 milionë dollarëve gjatë nuk do të arrihet”, tha drejtori i kompanisë e cila organizoi ankandin Comic.connect.com.
Stripi i shitur më 2010 nuk është në gjendje aq të mirë si ky i fundit i shitur të mërkurën, ai ishte i vjedhur dhe mendohej se ishte zhdukur përgjithmonë. Besohet se ekzistojnë vetëm 100 kopje të botimit të parë të stripit, ndërsa vetëm disa prej tyre janë në gjendje të mirë.
G.shqip


103.jpg
 
Pe: Stripi i Supermanit shitet për dy milionë dollarë

Ca eshte stripi?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top