Statuti i gruas para dhe pas Islamit

con man

Anëtar i ri
Statuti i gruas para dhe pas Islamit

nga shejh Salih el-Feuzan

Burimi: libri i tij, Tenbihat alaa Ahkam Tekhtessu bil-Mu'minat [f.6-11]





Statuti i gruas para Islamit



Ajo që mendohet me "para Islamit" këtu është periudha e njohur si xhahilije [ditët e injorancës], në të cilën jetonin Arabët në veçanti dhe e gjithë bota në përgjithësi. Kjo ishte kur njerëzit s'kishin ndonjë të dërguar midis tyre dhe nuk kishin kurrfarë udhëzimi. Në një hadith qëndron:"Allahu shikoi në ata – Arabët dhe joArabët – dhe i urreu të gjithë, përveç disa njerëzve ndër Njerëzit e Librit [që mbeten të udhëzuar në porosinë e vërtetë]."



Në shumicën e rasteve, gruaja e kësaj periudhe jetonte në kushte mjaft të rënda, posaçërisht në shoqëritë Arabe, ku ata urrenin që t'u lindte vajzë. Pra, midis Arabëve ishin ata që i varrosnin vajzat e tyre ndërsa ato ishin ende të gjalla, gjersa ajo vdiste nën dhé. Dhe, midis tyre ishin ata që i linin të jetonin vetëm që të jetonin një jetë poshtëruese dhe degraduese. Allahu thotë:"Kur ndonjërit nga ata i vinte lajmi për lindjen e vajzës, fytyra e tij bëhej e errët dhe vrerosej. Ai fshehej nga njerëzit për shkak të lajmit të keq që pranonte. A do ta mbajë atë me turpërim apo do ta varrosë në dhé?" Padyshim, i lig është vendimi i tyre."[Nahl:58-59]



Allahu thotë:"Dhe kur foshnja femër, e cila është varrosur në tokë, të pyetet se për çfarë mëkati është vrarë ajo."[et-Tekuir:8-9]



Fjala meu'udeh i referohet foshnjes femër që është varrosur e gjallë dhe është lënë të vdesë brenda në tokë. Dhe, po të kursehej nga varrosja për së gjalli dhe të lihej të jetonte, atëherë, vërtet, ajo do ta gjente veten duke jetuar një jetë degraduese. Kjo meqë asaj nuk i lejohej që të trashëgonte hise nga prona e të afërmëve të saj, pavarësisht çfarë pasurie posedonte ai dhe pavarësisht nga skamja apo nevoja e skajshme që ajo mund të kishte. Në fakt, ajo pjesëtohej si pjesë e pronës së burrit të saj të vdekur, mu siç pjesëtoheshin paratë e tij në trashëgimi!



Asokohe mund të gjindeshin një numër i madh grash që jetonin nën një njeri, meqë ata nuk kishin ndonjë kufi për numrin e grave që mund t'i martonin. Kështu që ata nuk shfaqnin kurrfarë interesimi për atë se çfarë mund t'u ndodhte grave si rezultat i kësaj, siç është jetesa në kushte shtrënguese, parehatia dhe drejtësia.




Satuti i gruas pas Islamit



Por, kur erdhi Islami, ai i pezulloi këto padrejtësi nga gruaja dhe ia ktheu asaj nderin dhe vetëbesimin në njerëzimin. Allahu thotë:"O njerëz, vërtet Ne ju krijuam nga një mashkull dhe një femër."[el-Huxhurat:13]



Kështu, Allahu përmend që ajo ishte ortake e burrit në zanafillën e njerëzimit dhe njëlloj, ajo është ortake më burrin shprehur në shpërblimin apo denimin për veprat e bëra. Allahu thotë:"Kushdo që bën vepra të mira, qoftë mashkull apo femër, ndërsa është besimtar[e] i vërtetë, atij do t'i japim një jetë të mirë dhe do ta shpërblejmë në mënyrën më të mirë për atë që bënte."[en-Nahl:97]



Allahu thotë:"Kështu që Allahu t'i denojë mashkujt dhe femrat hipokritë dhe mashkujt dhe femrat idhujtarë."[el-Ahzab:73]



Dhe, Allahu ka ndaluar që femra të konsiderohet si pasuri trashëguese në pasurinë e burrit të saj të vdekur, siç thotë:"O ju që besoni, ju është ndaluar të trashëgoni gruan pa vullnetin e saj."[en-Nisa:19]



Pra, Allahu i dha asaj pavarësi në individualitetin e saj, në mënyrën që asaj iu mundësua të trashëgojë në kundërshtim me të qenit objekt trashëgimie. Dhe, Allahu i dha gruas të drejtë trashëgimie në pasurinë e të afërmëve të saj. Allahu thotë:"Duhet të ketë hise për mashkullin dhe hise për femrën nga ajo që lihet nga prindërit dhe të afërmit e tyre, qoftë ajo pronë e vogël apo e madhe."[en-Nisa:7]



Allahu thotë:"Allahu ju urdhëron në lidhje me trashëgiminë e fëmijëve tuaj: mashkullit t'i jepet hise sa dy femrave. Nëse ka vetëm bija, dy apo më shumë, hisja e tyre është dy të tretat e trashëgimisë; nëse është vetëm një [bijë], pjesa e saj është gjysma."[en-Nisa:11]



Kjo vlen po ashtu edhe për tekstet tjera ku qëndron se gruaja mund të trashëgojë, qoftë ajo nënë, bijë, motër, apo grua.



Në sferën e marrëdhënieve martesore, Allahu e kufizoi martesën e mashkullit me më së shumti katër gra, me kusht që ai t'i trajtojë të gjitha gratë e tij me drejtësi dhe barabartë sipas mundësive të tij. Dhe, Ai e detyroi burrin që të jetojë me to në dashamirësi, siç thotë:"Dhe jetoni me to ndershmërisht."[en-Nisa:19]



Ai e bëri dhuratën të drejtë të saj dhe urdhëroi që ajo t'i jepet asaj tërësisht, përveç asaj çka ajo lejon nga vullneti i mirë. Allahu thotë:"Dhe jepjani gruas dhuratën me bujari. E, nëse ato, nga vullneti i mirë i tyre, e zvogëlojnë ndonjë pjesë të saj, merreni atë dhe shijoni atë pa frikë nga pasojat."[en-Nisa:4]



Dhe, Allahu e bëri atë kujdestare që urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja në shtëpinë e burrit të saj, dhe udhëheqëse e fëmijevë të saj. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:"Gruaja është kujdestare e shtëpisë së burrit të saj dhe ajo do të pyetet [në ditën e gjykimit] përsa i përket atyre që janë nën kujdesin e saj." Po ashtu, Allahu e ka bërë detyrim për burrin që ai të shpënzojë në të dhe ta veshë atë në mënyrën e duhur.



Ajo që armiqtë e Islamit dhe degët e tyre duan sot me zhveshjen e gruas nga nderi dhe të drejtat e saj:



Vërtet, armiqtë e Islamit – apo më mirë armiqtë e njerëzimit – sot, ndër mosbësimtarët, hipokritët dhe ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre, janë tërbuar lidhur me atë çka gruaja muslimane ka arritur nga nderi, lavdia dhe dëlirësia në Islam. Kjo ngase armiqtë e Islamit ndër mosbesimtarët, hipokritët dhe ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre, duan që gruaja të shërbejë si një kurth me anë të së cilës do të mund t'i joshin dhe kapin ata me iman [besim] të dobët dhe ata që kanë natyrë të çoroditur, pasi të kenë përmbushur dëshirat e tyre të prishura me të [gruan]. Allahu thotë:"Por ata që ndjekin epshet e tyre dëshirojnë që ju të shmangeni pamasë [nga rruga e drejtë]."[en-Nisa:27]



Dhe ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre midis muslimanëve, dëshirojnë që gruaja të jetë një artikull i lirë, duke iu ekspozuar këtyre njerëzve të dëshirave epshore dhe prirjeve djallëzore. Ata duan që ajo të shërbejë si artikull i hapur përpara syve të tyre, në mënyrë që ata të argëtohen me paraqitjen e bukur të saj apo ndoshta të bëjnë me të gjëra shumë më të këqija se kjo.



Për këtë shkak, ata harxhojnë mund të madh në përpjekje për të bërë gruan që të dalë jashtë shtëpisë së saj, në mënyrë që të merr pjesë më mashkujt në punët e tyre, duke punuar krahpërkrah me ta. Apo, që ajo të shërbejë dhe të kujdeset për mashkullin si dado nëpër spitale, apo stjuardesë në avion, apo mësuese e profesoreshë në shkollat e përziera të pandara, apo që ajo të jetë aktore në teatre, apo këngëtare, apo spikere në format e ndryshme të mediave, kështu duke e vërë në dukje fytyrën e saj dhe duke joshur mashkujt me zërin dhe paraqitjen e saj.



Ndërsa, revistat imorale kanë publikuar fotot e vajzave që shfaqen në mënyrë provokative dhe të zhveshura, si mënyrë për t'u bërë marketing revistave të tyre. Disa afaristë dhe kompani i kanë marrë këto foto po ashtu si mënyrë për të raklamuar prodhimin e tyre, duke vendosur këto foto në reklamat dhe ekspozitat e tyre.



Këto akte djallëzore janë menduar për t'ia hequr mendjen nga detyra e saj e vërtetë, e cila është në shtëpinë e saj. Kjo e detyron burrin që të angazhojë shërbëtore femra për të rritur fëmijët e tyre dhe për t'u përkujdesur për punët e shtëpisë, gjë që rezulton në çapkënëri dhe ligësi të madhe.



Sidoqoftë, ne nuk e kufizojmë gruan nga puna jashtë shtëpisë së saj, sa kohë që ajo u përmbahet direktivave vijuese:



1. Ajo duhet të ketë nevojë që ta kryejë këtë punë apo bashkësia ku ajo punon prej saj kërkon ta kryejë këtë punë, me kusht që për këtë punë s'mund të gjindet ndonjë mashkull.



2. Ajo duhet ta bëjë këtë pasi të përmbushë detyrimet që i ka në shtëpi, gjë e cila është puna parësore e saj.



3. Kjo punë duhet të jetë në një ambient ku ka vetëm femra, siç është rasti kur ajo mëson vetëm femrat, apo kur punon si doktor apo dado për pacientët femra. Dhe, puna e saj duhet të jetë e ndarë nga mashkujt.



4. Njëlloj, atë asgjë s'mund ta shtrëngojë nga mësimi i çështjeve fetare. Në fakt, kjo është e detyrueshme për të. Dhe, atë asgjë nuk e parandalon që të mësojë lidhur me aspektet e fesë së saj, sa kohë që ka nevojë për këtë dhe mësimi i saj mbahet në ambient ku ka vetëm femra. Dhe, nuk prish punë nëse ajo merr pjesë në orët mësimore në mesxhid [xhami] dhe kështu me radhë, ndërsa është në pajtim me këtë dhe e ndarë nga mashkujt. Kjo mund të shihet tek gratë në fillim të Islamit [dmth Sahabijat], në atë se ato punonin, studionin dhe ishin të pranishme në mesxhid.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top