Sikur

Endem neper lojra fjalesh te gjej shpjegimin e fjales trishtim e papritmas ndjell vetemine e tek e shoh te afrohet afer meje me buzeqesh e un tek e veshtroj me nje buzeqeshje ironike i them jo me dashje te vij drejt meje ta perqafoj e nese sdua pershperis kjo prap se prap mbetet vetemia ime e bashk te dy endemi pa kufi e teksa mundohemi te ndjellim ndonje grimce vrer askund nuk e shohim te shkruar nje perkufizim te fjales "Trishtim". Lodhemi e te dy ulemi te pushojm un dhe vetemia ime e ndersa rrim ne qetesi e veshtrojm njeri tjetrin ne mendje me shkon e kujtohem sa kohe kam qe e njoh e e pranoj ne zemren time boh as vet se di.. Ah sikur te mos ta kisha njohur kurr por dikur un i marri rash ne dashuri e nga nje ndenje kaq e brisht fillova te hidhja fjaleza pa mbarim ne leter e teksa sot i shikoj me duken me shum se nje ujevar e papritmas e pa kuptuar vetemia me perqafon e ndjej nje ere prekse ne trup e mishi me rrenqethet por prap e pranoj me kenaqesi duke e ditur se ndoshta diku ne nje te ardhme sdo te ket me ere te ftohte te me perqafoj por nje zjarr i madh e i pashpirt.

Mundohem te gjej nje grimce jete ne mua por gjithkund shoh pjeseza jeteze te vdekur, grimca shpirti qe kerkojn te ngrihen e te bashkohen por nuk arrin te shohin me pjeset qe i mungojn, shoh lote te rrjedhur ne mollezat e faqeve por qe nuk kan me fuqi te shkojn me teje e nderkohe ndersa penen vozis ne leter duke shkruar nje lot merr guximin e hidhet nga faqja e bie ne leter, ulem e shikoj e rishoh veten time, fytyren time te zbehur tashme te bere si nje ftua i porsa pjekur, shoh vetullat e ngrysura si nje muzg i ngroht vjeshte, shoh dy sy qe shprehin vetem nje deshire Te Te Rishohin Perseri Ah SIKUR..... shoh nje buze te thar e te plasaritur qe ka kohe qe nuk di c`esht buzeqeshja e nje mjeker tashme te humbur si nje shkab e vjetersuar e e hedhur ne papafingo... ah sikur cdo gje te ishte si me par...

E ndersa perpiqem te shkruaj monotonin e diteve te mia ndjej thelle ne zemer qe dicka po me therr aq fort saqe me duket sikur po vdes... e shtrihem..... le penen ne gjoksin tim tashme te futur thelle nga dhimbja qe se duron dot me e preh duart e mia qe me duket kam shekuj qe i kam perdorur e trupi fillon mos te me bindet me e sikur me thot boll tashme cdo gje mbaroi thuaj mendjes tende te ndaloj ajo iku te la lere te shkoj prano kete fakt jeto te tashmen e shoh qe ne trupin e mendjen time ka plasur nje luft e temerrshme e as vet se di kur do te mbaroj.. e ndersa mendime te kota me shkojn ne mendje zemra nis e therret..... hey... ketu je dua te te bej nje dhurat e them me vete mos vetemia qe harrova prane tani do te me bej ironit e saj e te me bej te ndihem akoma me keq se c`jam e perpiqem perpiqem mos te fle e mos te dremitem si i vdekur por ja qe cdo gje tani pa ty esht bere me e fort se un e cdo fuqi qe un kisha nuk esht me u zhduk ne univers duke te kerkuar ty... e dorezohem nis dremitem ... e kur te zgjohem te lutem nqs me sheh me lot ne sy mos u hidhero ato i kam nga gezimi qe bashk ne Enderr ne Ishim perseri si Gjithmon Te Dy...!!!
 
Te lumt bukurosh...vetem jo kaq melankolik :)...megjithate me pelqeu.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top