Stili i përsosur i flokëve

braziljania

Anëtar i Nderuar
Me ngjyrën e përshtatshme, flokëve mund t’u jepni një sharmë shtesë. Aplikojeni atë vetëm në majë të flokëve, në mënyrë që të arrini një efekt dramatik

Nëse doni stil modern të flokëve, përcaktohuni për qethjen që duket sharmuese sapo të zgjoheni nga shtrati, që është një stil paksa i shpupuritur i flokëve, thotë Danilo, stilisti i të famshmëve që punon në Los Anxheles dhe Nju Jork. Ekzistojnë disa mënyra që ta arrini këtë pamje, duke përfshirë edhe balluket e buta që bien në vetulla, por edhe shtresat e gjata, të çrregullta. Me ngjyrë po ashtu flokëve mund t’u jepni sharmë. Aplikojeni atë vetëm në majë të flokëve, në mënyrë që të arrini një efekt dramatik. Nëse me vite të tëra i keni hekurosur flokët, tani mund të jetë momenti i duhur që të pushoni nga kjo dhe të dukeni natyrshëm.

- Sado të bukura dhe romantike që të jenë flokët e drejta, njerëzit janë mësuar aq shumë me to, sa që nuk u bëjnë përshtypje – thotë Danilo.
- Kur flitet për ngjyrosjen e flokëve, nuk duhet që të largoheni fort nga ngjyra natyrore e tyre, duke evituar nuancat tepër të arta, ngase ato nuk i rrinë mirë askujt – këshillon ekspertja e ngjyrave, Brixhet Hill. Për krijimin e iluzionit të një vëllimi më të madh, mund të bëni tufa të errëta, nën shtresat e tjera të flokëve. Ngjyrat kontraste do të duken gjatë lëvizjes dhe, në këtë mënyrë, flokët do të duken më dinamike dhe më të shtresuara.

Nëse keni flokë të shkurtra, Danilo këshillon qethjen me balluke të gjatësive të ndryshme, siç i ka aktorja Salma Bler.


spekter*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top