Sonte Danimarke - Japoni

redi-

Anëtar i Respektuar
Danimarkë-Japoni është ndeshja kryesore e grupit E, në program në orën 20.30 në Rustenburg. Danezët kanë nevojë për një fitore për të kaluar në turin tjetër, ndërkohë që japonezëve u mjafton një barazim në këtë sfidë. Për skuadrën e Morten Olsen është në dyshim sulmuesi Niklas Bendtner, ndërsa mesfushori Daniel Jensen do të mungojë.
 
Titulli: Sonte Danimarke - Japoni

Japonia eliminon Danimarkën
Përfaqësuesja e Japonisë ka shënuar fitore sensacionale prej 3-1 përballë Danimarkës për të siguruar kualifikimin në të tetën finales së Kampionatit Botëror.

Japonezët e kryen punën që në pjesën e parë me dy supergola të shënuar nga gjuajtjet e lira.

Fillimisht, Keisuke Honda la të shtangur portierin Sorenson me një supergoditje (17’), ndërsa të njëjtën gjë e bëri edhe Yasuhito Endo disa minuta më vonë (30’).

Në vazhdim të takimit, Danimarka nuk u tregua efikase, mirëpo gjyqtari i ndeshjes ia ‘dhuroi’ një penallti, të cilën e shndërroi në gol Jon Dahl Tomasson, pas goditjes së dytë (81’).

Megjithatë, lojtari më i mirë i takimit, Keisuke Honda, nuk lejoi befasi. Ai bërë një depërtim të bukur brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit dhe pasoi te Okazaki, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte në portën e zbrazët (87’).

Me këtë fitore, Japonia pozicionohet në vendin e dytë në Grupin E pas Holandës, ndërsa në të tetën e finales do të luajë kundër Paraguait. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top