Sot luhen ndeshjet: Japoni-Paraguai dhe Spanje-Portugali

redi-

Anëtar i Respektuar
JOHANESBURG-Sot luhen dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në çerekfinalet e kampionatit botëror të futbollit, Afrika e Jugut 2010. Japonia, e vetmja skuadër e mbijetuar nga ekipet aziatike, do të përballet me Paraguajin. Në ndeshjen e dytë do të luajnë dy ekipe evropiane, Spanja dhe Portugalia.

Faza eliminatore e Kampionatit Botëror përfundon sot kur Paraguai të ndeshet me Japoninë në Pretoria dhe Spanja të përballet me Portugalinë në Cape Town. Keto dy ndeshje përcaktojnë dy ekipet e fundit që do të kalojnë në çerekfinale.

Ndeshja e sotme mes Japonisë dhe Paraguait do të hyjë në histori pasi ekipi fitues do të kualifikohet për në çerekfinale për herë të parë. Trajneri i Japonisë Takeshi Okada thotë se ekipi i tij është tejet i motivuar si skuadra e fundit aziatike ende në kampionat.

Paraguai po shpreson të vazhdojë suksesin pasi ka kryesuar renditjen e grupit F. Por Japonia, e cila zuri vendin e dytë në grupin E, po bën paraqitjen e parë në fazën eliminatore në vend të huaj.

Në Cape Town, numri dy i botës Spanja, e cila kryesoi grupin H, ndeshet me Portugalinë që zuri vendin e dytë në grupin G. Ndeshja e sotme do të jetë disi e veçantë me dy ekipet që synojnë titullin e parë botërorë të futbollit.

Ndeshja e parë hapëse e kampiones së Evropës, Spanjës ishte një zhgenjim 1-0 për Zvicrën, para se të mundëte Hondurasin dhe Kilin. Portugalia u ndesh në lojëra pa gola me Bregun e Fildishtë dhe Brazilin dhe mundi Korenë e Veriut 7-0.

Në ndeshjet e djeshme u kualifikuan Holanda, pas fitores me Sllovakinë, dhe Brazili pas fitores ndaj Kilit. Përveç Holandës dhe Brazilit, ekipet e tjera të kualifikuara për në çerekfinale janë Uruguaji, Gana, Gjermania dhe Argjentina.

(d.b/BalkanWeb)
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Sot luhen ndeshjet: Japoni-Paraguai dhe Spanje-Portugali

Per Mendimin Tim Japonia Dhe Spanja Kalojne ;) !
 
Titulli: Sot luhen ndeshjet: Japoni-Paraguai dhe Spanje-Portugali

Sa do doja qe pjesa e pare e Spanje Vs Portugali te dali barazim! Brazilin rezultat ne koke e kisha dje 3-0 me koeficent 11 :D
 
Titulli: Sot luhen ndeshjet: Japoni-Paraguai dhe Spanje-Portugali

Sa do doja qe pjesa e pare e Spanje Vs Portugali te dali barazim! Brazilin rezultat ne koke e kisha dje 3-0 me koeficent 11 :D

E kishe dhe ne leter apo vetem ne koke dhe ne vend te parave fitove vetem nje " te lumte " ;p
Per sot mendoj se je gabim, Barcelona ka per ta shpartallos Portugaline :D
 
Titulli: Sot luhen ndeshjet: Japoni-Paraguai dhe Spanje-Portugali

Paraguai në çerekfinale pas penalltive
Përfaqësuesja e Paraguait ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Botëror, pasi ka shënuar fitore kundër Japonisë, vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Gjatë minutave të rregullta të takimit të dyja skuadrat zhvilluan një lojë thuajse të barabartë dhe i tillë ishte edhe rezultati pas 90 minutash.

Rezultati 0-0 i detyroi skuadrat që fitoren ta kërkojnë pas vazhdimeve, mirëpo edhe pas 120 minutash rrjetat heshtën.

Kështu, fituesi u vendos pas ekzekutimit të penalltive, me ç’rast më të saktë ishin futbollistët e përfaqësueses së Paraguait.

Në çerekfinale, Paraguai do të luajë kundër fituesit të supersfidës mes Spanjës dhe Portugalisë. /Telegrafi/

[video=youtube;6-iZWi8CbK0]http://www.youtube.com/watch?v=6-iZWi8CbK0[/video]
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Sot luhen ndeshjet: Japoni-Paraguai dhe Spanje-Portugali

loja po arriti deri te penalltite, behet e merzitshme. e sidomos keto me rezultatin 0-0. me shanc dhe jo me merite.

te shohim spanjen me portugaline.
 
Titulli: Sot luhen ndeshjet: Japoni-Paraguai dhe Spanje-Portugali

ishalla fiton portugalia,mgjht me spanjen e ka te veshtir :bum
 
Titulli: Sot luhen ndeshjet: Japoni-Paraguai dhe Spanje-Portugali

Paraguaj-Japoni perfundoi ne barazim 0-0.Edhe ne 30 minutat e shteses nuk pati gola.Per te nxjerre fituesin u gjuajten penalltite.Me te sakte u treguan lojtaret e Paraguajit te cilet realizuan te gjitha penalltite.Japonezet e humben nje gjuajtje penalltie .
 
Titulli: Sot luhen ndeshjet: Japoni-Paraguai dhe Spanje-Portugali

Spanja eliminon Portugalinë
Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore prej 1-0 përballë Portugalisë, në takimin e fundit të të tetës së finales së Kampionatit Botëror.

‘Furia e kuqe’ ishte skuadër dukshëm më e mirë gjatë gjithë ndeshjes, mirëpo portugezët arritën që të mbroheshin mirë për më shumë se një orë lojë.

Sulmuesi i ri i Barcelonës, David Villa, pas disa tentimeve, më në fund arriti ta mposhtë portierin Eduardo për të zhbllokuar rezultatin (63’).

Deri në fund të takimit, Portugalia nuk arriti që së paku të siguronte vazhdimet, kështu që përshëndetet nga Botërori që në këtë fazë.

Në çerekfinale, Spanja do të luajë kundër Paraguait që eliminoi Japoninë pas penalltive. /Telegrafi/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top