Spanja fiton 1-0 dhe arrin një kualifikim dramatik ndaj Paraguajit

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Kampionët e Europës kanë fituar në fund me një gol episodik të ardhur nga 3 shtylla radhazi duke eliminuar Paraguajin 1-0
Spanja ka fituar një ndeshje dramatike duke kaluar në gjysmëfinalet e botërorit të futbollit ku tani do të ketë përpara Gjermaninë. Iberikët u imponuan vetëm në fund 1-0 ndaj paraguajanëve me një gol episodik të ardhur nga 3 shtylla radhazi dhe të firmosur nga David Villa.

Pjesa e parë ishte më së shumti me raste sporadike ku spanjollët kishin dominimin por edhe Paraguaj rrezikoi ndjeshëm në portën e Casillas. Në një rast pak minuta para fundit të fraksionit të parë, sulmuesi paraguajan Vakdez kontrolloi topin në zonë duke shënuar por anësori anuloi golin padrejtësisht duke e kujtuar në pozicion jashtë loje.

Edhe në pjesën e dytë ishte Spanja ajo që kishte iniciativën por Paraguaj, pati raste të mira për të shënuar. Në një aksion të kuqebardhëve të trajnerit Martino, një sulmues u pengua në zonë nga Pique dhe arbitri Batres dha penallti. Nga pika e bardhë Cardozo goditi por topi u prit nga Casillas.

Vetëm pak minuta më vonë, drama mori përmasa të tjera kur sërish arbitri nga Guatemala u bë protagonist. Një faull në zonë ndaj David Villa është gjykuar nga gjyqtari si penallti dhe spanjollët patën rastin të kalojnë në avantazh.

Mesfushori spanjoll Xabi Alonso mori përsipër penalltinë dhe shënoi nga pika e bardhë por arbitri sërish kishte vendosur të bëhej protagonist dhe e ktheu goditjen pasi hynë lojtarë në zonë sipas tij.
Në tentativën e dytë Alonso u neutralizua nga portieri i Paraguajit, Villar. Deri në fundin e 90 minutave spanjollët sulmuan më shumë dhe Fabregas iu shtua forcave të sulmit dhe goli nuk vonoi. Një goditje e Pedros rroku shtyllën e Paraguajit, dhe më pas tentoi David Villa por goditja e tij preku dy shtylla para se të pushonte në rrjetë ndërsa ndeshaj u mbyll 1-0.

ikub
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top